{"id":156053,"date":"2020-12-03T14:04:16","date_gmt":"2020-12-03T13:04:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=156053"},"modified":"2020-12-03T14:04:16","modified_gmt":"2020-12-03T13:04:16","slug":"shqiptari-qe-kujdeset-per-te-moshuaren-serbe-qe-jeton-e-vetme-na-ka-trajtuar-si-te-ishim-femijet-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shqiptari-qe-kujdeset-per-te-moshuaren-serbe-qe-jeton-e-vetme-na-ka-trajtuar-si-te-ishim-femijet-e-saj\/","title":{"rendered":"Shqiptari q\u00eb kujdeset p\u00ebr t\u00eb moshuar\u00ebn serbe q\u00eb jeton e vetme: Na ka trajtuar si t\u00eb ishim f\u00ebmij\u00ebt e saj"},"content":{"rendered":"<p>Akoma edhe sot, raportet mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve, vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tensionuara, edhe pse kan\u00eb kaluar vite nga ngjarjet q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb. Por n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Prishtin\u00ebs, ndodh e kund\u00ebrta, sepse politika, problemet etnike, dallimet fetare, midis fqinj\u00ebve nuk ekzistojn\u00eb. P\u00ebr shum\u00eb vite, Fadil Rama, kujdeset p\u00ebr t\u00eb moshuar\u00ebn 92-vje\u00e7are, q\u00eb jeton e vetmuar ku nuk ka p\u00ebrkujdesjen e askujt. Ai e ndihmon dhe e nderon at\u00eb si t\u00eb ishte N\u00ebna e tij, ku kjo grua e ka trajtuar at\u00eb sit \u00eb ishte f\u00ebmija i saj, gjat\u00eb periudh\u00ebs dhe pas periudh\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb Kosova ka pasur<\/p>\n<p>Blagica Di\u00e7i\u00e7, \u00ebsht\u00eb 92-vje\u00e7are q\u00eb jeton e vetme, n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb larg\u00ebt n\u00eb lindje t\u00eb Kosov\u00ebs, e braktisur nga t\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebt e saj serb\u00eb. Ajo jeton n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb d\u00ebmtuar, n\u00eb malet e fshatit Vaganesh, 45 kilometra larg Kryqytetit t\u00eb Prishtin\u00ebs. At\u00eb nuk e viziton asnj\u00eb familjar i saj.<br \/>\n\u201cJam e vetmuar. Djali im Djordje \u00ebsht\u00eb n\u00eb Beograd, shum\u00eb larg. Slobodani, djali tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kamenic\u00eb dhe ka gruan e s\u00ebmur\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur zonja Di\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se Djordje nuk ka nj\u00eb dhom\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00eb Beograd, nd\u00ebrsa djali i vog\u00ebl q\u00eb jeton n\u00eb Kamenic\u00eb, kujdeset p\u00ebr gruan e paralizuar prandaj N\u00ebn\u00ebn e takon shum\u00eb rrall\u00eb. \u00cbsht\u00eb Fadil Rama, shqiptari q\u00eb jeton nj\u00eb kilomet\u00ebr larg n\u00eb fshatin Strezovc\u00eb, ai q\u00eb kujdeset p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Askush nga autoritetet lokale, shqiptare apo serbe, nuk kan\u00eb ofruar ndihm\u00eb p\u00ebr zonj\u00ebn Di\u00e7i\u00e7.<br \/>\nE moshuara serbe, nuk e mban mend kur ishte hera e fundit q\u00eb pa djalin e saj Djordjen, por ajo e quan Fadilin djalin e tret\u00eb t\u00eb saj. \u201cM\u00eb ndihmon t\u00eb ha dhe pi, edhe pse \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb sepse un\u00eb nuk mundem as t\u00eb ha e as t\u00eb pi\u201d, thot\u00eb zonja Di\u00e7i\u00e7, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb e shtrir\u00eb n\u00eb krevat dhe e mbuluar me dy batanije.<br \/>\nNd\u00ebrsa dimri afron, sh\u00ebndeti i saj p\u00ebrkeq\u00ebsohet. T\u00eb gjith\u00eb serb\u00ebt q\u00eb jetonin n\u00eb fshatin Vaganesh para viteve 98-99 jan\u00eb larguar. Rreth 50 sht\u00ebpi t\u00eb brakstisura po shkat\u00ebrrohen ngadal\u00eb.<br \/>\nI fundit q\u00eb u largua nga fshati ishte djali i zonj\u00ebs Blagica, Slobodani. Zoti Rama mban kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm me t\u00eb, p\u00ebr ta informuar rreth sh\u00ebndetit t\u00eb N\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAjo ishte grua aq e mir\u00eb gjat\u00eb dhe pas periudh\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb Kosova ka kaluar, duke na trajtuar si f\u00ebmij\u00ebt e saj\u201d, thot\u00eb shqiptari q\u00eb \u00ebsht\u00eb pronar i nj\u00eb dyqani t\u00eb vog\u00ebl ushqimesh. Ai e njeh zonj\u00ebn Di\u00e7ic, q\u00eb kur ishte f\u00ebmij\u00eb. Ajo u jepte sheqerka f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Strezovcit.\u201cKur e pash\u00eb q\u00eb ngeli e vetme, u ndjeva shum\u00eb keq dhe mendova q\u00eb t\u2019ia kthej t\u00eb mirat\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Zonja Di\u00e7i\u00e7 merr 60 euro n\u00eb muaj si pension, shum\u00eb kjo e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga marsi kur shp\u00ebrtheu pandemia, zoti Rama sjell ushqime p\u00ebr t\u00eb dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb. Ai nuk pranon asnj\u00eb ndihm\u00eb financiare nga askush, sepse nuk do t\u00eb l\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypjen se po e ndihmon p\u00ebr p\u00ebrfitime.<br \/>\nNj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj, ai mundohet t\u00eb pastroj\u00eb dhom\u00ebn dhe rrobat e saj. Rama ndez sob\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn zonja Blagica, nuk mund ta ndez\u00eb vet\u00eb dhe q\u00ebndron p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb gjell\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptari nuk frik\u00ebsohet se ndihma e tij, mund t\u00eb shkaktoj\u00eb probleme etnike apo fetare, meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mysliman shqiptar q\u00eb ndihmon nj\u00eb grua ortodokse serbe. Kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se 20 vite, raportet mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve jan\u00eb t\u00eb tensionuara, edhe pas fillimit t\u00eb bisedimeve n\u00eb Bashkimin Evropian m\u00eb 2011. \u201cN\u00eb fshatin tim, t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur q\u00eb po kujdesem p\u00ebr nj\u00eb serbe t\u00eb moshuar, sikur t\u00eb ishte e jona\u201d, shprehet\u00a0 Fadil Rama.<\/p>\n<p>Pasi m\u00ebsuan veprimet e tij, disa barinj lokal\u00eb vazhdimisht kontrollojn\u00eb gjendjen e t\u00eb moshuar\u00ebs serbe. \u201cAsnj\u00ebher\u00eb nuk na ka interesuar politika e Beogradit apo e Prishtin\u00ebs. Ne gjithmon\u00eb kemi ndihmuar nj\u00ebri-tjetrin. Por p\u00ebrs\u00ebri, politika e Beogradit e shkat\u00ebrroi at\u00eb. Autoritetet paralele serbe, kishin th\u00ebn\u00eb se do t\u2019i sillnin ushqim dhe se nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e Fadilit. Por nuk kemi d\u00ebgjuar prej tyre, prandaj un\u00eb sjelli ushqime sepse ata nuk kan\u00eb ardhur fare. K\u00ebto jan\u00eb g\u00ebnjeshtra. Ata nuk soll\u00ebn asgj\u00eb\u201d, thot\u00eb Fadili.<\/p>\n<p>Ai i ka dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn Sllobodanit se do t\u00eb kujdeset p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e tij deri n\u00eb frym\u00ebn e saj t\u00eb fundit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Akoma edhe sot, raportet mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve, vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tensionuara, edhe pse kan\u00eb kaluar vite nga ngjarjet q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb. Por n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Prishtin\u00ebs, ndodh e kund\u00ebrta, sepse politika, problemet etnike, dallimet fetare, midis fqinj\u00ebve nuk ekzistojn\u00eb. P\u00ebr shum\u00eb vite, Fadil Rama, kujdeset p\u00ebr t\u00eb moshuar\u00ebn 92-vje\u00e7are, q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":156055,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[463],"class_list":{"0":"post-156053","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-rajoni","8":"tag-lajme-zjarr-shqiptari-dhe-e-emoshuara-serbe-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156053","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156053"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156053\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/156055"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156053"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156053"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156053"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}