{"id":176574,"date":"2021-04-09T13:11:32","date_gmt":"2021-04-09T11:11:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=176574"},"modified":"2021-04-09T13:11:32","modified_gmt":"2021-04-09T11:11:32","slug":"pdiu-do-coje-perpara-ceshtjen-e-shqiptareve-te-camerise-idrizi-rama-varferoi-shqiptaret-450-mije-qytetare-emigruan-ne-4-vite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pdiu-do-coje-perpara-ceshtjen-e-shqiptareve-te-camerise-idrizi-rama-varferoi-shqiptaret-450-mije-qytetare-emigruan-ne-4-vite\/","title":{"rendered":"\u201cPDIU do \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara \u00e7\u00ebshtjen e shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb\u201d, Idrizi: Rama varf\u00ebroi shqiptar\u00ebt, 450 mij\u00eb qytetar\u00eb emigruan n\u00eb 4 vite"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PDIU, Shp\u00ebtim Idrizi zhvilloi nj\u00eb takim me qytetar\u00ebt e Lushnjes, n\u00eb vijim t\u00eb turit elektoral p\u00ebr zgjedhjet e 25 prillit.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Idrizi e vuri theksin te varf\u00ebria q\u00eb ka pllakosur vendin, mungesa e vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe emigracioni masiv, ku vet\u00ebm 4 vitet e fundit jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria 450 mij\u00eb qytetar\u00eb. Sipas tij, m\u00eb shum\u00eb se gjysma e popullsis\u00eb jeton n\u00eb kufijt\u00eb e minimumit jetik, prej vet\u00eb 4 dollar\u00eb n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Sot \u00e7do shqiptar, ju e shihni edhe k\u00ebtu n\u00eb Lushnje, ka probleme shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vaf\u00ebris\u00eb. Sot 60% e shqiptar\u00ebve jetojn\u00eb me 4 USD n\u00eb dit\u00eb. Ne jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb aleanc\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata burra e gra q\u00eb nuk e din\u00eb si do ta shtyjn\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata djem t\u00eb cil\u00ebt duan q\u00eb pas 25 prillit t\u00eb jeotjn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb mos u japim si mund\u00ebsi t\u00eb vetme largimin nga Shqip\u00ebria. Jemi bashkuar p\u00ebr ata pensionist\u00eb q\u00eb marrin pension qesharak dhe nuk iu del p\u00ebr t\u00eb paguar dritat, ujin dhe ila\u00e7et. Ne nuk kemi pasur asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb. Jemi n\u00eb kriz\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe ekonomike, sociale, politike, por edhe demografike. Jan\u00eb 450 mij\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb ikur vet\u00ebm n\u00eb 4 vitet e fundit nga mungesa e shpres\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky kryeminist\u00ebr do t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb me pun\u00ebtor\u00eb nga Bangladeshi apo Pakistani. Ne jemi n\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, kund\u00ebr nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm i cili sot i ka kapur t\u00eb gjith\u00eb pushtet n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb ekonomin\u00eb p\u00ebr 5 shok\u00ebt, miqt\u00eb, klient\u00ebt e tij<\/em>\u201d, u shpreh Idrizi.<\/p>\n<p>Sipas tij, shqiptar\u00ebt nuk e kan\u00eb pasur asnj\u00ebher\u00eb shtetin kur kan\u00eb pasur nevoj\u00eb, miliona euro do t\u00eb paguhen nga taksat e qytetar\u00ebve n\u00eb arbitrazh, nd\u00ebrsa shtoi se kriza e aeroportit t\u00eb Rinasit, d\u00ebshmon m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb d\u00ebshtimin e funksionimit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>25 prilli, tha kreu i PDIU, do t\u00eb jet\u00eb dita q\u00eb do t\u00eb ndaj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga nj\u00eb regjim autokratik. Ai tha se mandatet e PDIU do t\u00eb largojn\u00eb Edi Ram\u00ebn nga pushteti i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb shkon p\u00ebrpara qytetar\u00ebve pa asnj\u00eb bilanc, ndryshe nga sa premtoi n\u00eb 2017, kur k\u00ebrkoi \u201ctepsin\u00eb\u201d i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201c<em>N\u00eb demokraci, rotacioni, ndryshimi i elitave \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb normale. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb normale p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb ka 8 vjet, sidomos n\u00eb 4 vitet e fundit q\u00eb ka krijuar probleme shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb varf\u00ebrin\u00eb, pensione, largimin e t\u00eb rinjve \u2013 t\u00eb ndryshoj\u00eb pushteti. Ne nuk jemi duke hequr nga pushteti George Washingtonin, por jemi duke hequr Edi Ram\u00ebn q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u00eb rrij\u00eb me Zahon sepse u lodh 23 vjet n\u00eb pushtet. Ne me forc\u00ebn ton\u00eb dhe me mandatet tona, votat tona, do t\u2019ia mund\u00ebsojm\u00eb pensionin politik dhe rotacionin politik, duke e nxjerr\u00eb jasht\u00eb pushtetit Edi Ram\u00ebn<\/em>\u201d, theksoi kryetari i PDIU.<\/p>\n<p>Nga Lushnja ku k\u00ebrkoi votat p\u00ebr kandidatin Nustret Avdullai, kreu i PDIU tha se opozita ka nj\u00eb program konkret p\u00ebr ekonomin\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb taksa t\u00eb ulta, nxitjen e pun\u00ebsimit, subvencione p\u00ebr fermerin dhe garantimin e tregut p\u00ebr prodhimet vendase.<\/p>\n<p>\u201c<em>Produktet sezonale, edhe k\u00ebtu n\u00eb Lushnje hidhen n\u00eb rrug\u00eb dhe kalben. Pse? Un\u00eb nuk besojh q\u00eb lop\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb b\u00ebjn\u00eb qum\u00ebsht me kosto m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se ato t\u00eb Serbis\u00eb! Na ka mbytur k\u00ebtu qum\u00ebshti i Serbis\u00eb. Kjo p\u00ebr nj\u00eb arsye shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, sepse shum\u00eb nga k\u00ebto produkte vijn\u00eb t\u00eb subvencionuara nga shtetet e huaja dhe shteti shqiptar b\u00ebn aleanc\u00eb me importuesit e m\u00ebdhenj. Prandaj programi jon\u00eb \u00ebsht\u00eb orientuar drejt taksave t\u00eb ulta, shtetit t\u00eb vog\u00ebl dhe mbrojtjes s\u00eb produkteve vendase. Kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb q\u00eb ne ta ndryshojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Shqip\u00ebria drejt prodhimit, heqja e atyre gj\u00ebrave q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb q\u00eb 5 veta n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb marrin t\u00eb gjith\u00eb buxhetin e shtetit, q\u00eb ne sot kemi nj\u00eb borxh n\u00eb shifr\u00ebn 97% t\u00eb GDP<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrpara qytetar\u00ebve lushnjar\u00eb, kryetari i PDIU, Shp\u00ebtim Idrizi e vuri theksin te \u00e7\u00ebshtja \u00c7ame duke deklaruar se ajo do t\u00eb avancoj\u00eb, nd\u00ebrsa hodhi akuza n\u00eb drejtim t\u00eb kryeministrit Edi Rama se investohet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb komunitetin \u00e7am.<\/p>\n<p>\u201c<em>N\u00ebse jan\u00eb n\u00eb PS p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u00c7ame, le t\u00eb na tregojn\u00eb minimumi nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb kan\u00eb me Edi Ram\u00ebn. A do ta fusin \u00e7\u00ebshtjen \u00c7ame n\u00eb programin qeveritar? A do ta kthejn\u00eb n\u00eb librat e Historis\u00eb \u00e7\u00ebshtjen \u00c7ame? A do ta ken\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn diplomatike me Greqin\u00eb? A do ta heqin Ligjin e Luft\u00ebs? K\u00ebto jan\u00eb k\u00ebrkesat e para q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do njeri q\u00eb flet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u00c7ame apo q\u00eb flet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb komunitetit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb. Pas gjith\u00e7kaje q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb duke futur duart tek ne, p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka, po ju them se jemi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se kurr\u00eb, edhe k\u00ebtu n\u00eb Lushnje. N\u00eb 25 prill t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndryshimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb \u00e7ojm\u00eb djem e vajza patriot\u00eb n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb. Si\u00e7 e kemi treguar, akoma edhe m\u00eb shum\u00eb do ta tregojm\u00eb q\u00eb ne dim\u00eb t\u00eb ngrem\u00eb z\u00ebrin, dim\u00eb t\u2019u dalim p\u00ebrball\u00eb kauzave tona n\u00eb emrin tuaj dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb<\/em>\u201d, deklaroi Idrizi<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PDIU, Shp\u00ebtim Idrizi zhvilloi nj\u00eb takim me qytetar\u00ebt e Lushnjes, n\u00eb vijim t\u00eb turit elektoral p\u00ebr zgjedhjet e 25 prillit. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Idrizi e vuri theksin te varf\u00ebria q\u00eb ka pllakosur vendin, mungesa e vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe emigracioni masiv, ku vet\u00ebm 4 vitet e fundit jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria 450 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":176575,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[451,2263,329],"class_list":{"0":"post-176574","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"tag-lajme-zjarr","10":"tag-pdiu-do-coje-perpara-ceshtjen-e-shqiptareve-te-camerise","11":"tag-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/176574","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=176574"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/176574\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/176575"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=176574"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=176574"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=176574"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}