{"id":158692,"date":"2021-01-04T13:17:46","date_gmt":"2021-01-04T12:17:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=158692"},"modified":"2021-01-04T13:17:46","modified_gmt":"2021-01-04T12:17:46","slug":"lulzim-basha-zotohet-para-gjimnazisteve-qeveria-ime-do-te-zeroje-tarifat-per-90-te-studenteve-70-te-shkollave-nuk-kane-uje-te-rrjedhshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/lulzim-basha-zotohet-para-gjimnazisteve-qeveria-ime-do-te-zeroje-tarifat-per-90-te-studenteve-70-te-shkollave-nuk-kane-uje-te-rrjedhshem\/","title":{"rendered":"Lulzim Basha zotohet para gjimnazist\u00ebve: Qeveria ime do t\u00eb zeroj\u00eb tarifat p\u00ebr 90% t\u00eb student\u00ebve\/ 70 % t\u00eb shkollave nuk kan\u00eb uj\u00eb t\u00eb rrjedhsh\u00ebm&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Kryedemokrati Lulzim Basha, dit\u00ebn e sotme ka zhvilluar nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me nj\u00eb grup gjimnazist\u00ebsh, mbi problematikat e arsimit parauniversitar.<\/p>\n<p>Basha, n\u00eb fjal\u00ebn e tij tha se; n\u00eb 70% t\u00eb shkollave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nuk ka uj\u00eb t\u00eb rrjedhsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur vendi p\u00ebrballet me pandemin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Basha ka shprehur kritikat e tij, n\u00eb lidhje me menazhimin e sistemit t\u00eb arsimit n\u00eb koh\u00eb pandemie.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, kryedemokrati p\u00ebrs\u00ebriti premtimin p\u00ebr zerim t\u00eb tarifave t\u00eb studimit, p\u00ebr 90% t\u00eb student\u00ebve.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\"><u>Pjes\u00eb nga bashk\u00ebbisedimi<\/u><\/strong><\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi i par\u00eb q\u00eb ngrit\u00ebn gjimnazist\u00ebt, ishte ai i pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Basha: Zoti Basha p\u00ebrsh\u00ebndetje, un\u00eb quhem Samuel Basha. Jam maturant n\u00eb gjimnazin \u201cPetro Nini Luarasi\u201d dhe doja t\u00eb shtoja di\u00e7ka n\u00eb lidhje me problemin e pandemis\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkolla. Kam v\u00ebn\u00eb re se nuk njoftohemi, duke na v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik ne, familjar\u00ebt ton\u00eb dhe gjithashtu duke u kthyer n\u00eb vat\u00ebr infeksioni<\/p>\n<p>Lulzim Basha:\u00a0\u00cbsht\u00eb nj\u00eb problem i p\u00ebrs\u00ebritur. E d\u00ebgjoj kudo. Dhe padyshim nj\u00eb nga gj\u00ebrat e para q\u00eb duheshin marr\u00eb, masat e para q\u00eb duheshin marr\u00eb, duhet t\u00eb ishte siguria shkollave. Ndoshta e mbani mend m\u00eb 29 shtator, kur ne shpalos\u00ebm nj\u00eb plan me 5 hapa kund\u00ebr kriz\u00ebs dhe hapi i dyt\u00eb pas sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me spitalet dhe me t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, kishte t\u00eb b\u00ebnte me arsimin. Q\u00eb shkollat tona t\u2019i b\u00ebnim t\u00eb sigurta. Dhe propozuam disa hapa.\u00a0Hapi i par\u00eb: Testimin masiv dhe pastaj periodik t\u00eb m\u00ebsuesve.\u00a0Hapi i dyt\u00eb, subvencionimin e plot\u00eb dhe mbikqyrjen e dezinfektimit periodik t\u00eb ambienteve shkollore. Hapi i tret\u00eb, vaksinimi masiv p\u00ebr gripin sezonal q\u00eb t\u00eb mos i mbivendosej komplikacioneve q\u00eb sjell pastaj infektimi.\u00a0Dhe po k\u00ebshtu pajisja me ato mjetet mbrojt\u00ebse q\u00eb nga dezinfektanti, tek maskat sepse shumica d\u00ebrrmuese e familjeve shqiptare e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, shum\u00eb prej tyre t\u00eb pamundur t\u2019i sigurojn\u00eb ato. Me marrjen e k\u00ebtyre masave, sigurisht nuk do ta eleminonim t\u00ebr\u00ebsisht rrezikun, por jam i bindur q\u00eb do t\u00eb reduktoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb prej k\u00ebtyre masave nuk u mor dhe s\u2019ka si t\u00eb merret nga\u00a0 nj\u00eb qeveri q\u00eb prej 7 vite n\u00eb pushtet nuk ka siguruar as uj\u00eb t\u00eb rrjedhsh\u00ebm. N\u00eb 70% t\u00eb shkollave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka uj\u00eb t\u00eb rrjedhsh\u00ebm ku hapi i par\u00eb kund\u00ebr pandemis\u00eb, por hapi i par\u00eb edhe p\u00ebr hiigjen\u00ebn personale, \u00ebsht\u00eb larja e duarve edhe pa pandemin\u00eb. Megjithat\u00eb dua t\u2019ju them se k\u00ebto d\u00ebshtime dhe pastaj p\u00ebrgjigjet pa plan, kaotike si\u00e7 ishte ajo e kalimit nga regjimi normal m\u00ebsimor n\u00eb regjimin e pjessh\u00ebm, q\u00eb ndodhi brenda 24 or\u00ebve, kur 24 or\u00eb m\u00eb par\u00eb kryeministri tha nuk ka problem, shkollat k\u00ebshtu si\u00e7 jan\u00eb, pas 24 or\u00ebsh del ministria vet\u00eb dhe tha jo duhet mbyllur dhe duhet filluar pjes\u00ebrisht, k\u00ebto do t\u00eb marrin fund. E vetmja gj\u00eb, e vetmja diferenc\u00eb midis situat\u00ebs ku jemi sot dhe situat\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb kishim, n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb ishin marr\u00eb k\u00ebto masa, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri e p\u00ebrgjegjshme.<\/p>\n<p>Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb shpikim rrot\u00ebn. Mjafton q\u00eb t\u00eb financonim k\u00ebto hapa q\u00eb ju p\u00ebrmenda, mjafton q\u00eb t\u00eb merrnin masat p\u00ebr higjen\u00ebn minimale n\u00eb shkolla, mjafton q\u00eb jo n\u00eb 7 vite por edhe brenda 1 viti e gjysm\u00eb, 2 vitesh n\u00eb qoft\u00eb se qeveria ka vullnet,\u00a0 uji i rrjedhsh\u00ebm n\u00eb \u00e7do shkoll\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb realitet\u00a0 edhe n\u00eb shkollat m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta t\u00eb vendit dhe mbi t\u00eb gjitha duhet me \u00e7do kusht q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit,\u00a0 m\u00ebsuesit, prind\u00ebrit t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb planifikojn\u00eb pak m\u00eb p\u00ebrpara. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet q\u00eb i pari i sht\u00ebpis\u00eb , i pari i shtetit, qeveria, kryeministri ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb plan p\u00ebrpara. Nj\u00ebher\u00eb fatkeq\u00ebsia natyrore e e 26 n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2019, tani pandemia nj\u00eb gjenerat\u00eb e t\u00ebr\u00eb q\u00eb po humb nj\u00eb vit shkollor, \u00ebsht\u00eb e paprecedent\u00eb dhe kjo sjell pasoja t\u00eb m\u00ebdha. K\u00ebto jan\u00eb problemet.<\/p>\n<p>Ne sigurisht at\u00eb plan q\u00eb i vum\u00eb n\u00eb dispozicion qeveris\u00eb, jemi t\u00eb gatsh\u00ebm ta nisim ta zbatojm\u00eb prej dit\u00ebs son\u00eb te par\u00eb t\u00eb marrjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes s\u00eb vendit. \u00cbsht\u00eb plot\u00ebsisht e p\u00ebrballueshme n\u00eb qoft\u00eb se prioriteti jeni ju dhe p\u00ebr mua ju jeni prioriteti. Ju te dhjet\u00eb k\u00ebtu dhe jo 10 oligark\u00ebt dhe qindra e mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb si ju, t\u00eb jeni t\u00eb sigurt q\u00eb do t\u00eb marrim t\u00eb gjitha masat q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn standardet q\u00eb sigurojn\u00eb vendet e tjera t\u00eb rajonit p\u00ebr sa i p\u00ebrket arsimit parauniversitar, por edhe atij universitar, t\u2019u garantohen edhe t\u00eb rejave edhe t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Duke u ndalur tek problematikat e arsimit, kreu i opozit\u00ebs tha se garancia p\u00ebr nj\u00eb nivel t\u00eb mir\u00eb student\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsia e arsimit parauniversitar.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb pretendojm\u00eb ne t\u00eb kemi student\u00eb t\u00eb niveleve t\u00eb larta n\u00eb qoft\u00eb se nuk garantojm\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e arsimit para universitar, gjimnazet, shkollat n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7are, q\u00eb nga klasa e par\u00eb. Aty fillon t\u00eb mbillet fara e cil\u00ebsis\u00eb aty fillon t\u00eb induktohet talentim. Tani ne jemi rac\u00eb e zgjuar, e fort\u00eb, mbijetuese dhe askush nuk e tregon k\u00ebt\u00eb m\u00eb mir\u00eb se sa rinia shqiptare me gjith\u00eb k\u00ebto deprivime t\u00eb tuajat t\u00eb familjeve tuaja. Kur ju shoh, kur ju d\u00ebgjoj nuk ju mungon asgj\u00eb krahasuar me rinin\u00eb europiane. Detyra e vetme e qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb sistemi arsimor t\u00eb funksionoj\u00eb normalisht. Prind\u00ebrit tuaj i b\u00ebjn\u00eb detyrat tuaja, heqin buk\u00ebn nga goja kur i thon\u00eb p\u00ebr arsimin.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt heqin buk\u00ebn nga goja p\u00ebr arsimin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, ju b\u00ebni detyrat tuaja, ia shp\u00ebrbleni me pun\u00eb familjeve tuaja, me p\u00ebrkushtim, me rezultate m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb mundshme edhe si gjimnazist edhe si student\u00eb. Pra, prind\u00ebrit e b\u00ebjn\u00eb detyr\u00ebn e tyre, f\u00ebmij\u00ebt e b\u00ebjn\u00eb detyr\u00ebn e tyre, vet\u00ebm nj\u00ebri s\u2019po e b\u00ebn detyr\u00ebn, shteti, qeveria, kryeministri, dhe p\u00ebr t\u00eb mbuluar d\u00ebshtimin gjen lloj lloj fajtor\u00ebsh imagjinar\u00eb e lloj lloj justifikimesh. Shtat\u00eb vite d\u00ebshtime p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur premtimet e veta p\u00ebr nj\u00eb arsimim cil\u00ebsor europian. Shtat\u00eb vite premtime t\u00eb pambajtura p\u00ebr t\u00eb financuar arsimin t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nivelet e mesatares s\u00eb rajonit. Jemi n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb financimit n\u00eb \u00e7do fush\u00eb\u201d, \u2013 \u00a0u shpreh \u00a0Basha.<\/p>\n<p>Gjimnazist\u00ebt i shtruan si problem kreut t\u00eb opozit\u00ebs edhe nivelin e shkollave profesionale. Sipas tyre arsimi profesional ka d\u00ebshtuar t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kryetari i PD tha se rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs arsimin profesional \u00ebsht\u00eb investimi.<\/p>\n<p>Arba Zekthi: Shkollat profesionale kan\u00eb d\u00ebshtuar vitet e fundit dhe e shikojm\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb t\u00ebrheqje p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr arsye se ka nivel shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies dhe nuk kan\u00eb kushtet e duhura. Doja t\u00eb pyesja se si juve synoni q\u00eb k\u00ebtyre nx\u00ebn\u00ebsve me k\u00ebto pasione ose me k\u00ebto d\u00ebshira t\u2019u garantohen ato q\u00eb duhen, mjetet e duhura, kushtet e duhura dhe nj\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie n\u00eb nivel? Jo n\u00eb nivelin minimal si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sot, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb lloj profesioni.<\/p>\n<p>Lulzim Basha: M\u00ebnyra e vetme p\u00ebr ta garantuar \u00ebsht\u00eb q\u00eb shteti t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb arsimimin profesional. Por n\u00eb planin ton\u00eb, nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr rritjen e ekonomis\u00eb kan\u00eb investimet e huaja. Prioriteti num\u00ebr 1 i qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme do t\u00eb jet\u00eb pun\u00ebsimi e n\u00eb ve\u00e7anti, pun\u00ebsimi i rinis\u00eb. Kur thua prioriteti i qeveris\u00eb, kini parasysh financimin. Prioritet nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh tribun\u00ebn e t\u00eb flas\u00ebsh me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, apo t\u00eb gdhihesh e t\u00eb ngrysesh n\u00eb Instagram. Prioritet do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb dedikosh fonde, t\u2019ju tregosh investitor\u00ebve q\u00eb je serioz, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb dedikosh fonde p\u00ebr uljen e taksave dhe p\u00ebr financimin e arsimit profesional dhe kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga fushat ku ne nuk do t\u00eb rreshtim asnj\u00eb p\u00ebrpjekje dhe padiskutim p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj do ta ndjejn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti do t\u2019i ndjej\u00eb rinia.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryedemokrati Lulzim Basha, dit\u00ebn e sotme ka zhvilluar nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me nj\u00eb grup gjimnazist\u00ebsh, mbi problematikat e arsimit parauniversitar. Basha, n\u00eb fjal\u00ebn e tij tha se; n\u00eb 70% t\u00eb shkollave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nuk ka uj\u00eb t\u00eb rrjedhsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur vendi p\u00ebrballet me pandemin\u00eb. Gjithashtu, Basha ka shprehur kritikat e tij, n\u00eb lidhje me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":158694,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[806],"class_list":{"0":"post-158692","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-basha-takim-me-gjimnazistet-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158692","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=158692"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158692\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/158694"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=158692"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=158692"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=158692"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}