{"id":162924,"date":"2021-02-08T10:05:59","date_gmt":"2021-02-08T09:05:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=162924"},"modified":"2021-02-08T10:06:17","modified_gmt":"2021-02-08T09:06:17","slug":"instat-qe-nga-viti-2011-600-mije-persona-jane-larguar-nga-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/instat-qe-nga-viti-2011-600-mije-persona-jane-larguar-nga-shqiperia\/","title":{"rendered":"INSTAT: Q\u00eb nga viti 2011 600 mij\u00eb persona jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Disa anketa q\u00eb jan\u00eb zhvilluar nga INSTAT dhe organizata t\u00eb ndryshme joqeveritare, kan\u00eb treguar p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb fenomenit t\u00eb emigracionit, n\u00eb dekad\u00ebn e tret\u00eb q\u00eb nga r\u00ebnia e regjimit komunist.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej tyre, q\u00eb mat emigracionin dhe Diaspor\u00ebn, tregon se nga viti 2011-t\u00eb, deri m\u00eb 2020, jan\u00eb larguar nga vendi rreth 600 mij\u00eb persona.<\/p>\n<p>INSTAT, p\u00ebrdor metoda t\u00eb t\u00ebrthorta, p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb vler\u00ebsimi mbi numrin e emigrant\u00ebve, i cili bazohet n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e dy censeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm edhe pse ka v\u00ebshtir\u00ebsi ose kufizime.<\/p>\n<p>Censi i popullsis\u00eb dhe banesave n\u00eb Shqip\u00ebri, jep nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb stokut t\u00eb migracionit brenda periudh\u00ebs midis censeve, i cili zakonisht kryhet \u00e7do 10-t\u00eb vjet dhe p\u00ebrmban vet\u00ebm nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl pyetjesh, t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb num\u00ebroj\u00eb t\u00eb gjitha ngjarjet e migrimit si: familje t\u00eb t\u00ebra q\u00eb l\u00ebvizin, migrimin sezonal t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe qarkullues.<\/p>\n<p>Metoda e t\u00ebrthort\u00eb q\u00eb INSTAT p\u00ebrdori, ishte krahasimi i dy popullsive, asaj t\u00eb popullsis\u00eb banuese dhe regjistrit civil nxori se numri i emigrant\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, arriti n\u00eb 1,6 milion\u00eb persona n\u00eb vitin 2020 n\u00eb krahasim me 1.08 milion\u00eb q\u00eb ishin nga rezultatet e censit t\u00eb vitit 2011, ose rreth 600 mij\u00eb persona m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, nga viti 2001 n\u00eb 2011, ishin larguar n\u00eb emigrim 481 mij\u00eb persona, por p\u00ebrgjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb tret\u00eb 2011-2020, numri i emigrant\u00ebve u rrit me 25%.<\/p>\n<p>Tendenca n\u00eb rritje n\u00eb rritje e emigracionit, u nxit nga kriza ekonomike e vitit 2008 dhe heqja e vizave me Bashkimin Europian n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2010. P\u00ebrgjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, emigracioni u zgjerua nga individ\u00eb t\u00eb ve\u00e7uar n\u00eb ikjen e t\u00eb gjith\u00eb familjes. Shum\u00eb familje k\u00ebrkuan azil ekonomik pas vitit 2015-t\u00eb, fenomen i cili vazhdon t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo shif\u00ebr, \u00ebsht\u00eb gati dy her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb sesa ajo e nj\u00eb ankete t\u00eb fundit t\u00eb INSTAT par\u00eb, q\u00eb gjeti se gjat\u00eb viteve 2011-2019-t\u00eb, jan\u00eb larguar nga vendi mbi 360 mij\u00eb persona, ose 13% e popullsis\u00eb banuese n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim i fundit i profesor\u00ebve Ilir G\u00ebdeshi dhe Rusell King, tregon se emigrimi ka prekur t\u00eb gjitha shtresat e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, q\u00eb nga elitat e deri te grupet m\u00eb t\u00eb varfra e m\u00eb t\u00eb margjinalizuara dhe ka t\u00ebrhequr njer\u00ebz nga t\u00eb gjitha rajonet e vendit<\/p>\n<p>Sipas tyre, pas tri dekadash migrimi vijon t\u00eb ndodh\u00eb ende, ndon\u00ebse natyra e tij ka ndryshuar \u2013 m\u00eb pak nj\u00eb migrim p\u00ebr shkak t\u00eb varf\u00ebris\u00eb, d\u00ebshp\u00ebrimit dhe protest\u00ebs, si\u00e7 ishte ai gjat\u00eb viteve \u201890-t\u00eb, dhe m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb dit\u00ebt e sotme, nj\u00eb ve\u00e7ori strukturore e shoq\u00ebris\u00eb dhe demografis\u00eb shqiptare, n\u00eb ve\u00e7anti tek t\u00eb rinjt\u00eb, segmentet m\u00eb t\u00eb arsimuara t\u00eb popullsis\u00eb..<\/p>\n<p>Vendet t\u00eb cilat kan\u00eb si q\u00ebllim p\u00ebrfshirjen e diaspor\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb zhvillimin e vendit, nuk ju mjafton vet\u00ebm numri i tyre, por shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb profili i tyre, si demografik ashtu dhe social e ekonomik.<\/p>\n<p>INSTAT rekomandon q\u00eb nevojitet t\u00eb ken\u00eb informacion mbi p\u00ebrqendrimin e tyre, statusin arsimor dhe at\u00eb n\u00eb pun\u00ebsim. K\u00ebto karakteristika do t\u00eb ndihmojn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti qeverin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb qart\u00eb potencialin profesional dhe ekonomik q\u00eb ka diaspora.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i regjistrit t\u00eb emigrant\u00ebve, nism\u00eb e nd\u00ebrmarr\u00eb tashm\u00eb nga Ministria e Brendshme, do t\u00eb ndihmoj\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Nga Ministria p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, do t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrpjekje p\u00ebr mbledhjen e t\u00eb dh\u00ebnave cil\u00ebsore, nga P\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb Diplomatike.<\/p>\n<p><strong>Familjet n\u00eb ikje<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr anket\u00eb e INSTAT, n\u00eb bashk\u00ebpunim me donator\u00ebt n\u00eb rreth 20 mij\u00eb familje vitin e kaluar (prill-korrik 2019) ka zbuluar nj\u00eb fakt t\u00eb friksh\u00ebm n\u00eb dekad\u00ebn e kaluar, pasi fenomeni \u00ebsht\u00eb zgjeruar n\u00eb emigrimin e s\u00eb gjith\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb 10-vje\u00e7arit t\u00eb fundit jan\u00eb larguar nga vendi 6,6% e familjeve, gjithsej 49,500 t\u00eb tilla, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet 2001-2011 ishin larguar 4.4% e nj\u00ebsive familjare.<\/p>\n<p>Anketa ka zbuluar se kushtet ekonomike, duke p\u00ebrfshir\u00eb varf\u00ebrin\u00eb, papun\u00ebsin\u00eb dhe n\u00ebnpun\u00ebsimin, t\u00eb ardhurat e ul\u00ebta nga pun\u00ebsimi, kushtet e v\u00ebshtira t\u00eb jetes\u00ebs, mbrojtja e kufizuar sociale dhe borxhet jan\u00eb faktor\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre faktor\u00ebve baz\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr shtys\u00eb \u00ebsht\u00eb e ardhmja e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 tyre, ka edhe t\u00eb tjer\u00eb faktor\u00eb, si mang\u00ebsit\u00eb dhe cil\u00ebsia e ul\u00ebt e sh\u00ebrbimeve t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor, strehimi, konfliktet dhe siguria fizike q\u00eb shkaktojn\u00eb stres t\u00eb vazhduesh\u00ebm psikologjik, p\u00ebrfshi cil\u00ebsin\u00eb e ul\u00ebt t\u00eb arsimit. P\u00ebr disa n\u00ebngrupe (p.sh. rom\u00ebt dhe egjiptian\u00ebt), nj\u00eb faktor shtes\u00eb \u00ebsht\u00eb diskriminimi.<\/p>\n<p>Pjesa d\u00ebrrmuese e personave q\u00eb emigrojn\u00eb jan\u00eb t\u00eb rinj, nd\u00ebrsa 14% e tyre ishin me arsim t\u00eb lart\u00eb. Largimi i burrave ishte 200% m\u00eb i lart\u00eb se ai i grave.<\/p>\n<p>Emigracioni i dekad\u00ebs s\u00eb fundit ka p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb mesme edhe nga ana e formimit arsimor.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb anket\u00ebs, nga t\u00eb larguarit, 54% e tyre kishin nj\u00eb diplom\u00eb t\u00eb arsimit t\u00eb mes\u00ebm, profesional ose t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, ose nj\u00eb diplom\u00eb t\u00eb studimeve t\u00eb larta. Gati 14% e emigrant\u00ebve gjat\u00eb periudh\u00ebs 2011-2019 ishin me arsim t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Disa anketa q\u00eb jan\u00eb zhvilluar nga INSTAT dhe organizata t\u00eb ndryshme joqeveritare, kan\u00eb treguar p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb fenomenit t\u00eb emigracionit, n\u00eb dekad\u00ebn e tret\u00eb q\u00eb nga r\u00ebnia e regjimit komunist. Nj\u00eb prej tyre, q\u00eb mat emigracionin dhe Diaspor\u00ebn, tregon se nga viti 2011-t\u00eb, deri m\u00eb 2020, jan\u00eb larguar nga vendi rreth 600 mij\u00eb persona. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":162926,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[1214],"class_list":{"0":"post-162924","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-600-mije-persona-jane-larguar-nga-shqiperia-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=162924"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162924\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/162926"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=162924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=162924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=162924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}