{"id":156258,"date":"2020-12-05T13:07:30","date_gmt":"2020-12-05T12:07:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=156258"},"modified":"2020-12-05T13:07:30","modified_gmt":"2020-12-05T12:07:30","slug":"basha-takim-me-te-rinjte-ne-kukes-shkollat-pa-uje-pa-dezinfektues-plani-yne-eshte-gati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/basha-takim-me-te-rinjte-ne-kukes-shkollat-pa-uje-pa-dezinfektues-plani-yne-eshte-gati\/","title":{"rendered":"Basha takim me t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs: Shkollat pa uj\u00eb, pa dezinfektues\/ Plani yn\u00eb \u00ebsht\u00eb gati"},"content":{"rendered":"<p>Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me disa t\u00eb rinj n\u00eb qytetin e Kuk\u00ebsit, kryesisht gjimnazist\u00eb dhe student\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb i kan\u00eb treguar Bash\u00ebs gjat\u00eb bashk\u00ebbisedimit, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb me t\u00eb cilat p\u00ebrballen n\u00eb shkollimin e tyre. Shum\u00eb prej tyre kan\u00eb shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr mbylljen e shkollave, pasi kan\u00eb paguar konviktet dhe sht\u00ebpit\u00eb me qira n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nx\u00ebn\u00ebsit ka shprehur shqet\u00ebsimin e tij n\u00eb lidhje me higjien\u00ebn n\u00eb shkolla, duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb ambientet e shkollave nuk ka uj\u00eb dhe dezinfektues.<\/p>\n<p>Studente:\u00a0Un\u00eb jam Zarie Hoxha, banuese n\u00eb fshatin Bicaj, Kuk\u00ebs. Jam studente, viti i par\u00eb n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb Dentare. Prind\u00ebrit, me shum\u00eb sakrific\u00eb, me borxhe, arrit\u00ebn q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb shum\u00eb parash q\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb shkoll\u00eb. Nj\u00eb jav\u00eb para, q\u00eb ishte data p\u00ebr t\u00eb filluar Universiteti, pagova konviktin dhe sekretarja tha q\u00eb n\u00eb fundjav\u00eb, t\u00eb nes\u00ebrmen, sill rrobat. T\u00eb nes\u00ebrmen doli lajm\u00ebrimi q\u00eb shkolla do mbyllej. \u00c7far\u00eb do b\u00ebja un\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, e vetme? Dua t\u00eb di q\u00eb \u00e7far\u00eb do b\u00ebhet me Universitetet? A do shkojm\u00eb n\u00eb auditore?<\/p>\n<p>Studenti:Faleminderit Zoti Basha q\u00eb na mblodh\u00ebt k\u00ebtu, t\u00eb na d\u00ebgjoni shqet\u00ebsimet dhe problemet tona. Un\u00eb dje isha duke par\u00eb disa foto dhe ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje, ishte nj\u00eb foto para 7-8 viteve ishim 12 shok\u00eb, dhe kemi mbetur vet\u00ebm un\u00eb dhe nj\u00eb shok tjet\u00ebr. Dometh\u00ebn\u00eb k\u00ebta 10 kan\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebt e kurbetit, ilegalisht jan\u00eb larguar, disa me borxhe disa me rrezikim, por largohen sepse nuk gjet\u00ebn nj\u00eb vend pune dhe pas mbarimit t\u00eb studimeve. Un\u00eb kam nj\u00eb pyetje q\u00eb \u00e7far\u00eb programi ka Partia Demokratike, opozita dometh\u00ebn\u00eb, p\u00ebr kur nj\u00eb njeri do t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb biznes se \u00e7far\u00eb do t\u2019i suportohet, \u00e7far\u00eb partneriteti do t\u2019i ofrohet?<\/p>\n<p>Lulzim Basha:\u00a0N\u00eb qoft\u00eb se biem dakord t\u00eb marrim dhe disa pyetje dhe tu p\u00ebrgjigjem t\u00eb gjithave bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebsja:\u00a0Nj\u00eb pyetje q\u00eb un\u00eb kisha ishte p\u00ebr higjen\u00ebn, maskat, uji, dezinfektuesit nuk jan\u00eb n\u00eb shkolla por q\u00eb i blejm\u00eb ne dhe kjo gj\u00eb duhet t\u00eb mund\u00ebsohej nga qeveria. Pastaj ishte m\u00ebsimi online q\u00eb un\u00eb vet\u00eb jam pjes\u00ebtare e 6 e familjes dhe tre nga ne jan\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb, u b\u00eb dhe m\u00ebsimi online, ku tre nga ne dometh\u00ebn\u00eb me nj\u00eb smartphohe q\u00eb kishim n\u00eb sht\u00ebpi. Cili t\u00eb punonte m\u00eb par\u00eb?<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebs:\u00a0P\u00ebrsh\u00ebndetje Z.Basha, un\u00eb jam Blerim Cenaj. Jam gjimnazist i gjimnazit \u201cHavzi Nela\u201d n\u00eb Kuk\u00ebs. Jam ne viti e 3-t\u00eb. Pra jam maturant. Kushtet jan\u00eb katastrofike. Po t\u00eb flasim p\u00ebr higjen\u00ebn, banjot jan\u00eb m\u00eb keq se kurr\u00eb. Nuk ka as uj\u00eb, nuk ka nj\u00eb detergjent, nuk ka as edhe nj\u00eb lloj baze sado e vog\u00ebl, q\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr higjen\u00ebn e saj. P\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb tej, p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb na k\u00ebrkojn\u00eb dhe na detyrojn\u00eb q\u00eb t\u2019i mbajm\u00eb dritaret dhe dyert e hapura, q\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb dimri dhe dihet nga t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtu q\u00eb veriu ka nj\u00eb dim\u00ebr t\u00eb acart\u00eb. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, ata na k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb mbajm\u00eb dritaret hapur dhe ne kemi shum\u00eb ftoht\u00eb brenda. Duke anashkaluar k\u00ebto, prap\u00eb ata nuk sjellin as dru q\u00eb t\u00eb ndezim stufat dhe as stufa dhe detyrohemi q\u00eb t\u2019i blejm\u00eb vet\u00eb me lek\u00ebt tona. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb ato klasa, n\u00eb at\u00eb shkoll\u00eb, i kemi b\u00ebr\u00eb nga lek\u00ebt tona, nga familjet tona, duke marr\u00eb nga ata e duke bler\u00eb stufa, duke rregulluar dyert, duke rregulluar dritaret, duke marr\u00eb drunjt\u00eb nga sht\u00ebpia e duke i \u00e7uar n\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr tu ngrohur dhe prap se prap ajo ngrohje ik\u00ebn p\u00ebr shkak se dyert dhe dritaret jan\u00eb hapur. E p\u00ebr \u00e7a arsye kjo? P\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga pandemia. Si mund t\u00eb shkruaj un\u00eb leksionet q\u00eb m\u00eb jep profesori n\u00eb tabel\u00eb, kur duart e mia jan\u00eb t\u00eb ngrira. Dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb k\u00ebshtu si puna ime. Do doja q\u00eb t\u00eb na jepni nj\u00eb zgjidhje ose t\u00eb na tregoni se si duhet t\u00eb zgjidhet kjo gj\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Problematik e imja \u00ebsht\u00eb q\u00eb gjith\u00eb rinia dhe gjith\u00eb shok\u00ebt, si\u00e7 e tha dhe Indriti kan\u00eb ikur drejt emigrimit.<\/p>\n<p>Lulzim Basha: Me \u00e7far\u00eb sporti je marr\u00eb, Ardit?<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebs:Boksin. Dhe ish-kampion m\u00eb sakt\u00eb. Gjith\u00eb shok\u00ebt q\u00eb kam pasur n\u00eb sportin e boksit, kan\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebn drejt emigrimit. Si\u00e7 e tha dhe Indriti, gjith\u00eb rinia kuksiane po mundohet q\u00eb t\u00eb ikin, sepse nuk shohin nj\u00eb t\u00eb ardhme. Un\u00eb dua t\u00eb di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me sportin n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Studentja:Problematika ime, si\u00e7 e thash\u00eb n\u00eb fillim \u00ebsht\u00eb e ardhmja sa i p\u00ebrket Universitetit, sepse tani tashm\u00eb dihet \u00e7mimet jan\u00eb t\u00eb larta, konviktet kan\u00eb kushte katastrofike dhe duke menduar t\u00eb mos shkoj n\u00eb ato kushte t\u00eb jetoj pak m\u00eb mir\u00eb, jan\u00eb edhe qerat, dhe qerat jan\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim goxha t\u00eb lart\u00eb dhe tashme ta dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb flasim hapur prind\u00ebrit e mi jan\u00eb t\u00eb dy n\u00eb pun\u00eb, por q\u00eb jam vet\u00eb e kat\u00ebrta nd\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, dhe nuk ka pothuaj nj\u00eb ekonomi t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrt f\u00ebmij\u00ebt. Dua t\u00eb di n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb plan n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebr sa p\u00ebrket universiteteve, \u00e7mimet.<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebsi:\u00a0Un\u00eb quhem Milosao Palushi, jam maturant n\u00eb gjimnazin Havzi Nela dhe un\u00eb dua t\u00eb shpreh dy problematika. S\u00eb pari; nj\u00eb her\u00eb mbyllja e Universitetit t\u00eb Kuk\u00ebsit \u00ebsht\u00eb katastrofal p\u00ebr ne, p\u00ebr disa arsye sepse, s\u00eb pari, nj\u00eb her\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb kuksian\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb, le t\u00eb themi qeran\u00eb n\u00ebper Tiran\u00eb, duhet t\u00eb marrin lek\u00eb nga familjet e tyre p\u00ebr t\u2019u ushqyer n\u00eb Tiran\u00eb, po t\u00eb ishte i hapur universiteti k\u00ebtu n\u00eb Kuk\u00ebs, s\u00eb pari ato do t\u00eb jetonin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, s\u2019kishte pse t\u00eb paguanin qera.<\/p>\n<p>Kamarier:Quhem Bajram Alikaj, kam q\u00eb kat\u00ebr vite q\u00eb kam mbaruar gjimnazin. P\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes ekonomike n\u00eb familje, u detyrova t\u00eb punoj vet\u00eb, duke e shtuar dometh\u00ebn\u00eb afatin p\u00ebr t\u00eb vazhduar shkoll\u00ebn e lart\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb dhe karantin\u00ebs ra gjendja ekonomike kudo n\u00eb familjet shqiptare\u2026<\/p>\n<p>Lulzim Basha:\u00a0Ku punon Bajram?<\/p>\n<p>Kamarier:\u00a0Kam punuar kamarier. Nuk e di \u00e7far\u00eb prioriteti mund t\u00eb kem un\u00eb dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb q\u00eb jam. Jam n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe. Prioriteti i nj\u00eb t\u00eb riu kuksian \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ik\u00eb.<\/p>\n<p>Lulzim Basha:E para, sa i p\u00ebrket emigracionit. Emigracioni i t\u00eb rinjve \u00ebsht\u00eb plaga e hapur e Shqip\u00ebris\u00eb. Dy jan\u00eb prioritetet kryesore q\u00eb i detyrojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb largohen. Kushtet e pap\u00ebrshtatshme t\u00eb arsimit, kushtet e pap\u00ebrshtatshme t\u00eb jetes\u00ebs ku p\u00ebrfshihet mund\u00ebsia p\u00ebr pun\u00ebsim dinjitoz dhe kushtet e tjera q\u00eb nga strehimi, mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb streh\u00eb p\u00ebr familjen e re dhe stabiliteti, kushtet p\u00ebr arsimimin e f\u00ebmij\u00ebve, e tjera e tjera. Pra, dy jan\u00eb kryesoret, arsimimi dhe pun\u00ebsimi i t\u00eb rinjve. T\u00eb dyja k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb lidhura me detyrat e qeveris\u00eb. Nj\u00eb qeveri q\u00eb i b\u00ebn detyrat e saj e ka prioritet absolut rritjen ekonomike. Ne kemi pasur nj\u00eb plan t\u00eb detajuar hartuar nga ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta nxjerr\u00eb vendin nga kriza ekonomike. Q\u00eb nga ulja e taksave t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon tek \u00e7mimi i p\u00ebrballuesh\u00ebm i naft\u00ebs dhe i energjis\u00eb, kush m\u00eb mir\u00eb se ju n\u00eb Kuk\u00ebs e b\u00ebn krahasimin me \u00e7mimin e naft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. E duke vazhduar me stimuj t\u00eb tjer\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb ekonomia shqiptare t\u00eb dal\u00eb nga kriza, ta marr\u00eb veten dhe t\u00eb krijoj\u00eb vende t\u00eb reja pune. Me nj\u00eb investim t\u00eb huaj n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb e informacionit, rinia e Kuk\u00ebsit, rinia e Shqip\u00ebris\u00eb mund t\u00eb siguroj\u00eb vende pune me paga t\u00eb larta. Ju thoni \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb qeveria? T\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn e saj q\u00eb nuk po e b\u00ebn sot. Do t\u00eb b\u00ebj\u00eb politika ekonomike q\u00eb do t\u00eb nxisin zhvillimin ekonomik dhe do ta frenojn\u00eb at\u00eb. Do t\u00eb krijoj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr konkurrenc\u00eb t\u00eb ndershme, dhe jo monopole ku e gjith\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e kat\u00ebr- pes\u00eb njer\u00ebzve. Do ta konsideroj\u00eb arsimin e lart\u00eb nj\u00eb prioritet absolut dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb universitetet shqiptare t\u00eb kthehen n\u00eb promotor\u00eb t\u00eb brezave t\u00eb mir\u00ebshkolluar, promotor\u00eb t\u00eb zhvillimit, t\u00eb dijes dhe t\u00eb kultur\u00ebs. Do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur, pra, q\u00eb kur ta shohin hart\u00ebn e Ballkanit investitor\u00ebt e huaj, n\u00eb ve\u00e7anti europian q\u00eb tani po ristrukturojn\u00eb investimet e tyre edhe per shkak t\u00eb kriz\u00ebs globale, por s\u2019dua ta kthej n\u00eb leksion. T\u00eb thon\u00eb k\u00ebtu, k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb vijm\u00eb. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb klima m\u00eb e mir\u00eb fiskale. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb rinia. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb qeveria q\u00eb do t\u00eb na p\u00ebrgjigjet p\u00ebr trajnimin e rinis\u00eb, p\u00ebr ato vende puna q\u00eb duam t\u00eb hapim. K\u00ebta jan\u00eb populli q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebt e huaja. K\u00ebtu do t\u00eb shkojm\u00eb t\u00eb investojm\u00eb kapitalin ton\u00eb. Por q\u00eb t\u00eb binden q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, na pret nj\u00eb pun\u00eb e madhe dhe un\u00eb ju them jam i gatsh\u00ebm bashk\u00eb me ekipin tim t\u00eb kemi planin, t\u00eb kemi vullnetin, t\u00eb kemi vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb plan realitet. Por natyrisht m\u00eb duhet ndihma juaj. M\u00eb duhet mua sot, nes\u00ebr i duhet Shqip\u00ebris\u00eb ndihma juaj. Kjo \u00ebsht\u00eb dicka q\u00eb do ti shkojm\u00eb n\u00eb krye me sukses vet\u00ebm kur t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Kur ne t\u00eb b\u00ebjm\u00eb detyrat tona si qeveri dhe ju t\u00eb na p\u00ebrgjigjeni duke b\u00ebr\u00eb detyrat tuaja dhe sip\u00ebrmarrja t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyrat e saj. K\u00ebshtu do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebrat realitet, si\u00e7 kemi b\u00ebr\u00eb realitet rrug\u00ebn e kombit kur se besonte askush dhe koha e udh\u00ebtimit Tiran\u00eb-Kuk\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb shkurtrat n\u00eb Shqip\u00ebri, si\u00e7 kemi b\u00ebr\u00eb realitet heqjen e vizave kur se besonte askush ku shqiptar\u00ebt rrinin me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra para ambasadave dhe prap\u00eb nuk merrnin dot viz\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vizituar f\u00ebmij\u00ebt. Un\u00eb e di si nga p\u00ebrvoja e fisit tim, edhe nga p\u00ebrvoja q\u00eb kam d\u00ebgjuar k\u00ebtu n\u00eb Kuk\u00ebs para heqjes s\u00eb vizave kishin 6, 8, 10, 12 vjet pa i par\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb, sepse nuk na mungon asgj\u00eb. Juve nuk ju mungon d\u00ebshira dhe vullneti p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara dhe mua kjo m\u00eb motivon dhe m\u00eb frym\u00ebzon mua dhe ekipin tim na frym\u00ebzon, mbi t\u00eb gjitha dhe para s\u00eb gjithash kjo energji q\u00eb shoh gjithmon\u00eb sa her\u00eb takoj t\u00eb rinjt\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Natyrisht edhe dhimbja e vuajtja e juaja dhe e prind\u00ebrve tuaj, edhe ajo na motivon q\u00eb ti japim fund nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb ta largojm\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe dhe t\u00eb bashkohemi p\u00ebr ta kthyer n\u00eb potencialin m\u00eb mahnit\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr gjith\u00ebsecilin prej jush. Pa diskutim kjo do t\u00eb p\u00ebrkthehet edhe n\u00eb gj\u00ebrat e p\u00ebrditshme. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb paguaj\u00eb qindra mij\u00ebra dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb lap-top edhe kompjutera kryetari i bashkis\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr t\u00eb kemi shkolla ku f\u00ebmij\u00ebt apo nx\u00ebn\u00ebsit, apo maturant\u00ebt, apo gjimnazist\u00ebt detyrohen t\u00eb paguajn\u00eb nga buxheti i varf\u00ebruar i familjeve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019u ngrohur? Kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme. K\u00ebto jan\u00eb dy realitete t\u00eb papajtueshm\u00eb me nj\u00ebri tjetrin dhe e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ti pajtuar \u00ebsht\u00eb q\u00eb parat\u00eb q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb rrush e kumbulla, me shpenzime luksi, me shpenzime t\u00eb panevojshme t\u00eb shkojn\u00eb mbi t\u00eb gjitha aty ku ka m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb shqiptari sot, sh\u00ebndeti, ekonomia, natyrisht edhe gjendja e shkollave q\u00eb nga ngrohja tek higjena edhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. Ju falenderoj nga zemra, dhe kam bindjen q\u00eb s\u00eb bashku do t\u2019i l\u00ebm\u00eb pas k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb k\u00ebqija, dhe do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr vendin ton\u00eb, p\u00ebr familjet tuaja dhe p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me disa t\u00eb rinj n\u00eb qytetin e Kuk\u00ebsit, kryesisht gjimnazist\u00eb dhe student\u00eb. T\u00eb rinjt\u00eb i kan\u00eb treguar Bash\u00ebs gjat\u00eb bashk\u00ebbisedimit, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb me t\u00eb cilat p\u00ebrballen n\u00eb shkollimin e tyre. Shum\u00eb prej tyre kan\u00eb shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr mbylljen e shkollave, pasi kan\u00eb paguar konviktet dhe sht\u00ebpit\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":156260,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[505],"class_list":{"0":"post-156258","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-basha-takim-ne-kukes-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156258","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156258"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156258\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/156260"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156258"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156258"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156258"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}