{"id":162048,"date":"2021-02-04T15:23:54","date_gmt":"2021-02-04T14:23:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=162048"},"modified":"2021-02-04T15:23:54","modified_gmt":"2021-02-04T14:23:54","slug":"kastriot-islamija-e-verteta-mbi-kandidimin-e-te-korruptuareve-dhe-te-inkriminuareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kastriot-islamija-e-verteta-mbi-kandidimin-e-te-korruptuareve-dhe-te-inkriminuareve\/","title":{"rendered":"Kastriot Islami:Ja e v\u00ebrteta mbi kandidimin e t\u00eb korruptuar\u00ebve dhe t\u00eb inkriminuar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Nga Kastriot Islami-<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e ambasadores s\u00eb SHBA p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e kandidaturave p\u00ebr deputet\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 25 prillit 2021 \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb; kjo s\u2019ka asnj\u00eb dyshim! Shqet\u00ebsimi i shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe i BE e SHBA p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e kandidaturave p\u00ebr deputet, pra p\u00ebr t\u00eb siguruar zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, ka q\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb legjitim; askush pervec Ram\u00ebs s\u2019e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim drejt\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj k\u00ebrkese. Edhe vet\u00eb Rama ka q\u00ebn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm s\u00eb po dhunon nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb demokratike por k\u00ebt\u00eb veprim e ka b\u00ebr\u00eb dhe b\u00ebn me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb, pavar\u00ebsisht deklaratave mashtruese. Sepse mes zgjedhjeve t\u00eb lira \u00eb t\u00eb ndershme ka zgjedhur gjithnj\u00eb \u201czgjedhjet e manipuluara\u201d sepse k\u00ebshtu ka menduar se pavar\u00ebsisht revolt\u00ebs qytetare dhe kritikave nga per\u00ebndimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ka q\u00ebn\u00eb dhe mbetet mbajtja me cdo mjet e m\u00ebnyr\u00eb e karrikes s\u00eb pushtetit\u2026<\/p>\n<p>Past\u00ebrtin\u00eb e kandidaturave, pra jo t\u00eb korruptuar dhe jo t\u00eb inkriminuar n\u00eb zgjedhje, n\u00eb parlament apo n\u00eb administrat\u00ebn publike, q\u00eb Rames sot me shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb po ia k\u00ebrkon edhe Yuri Kim dhe ja ka k\u00ebrkuar me forc\u00eb edhe BE para 4 vjet\u00ebve, ja kam k\u00ebrkuar vazhdimisht un\u00eb, prej 12 vjet\u00ebsh q\u00eb nga viti 2009, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb energjike e duke b\u00ebr\u00eb shum\u00eb sakrifica kur t\u00eb gjith\u00eb heshtnin\u2026 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim jam krenar por p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn kam q\u00ebn\u00eb i kuptuar vet\u00ebm nga nj\u00eb pakic\u00eb individ\u00ebsh nga politika e qytetaria, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe i mb\u00ebshtetur vet\u00ebm nga nj\u00eb pakic\u00eb qytetar\u00ebsh t\u00eb ndersh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shumica heshtnin dhe vazhdonin t\u00eb shikonin pun\u00ebt e tyre\u2026<\/p>\n<p>Cili ishte rezultati 8 vjet pas 2013, pra pas 2 mandateve t\u00eb Rilindjes s\u00eb pushtet, q\u00eb n\u00eb realitet jan\u00eb 12 vjet \u201ckritika\u201d q\u00eb vijn\u00eb nga br\u00ebnda dhe jasht q\u00eb nga 2009, kur Rama p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb vendoste me nj\u00eb synim e strategji t\u00eb qart\u00eb oligark\u00ebt n\u00eb list\u00ebn e kandidaturave p\u00ebr deputet:<\/p>\n<p>Rama veproi me synim te qarte p\u00ebr t\u00eb ruajtur e forcuar karriken e tij n\u00eb krye t\u00eb pushtetit, t\u00eb kandidonte oligark\u00ebt n\u00eb 3 pal\u00eb zgjedhjesh, pra t\u00eb korruptuar, t\u00eb inkriminuar e trafikant\u00ebt;<br \/>\nRama goditi deri n\u00eb p\u00ebrjashtim nga partia, kund\u00ebrshtar\u00ebt, mua dhe disa mb\u00ebshtet\u00ebs \u201ckritik\u00eb\u201d t\u00eb pal\u00ebkundur t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb tij t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme \u201cpro-oligarkike\u201d thjesht e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fshehur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb i digjte shum\u00eb. Fat\u00ebkeq\u00ebsisht t\u00ebr\u00ebsia rilindase por edhe disa socalist\u00eb, jo vet\u00ebm hesht\u00ebn por edhe e mb\u00ebshtet\u00ebn;<br \/>\nRama arriti k\u00ebshtu t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb e mashtroj\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb votuesit shqiptar\u00eb por edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt duke i mashtruar me g\u00ebnjeshtr\u00ebn se \u201ce gjitha kjo histori e kandidaturave me probleme s\u2019ishte fare e v\u00ebrtet\u00eb apo n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq kishte ndodhur pa dijenin\u00eb e tij dhe se shum\u00eb shpejt do ta korrigjonte k\u00ebt\u00eb defekt\u201d\u2026 Shumica e pranuan n\u00eb heshtje k\u00ebt\u00eb mashtrim t\u00eb rradh\u00ebs, t\u00eb trash\u00eb, pavar\u00ebsisht paralajm\u00ebrimeve t\u00eb tona t\u00eb forta q\u00eb mbet\u00ebm nj\u00eb pakic\u00eb intelektuale, e vendosur dhe e ndershme\u2026<\/p>\n<p>Sot, pas 12 vjet\u00ebsh, jemi k\u00ebtu ku jemi dhe kur Rama n\u00eb thelb s\u2019ka ndryshuar asgj\u00eb nga lidhjet e tij t\u00eb ngushta me t\u00eb korruptuarit, t\u00eb inkriminuarit dhe trafikant\u00ebt duke vazhduar ti mbaj\u00eb af\u00ebr, dhe t\u00eb \u201cushqej\u00eb\u201d k\u00ebrkesat e tyre n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb blerjes se votave dhe k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb votuesve\u2026 Por meq\u00eb shumica e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe pothuajse shumic\u00ebs s\u00eb partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtare e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se cfar\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe po b\u00ebn Rama, pra th\u00ebn\u00eb ndryshe i ka dal\u00eb boja, nuk i ka mbetur gj\u00eb tjet\u00ebr vecse t\u00eb sulmoj\u00eb opozit\u00ebn, median realiste dhe shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve, por edhe BE e SHBA p\u00ebr t\u00eb mbrojtur oligark\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt ka fituar e mban pushtetin e madje po p\u00ebrpiqet me t\u00eb gjith\u00eb marifetet t\u00eb siguroj\u00eb s\u00eb bashku me ta nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb, me t\u00eb vetmin synim, karriken e tij personale.<\/p>\n<p>Ka ardhur momenti, pas 12 vjet\u00ebsh, me shpres\u00ebn q\u00eb tanim\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve jan\u00eb sqaruar e nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar p\u00ebr gjithcka ka ndodhur dhe une se bashku me miqt\u00eb e t\u00eb ndersh\u00ebm kemi th\u00ebn\u00eb e paralajm\u00ebruar, p\u00ebr ta hedhur n\u00eb koshin e plehrave k\u00ebt\u00eb t\u00eb KEQE e rrezik komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit q\u00eb ndodhet ne udh\u00ebkryq\u2026<\/p>\n<p>Vet\u00ebm bashkimi dhe veprimi me vendosm\u00ebri kund\u00ebr s\u00eb Keqes \u00ebsht\u00eb zgjidhja\u2026Vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb mund t\u00eb kishte hapsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndrequr e korrigjuar cdo defekt q\u00eb me shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb shum\u00ebkush e vlereson dhe e ngre me forc\u00eb sot.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kastriot Islami- K\u00ebrkesa e ambasadores s\u00eb SHBA p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e kandidaturave p\u00ebr deputet\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 25 prillit 2021 \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb; kjo s\u2019ka asnj\u00eb dyshim! Shqet\u00ebsimi i shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe i BE e SHBA p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e kandidaturave p\u00ebr deputet, pra p\u00ebr t\u00eb siguruar zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":162049,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-162048","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162048","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=162048"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162048\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/162049"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=162048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=162048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=162048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}