{"id":155657,"date":"2020-11-28T09:48:55","date_gmt":"2020-11-28T08:48:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=155657"},"modified":"2020-11-28T09:48:55","modified_gmt":"2020-11-28T08:48:55","slug":"histori-si-u-shpall-pavaresia-e-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/histori-si-u-shpall-pavaresia-e-shqiperise\/","title":{"rendered":"Histori\/Si u shpall pavar\u00ebsia e Shqiperis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 1912, situata n\u00eb Ballkan ishte mjaft e trazuar, p\u00ebr shkak t\u00eb ngjarjeve q\u00eb po ndodhnin nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Perandoria Turke po p\u00ebrjetonte nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb gjithanshme. M\u00eb 11 Janar t\u00eb atij viti, patrioti Hasan Prishtina paralajm\u00ebroi n\u00eb Parlamentin turk p\u00ebr nj\u00eb kryengritje t\u00eb re n\u00eb Shqip\u00ebri, po t\u00eb mos plot\u00ebsoheshin k\u00ebrkesat shqiptare.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 Janar xhonturqit shp\u00ebrndan\u00eb Parlamentin dhe shpall\u00ebn zgjedhjet e reja. N\u00eb 13 Mars, u n\u00ebnshkrua marr\u00ebveshja serbo-bullgare, mbi baz\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs u formua \u201cAleanca Ballkanike\u201d. N\u00eb muajin prill shp\u00ebrtheu kryengritja kund\u00ebr xhonturqve n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Gjakov\u00ebs. N\u00eb 21 deri n\u00eb 25 maj, zhvilloi punimet Kuvendi i Junikut, i cili hartoi programin e autonomis\u00eb t\u00eb kryengritjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb maj, kryengritja kund\u00ebr xhonturqve u shtri n\u00eb zon\u00ebn e Pej\u00ebs, t\u00eb Lum\u00ebs, t\u00eb Mirdit\u00ebs e t\u00eb Zadrim\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb muajit qershor, forcat kryengrit\u00ebse t\u00eb udh\u00ebhequra nga Bajram Curri shpartalluan forcat turke n\u00eb Qaf\u00ebn e Prushit. N\u00eb datat 28 dhe 29 qershor, kryengrit\u00ebsit e udh\u00ebhequr nga Isa Boletini, shpartalluan batalionet turke tek Ura e Senic\u00ebs. Gjithashtu, brenda k\u00ebtij muaji, kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb, zhvilluan luftime me forcat turke n\u00eb zon\u00ebn e Prishtin\u00ebs, t\u00eb Pazarit t\u00eb Ri dhe t\u00eb Vushtrris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 4 korrik, mor\u00ebn Kruj\u00ebn dhe n\u00eb 17 Korrik, hyn\u00eb n\u00eb Gjakov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb, kryengritja shqiptare, e detyroi qeverin\u00eb xhonturke t\u00eb Said Pash\u00ebs t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen. N\u00eb dat\u00ebn 5 gusht, sulltani shp\u00ebrndau Parlamentin dhe dekretoi zgjedhjet e reja. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pas k\u00ebtyre zhvillimeve t\u00eb vrullshme, q\u00eb u pasuan edhe me ngjarje t\u00eb tjera, n\u00eb 8 tetor, Mali i Zi i shpalli luft\u00eb Turqis\u00eb dhe n\u00eb 17 dhe 18 tetor, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebn\u00eb edhe Serbia dhe Turqia, gj\u00eb q\u00eb sh\u00ebnoi edhe fillimin e luft\u00ebs ballkanike. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, kjo luft\u00eb drejtohej kund\u00ebr Turqis\u00eb, por n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar t\u00eb zhvillimit t\u00eb saj, fqinj\u00ebt kthyen syt\u00eb nga Shqip\u00ebria, duke synuar cop\u00ebtimin e saj.<\/p>\n<p>Fitoret e shteteve ballkanike ndaj Turqis\u00eb, i detyruan Fuqit\u00eb e M\u00ebdha t\u00eb rishikonin vendimin e tyre p\u00ebr t\u00eb mos lejuar ndryshimet territoriale n\u00eb Ballkan, n\u00eb favor t\u00eb interesave t\u00eb aleat\u00ebve ballkanik\u00eb. N\u00eb rrethana t\u00eb tilla, patriot\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb ndodheshin jasht\u00eb atdheut vendos\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrmerrnin nj\u00eb veprim t\u00eb ri politik, me synimin p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhe p\u00ebr t\u00eb mos lejuar cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Gjithashtu, do t\u00eb synohej ruajtja e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore, duke u mbledhur nj\u00eb kuvend komb\u00ebtar ku do t\u00eb vendosej p\u00ebr fatin e saj.<\/p>\n<p>Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi u nis\u00ebn nga Stambolli dhe arrit\u00ebn n\u00eb Bukuresht, ku, m\u00eb 5 n\u00ebntor 1912, organizuan mbledhjen e kolonis\u00eb shqiptare. K\u00ebtu u vendos t\u00eb krijohej nj\u00eb Komitet Drejtues, t\u00eb krijohej nj\u00eb komision q\u00eb do t\u00eb shkonte n\u00eb kancelarit\u00eb evropiane, p\u00ebr t\u00eb mbrojtuar p\u00ebrpara qeverive t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, t\u00eb drejtat e kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, komiteti i Bukureshtit do t\u00eb koordinonte veprimtarit\u00eb e komiteteve brenda e jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, nuk u p\u00ebrcaktua me sakt\u00ebsi, n\u00eb se do t\u00eb ishte autonomia, apo pavar\u00ebsia synimi i af\u00ebrt. Pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve diplomatike ishin edhe takimet q\u00eb, Ismail Qemali zhvilloi n\u00eb Vjen\u00eb me kontin Berthold dhe ambasadorin Italian. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ismail Qemali u njoftua p\u00ebr l\u00ebvizjen q\u00eb kishte filluar n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr mbledhjen e nj\u00eb kuvendi komb\u00ebtar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ushtria osmane n\u00eb Ballkan ishte shpartalluar n\u00eb t\u00eb gjitha frontet dhe trupat serbe, malazeze e greke kishin hyr\u00eb thell\u00eb n\u00eb tok\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, grupi i atdhetar\u00ebve I kryesuar nga Ismail Qemali, vler\u00ebsoi se, e vetmja zgjidhje e drejt\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare ishte ajo e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. N\u00eb 19 n\u00ebntor, Ismail Qemali do t\u00eb deklaronte nga Trieste , gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, se, menj\u00ebher\u00eb pas mb\u00ebrritjes s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb shpallej pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb dhe do t\u00eb zgjidhej qeveria e p\u00ebrkohshme. Ideja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe lajmi i mbledhjes s\u00eb kuvendit komb\u00ebtar u prit\u00ebn me entuziaz\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, ku nd\u00ebrkoh\u00eb l\u00ebvizja atdhetare po p\u00ebrgatiste rrethanat. Ismail Qemali, i shoq\u00ebruar nga patriot\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, arriti n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb dat\u00ebn 21 n\u00ebntor, p\u00ebr t\u00eb ngritur flamurin n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb koh\u00ebs dhe kund\u00ebrshtimit t\u00eb qarqeve t\u00eb caktuara shoviniste, kjo p\u00ebrpjekje d\u00ebshtoi. S\u00eb bashku me delegat\u00ebt e Durr\u00ebsit, Shijakut, Tiran\u00ebs e Kruj\u00ebs, Ismail Qemali me shok\u00ebt e tij u nis\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb. N\u00eb Fier u bashkuan me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb delegat\u00ebve nga Kosova dhe, n\u00eb 25 n\u00ebntor, arrit\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb nis\u00ebn p\u00ebrpjekjet p\u00ebr organizimin e forcave t\u00eb armatosura, duke ngritur nj\u00eb komision t\u00eb posa\u00e7\u00ebm dhe bashk\u00ebpunimin me pleq\u00ebsit\u00eb e fshatrave, p\u00ebr mobilizimin e njer\u00ebzve t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar. Kjo, u diktua edhe nga keq\u00ebsimi i rrethanave, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrparimit t\u00eb ushtris\u00eb serbe n\u00eb territorin shqiptar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, flamuri komb\u00ebtar ishte ngritur n\u00eb Elbasan, Durr\u00ebs, Tiran\u00eb, Kavaj\u00eb, Peqin e Lushnj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb tilla, delegat\u00ebt q\u00eb ndodheshin n\u00eb Vlor\u00eb vler\u00ebsuan se, duheshin p\u00ebrshpejtuar procedurat p\u00ebr ngritjen e Flamurit dhe shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb mbr\u00ebmjen e dat\u00ebs 27 n\u00ebntor u vendos q\u00eb, t\u00eb nes\u00ebrmen t\u00eb mblidhej Kuvendi Komb\u00ebtar, megjithse, nuk kishin arritur ende mjaft delegat\u00eb nga trevat e ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas historian\u00ebve dhe dokumenteve t\u00eb koh\u00ebs, Kuvendi Komb\u00ebtar i \u00e7eli punimet n\u00eb or\u00ebn 15.30 t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb nes\u00ebrme. N\u00eb t\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb 37 delegat\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt u shtuan m\u00eb pas deri n\u00eb 63 vet\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsonin t\u00eb gjitha viset shqiptare duke qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, udh\u00ebheq\u00ebs dhe aktivist\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes atdhetare. Mes tyre ndodheshin Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqi, Murat Toptani, Lef Nosi, Mithat Frash\u00ebri, Pat\u00ebr Anton Harapi, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Dhimit\u00ebr Zografi, Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri, Jani Minga, Abdi Toptani, Pandeli Cale, Dud\u00eb Karbunara, Mehmet D\u00ebralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif Dibra, Dhimit\u00ebr Mborja, Shefqet Daiu, Rexhep Ademi, Dhimit\u00ebr Berati, Kristo Meksi, Xhelal Kopr\u00ebncka, Iljaz Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet V\u00ebrlaci etj. Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin.Foto, e fillimit te shekullit XX, Sarajet e Vlorajve ne qender te qytetit, ku u zhvillua Kuvendi i Shpalljes se Pavaresise dhe ku u ngrit Flamuri.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, patrioti i madh n\u00ebnvizoi se n\u00eb kushtet e krijuara, e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e atdheut ishte ndarja e Shqip\u00ebris\u00eb nga Turqia dhe shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb. Ky propozim u miratua unanimisht nga delegat\u00ebt q\u00eb n\u00ebnshkruan edhe dokumentin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument theksohej mes t\u00eb tjerash se \u201c\u2026Shqip\u00ebria me sot, t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb vehte, e lir\u00eb, e mosvarme\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend u krijua edhe Qeveria e P\u00ebrkoshme, si dhe u em\u00ebrua Pleq\u00ebsia, ose Senati. K\u00ebto propozime u miratuan nj\u00ebz\u00ebri nga Kuvendi Komb\u00ebtar. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, u shpall Qeveria e P\u00ebrkohshme, si dhe u zgjodh\u00ebn an\u00ebtar\u00ebt e senatit, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 18 an\u00ebtar\u00eb, me kryetar patriotin Vehbi Dibra. N\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e qeveris\u00eb dhe t\u00eb senatit u zgjodh\u00ebn njer\u00ebz me kontribut t\u00eb spikatur atdhetar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb t\u00eb gjitha trevave e t\u00eb tri besimeve fetare. Procedurat e m\u00ebtejshme vazhduan me n\u00ebnshkrimin e aktit t\u00eb Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare nga t\u00eb gjith\u00eb delegat\u00ebt. N\u00eb or\u00ebn 17.30 t\u00eb dat\u00ebs 28 n\u00ebntor, Ismail Qemali, doli n\u00eb ballkonin e godin\u00ebs ku u mbajt Kuvendi dhe njoftoi Shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare, duke ngritur Flamurin e q\u00ebndisur nga atdhetarja Marigo Posio.<\/p>\n<p>Me aktin e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kryetari i Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme, Ismail Qemali, njoftoi gjasht\u00eb Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, Anglin\u00eb, Italin\u00eb, Austro-Hungarin\u00eb, Franc\u00ebn, Gjermanin\u00eb dhe Rusin\u00eb. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike, Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u k\u00ebrkuar njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb, si rrjedhoj\u00eb e natyrshme e vullnetit t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkoshme, mes t\u00eb tjerash p\u00ebrfshiheshin: Ismail Qemali, Kryeminist\u00ebr dhe Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm; Petro Poga, Minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb; Myfid Libohova, Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm; Abdi Toptani, Minist\u00ebr i Financave; Luigj Gurakuqi, Minist\u00ebr i Arsimit; Mithat Frash\u00ebri, Minist\u00ebr i Pun\u00ebve Botore; Lef Nosi, Minist\u00ebr i Post\u00ebtelegraf\u00ebs.<\/p>\n<p>Akti i shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb u p\u00ebrsh\u00ebndet nga populli I mbledhur n\u00eb shesh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, patriot\u00ebt Jani Minga e Murat Toptani, mbanin fjalime gjat\u00eb manifestimeve n\u00eb rrug\u00ebt e qytetit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Isa Boletini, mb\u00ebrriti n\u00eb Vlor\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb pas aktit t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb 400 luft\u00ebtar\u00eb, t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb mbronin qeverin\u00eb dhe t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale. Trupat e komanduara nga Isa Boletini, u vendos\u00ebn n\u00eb dy pozicione n\u00eb lagjet Muradie dhe Topana. Madje, n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb k\u00ebsaj, bashkia e qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs, i vendosi emrin e Boletinit, nj\u00eb rruge t\u00eb lagjes \u201cTopana\u201d, e cila vazhdon t\u00eb njihet me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr edhe sot.<\/p>\n<p>Pas largimit t\u00eb tij, nga Vlora, Isa Boletini la n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Ismail Qemalit, 25 burra nga Kosova, t\u00eb cil\u00ebt q\u00ebndruan n\u00eb Vlor\u00eb deri n\u00eb vitin 1925. Ata i sh\u00ebrbyen Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkoshme dhe m\u00eb pas, vendosjes s\u00eb rendit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishin akomoduar n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb dy kat\u00ebshe, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb sarajeve t\u00eb familjes Vlora, e cila nga vlonjat\u00ebt e vjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb njohur ndryshe si \u201csht\u00ebpia e kosovar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Aktiviteti i Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkoshme, mbrohej garantohej nga forcat e siguris\u00eb, t\u00eb cilat ishin ndar\u00eb n\u00eb toga, me komandant\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs, me 32 luft\u00ebtar\u00eb secila. Mes tyre spikasnin togat e komanduara nga Ahmet Lepenica, Ahmet Muka, Tol Arapi, Azis \u00c7ami, Thanas Beni, Cen Sharra. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shef protokolli ishte Hasan Sharra. Dokumenti origjinal i Aktit t\u00eb Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, u ruajt n\u00eb mjediset e Muzeut t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, q\u00eb si edhe sot, funksiononte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn godin\u00eb. M\u00eb pas, n\u00eb vitin 1937, ajo u zhduk. Nj\u00eb kopje origjinale t\u00eb saj, e ruajti Lef Nosi, ish Minist\u00ebr i Post\u00eb Telegraf\u00ebs, i cili sipas, historianit Bardhosh Ga\u00e7e, e ruajti deri von\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, godina ku u zhvillua Kuvendi Komb\u00ebtar, ishte nj\u00eb nga dy sarajet e familjes s\u00eb njohur t\u00eb Vlorajve, pinjoll i s\u00eb cil\u00ebs ishte edhe patrioti Ismail Qemali. K\u00ebto saraje, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra nga dy godina madh\u00ebshtore, pron\u00eb e Xhemil Beut, kush\u00ebri i par\u00eb i Ismail Qemalit, ndodheshin n\u00eb vendin ku sot \u00ebsht\u00eb Sheshi i Flamurit, ose m\u00eb sakt\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn ku ngrihet Monumenti i Pavar\u00ebsis\u00eb dhe ku shtrihet Lulishtja e madhe. Kuvendi u mblodh n\u00eb pjes\u00ebn e sarajeve, q\u00eb em\u00ebrtohej ndryshe \u201cselamll\u00ebku\u201d, q\u00eb ishte edhe godina m\u00eb e madhe q\u00eb sot p\u00ebrkon me pozicionin karshi hotel Sazanit.<\/p>\n<p>Sipas historianit Bardhosh Ga\u00e7e, ngritja e flamurit u realizua n\u00eb dy koh\u00eb; fillimisht n\u00eb ballkonin e katit t\u00eb dyt\u00eb, q\u00eb ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe hyrja p\u00ebr n\u00eb godin\u00eb dhe, m\u00eb pas, n\u00eb nj\u00eb nga dritaret e t\u00eb nj\u00ebjtit kat. Madje, kjo dritare p\u00ebrkon me vendin ku sot ndodhet Shtiza e Flamurit. Nga ky akt, nuk pati fotografi, sepse mungonin fotograf\u00ebt e koh\u00ebs. Por, fotoja q\u00eb p\u00ebrjet\u00ebson ngritjen e flamurit nga Ismail Qemali, n\u00eb ballkon, u realizua nj\u00eb viti m\u00eb pas, n\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1913, n\u00eb godin\u00ebn ku u vendos Qeveria e P\u00ebrkohshme, n\u00eb skel\u00eb, aty ku ndodhet sot, Muzeu i Pavar\u00ebsis\u00eb. Kjo foto, u realizua nga Marubi i famsh\u00ebm i Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sarajet e Vlorajve, kan\u00eb ekzistuar deri n\u00eb vitin 1925, kur ato u prish\u00ebn, p\u00ebr t\u2019ja l\u00ebn\u00eb vendin nd\u00ebrtimit t\u00eb Lulishtes s\u00eb Madhe, n\u00eb Sheshin e Flamurit. Pinjoll\u00ebt e familjes s\u00eb famshme, u zhvendos\u00ebn n\u00eb godina t\u00eb tjera, mes t\u00eb cil\u00ebve, Syrja Beu(babai i Eqerem Bej Vlor\u00ebs), pak metra m\u00eb tutje, n\u00eb godin\u00ebn q\u00eb sot em\u00ebrtohet \u201csht\u00ebpia e Beut\u201d dhe Siri Beu, n\u00eb Ujin e Ftoht\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon me kodr\u00ebn ku sot ndodhet njera prej vilave t\u00eb shkat\u00ebrruara n\u00eb vitin 1997, t\u00eb ish udh\u00ebheqjes komuniste, n\u00eb Ujin e Ftoht\u00eb. Me nism\u00ebn e Dom Markut, u konceptua skema e Shtiz\u00ebs s\u00eb Flamurit, e cila u nd\u00ebrtua pak vite m\u00eb von\u00eb. Kjo shtiz\u00eb, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar e rind\u00ebrtuar disa her\u00eb n\u00eb pozicione t\u00eb ndryshme dhe, aktualisht, vendndodhja e saj, p\u00ebrkon me dritaren ku u ngrit flamuri nga Ismail Qemali. Madje edhe lart\u00ebsia e saj, sipas Ga\u00e7es, \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb katit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Vlorajve. Shtiza e Flamurit, u realizua p\u00ebrfundimisht, nga Ali Asllani, dy her\u00eb kryetar bashkie, i Vlor\u00ebs, n\u00eb vitin 1918 dhe 1938<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 1912, situata n\u00eb Ballkan ishte mjaft e trazuar, p\u00ebr shkak t\u00eb ngjarjeve q\u00eb po ndodhnin nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Perandoria Turke po p\u00ebrjetonte nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb gjithanshme. M\u00eb 11 Janar t\u00eb atij viti, patrioti Hasan Prishtina paralajm\u00ebroi n\u00eb Parlamentin turk p\u00ebr nj\u00eb kryengritje t\u00eb re n\u00eb Shqip\u00ebri, po t\u00eb mos plot\u00ebsoheshin k\u00ebrkesat shqiptare. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":155658,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-155657","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155657","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155657"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155657\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/155658"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155657"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155657"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155657"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}