{"id":169372,"date":"2021-03-19T11:23:30","date_gmt":"2021-03-19T10:23:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=169372"},"modified":"2021-03-19T11:23:30","modified_gmt":"2021-03-19T10:23:30","slug":"edi-rama-elozhe-qeverisjes-7-vjecare-per-arritjet-ne-fushen-e-sherbimeve-online-revolucioni-yne-digjital-i-ka-kursyer-shqiptareve-300-vjet-radhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/edi-rama-elozhe-qeverisjes-7-vjecare-per-arritjet-ne-fushen-e-sherbimeve-online-revolucioni-yne-digjital-i-ka-kursyer-shqiptareve-300-vjet-radhe\/","title":{"rendered":"Edi Rama elozhe qeverisjes 7-vje\u00e7are p\u00ebr arritjet n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebrbimeve online: Revolucioni yn\u00eb digjital i ka kursyer shqiptar\u00ebve 300 vjet radh\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e sotme, Kryeministri Rama gjat\u00eb komunikimit me qytetar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb ndalur tek arritjet e qeverisjes 7-vje\u00e7are, n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebrbimeve online. Rama me superlativa i ka thurrur elozhe asaj q\u00eb ai e quan revolucioni digjital, i cili sipas tij i ka kursyer shqiptar\u00ebve 300 vite pritje n\u00eb radh\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk dihet ende studimi q\u00eb Kryeministri, ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr, por n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb ajo duket e pabesueshme.<\/p>\n<p>Duke filluar nga certifikatat online dhe deri tek lejet e daljes n\u00eb e-Albania, Rama rreshtoi n\u00eb fjal\u00ebn e tij leht\u00ebsirat q\u00eb jan\u00eb krijuar, si pasoj\u00eb e sh\u00ebrbimeve online.<\/p>\n<p>\u201c<em>I d\u00ebgjoj pa pushim, sepse ndjek me v\u00ebmendje sa her\u00eb q\u00eb jam n\u00eb makin\u00eb kryesisht, por edhe n\u00eb ndonj\u00eb moment kur kam pak koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb komentet tuaja, reagimet tuaja n\u00eb faqet e mia sociale dhe padiskutim edhe opinionet tuaja n\u00eb fokusgrupet dhe anketimet tona t\u00eb opinionit publik.<\/em><\/p>\n<p><em>E ndesh shpesh pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb tuaj, padurimin tuaj, ndjenj\u00ebn e munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb optimizmi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb vjen, por nga ana tjet\u00ebr kam p\u00ebrshtypjen, p\u00ebrshtypjen e plot\u00eb, bind\u00ebse se kur me shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb padiskutim, ju k\u00ebrkoni m\u00eb shum\u00eb, ju doni m\u00eb shum\u00eb, patjet\u00ebr meritoni m\u00eb shum\u00eb, harroni se nga jemi nisur.<\/em><br \/>\n<em>Harroni se sa shum\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb \u00e7do drejtim dhe sa shum\u00eb gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar. Madje kam p\u00ebrshtypjen se gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar kaq shum\u00eb sa q\u00eb nj\u00eb e shkuar shum\u00eb e aft\u00ebrt, shum\u00ebkujt i ngjan nj\u00eb histori shum\u00eb e larg\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Por nuk ishte 70 vjet m\u00eb par\u00eb, nuk ishte as 27 vjet m\u00eb par\u00eb, ishte vet\u00ebm deri 7 vjet m\u00eb par\u00eb koha kur t\u00eb gjith\u00eb ju, \u00e7donj\u00ebri prej jush p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr \u00e7far\u00ebdoqoft\u00eb q\u00eb nga nj\u00eb certifikat\u00eb e zakonshme familjare te nj\u00eb dokument v\u00ebrtetimi duhet t\u00eb rrinte n\u00eb radh\u00eb, apo e keni harruar. Kujtohuni, kujtohuni se n\u00eb sa shum\u00eb radh\u00eb iu \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb q\u00ebndroni, pavar\u00ebsisht mosh\u00ebs q\u00eb nga nx\u00ebn\u00ebsit e matur\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb universitet, tek pensionist\u00ebt n\u00eb mosh\u00ebn m\u00eb t\u00eb thyer p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb v\u00ebrtetim pensioni. Sa shum\u00eb radh\u00eb keni b\u00ebr\u00eb p\u00ebr \u00e7do cop\u00eb let\u00ebr dhe sa her\u00eb, sa shpesh n\u00eb ato radh\u00ebt e b\u00ebra iu \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ballafaqoheni me fytyr\u00ebn indiferente, me fytyr\u00ebn fyese, posht\u00ebruese t\u00eb shtetit kur iu \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cik, hajde nes\u00ebr\u201d, \u201cik s\u2019kam mund\u00ebsi sot\u201d. \u201cIk, ik, kthehu, kthehu\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe n\u00eb sa shum\u00eb raste ju \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb paguani p\u00ebr t\u00eb kaluar radh\u00ebn, t\u00eb paguani p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb rrug\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb ajo e shkret\u00eb cop\u00eb let\u00ebr q\u00eb iu takon me ligj dhe me zakon t\u2019ju vij\u00eb n\u00eb dor\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>A ju kujtohet, se mir\u00eb dritat venin e vinin sipas humoreve t\u00eb per\u00ebndis\u00eb apo natyr\u00ebs ose sipas k\u00ebputje \u2013 shk\u00ebputjeve t\u00eb nj\u00eb kompanie t\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb makth p\u00ebr ju, por edhe kur duhet t\u00eb paguanit ato fatura afrofe, jo sipas asaj q\u00eb kishit konsumuar, por sipas asaj q\u00eb iu caktonin t\u00eb paguanit, duhet t\u00eb rrinit n\u00eb radh\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Duhet t\u00eb rrinit n\u00eb radh\u00eb shpesh her\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb shi, n\u00eb diell. P\u00ebr \u00e7far\u00eb? P\u00ebr t\u00eb paguar.<\/em><br \/>\n<em>A ju kujtohet se n\u00eb sa shum\u00eb raste, n\u00eb sa shum\u00eb raste, sidomos ata q\u00eb kan\u00eb patur shpesh nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dokumente iu \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb k\u00ebrkoni nj\u00eb mik, t\u00eb k\u00ebrkoni nj\u00eb em\u00ebr, nj\u00eb mbiem\u00ebr t\u00eb njohur, t\u00eb k\u00ebrkonit nj\u00eb krushk, nj\u00eb fqinj p\u00ebr t\u2019iu ardhur n\u00eb dor\u00eb ajo e shkret\u00eb cop\u00eb let\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto ishin sportelet tuaja, ky ishte shteti juaj, shteti yn\u00eb, deri p\u00ebrpara 7 vitesh.<\/em><br \/>\n<em>Kjo ishte e gjith\u00eb \u00e7ka ndodhej pas sporteleve, pas atyre sporteleve t\u00eb zymt\u00eb ku nj\u00eb dor\u00eb zgjatej e t\u00ebrhiqej, zgjatej e t\u00ebrhiqej p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sa dhjet\u00ebra nganj\u00ebher\u00eb dokumente q\u00eb ju vet\u00eb duhet t\u00eb grumbullonit p\u00ebr nj\u00eb v\u00ebrtetim t\u00eb vet\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>Shko atje, ik atje, shko andej, dil andej, ik prap\u00eb, kthehu dhe sa shpesh ajo dor\u00eb q\u00eb merrte dosjet tuaja zgjatej drejt jush me nj\u00eb z\u00eb krejt indiferent q\u00eb iu thoshte: ik plot\u00ebsoje, ik, shko.<\/em><br \/>\n<em>E pra deri 7 vjet m\u00eb par\u00eb. Po sot?<\/em><\/p>\n<p><em>Natyrisht ka ende sot, jo pak njer\u00ebz q\u00eb duan t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb sportele, por faktikisht, kush nuk do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb sportel, nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb sepse jan\u00eb 1207 sh\u00ebrbime nga 3 a 4 q\u00eb ishin deri para 7 vjet\u00ebsh, ose e th\u00ebn\u00eb ndryshe 95% e sh\u00ebrbimeve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb zyrat e shtetit p\u00ebr dokumente p\u00ebr qytetar\u00ebt, jan\u00eb n\u00eb xhepin tuaj, n\u00eb iphone-in tuaj ose n\u00eb kompjuterin e sht\u00ebpis\u00eb tuaj.<\/em><\/p>\n<p><em>Natyrisht q\u00eb e gjith\u00eb kjo, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerave ka lidhje dhe me at\u00eb fam\u00ebkeqin dhe torturuesin; korrupsionin.<\/em><br \/>\n<em>Ka lidhje me ato fjal\u00eb q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb makthi i shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb p\u00ebr vite e vite; ryshfet, bakshish. N\u00ebse shohim sesa shum\u00eb prej jush jan\u00eb spostuar tanim\u00eb nga sportelet te nd\u00ebrveprimet me shtetin online, llogaria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb. Po aq ka r\u00ebn\u00eb edhe korrupsioni, po aq ka r\u00ebn\u00eb dhe fuqia e ryshfetit q\u00eb ekziston patjet\u00ebr, por q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb tkurrur masivisht s\u00eb paku n\u00eb at\u00eb nivel ku ishte masivisht i p\u00ebrhapur, niveli i marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb qytetar-shtet n\u00eb nj\u00eb sportel.<\/em><\/p>\n<p><em>1% ishin sh\u00ebrbime online deri para 7 vjet\u00ebsh.<\/em><br \/>\n<em>95% jan\u00eb sot, por shikoni \u00e7far\u00eb ndryshimi. Kur ne e kemi filluar revolucionin digjital kemi num\u00ebruar gjithsej 51 mij\u00eb aplikime. \u00c7far\u00eb jan\u00eb 51 mij\u00eb aplikime p\u00ebr sh\u00ebrbime kryesisht t\u00eb pamarra asokohe, aplikime t\u00eb mbetura n\u00eb icloud n\u00eb krahasim me 7.7 milion\u00eb aplikime t\u00eb b\u00ebra n\u00eb vitin 2020 me p\u00ebrgjigje t\u00eb marr\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Revolucioni yn\u00eb digjital i ka kursyer qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb 300 vjet pritje n\u00eb radh\u00eb<\/em>\u201c, shprehet Rama.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e sotme, Kryeministri Rama gjat\u00eb komunikimit me qytetar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb ndalur tek arritjet e qeverisjes 7-vje\u00e7are, n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebrbimeve online. Rama me superlativa i ka thurrur elozhe asaj q\u00eb ai e quan revolucioni digjital, i cili sipas tij i ka kursyer shqiptar\u00ebve 300 vite pritje n\u00eb radh\u00eb. Nuk dihet ende studimi q\u00eb Kryeministri, ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":169374,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[1861],"class_list":{"0":"post-169372","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-rama-elozhe-qeverisjes-7-vjecare-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/169372","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=169372"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/169372\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/169374"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=169372"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=169372"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=169372"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}