{"id":176956,"date":"2021-04-11T17:34:22","date_gmt":"2021-04-11T15:34:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=176956"},"modified":"2021-04-11T17:34:22","modified_gmt":"2021-04-11T15:34:22","slug":"basha-me-te-rinjte-ne-elbasan-qeveria-ka-deshtuar-me-rinine-shqiptaret-shkelqejne-jashte-plani-yne-ne-fokus-ekonomia-e-rinia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/basha-me-te-rinjte-ne-elbasan-qeveria-ka-deshtuar-me-rinine-shqiptaret-shkelqejne-jashte-plani-yne-ne-fokus-ekonomia-e-rinia\/","title":{"rendered":"Basha me t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Elbasan: Qeveria ka d\u00ebshtuar me rinin\u00eb! Shqiptar\u00ebt shk\u00eblqejn\u00eb jasht\u00eb. Plani yn\u00eb, n\u00eb fokus ekonomia e rinia"},"content":{"rendered":"<ul>\n<li>Basha me t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Elbasan: Arsimi dual shp\u00ebtim p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e shkolluar dhe t\u00eb papun\u00eb. Qeveria ka d\u00ebshtuar me rinin\u00eb. Shqiptar\u00ebt shk\u00eblqejn\u00eb jasht\u00eb. Plani yn\u00eb, n\u00eb fokus ekonomia dhe rinia.<\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ul>\n<li>T\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Elbasan i ankohen p\u00ebr papun\u00ebsin\u00eb, Basha: Planet tona p\u00ebr ekonomin\u00eb, rinin\u00eb dhe arsimin n\u00eb koordinim me BE-n\u00eb. 8 vite \u00ebnd\u00ebrr e keqe po marrin fund.<\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ul>\n<li>\u201cNdryshimit po i prin rinia.\u201d Basha: E vetmja fush\u00eb ku jemi para \u00ebsht\u00eb emigracioni i rinis\u00eb. Shqiptar\u00ebt emigrojn\u00eb 12 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se serb\u00ebt. Ndryshim q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet mund\u00ebsi.<\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, t\u00eb turin e takimeve n\u00eb qytetin e Elbasanit, ka zhvilluar nj\u00eb bashk\u00ebbisedim dhe me t\u00eb rinj t\u00eb k\u00ebtij qyteti. Problematiket e shumta t\u00eb cilat jan\u00eb kthyer n\u00eb shkakun e largimit t\u00eb t\u00eb rinjve, shihet edhe tek student\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb studiuar n\u00eb universitete europiane dhe q\u00eb nuk kan\u00eb mundur gjejn\u00eb nj\u00eb vend pune. Ata vler\u00ebsojn\u00eb programin e Partis\u00eb Demokratike, si t\u00eb vetmen shpres\u00eb p\u00ebr t\u2019u kthyer t\u00eb ardhmen n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam Fatjon Doku, jam diplomuar n\u00eb Angli dhe prej m\u00ebse 2 vitesh jam rikthyer n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin tim dhe p\u00ebr t\u00eb filluar t\u00eb jetoj n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Papun\u00ebsia sigurisht q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb nga gj\u00ebrat e para q\u00eb kam v\u00ebn\u00eb re, por kam kuptuar q\u00eb papun\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasoj\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb shkaku. Shkaku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mori vendimesh t\u00eb gabuara sidomos n\u00eb dy mandatet e fundit q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar dh\u00ebn\u00eb largimin e rinis\u00eb nga Shqip\u00ebria drejt vendeve t\u00eb Bashkimit Europian. Un\u00eb e kam par\u00eb dhe programin tuaj p\u00ebr masat leht\u00ebsuese q\u00eb do i jepni biznesit dhe individ\u00ebve t\u00eb pun\u00ebsuar ose ose t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar\u201d, u shpreh Fatjon Doku.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se fillimisht u p\u00ebrballa me nj\u00eb realitet q\u00eb r\u00ebndomt\u00eb e dim\u00eb se s ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri, kushtet, paga si dhe sistemi n\u00eb t\u00eb cilin jam m\u00ebsuar pasi kam mbaruar nj\u00eb universitet Italian normalisht k\u00ebtu nuk ishin t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Kam mbaruar n\u00eb Universitetin \u201cZoja e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb\u201d dhe n\u00eb Universitetin \u201cInteregrada\u201d. Kushtet m\u00eb b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb shkoj n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb private, spital privat m\u00eb sakt\u00eb. Por q\u00eb m\u00eb pas na pret pjesa e specializimit, q\u00eb besoj ju e dini se si ndodh r\u00ebndom k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri. Un\u00eb jam nj\u00eb nga ata mjek\u00eb q\u00eb them q\u00eb do iki n\u00eb t\u00eb parin rast q\u00eb do m\u00eb jepet p\u00ebr vet\u00eb faktin se, normalisht, e dim\u00eb se si ndodhemi. Nuk e di cilat jan\u00eb politikat tuaja t\u00eb cilat konsistojn\u00eb p\u00ebr mjek\u00ebt, besoj se flas n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mjek\u00ebve shqiptar\u00eb dhe kushtet t\u00eb cilat ju na ofroni dhe qeveria juaj\u201d, u shpreh nj\u00eb nga t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Basha tha se largimi i t\u00eb rinjve \u00ebsht\u00eb sfida me t\u00eb cil\u00ebn Partia Demokratike ka hartimin e programit q\u00eb ka n\u00eb qend\u00ebr ekonomin\u00eb dhe rinin\u00eb. Ai shpjegoi se ky plan parashikon trajnimin DUAL p\u00ebr p\u00ebrgatitjen profesionale t\u00eb student\u00ebve, stazhe t\u00eb paguara nga qeveria p\u00ebr 10 mij\u00eb student dhe ofrimi falas i 5 gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, jan\u00eb vet\u00ebm disa nga hapat q\u00eb do t\u2019u mund\u00ebsoj pun\u00ebsim me paga dinjitoze.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pa pranueshme q\u00eb emigracioni t\u00eb rinjve t\u00eb vendit tim t\u00eb jet\u00eb 12 her\u00eb me lart\u00eb sesa e nj\u00eb vendi fqinj, sepse kjo tregon se qeveria e vendit tim ka 8 vite q\u00eb nuk b\u00ebn detyrat. P\u00ebrkundrazi d\u00ebshton n\u00eb \u00e7do rrafsh dhe n\u00eb asnj\u00eb rrafsh m\u00eb shum\u00eb sesa me rinin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe sfida me t\u00eb cilin kemi nisur hartimin e programit ton\u00eb q\u00eb ka n\u00eb qend\u00ebr ekonomin\u00eb dhe rinin\u00eb. Kur flasim p\u00ebr rinin\u00eb, kemi parasysh arsimin dhe pun\u00ebsimin e rinis\u00eb. Programi yn\u00eb ka zgjidhje konkrete dhe t\u00eb realizueshme, jo tullumbace elektorale. Shumic\u00ebn e k\u00ebtyre zgjidhjeve faktikisht i kemi hartuar jo vet\u00ebm duke u d\u00ebgjuar ju, por edhe duke marr\u00eb vendimin tuaj. Sigurisht duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb kapacitete dhe potencialin real t\u00eb rinis\u00eb n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb reale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr q\u00eb se kemi shfryt\u00ebzuar fare k\u00ebto 8 vite, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndihma nga Bashkimi Europian n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, n\u00eb ekonomi, e n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb rini. E kur qeveria shqiptare q\u00eb do t\u00eb dal nga vota e 25 prillit t\u00eb vendos nj\u00eb euro n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb prioriteti, fjala bie rinia, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurt q\u00eb BE-ja do t\u00eb vendos t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb, ndoshta dy dhe k\u00ebshtu s\u00eb bashku do t\u00eb konvergojm\u00eb interesat e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb familjeve shqiptare, interesat tuaja q\u00eb jan\u00eb edhe interesat e mia dhe t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme me interesat e Bashkimit Europian dhe do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb mundur t\u00eb kap\u00ebrcejm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb keqe q\u00eb ju mundon prej 8 vitesh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga prioritetet tona tek reforma t\u00eb arsim. S\u00eb pari, ta kalojm\u00eb arsimin e lart\u00eb n\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb shum\u00eb t\u00eb suksesshme p\u00ebr Europ\u00ebn q\u00eb sot po e adopton edhe rajoni, po e adopton edhe Maqedonia, po e adopton edhe Kosova, edhe Serbia. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr trajtimin DUAL. E th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht\u00eb vendin q\u00eb do t\u00eb z\u00ebr\u00eb nj\u00eb universitet ne p\u00ebrgatitjen profesionale qoft\u00eb p\u00ebr jurist\u00ebt, qoft\u00eb p\u00ebr inxhinier\u00ebt e nd\u00ebrtimit, qoft\u00eb p\u00ebr mjek\u00ebt, qoft\u00eb p\u00ebr teknologjin\u00eb e informacionit. Praktika. Sa koh\u00eb do t\u00eb harxhoni me teorin\u00eb, sa koh\u00eb do t\u00eb harxhoni me praktik\u00ebn. Kjo qasje e re europiane q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb rajon shkon deri n\u00eb nj\u00eb ndarje gjysm\u00eb p\u00ebr gjysm\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb studentit, pra edhe t\u00eb pedagogut. Por kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb duhet investuar n\u00eb universitetet tona, duhet investim n\u00eb infrastruktur\u00eb, duhet investim n\u00eb p\u00ebrgatitjen e pedagog\u00ebve, trajnimin e tyre dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ne kemi hedhur hapa konkret\u00eb. Jo vet\u00ebm kemi b\u00ebr\u00eb planifikimet e duhura por jemi vendosur n\u00eb kontakt me Aleanc\u00ebn Europiane t\u00eb Universiteteve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Jemi vendosur n\u00eb kontakt me Komisionin Europian t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrkrahin plot\u00ebsisht programin ton\u00eb q\u00eb universitete e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb metod\u00eb t\u00eb trajnimit DUAL. Kjo do t\u2019ju p\u00ebrgatis\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr tregun e pun\u00ebs. Vet\u00eb praktika gjat\u00eb universitetit dhe m\u00eb pas praktika pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve ju jep mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kontakt t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm me sektorin privat. Sikund\u00ebr i jep mund\u00ebsin\u00eb sektorit privat t\u00eb evidentoj\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb do t\u00eb pun\u00ebsoj\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb studimeve 10 mij\u00eb student\u00eb \u00e7do vit do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb stazh t\u00eb paguar nga shteti n\u00eb mas\u00ebn 30 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 12 mujore. Edhe kjo b\u0451het n\u0451 funksion t\u0451 nd\u00ebrtimit t\u0451 nj\u0451 ure nga auditor\u00ebt tek tregu i pun\u00ebs. P\u0451r k\u0451t\u0451 na duhet auditor, apo le t\u0451 themi universitete t\u0451 cilat t\u0451 jan\u00eb t\u0451 mir\u0451trajnuara n\u0451 k\u0451t\u0451 praktik, pra, q\u0451 t\u0451 na ofrojn\u00eb praktik\u00ebn krahas teoris\u00eb, por na duhet dhe tregu i pun\u00ebs. Tregu i pun\u00ebs nuk vjen me urdh\u00ebr kryeministri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Tregu i pun\u00ebs vjen kur ke krijuar kushtet si p\u0451r investitor\u00ebt vendas dhe t\u0451 investitor\u00ebve t\u0451 huaj. Prandaj \u0451sht\u0451 e r\u0451nd\u0451sish\u0451m paketa fiskale q\u0451 diskutuam p\u00ebrpara se me paket\u00ebn aktuale nuk ka pse t\u0451 vij asnj\u0451 investitor k\u00ebtu. Madje po shkojn\u00eb investitor nga Shqip\u0451ria n\u0451 Maqedoni. Edhe n\u0451 fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit, edhe n\u0451 Mal t\u0451 zi. Po pse do t\u0451 vij k\u00ebtu kur taks\u00ebn e ka 15%, kur tatim fitimin e ka 15% kur atje e ka 9%. Pse duhet t\u0451 vij k\u00ebtu kur naft\u00ebn e ka t\u0451 tret\u0451 m\u0451 t\u0451 shtrenjt\u00eb n\u0451 bot\u0451, kur atje e ka pothuajse p\u00ebrgjysm\u00eb. Pra, krijimi i kushteve q\u0451 investimet t\u0451 vijn\u00eb n\u0451 Shqip\u00ebri \u0451sht\u0451 hapi i par\u0451. Nga ana tjet\u00ebr si\u00e7 e thash duhet t\u0451 gjejm\u00eb njer\u00ebz t\u0451 kualifikuar p\u00ebrpunon q\u0451 do t\u0451 kryhet. Prandaj \u0451sht\u0451 e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u0451 t\u0451 dyja duhet t\u0451 ecin paralel edhe paketa fiskale q\u0451 na kthen konkurueshm\u0451rin\u0451 brenda vendit dhe me vendet e tjera t\u0451 rajonit, edhe p\u00ebrgatitja e profesionist\u00ebve t\u0451 nes\u00ebrm dhe n\u0451 funksion t\u0451 dyjave, planet tona jan\u00eb t\u0451 qarta dhe hapat q\u0451 kemi hedhur tashm\u00eb akoma pa marr\u0451 qeverisjen e vendit, flasin vet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me aleanc\u00ebn Europiane t\u0451 universiteteve ne do t\u0451 fillojm\u00eb nga 1 shtatori t\u0451 ofrojm\u00eb 5 gjuh\u00eb t\u0451 huaja t\u0451 paguara nga shteti n\u0451 Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht. Me t\u0451 nj\u00ebjt\u00ebn aleanc\u00eb do t\u0451 ofrojm\u00eb 20 trajnime profesionale online dhe s\u0451 shpejti, dmometh\u0451n\u0451 hapi tjet\u00ebr do t\u0451 jet\u00eb hapja e nj\u0451 kampusi t\u0451 kombinuar t\u0451 pes\u00eb apo gjasht\u00eb universiteteve k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr trajnimin profesional t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Nuk do t\u00eb l\u00ebm\u00eb pas as trajnimin profesional t\u00eb nivelit t\u00eb mes\u00ebm, hidraulik, elektricist, marangoz, tornitor, mekanik e t\u00eb tjer\u00eb. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi hedhur hapa konkret\u00eb, me institucione dhe korporata evropiane, por jo ama t\u00eb trajnohen k\u00ebtu edhe t\u00eb emigrojn\u00eb, si do ta mund\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb duke mbyllur jo hendekun por oqeanin midis nivelit t\u00eb pagave dhe standardeve t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb ekziston sot n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb krahasim me ato t\u00eb vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian. Natyrisht do t\u00eb kemi edhe instrumente t\u00eb tjer\u00eb, ju p\u00ebrmend\u00ebt se si do e filloj un\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr pes\u00eb mij\u00eb \u00e7ifte t\u00eb reja n\u00eb vit ne do t\u00eb ofrojm\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e subvencionimit 100% t\u00eb interesave t\u00eb kredis\u00eb kur blen nj\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00e7iftet e reja, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb familjet shqiptare faktikisht ne do t\u00eb ofrojm\u00eb prej dit\u00ebs ton\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb qeveri bonusin e bebeve q\u00eb deri n\u00eb pes\u00eb vje\u00e7, muaj p\u00ebr muaj 30 mij\u00eb lek t\u00eb vjetra p\u00ebr t\u00eb porsalindurit deri n\u00eb 5 vje\u00e7, e m\u00eb tej mb\u00ebshtetjen e m\u00ebtejshme t\u00eb familjes shqiptare, sepse pa mb\u00ebshtetur familjen shqiptare na pret nj\u00eb fat shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb cilin na e ka parashikuar OKB-ja, Shqip\u00ebria do t\u00eb tkurret n\u00eb nj\u00eb milion\u00eb banor\u00eb, do t\u00eb tkurret n\u00eb nivelet ku ishte gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb komb\u00ebtare, vep\u00ebr e politik\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, t\u00eb cil\u00ebn ne nuk mund ta pranojm\u00eb, nuk do ta pranojm\u00eb, do ta luftojm\u00eb dhe do ta ndryshojm\u00eb fatin e vendit, fatin e familjeve tona duke mb\u00ebshtetur fuqimisht rinin\u00eb p\u00ebrmes mekanizmave q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb her\u00ebt dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb besoj do kemi rastin ti cekim gjat\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebbisedimi\u201d, u shpreh Basha.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kryedemokrati gjithashtu shprehu zotimin se me rritjen e pagave p\u00ebr infermier\u00ebt dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i kushteve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr mjek\u00ebt do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb ata mos t\u00eb largohen nga vendi. Ai gjithashtu shpjegoi dhe programin e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr sportin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb problem shum\u00eb i madh numri i mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt po largohen. Po largohen me numrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb 30 vite, ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Ka nj\u00eb norm\u00eb q\u00eb duhen kaq mjek\u00eb p\u00ebr kaq mij\u00eb banor\u00eb. Ne jemi sot 10 her\u00eb posht\u00eb asaj norme p\u00ebrsa i takon nivelit europian dhe po i afrohemi realiteteve m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb Afrik\u00ebs. Jeta dhe sh\u00ebndeti jan\u00eb 2 gj\u00ebra kryesore dhe jan\u00eb 2 detyrat kryesore t\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb ndihmoj\u00eb sigurimin e jet\u00ebs dhe sh\u00ebndetit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet. Prandaj n\u00eb 2013 jam i sigurt q\u00eb shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Elbasanit, si shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u entuziazmuar kur d\u00ebgjuan sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb falas. Ku e kemi sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb falas n\u00eb 8 vite pas qeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb pikjat! Pandemia me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen bot\u00ebror, por m\u00ebnyra se si sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor ishte i p\u00ebrgatitur p\u00ebr tu p\u00ebrballur me pandemin\u00eb tregon d\u00ebshtimin total t\u00eb k\u00ebsaj qeverisje me sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb. Dhe treguesi m\u00eb i tmerrsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb largimi i mjek\u00ebve dhe i infermier\u00ebve, i personelit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, nga Shqip\u00ebria. Arsye kryesore padiskutim jan\u00eb pagat. Por nuk jan\u00eb vet\u00ebm pagat jan\u00eb edhe kushtet e pun\u00ebs. Sa marrin mjek\u00ebt tan\u00eb sot? Paga qesharake. M\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb rajon. Kosova ka gjysm\u00ebn e buxhetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Mos e harroni k\u00ebt\u00eb. Kosova ka gjysm\u00ebn e buxhetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe prap\u00eb se prap\u00eb ia del t\u00eb paguaj\u00eb mjek\u00eb dhe infermier\u00eb me shuma t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb mos t\u00eb jen\u00eb n\u00eb kushte mbijetese, p\u00ebr tu ruajtur dinjitetin dhe mir\u00ebqenien minimale familjare. Stabilizimi i k\u00ebtij procesi vjen me pagat e mjek\u00ebve dhe t\u00eb infermier\u00ebve. Ndaj n\u00eb programin ton\u00eb ne kemi parashikuar pag\u00ebn 1200 euro p\u00ebr mjek\u00ebt, 950 euro p\u00ebr mjek\u00ebt specializant\u00eb dhe 700 euro p\u00ebr infermier\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb stabilizojm\u00eb, t\u00eb ndalim largimin masiv t\u00eb mjek\u00ebve. Kjo n\u00eb vetvete nuk mjafton.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Hapi i dyt\u00eb q\u00eb do t\u00eb hedhim \u00ebsht\u00eb do t\u00eb dyfishojm\u00eb kapacitetet p\u00ebr t\u00eb trajnuar mjek\u00eb dhe infermier\u00eb p\u00ebrmes hapjes s\u00eb nj\u00eb fakulteti t\u00eb ri mjek\u00ebsor n\u00eb Tiran apo dyfishimit t\u00eb aktualit. Un\u00eb personalisht nj\u00eb nga zgjidhjet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ekspert\u00ebt e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb preferoj hapjen e nj\u00eb fakulteti tjet\u00ebr, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb numri i mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve q\u00eb trajnohen n\u00eb fakultetet tona t\u00eb rritet ndjesh\u00ebm. Por edhe kjo nuk mjafton. Reforma jon\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore ka n\u00eb qend\u00ebr pacientin shqiptar\u00eb. Ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto 8 vite Check-up e dhjet\u00ebra koncesione t\u00eb tjera korruptive, faktikisht kan\u00eb pasur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes vjedhjen e parave t\u00eb buxhetit, vjedhjen e parave t\u00eb sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe futjen e tyre n\u00eb xhepat e 4.5 njer\u00ebzve duke filluar me pushtetar\u00ebt sigurisht, Se aty nis e keqa dhe aty nis dhe mund\u00ebsia p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Reforma jon\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb qend\u00ebr pacientin q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ne do t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00ebn sh\u00ebndet\u00ebsore, do t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb spitalet publike, n\u00eb aparaturat e spitaleve publike, n\u00eb infrastruktur\u00ebn e spitaleve publike, por po k\u00ebshtu do t\u00eb mund\u00ebsojm\u00eb nj\u00eb konkurrenc\u00eb p\u00ebrmes procesit t\u00eb decentralizimit, t\u00eb vet administrimit t\u00eb spitaleve q\u00eb sot jan\u00eb t\u00eb \u00e7\u2019decitralizuara si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. E para do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb buxhet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb aksesit t\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb sport. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh sportist i zoti duhet ta fillosh q\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Investimi n\u00eb shkollat publike, pra koh\u00ebs s\u00eb edukimit fizik, t\u00eb klasave sportive n\u00eb shkollat publike dhe po k\u00ebshtu t\u00eb investimit n\u00eb ata me t\u00eb cil\u00ebt me talentin dhe d\u00ebshir\u00ebn e tyre jan\u00eb premtues p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sportist\u00eb, profesionist\u00eb q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re dhe angazhimi i sektorit privat p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur sportin, at\u00eb q\u00eb ne e quajm\u00eb defiskalizim, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne do zbresim nga nj\u00eb pjes\u00eb e taksave, do t\u2019i quajm\u00eb shpenzime, sponsorizohet q\u00eb i b\u00ebhen sportit apo sportist\u00ebve, sipas p\u00ebrvojave m\u00eb t\u00eb mira europiane dhe kjo do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb q\u00eb sportist\u00ebt, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, mos t\u00eb humbim pra, tradit\u00ebn e shk\u00eblqyer q\u00eb ka mbijetuar dhe n\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb sportit shqiptar dhe s\u00eb dyti, t\u2019i mbajm\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb shprehin talentin e tyre\u201d, tha Basha.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Basha me t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Elbasan: Arsimi dual shp\u00ebtim p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e shkolluar dhe t\u00eb papun\u00eb. Qeveria ka d\u00ebshtuar me rinin\u00eb. Shqiptar\u00ebt shk\u00eblqejn\u00eb jasht\u00eb. Plani yn\u00eb, n\u00eb fokus ekonomia dhe rinia. &nbsp; T\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Elbasan i ankohen p\u00ebr papun\u00ebsin\u00eb, Basha: Planet tona p\u00ebr ekonomin\u00eb, rinin\u00eb dhe arsimin n\u00eb koordinim me BE-n\u00eb. 8 vite [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":176957,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[596,2320,312,329],"class_list":{"0":"post-176956","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme","8":"tag-basha","9":"tag-elbasan","10":"tag-lajme","11":"tag-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/176956","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=176956"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/176956\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/176957"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=176956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=176956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=176956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}