{"id":166639,"date":"2021-03-04T10:15:54","date_gmt":"2021-03-04T09:15:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=166639"},"modified":"2021-03-04T10:15:54","modified_gmt":"2021-03-04T09:15:54","slug":"basha-takim-me-qytetaret-dhe-bizneset-ne-kombinat-me-mua-ska-premtime-synimi-yne-eshte-te-krijojme-110-mije-vende-pune","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/basha-takim-me-qytetaret-dhe-bizneset-ne-kombinat-me-mua-ska-premtime-synimi-yne-eshte-te-krijojme-110-mije-vende-pune\/","title":{"rendered":"Basha takim me qytetar\u00ebt dhe bizneset n\u00eb Kombinat: Me mua s\u2019ka premtime, synimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb 110 mij\u00eb vende pune\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i PD-s\u00eb, Lulzim Basha, takimet me qytetar\u00ebt dhe bizneset, , i vazhdoi n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb 6 n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nQytetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, ndaluan Bash\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb duke ngritur problematika t\u00eb shumta nga kriza e thell\u00eb social-ekonomike, deri tek procesi i rind\u00ebrtimit nga t\u00ebrmeti.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces, Basha u dha garanci qytetar\u00ebve se pas 25 prillit, si Kryeminist\u00ebr i vendit do ta p\u00ebrmbyll\u00eb rind\u00ebrtimin, e do t\u2019i jap\u00eb fund vuajtjeve t\u00eb familjeve q\u00eb kan\u00eb humbur banesat e tyre.<\/p>\n<p>\u201c<em>Rind\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb abuzimi, vjedhje dhe shp\u00ebrdorimi. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore dhe arsyeja e vetme pse njer\u00ebzit po vuajn\u00eb. Se k\u00ebta edhe rind\u00ebrtimin e kan\u00eb par\u00eb si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb vjedhur njer\u00ebzit. Si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbush xhepat e tyre. Un\u00eb ju garantoj q\u00eb qeverisja e ardhshme do t\u00eb ket\u00eb ekspert\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb dhe do t\u2019i japin fund procesit t\u00eb zvarritur t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb familjeve t\u00eb d\u00ebmtuara nga t\u00ebrmeti sipas k\u00ebrkesave t\u00eb tyre, jo sipas planeve t\u00eb oligark\u00ebve dhe t\u00eb hajdut\u00ebve. Prandaj 25 prilli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ndryshimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb fitoreje edhe p\u00ebr familjet e goditura nga t\u00ebrmeti. Ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb procesin transparent, do ta p\u00ebrshpejtojm\u00eb. Ne do t\u2019i japim fund kalvarit tuaj t\u00eb vuajtjeve<\/em>\u201d, \u2013 tha Basha gjat\u00eb bised\u00ebs me qytetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, q\u00eb kishin dal\u00eb rrug\u00ebve p\u00ebr ta takuar.<\/p>\n<p>Kreu i PD-s\u00eb, tha se ndryshe nga Rama, ai nuk premton p\u00ebr fushat\u00eb, por vjen me nj\u00eb plan angazhimesh konkrete p\u00ebr ti realizuar pas 25 prillit.<\/p>\n<p>\u201c<em>Kan\u00eb 8 vjet n\u00eb pushtet. Sa her\u00eb vijn\u00eb zgjedhjet premtojn\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk i kan\u00eb mbajtur premtimet. E nis\u00ebm bised\u00ebn dhe ju p\u00ebrmenda. Premtoi 300 mij\u00eb vende pune, \u00e7oi 300 mij\u00eb e kusure shqiptar\u00eb n\u00eb azil. Premtoi sh\u00ebndet\u00ebsi falas, po e shikoni, tani q\u00eb erdhi pandemia i kan\u00eb dal\u00eb pet\u00ebt lakrorit por ju e dini 8 vite me radh\u00eb sa keq ka qen\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsia se lek\u00ebt e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb i ka marr\u00eb dhe ja ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb grushti oligark\u00ebsh. Premtoi legalizime falas, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb premtoi edhe me t\u00ebrmetin, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb premtoi edhe me pandemin\u00eb edhe n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb me tendera sekret\u00eb vodhi lek\u00ebt e shqiptar\u00ebve n\u00eb vend q\u00eb t\u2019ju jepte ndihm\u00eb. Kur vjen koha e zgjedhjeve hap thesin e premtimeve boshe. Me mua s\u2019ka premtime. M\u00eb fal. Me mua s\u2019ka premtime. Ne kemi dy vjet q\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb plan. Dy vjet kemi q\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb plan me ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj q\u00eb na mb\u00ebshtesin. Nuk ka premtime. K\u00ebto jan\u00eb angazhime, jan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb plani<\/em>\u201d, \u2013 tha Basha.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb ecjeve n\u00eb Kombinat, Basha u takua me shum\u00eb t\u00eb rinj me t\u00eb cil\u00ebt ndau planin e tij p\u00ebr rinin\u00eb dhe arsimin e tyre.<\/p>\n<p>\u201c<em>E kemi d\u00ebgjuar z\u00ebrin tuaj. Kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb plan shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb bashk\u00eb me ju. Tani duam q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb n\u00eb 25 prill t\u2019i japim fund k\u00ebsaj. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb forca m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb rinia. Rinia studentore n\u00eb ve\u00e7anti. Ju mos e humbisni shpres\u00ebn. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb. Student\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm. Ju ka munguar nj\u00eb qeveri n\u00eb krahun tuaj. Keni pasur nj\u00eb qeveri q\u00eb ju ka luftuar. N\u00eb 25 prill t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri n\u00eb krahun tuaj dhe ju garantoj q\u00eb do ta ndieni ndryshimin. Do ta ndieni me tarifat, se t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb nga familje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb ardhura m\u00eb pak se 640 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb muaj do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb 100% subvencion tarifave<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Lulzim Basha: At\u00eb planin q\u00eb shpalos\u00ebm n\u00eb shtator q\u00eb \u00e7do biznes i vog\u00ebl t\u00eb merrte 1 mij\u00eb euro \u00e7ek e shpalos\u00ebm jo se do ju shp\u00ebtonte ju ajo por t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb mbanit kok\u00ebn mbi uj\u00eb.<\/p>\n<p>Qytetari: Po.<\/p>\n<p>Lulzim Basha: K\u00ebta i mor\u00ebn ato para dhe ua dhan\u00eb nj\u00eb grushti oligark\u00ebsh. Kjo \u00ebsht\u00eb diferenca midis qeveris\u00eb q\u00eb keni dhe qeveris\u00eb q\u00eb do keni mbas 25 Prillit.<\/p>\n<p>Qytetari: Ishalla.<\/p>\n<p>Lulzim Basha: K\u00ebta lek\u00ebt e taksave i marrin dhe ia japin 5 vet\u00ebve, lek\u00ebt e taksave tuaja, ne biznesin e vog\u00ebl e konsiderojm\u00eb shtyll\u00ebn e ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Qytetari: Normal.<\/p>\n<p>Lulzim Basha: Kjo nuk do b\u00ebj\u00eb mrekulli por t\u00eb pakt\u00ebn do stabilizoj\u00eb gjendjen.<\/p>\n<p>Qytetari: Po q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pun\u00eb, q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb zinxhir.<\/p>\n<p>Lulzim Basha: Zinxhiri i ekonomis\u00eb. Ndaj synimi yn\u00eb kryesor \u00ebsht\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb 110 mij\u00eb vende pune t\u00eb mir\u00eb-paguara t\u00eb cilat pastaj, sigurisht, do t\u00eb ken\u00eb ndikim edhe te konsumi. Kur s\u2019ke pun\u00eb, s\u2019ke rrog\u00eb mos prit q\u00eb t\u00eb vij\u00eb njeri te dyqani i mishit dhe t\u00eb blej\u00eb mish.<\/p>\n<p>Qytetari: Po, po s\u2019pate lek\u00eb nuk shkon leku zinxhir.<\/p>\n<p>Lulzim Basha: Sigurisht. Por mos u m\u00ebrzisni se ju shoh t\u00eb m\u00ebrzitur. Mos u dor\u00ebzoni.<\/p>\n<p>Qytetari: Jo, jo nuk dor\u00ebzohemi ne.<\/p>\n<p>Lulzim Basha: 25 Prilli \u00ebsht\u00eb dita e ndryshimit. \u00ebsht\u00eb dita e ndryshimit!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i PD-s\u00eb, Lulzim Basha, takimet me qytetar\u00ebt dhe bizneset, , i vazhdoi n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb 6 n\u00eb Tiran\u00eb. Qytetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, ndaluan Bash\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb duke ngritur problematika t\u00eb shumta nga kriza e thell\u00eb social-ekonomike, deri tek procesi i rind\u00ebrtimit nga t\u00ebrmeti. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces, Basha u dha garanci qytetar\u00ebve se pas 25 prillit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":166641,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[1605],"class_list":{"0":"post-166639","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"tag-lajme-zjarr-basha-takim-me-qytetaret-dhe-bizneset-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/166639","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=166639"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/166639\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/166641"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=166639"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=166639"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=166639"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}