{"id":153795,"date":"2020-11-10T14:24:37","date_gmt":"2020-11-10T13:24:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=153795"},"modified":"2020-11-10T14:24:37","modified_gmt":"2020-11-10T13:24:37","slug":"gjermania-i-dhuron-22-automjete-policise-kufitare-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gjermania-i-dhuron-22-automjete-policise-kufitare-shqiptare\/","title":{"rendered":"Gjermania i dhuron 22 automjete policis\u00eb Kufitare shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Policia Federale Gjermane ka dhuruar 22 automjete p\u00ebr Policin\u00eb Kufitare Shqiptare, si dhe pajisje teknologjike dhe radio nd\u00ebrlidh\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb ceremonin\u00eb e dor\u00ebzimit t\u00eb tyre, organizuar n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, mori pjes\u00eb dhe ministri i Brendsh\u00ebm Sand\u00ebr Lleshaj, Ambasadori i Gjermanis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Peter Zingraf, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Ardi Veliu, drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb PSH dhe efektiv\u00eb t\u00eb Policis\u00eb Kufitare.<\/p>\n<p>foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext<br \/>\n\u201cN\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rutin\u00eb kjo lloj ceremonie k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh, p\u00ebrpara Drejtoris\u00eb Qendrore t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebr arsye se po b\u00ebhen disa her\u00eb radhazi q\u00eb un\u00eb vet\u00eb po marr pjes\u00eb n\u00eb ceremoni t\u00eb ngjashme ku Republika e Gjermanis\u00eb dhuron mjete, teknik\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim dhe funksion t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej tyre, ndaj gjej rastin p\u00ebr ta fal\u00ebnderuar p\u00ebrzem\u00ebrsisht Republik\u00ebn Federale t\u00eb Gjermanis\u00eb, Ministrin\u00eb e Brendshme, Policin\u00eb Federale Gjermane, dhe Ambasad\u00ebn Gjermane n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontribut t\u00eb vazhduesh\u00ebm, i cili provon dhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr se marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb shk\u00eblqyer, dhe se perspektiva e tyre \u00ebsht\u00eb po ashtu mjaft pozitive.<\/p>\n<p>Po b\u00ebhen rreth 90 automjete q\u00eb jan\u00eb dhuruar vet\u00ebm k\u00ebto dy vitet e fundit p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit, kryesisht at\u00eb kufitare dhe forcat operacionale t\u00eb saj. Gj\u00eb q\u00eb tregon se Policia Gjermane i ka identifikuar mir\u00eb nevojat tona dhe ka gjetur m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb rritjen e kapaciteteve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb aspektin teknik t\u00eb saj. Ashtu sikund\u00ebr nuk ka munguar bashk\u00ebpunimi edhe n\u00eb drejtim t\u00eb rritjes s\u00eb nivelit profesional t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. P\u00ebrgjith\u00ebsisht mjetet q\u00eb pranohen sot i dedikohen Policis\u00eb Kufitare, Polici, e cila po njeh fuqizim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne po diskutojm\u00eb tani.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, Qeveria shqiptare ka arritur ta miratoj\u00eb nj\u00eb shtes\u00eb t\u00eb ndjeshme n\u00eb numrin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, prej s\u00eb cil\u00ebs rreth 200, ose gati 40% e saj ka shkuar n\u00eb funksion t\u00eb Policis\u00eb Kufitare, duke qen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se forcimi i kapaciteteve p\u00ebr kontrollin dhe menaxhimin e kufirit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr forcimin e siguris\u00eb s\u00eb vendit. Por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb kontribut po ashtu i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrpjekjen ton\u00eb p\u00ebr integrimin europian, duke ditur se flukset migratore jan\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e madhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe p\u00ebr BE.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpjekjes ton\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb k\u00ebt\u00eb BE, ne duhet dhe po i koordinojm\u00eb m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i kontrolluar dhe menaxhuar k\u00ebto flukse migratore, e p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar q\u00eb p\u00ebrmes kontrollit, t\u00eb parandalohet sidomos risku i shtuar p\u00ebr sigurin\u00eb q\u00eb lidhet me k\u00ebt\u00eb fluks. Dihet q\u00eb flukset migratore po njohin prej koh\u00ebsh rritje t\u00eb vazhdueshme, edhe n\u00eb vitin 2020 flukset migratore q\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrmes Shqip\u00ebris\u00eb dhe synojn\u00eb t\u00eb vijojn\u00eb drejt vendeve europiane jan\u00eb rritur, me nj\u00eb rritje t\u00eb djeshme. Por, po n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme \u00ebsht\u00eb rritur edhe bashk\u00ebpunimi dhe p\u00ebrpjekja jon\u00eb, p\u00ebr ta kontrolluar m\u00eb mir\u00eb kufirin. Fal\u00eb edhe faktit q\u00eb tashm\u00eb ne nuk e kontrollojm\u00eb vet\u00ebm kufirin ton\u00eb por e kontrollojm\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me FRONTEX. Dihet q\u00eb FRONTEX, po zbaton nj\u00eb operacion p\u00ebr kontrollin e kufirit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend jasht\u00eb BE. Ky operacion ka sjell\u00eb rezultate mjaft pozitive sa i p\u00ebrket kontrollit dhe parandalimit t\u00eb riskut q\u00eb lidhet me flukset e shtuara t\u00eb migrant\u00ebve.<\/p>\n<p>Mbetet detyr\u00eb p\u00ebr Policin\u00eb Kufitare q\u00eb t\u00eb vijoj\u00eb angazhimin e saj serioz p\u00ebr t\u00eb rritur nivelin e kontrollit dhe t\u00eb menaxhimit t\u00eb vij\u00ebs ton\u00eb kufitare, p\u00ebr t\u00eb frenuar migracionin e paligjsh\u00ebm dhe sidomos p\u00ebr t\u00eb penguar \u00e7do mund\u00ebsi infiltrimi t\u00eb rrezikut terrorist dhe ekstremist q\u00eb i bashk\u00ebngjitet nganj\u00ebher\u00eb flukseve migratore. Ne do ta vazhdojm\u00eb m\u00eb tej angazhimin p\u00ebr modernizimin e Policis\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe Policis\u00eb Kufitare n\u00eb ve\u00e7anti. Jemi t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb ende ka hap\u00ebsir\u00eb dhe nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr rritjen numerike t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Rritjen numerike t\u00eb Policis\u00eb Kufitare n\u00eb ve\u00e7anti, p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar numrat n\u00eb nivelet e krahasueshme me vendet fqinje dhe ato t\u00eb BE. Por para q\u00eb gjithash ka nevoj\u00eb p\u00ebr rritjen e nivelit profesional t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe sidomos t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb Kufitare.<\/p>\n<p>Duhet ta konsiderojm\u00eb me fat mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb kemi p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me Policin\u00eb Federale Gjermane, e cila \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr partner\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit shqiptar. Gjej hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb fal\u00ebnderoj edhe p\u00ebr angazhimin e oficer\u00ebve nd\u00ebrlidh\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb Federale Gjermane n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb z. Ralf Kruger, t\u00eb znj. Geschke dhe po ashtu gjej mund\u00ebsin\u00eb t\u2019i p\u00ebrcjell p\u00ebrsh\u00ebndetjet Presidentit t\u00eb Policis\u00eb Federale Gjermane, Dr. Roman, i cili ka qen\u00eb vazhdimisht nj\u00eb nd\u00ebr z\u00ebrat e fuqish\u00ebm n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi, i cili po rritet p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb dhe me k\u00ebt\u00eb rast dua edhe ta garantoj Ambasadorin se p\u00ebrpjekjet tona do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb intensifikohen p\u00ebr t\u00eb rritur bashk\u00ebpunimin dypal\u00ebsh.<\/p>\n<p>Para pak dit\u00ebsh pat\u00ebm nj\u00eb Ministerial t\u00eb Ministrave t\u00eb Brendsh\u00ebm, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb u zhvillua n\u00ebn Presidenc\u00ebn Gjermane, ku u diskutuan pik\u00ebrisht \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me p\u00ebrmir\u00ebsimin e kontrollit t\u00eb flukseve migratore. Garantoj edhe nj\u00ebher\u00eb q\u00eb ne do t\u00eb jemi p\u00ebrher\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm, t\u00eb motivuar, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb sigurt nga rreziqet q\u00eb lidhen me flukset migratore dhe me krimin nd\u00ebrkufitar. Po ashtu, p\u00ebrmes k\u00ebtij kontributi ne ndikojm\u00eb q\u00eb edhe siguria e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet p\u00ebrmes rolit t\u00eb shtuar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke penguar migracionin e paligjsh\u00ebm, duke penguar dhe luftuar krimin nd\u00ebrkufitar, trafikimin e arm\u00ebve, qenieve njer\u00ebzore dhe duke synuar q\u00eb vendi, rajoni, t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrher\u00eb dhe m\u00eb i sigurt p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe m\u00eb i pakaluesh\u00ebm p\u00ebr krimin. Faleminderit dhe pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve!\u201d, -tha Lleshaj.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia Federale Gjermane ka dhuruar 22 automjete p\u00ebr Policin\u00eb Kufitare Shqiptare, si dhe pajisje teknologjike dhe radio nd\u00ebrlidh\u00ebse. N\u00eb ceremonin\u00eb e dor\u00ebzimit t\u00eb tyre, organizuar n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, mori pjes\u00eb dhe ministri i Brendsh\u00ebm Sand\u00ebr Lleshaj, Ambasadori i Gjermanis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Peter Zingraf, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":153797,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-153795","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153795","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153795"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153795\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/153797"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153795"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153795"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153795"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}