{"id":165940,"date":"2021-03-01T10:41:30","date_gmt":"2021-03-01T09:41:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=165940"},"modified":"2021-03-01T10:43:26","modified_gmt":"2021-03-01T09:43:26","slug":"eshte-zbardhur-marreveshja-e-koalicionit-mes-pd-lsi-ja-13-pikat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/eshte-zbardhur-marreveshja-e-koalicionit-mes-pd-lsi-ja-13-pikat\/","title":{"rendered":"\u00cbsht\u00eb zbardhur marr\u00ebveshja e koalicionit mes PD-LSI\/ Ja 13 pikat\u2026"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zbardhur marr\u00ebveshja e firmosur dit\u00ebn e sotme, mes Partis\u00eb Demokratike dhe L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, me sloganin \u2018Shqip\u00ebria, sht\u00ebpia q\u00eb fiton. Marr\u00ebveshja p\u00ebrcakton pikat mbi t\u00eb cilat, do vijoj\u00eb koalicioni mes dy partive pas zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit.<\/p>\n<p>P\u00ebrballimi dhe zgjidhja e problemeve kritike t\u00eb vendit, do t\u00eb jen\u00eb objektivi themelor i programeve elektorale n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit, si dhe shtyllat e Programit Qeveris\u00ebs t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt pas fitores s\u00eb zgjedhjeve, thuhet n\u00eb marr\u00ebveshjen e firmosur nga dy forcat politike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nivelet e qeverisjes s\u00eb ardhshme, do t\u00eb realizohet proporcionalisht mbi baz\u00ebn e rezultatit zgjedhor.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e plot\u00eb:<\/p>\n<p>Partia Demokratike dhe L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim,<\/p>\n<p>Me angazhimin solemn p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet kritike kushtetuese, institucionale, politike, ekonomike, sociale si dhe ato t\u00eb sh\u00ebndetit publik, me t\u00eb cilat p\u00ebrballet vendi dhe q\u00eb e kan\u00eb \u00e7uar situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq tep\u00ebr t\u00eb rreziksh\u00ebm;<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur dhe n\u00eb vijim t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb krijimit t\u00eb Opozit\u00ebs s\u00eb Bashkuar, t\u00eb dat\u00ebs 23\/04\/2019;<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb ndryshimeve arbitrare, antikushtetuese t\u00eb Kodit Zgjedhor dhe t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 30 Korrik, 2020;<\/p>\n<p>Me synimin p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb qeverisje t\u00eb re, \u2018nga njer\u00ebzit \u2013 p\u00ebr njer\u00ebzit\u2019, e cila do t\u2019i jap\u00eb fund polarizimit t\u00eb tejskajsh\u00ebm, politik, ekonomik dhe social, q\u00eb ka vendi, t\u2019i kthej\u00eb atyre besimin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Shqip\u00ebris\u00eb si gjith\u00eb Europa, duke krijuar mund\u00ebsi p\u00ebr pun\u00ebsim t\u00eb mir\u00ebpaguar, duke \u00e7liruar ekonomin\u00eb dhe duke i ofruar \u00e7do qytetari, t\u00eb rinjve dhe grave, sip\u00ebrmarr\u00ebsve dhe pensionist\u00ebve, mund\u00ebsi reale p\u00ebr mir\u00ebqenie dhe prosperitet.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Vendosin:<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrballimi dhe zgjidhja e problemeve kritike t\u00eb vendit do t\u00eb jen\u00eb objektivi themelor i programeve elektorale n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit dhe shtyllat e Programit Qeveris\u00ebs t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt pas fitores s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Si Opozit\u00eb e Bashkuar, PD dhe LSI do t\u00eb konkurojn\u00eb n\u00eb zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI), p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb dhe sa m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs politiko-elektoral dhe kuror\u00ebzimin e fitores s\u00eb Opozit\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e 25 Prillit 2021.<\/p>\n<p>T\u00eb respektojn\u00eb shtyllat themelore programore t\u00eb t\u00eb dy partive respektive n\u00eb qeverisjen e ardhshme.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nivelet e qeverisjes s\u00eb ardhshme do t\u00eb realizohet proporcionalisht mbi baz\u00ebn e rezultatit zgjedhor.<\/p>\n<p><strong>Opozita e Bashkuar do t\u00eb jet\u00eb unanime n\u00eb angazhimin e tyre n\u00eb qeverisje p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje dhe zgjidhje t\u00eb m\u00ebnj\u00ebhershme p\u00ebr sa m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol>\n<li>Nxjerrjen e vendit nga kriza shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb ekonomike e shkaktuar nga qeverisja klienteliste dhe bashk\u00ebpun\u00ebtore e oligarkis\u00eb dhe e krimit. Rikthimi i ekonomis\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb pun\u00ebsimit dhe mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve, duke i dh\u00ebn\u00eb fund grabitjes m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrmes kon\u00e7esioneve, oligark\u00ebve, korrupsionit me parat\u00eb publike, q\u00eb ka pushtuar \u00e7do nivel t\u00eb qeverisjes. Ky transformim ekonomik do t\u00eb realizohet me nj\u00eb program t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb diskutuar gjer\u00ebsisht me qytetar\u00ebt dhe grupet e interesit.<\/li>\n<li>P\u00ebrmbushjen e t\u00eb gjitha kushteve p\u00ebr hapjen e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Europian dhe dh\u00ebnien fund t\u00eb \u00e7do pengese t\u00eb krijuar nga qeverisja aktuale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces jetik p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt si dhe p\u00ebr mobilizimin e t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebve politik\u00eb dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij objektivi.<\/li>\n<li>Rivendosja e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe e sundimit t\u00eb ligjit,\u00a0 \u00e7lirimin e shtetit nga kapja, rikthimin e llogaridh\u00ebnies, duke i dh\u00ebn\u00eb fund abuzimit dhe shkeljes flagrante t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve, pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb zyrtar\u00ebve publik\u00eb dhe fenomeneve shkat\u00ebrruese si korrupsioni dhe uzurpimi i pushtetit p\u00ebr p\u00ebrfitime dhe interesa vetjake.<\/li>\n<li>Nd\u00ebrtimin e nj\u00eb aksioni qeveritar intensiv p\u00ebr t\u00eb frenuar shpopullimin masiv.<\/li>\n<li>Prioritarizimin e krijimit t\u00eb pun\u00ebsimit t\u00eb mir\u00ebpaguar, si rruga kryesore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve.<\/li>\n<li>Realizimin e nj\u00eb programi qeveris\u00ebs me prioritet rinin\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb arsimim cil\u00ebsor dhe mund\u00ebsi t\u00eb gjera pun\u00ebsimi t\u00eb saj, p\u00ebr t\u00eb eleminuar tragjedin\u00eb e shpopullimit dhe largimit masiv t\u00eb t\u00eb rinjve dhe p\u00ebr integrimin e m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb drejtim, n\u00eb politik\u00ebb\u00ebrje dhe n\u00eb shoq\u00ebri.<\/li>\n<li>P\u00ebr t\u00eb garantuar mund\u00ebsi t\u00eb barabarta p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e gruas n\u00eb vendimmarrje, p\u00ebr emancipimin dhe fuqizimin e saj n\u00eb shoq\u00ebri dhe politik\u00ebb\u00ebrje.<\/li>\n<li>P\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb luft\u00eb pa kompromis kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, trafiqeve t\u00eb \u00e7do lloji dhe pastrimit t\u00eb parave t\u00eb pista, si shkaqe penguese kryesore p\u00ebr zhvillimin e vendit dhe sigurin\u00eb publike t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/li>\n<li>P\u00ebr t\u00eb zgjidhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb prioritare problemin e rind\u00ebrtimit t\u00eb banesave t\u00eb d\u00ebmtuara dhe t\u00eb shkat\u00ebrruara nga t\u00ebrmetet. P\u00ebr nj\u00eb pro\u00e7es shum\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, jokorruptiv e selektiv dhe me garanci juridike p\u00ebr pron\u00ebn e tyre, q\u00eb u mund\u00ebson qytetar\u00ebve t\u00eb ken\u00eb n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb mundshme nj\u00ebsit\u00eb e banimit apo t\u00eb sh\u00ebrbimit.<\/li>\n<li>P\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund problemit kritik t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19, duke zbatuar nj\u00eb plan sh\u00ebndet\u00ebsor-social, i cili i jep p\u00ebrgjigje kufizimit t\u00eb p\u00ebrhapjes, realizimin e testimeve, gjurmimeve dhe trajtimeve mjek\u00ebsore, rimbursimin e shpenzimeve p\u00ebr pacient\u00ebt, q\u00eb trajtohen n\u00eb banes\u00eb, vaksinimin e gjer\u00eb t\u00eb popullat\u00ebs larg trajtimit diskriminues. P\u00ebr t\u00eb realizuar planin e rim\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb ekonomis\u00eb dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb qytetar\u00ebve dhe biznesit t\u00eb prekur nga pandemia.<\/li>\n<li>P\u00ebr zhvillimin real dhe t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm t\u00eb kultur\u00ebs dhe sportit.<\/li>\n<li>P\u00ebr mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund d\u00ebmtimit, tjet\u00ebrsimit dhe asgj\u00ebsimit t\u00eb saj.<\/li>\n<li>P\u00ebr garantimin e rikthimit t\u00eb pronave p\u00ebr komunitetet fetare n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zbardhur marr\u00ebveshja e firmosur dit\u00ebn e sotme, mes Partis\u00eb Demokratike dhe L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, me sloganin \u2018Shqip\u00ebria, sht\u00ebpia q\u00eb fiton. Marr\u00ebveshja p\u00ebrcakton pikat mbi t\u00eb cilat, do vijoj\u00eb koalicioni mes dy partive pas zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit. P\u00ebrballimi dhe zgjidhja e problemeve kritike t\u00eb vendit, do t\u00eb jen\u00eb objektivi themelor i programeve elektorale [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":165944,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[1553],"class_list":{"0":"post-165940","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-zbardhet-marreveshja-e-koalicionit-mes-pd-lsi-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165940","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=165940"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165940\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/165944"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=165940"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=165940"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=165940"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}