{"id":176952,"date":"2021-04-11T17:28:19","date_gmt":"2021-04-11T15:28:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=176952"},"modified":"2021-04-11T17:28:19","modified_gmt":"2021-04-11T15:28:19","slug":"gjoba-110-mln-eurosh-roli-i-nasip-nacos-dhe-avokates-se-shtetit-qe-i-dha-burrit-miliona-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gjoba-110-mln-eurosh-roli-i-nasip-nacos-dhe-avokates-se-shtetit-qe-i-dha-burrit-miliona-euro\/","title":{"rendered":"Gjoba 110 mln eurosh, roli i Nasip Na\u00e7os dhe Avokates s\u00eb Shtetit q\u00eb i dha burrit miliona euro"},"content":{"rendered":"<p>Procesi gjyq\u00ebsor mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe biznesmenit italian Francesco Beccheti, i cili u ngarkoi shqiptar\u00ebve fatur\u00ebn marramend\u00ebse 120 milion\u00eb euro, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb direkte t\u00eb zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, ekspozon nj\u00eb rrjet t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb konflikti interesi dhe transaksionesh t\u00eb dyshimta t\u00eb ngritura rreth Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p><strong>Historia nis n\u00eb vitin 2015.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 23 janar 2015, Avokatura e Shtetit nis procedurat p\u00ebr t\u00eb kontraktuar studion ligjore q\u00eb do t\u00eb mbronte Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb abritrazh p\u00ebr dy padit\u00eb e ngritura nga Becchetti. Tre jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb 13 shkurt, Avokatura e Shtetit, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb drejtohej nga Alma Hicka, shpalli fituese studion angleze \u2018Wragge Lawrence Graham and co\u2019, me \u00e7mimin rekord 2.2 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por tenderi do t\u00eb ngrinte menj\u00ebher\u00eb dyshime edhe vet\u00eb brenda qeveris\u00eb. Pas shpalljes s\u00eb fituesit, ish- ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb Nasip Na\u00e7o, p\u00ebrmes nj\u00eb shkrese i k\u00ebrkon Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit se pse kishte ndjekur dy standarde t\u00eb ndryshme n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e fituesve p\u00ebr dy padit\u00eb e ngritura nga Becchetti duke hedhur hije dyshime se studioja britanike nuk kishte reputacionin dhe kapacitetin e duhur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e Nasip Na\u00e7os kishte mb\u00ebrritur nj\u00eb ankes\u00eb nga nj\u00eb prej konkurrent\u00ebve n\u00eb tender, studioja e mir\u00ebnjohur Derains&amp;Garavi. Edhe pse m\u00eb par\u00eb, kjo studio kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb disa procese gjyq\u00ebsore arbitrazhi, t\u00eb gjitha t\u00eb fituara Avokatura e Shtetit e skualifikoi duke e vler\u00ebsuar me zero pik\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00eb ankes\u00ebn drejtuar ministrit Nasip Na\u00e7o, avokati Hamit Gharavi, hidhte hije t\u00eb r\u00ebnda dyshimi mbi tenderin q\u00eb p\u00ebrzgjodhi studion britanike duke akuzuar Avokatur\u00ebn e Shtetit p\u00ebr konflikt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb interesi.Por saga sapo kishte filluar. Nj\u00eb vit pas p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb studios britanike, Ministria e Energjis\u00eb incioi nj\u00eb projektvendim p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb 2 milion\u00eb euro t\u00eb tjera shtes\u00eb studios britanike, \u2018Wragge Lawrence Graham and co\u2019, ve\u00e7 \u00e7mimit rekord prej 2.2 milion\u00eb euro t\u00eb paguar n\u00eb momentit e p\u00ebrzgjedhjes.<\/p>\n<p>V\u00ebrshimi i parave lum\u00eb drejt studios britanike, krijoi dyshime edhe vet\u00eb brenda qeveris\u00eb. N\u00eb ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb ishte larguar Nasip Na\u00e7o, por kishte ardhur Ylli Manjani. P\u00ebrmes nj\u00eb shkres\u00eb zyrtare, Manjani i k\u00ebrkonte sqarime Ministris\u00eb s\u00eb Energjis\u00eb, p\u00ebr koston shtes\u00eb prej 2 milion\u00eb eurosh q\u00eb po paguhej p\u00ebr studion britanike. N\u00eb p\u00ebrgjigje, Damian Gjinkuri e justifikonte pages\u00ebn shtes\u00eb si kosto p\u00ebr ekspert\u00ebt e pajtuar nga studioja avokatore.<\/p>\n<p>P\u00ebr 1 vit e gjysm\u00eb tentative e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb para shtes\u00eb studios britanike u bllokua nga Ylli Manjani. Por pas largimit t\u00eb Manjanit nga Ministria e drejt\u00ebsis\u00eb konflikti u zgjidh dhe rruga p\u00ebr pagesat u zhbllokua. P\u00ebrmes dy vendimeve t\u00eb shpejta n\u00eb qershor dhe korrik 2018, qeveria miratoi dh\u00ebnien e 2 milion\u00eb eurove shtes\u00eb p\u00ebr avokat\u00ebt britanik\u00eb. Pra n\u00eb total, 4.2 milion\u00eb euro duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb juridike n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb kalonte koha, aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb shtoheshin dyshimet p\u00ebr konfliktin e interesit, mbi Avokatur\u00ebn e Shtetit. MCN publikon ekskluzivisht dokumentet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Arbitrazhit, t\u00eb cilat hedhin drit\u00eb mbi aktor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb procesin me Be\u00e7hetti. Mes tyre, sipas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, rezulton edhe studioja ligjore \u2018Haxhiaj dhe Hajdari\u2019, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e n\u00ebnkontraktorit nga studio ligjore britanike.<\/p>\n<p>Studio ligjore \u2018Haxhiaj dhe Hajdari\u2019 \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 1992. N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2013, asaj i bashkohet si ortak, Envi Hicka, bashk\u00ebshorti i avokates s\u00eb shtetit, Alma Hicka. Sipas dokumenteve n\u00eb QKR rezulton se Hicka, ka q\u00ebndruar vet\u00ebm 1 vit si ortak tek studio \u2018Haxhiaj dhe Hajdari\u2019, pasi n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2014 i ka shitur 5 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve q\u00eb zot\u00ebronte p\u00ebr vet\u00ebm 5 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>A ishte kjo nj\u00eb shitje, thjesht fiktive? Dyshimet kan\u00eb qen\u00eb edhe mes vet\u00eb institucioneve t\u00eb shtetit, pasi pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb komisioni i pavarur i kualifikimit e shkarkoi gjyqtaren Alma Hicka p\u00ebr mos justifikim t\u00eb pasuris\u00eb dhe p\u00ebr konflikt interesi. Megjithat\u00eb n\u00eb rastin e Becchettit, faktet jan\u00eb k\u00ebto.<\/p>\n<p>Avokatura e Shtetit p\u00ebrzgjodhi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb studion britanike p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Shqip\u00ebrin\u00eb kund\u00ebr Becchetit duke i paguar asaj 4.2 milion\u00eb euro. Studio britanike ka pajtuar si n\u00ebnkontraktor firm\u00ebn shqiptare n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn bashk\u00ebshorti i ish-avokates s\u00eb Shtetit ka qen\u00eb ortak.<\/p>\n<p>Se sa nga 4.2 milion\u00eb eurot, q\u00eb Avokatura dhe qeveria i paguan studios britanike, u kthyen s\u00ebrish mbrapsht n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes manovr\u00ebs me studion \u2018Haxhiaj dhe Hajdari\u2019, kjo mbetet t\u00eb verifikohet nga prokuroria. Por procesi i Becchetit \u00ebsht\u00eb i mbushur me dyshime p\u00ebr afer\u00eb nga t\u00eb gjitha drejtimet.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Procesi gjyq\u00ebsor mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe biznesmenit italian Francesco Beccheti, i cili u ngarkoi shqiptar\u00ebve fatur\u00ebn marramend\u00ebse 120 milion\u00eb euro, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb direkte t\u00eb zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, ekspozon nj\u00eb rrjet t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb konflikti interesi dhe transaksionesh t\u00eb dyshimta t\u00eb ngritura rreth Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit. Historia nis n\u00eb vitin 2015. N\u00eb 23 janar 2015, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":176953,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[2221,312,329],"class_list":{"0":"post-176952","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme","8":"tag-becchetti","9":"tag-lajme","10":"tag-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/176952","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=176952"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/176952\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/176953"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=176952"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=176952"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=176952"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}