{"id":166693,"date":"2021-03-04T12:02:48","date_gmt":"2021-03-04T11:02:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=166693"},"modified":"2021-03-04T12:02:48","modified_gmt":"2021-03-04T11:02:48","slug":"ish-piloti-nxjerr-zbuluar-mashtrimin-e-ministres-balluku-per-proven-e-aeroportit-te-kukesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ish-piloti-nxjerr-zbuluar-mashtrimin-e-ministres-balluku-per-proven-e-aeroportit-te-kukesit\/","title":{"rendered":"Ish-piloti nxjerr zbuluar mashtrimin e Ministres Balluku, p\u00ebr prov\u00ebn e aeroportit t\u00eb Kuk\u00ebsit\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Ish-piloti Dritan Goxhaj ka nxjerr\u00eb zbuluar mashtrimin e Ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, dit\u00ebn e djeshme e cila nga aeroporti i Kuk\u00ebsit, tha s\u2019e \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar prova e par\u00eb p\u00ebr pist\u00ebn.<\/p>\n<p>Ish-piloti Goxhaj thot\u00eb se; avioni privat me t\u00eb cilin u zhvillua prova n\u00eb aeroportin e Kuk\u00ebsit, ishte me nj\u00eb kapacitet prej 4 pasagjer\u00ebsh n\u00eb bord, ndaj dhe ishte i suksessh\u00ebm. Sipas tij, testimi i aerodromit nuk mund t\u00eb b\u00ebhet asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb aerodrom q\u00eb s\u2019ka p\u00ebrfunduar. Goxhaj, rendit m\u00eb posht\u00eb disa nga arsyet se p\u00ebrse testi i djesh\u00ebm n\u00eb aerodromin e Kuk\u00ebsit, nuk \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p><em>\u04aamendurit\u00eb dhe mashtrimet nuk kan\u00eb t\u00eb sosur kur ke t\u00eb b\u00ebsh me \u201cRilindjen\u201d. Sot, si p\u00ebr t\u00eb hequr v\u00ebmendjen nga g\u00ebnjeshtrat e Ram\u00ebs dje n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp, g\u00ebnjeshtra q\u00eb sot ia demantoi s\u00ebrish K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs, p\u00ebrsa i p\u00ebrket k\u00ebrkes\u00eb llogaris\u00eb p\u00ebr portin e Durr\u00ebsit, sot Rama urdh\u00ebroi nj\u00eb nga Pehlivanet e \u201cndershme\u201d t\u00eb qeveris\u00eb dhe partis\u00eb s\u00eb tij\u00eb, q\u00eb t\u00eb sajoj\u00eb nj\u00eb kronik\u00eb n\u00eb Aeroportin e Kuk\u00ebsit.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe sot Balluku organizon nj\u00eb fluturim t\u00eb nj\u00eb avioni privat me max 4 pasagjer\u00eb n\u00eb bord mbi aerodromin e Kuk\u00ebsit, duke e reklamuar at\u00eb: Pat\u00ebm nj\u00eb test t\u00eb suksessh\u00ebm, e r\u00ebnd\u00ebsishme kjo. Dit\u00eb e sh\u00ebnuar p\u00ebr ne dhe tani kemi hyr\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt fundit, pra drejt dor\u00ebzimit t\u00eb aeroportit. Duhet th\u00ebn\u00eb, q\u00eb kemi pasur er\u00eb t\u00eb fort\u00eb sot n\u00eb Kuk\u00ebs gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs dhe praktikisht p\u00ebrve\u00e7 testit q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr uljen emergjente nga ana tjet\u00ebr kemi par\u00eb edhe funksionimin e rrymave n\u00eb k\u00ebt\u00eb territor pra me nj\u00eb fluturim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jo thjesht nga studimet q\u00eb kemi deri tani\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo \u00ebsht\u00eb tallja m\u00eb e madhe q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnin k\u00ebta pala\u00e7o n\u00eb prag t\u00eb fushat\u00ebs elektorale. Sajimi i nj\u00eb fluturimi t\u00eb till\u00eb dhe paraqitja e tij si nj\u00eb test q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr aerodromin \u00ebsht\u00eb totalisht nj\u00eb fars\u00eb dhe nj\u00eb mashtrim klasik. Testimet e aerodromeve b\u00ebhen at\u00ebher\u00eb kur ata kan\u00eb mbaruar s\u00eb nd\u00ebrtuari dhe pista \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr ulje. N\u00eb aeroportin e Kuk\u00ebsit nj\u00eb avion i till\u00eb q\u00eb u p\u00ebrdor sot asnj\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb llogaritet si test p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori aerodromi, p\u00ebr disa arsye q\u00eb po i rendis m\u00eb posht\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt ndoshta e kuptojn\u00eb q\u00eb Rama e Balluku po tallin menderen me ta.<\/em><\/p>\n<p><em>Ekzistojn\u00eb dy m\u00ebnyra t\u00eb kategorizimit t\u00eb aeroporteve<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em> Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet s\u00eb \u00e7far madh\u00ebsie t\u00eb aeroplanit \u00ebsht\u00eb projektuar t\u00eb mbaj\u00eb dhe trajtoj\u00eb aeroporti.<\/em><br \/>\n<em>2. M\u00ebnyra tjet\u00ebr e kategorizimit t\u00eb nj\u00eb aeroporti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi se sa i leht\u00eb apo i v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb aeroporti p\u00ebr t\u00eb fluturuar gjat\u00eb uljes ose ngritjes n\u00eb t\u00eb.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>Aeroportet ndahen n\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u ulur. I leht\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aeroport q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i rrethuar nga male dhe ulja dhe procedurat e uljes jan\u00eb t\u00eb lehta, nd\u00ebrsa i v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aeroport si tipi i aeroportit t\u00eb Insbrukut n\u00eb Austri, t\u00eb cilit i p\u00ebrngjet edhe aeroporti i Kuk\u00ebsit.<\/em><\/p>\n<p><em>\u04aa\u00ebshtja kryesore me aeroportin e Kuk\u00ebsit \u00ebsht\u00eb vendndodhja e tij n\u00eb nj\u00eb lugin\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, nj\u00ebjt\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe aeroporti i Insbrukut. Aeroporti i Kuk\u00ebsit \u00ebsht\u00eb mjaft sfidues edhe gjat\u00eb motit t\u00eb mir\u00eb dhe me avionin e duhur. Kuk\u00ebsi \u00ebsht\u00eb objekt i turbolencave, motit t\u00eb dob\u00ebt e her\u00eb pas here me mjegull dhe bor\u00eb, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe aeroporti i Insbrukut. Edhe videoja q\u00eb tregoi sot vet Balluku tregoi se k\u00ebto turbolenca dhe er\u00ebra t\u00eb forta ekzistojn\u00eb. Dhe p\u00ebrshkak t\u00eb k\u00ebtyre v\u00ebshtir\u00ebsive n\u00eb ulje dhe ngritje q\u00eb imponon terreni p\u00ebrreth aeroportit, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar si aeroport i Kategoris\u00eb C. P\u00ebr dijeni t\u00eb lexuesit Organizata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Aviacionit Civil (ICAO) i ndan aeroportet sipas v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebto kategori: A, B dhe C.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe po siaps ICAO-s : Aeroportet e kategoris\u00eb C k\u00ebrkojn\u00eb tajnim specifik t\u00eb ekuipazhit dhe pilot\u00ebve pasi ato kan\u00eb qasje t\u00eb pazkont\u00eb dhe shpesh mahnit\u00ebse. Pilot\u00ebt mund t\u00eb duhet t\u00eb marrin n\u00eb konsiderat\u00eb kushtet e motit dhe performanc\u00ebn e avionit dhe k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb ken\u00eb kaluar kurse trajnimi specifike dhe t\u00eb specializuara .<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb sajosh nj\u00eb fluturim t\u00eb till\u00eb me nj\u00eb avion privat t\u00eb vog\u00ebl i cili mund t\u00eb ulet dhe ngrihet nga \u00e7fardo aeroporti pamvar\u00ebsisht kategorizimit t\u00eb tij dhe ku pilotit nuk i k\u00ebrkohet t\u00eb ket\u00eb trajnim special pik\u00ebrisht p\u00ebrshkak t\u00eb tipit t\u00eb avionit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fars\u00eb dhe tallje. Paasi ai avion nuk mund t\u00eb testoj\u00eb asgj\u00eb, dhe n\u00eb realitet nuk u b\u00eb kurrfar\u00eb testimi por thjesht nj\u00eb fluturim n\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb ul\u00ebt sa p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer si para fushate shqiptar\u00ebt, se po punojn\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen nga g\u00ebnjeshtrat e Ram\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb rast se Balluku do dhe ka d\u00ebshir\u00eb v\u00ebrt\u00ebt t\u00eb simuloj\u00eb nj\u00eb test afrimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb aeroport, at\u00ebher\u00eb i sugjeroj q\u00eb le t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb test t\u00eb till\u00eb me nj\u00eb avion komercial pasagjer\u00ebsh t\u00eb tipit A320, q\u00eb i posedon Air Albania. Me ata q\u00eb ka premtuar se do filloj\u00eb fluturimet drejt Londr\u00ebs nga Kuk\u00ebsi. E mos t\u00eb na shesi p\u00ebrralla p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>Por kulmin gjith videoloja e Ballukut me porosi t\u00eb Ram\u00ebs, e ka kur i drejtohet drejtorit t\u00eb aeroportit : Ne t\u00eb dy i p\u00ebrkasim fush\u00ebs s\u00eb aviacionit.<\/em><\/p>\n<p><em>Dakort drejtori se ka mbaruar shkoll\u00ebn e aviacionit, por Balluku pretendon se i p\u00ebrket fush\u00ebs ngaq\u00eb ka q\u00ebn\u00eb disa vite drejtuese n\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb i p\u00ebrket fush\u00ebs s\u00eb aviacionit, por q\u00eb nuk ka mbaruar asnj\u00eb shkoll\u00eb aviacioni ose kurse p\u00ebrkat\u00ebse specializimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Referuar ministres, mjafton t\u00eb vesh menderen n\u00eb nj\u00eb karrige t\u00eb nj\u00eb institucioni t\u00eb nj\u00eb fushe t\u00eb caktuar dhe hop b\u00ebhesh me mend e i p\u00ebrket fush\u00ebs. Gjithsesi me k\u00ebt\u00eb shprehje na konfirmoj\u00eb at\u00eb q\u00eb dyshonim se n\u00eb sektin e \u201cRilindjes\u201d mendt\u00eb vijn\u00eb nga menderja.<\/em><br \/>\n<em>Ps: Mos harroni t\u00eb votoni.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-piloti Dritan Goxhaj ka nxjerr\u00eb zbuluar mashtrimin e Ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, dit\u00ebn e djeshme e cila nga aeroporti i Kuk\u00ebsit, tha s\u2019e \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar prova e par\u00eb p\u00ebr pist\u00ebn. Ish-piloti Goxhaj thot\u00eb se; avioni privat me t\u00eb cilin u zhvillua prova n\u00eb aeroportin e Kuk\u00ebsit, ishte me nj\u00eb kapacitet prej 4 pasagjer\u00ebsh n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":166697,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[1612],"class_list":{"0":"post-166693","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-dritan-goxhaj-nxjerr-zbuluar-ballukun-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/166693","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=166693"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/166693\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/166697"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=166693"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=166693"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=166693"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}