{"id":178194,"date":"2021-04-17T16:43:15","date_gmt":"2021-04-17T14:43:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=178194"},"modified":"2021-04-17T16:43:15","modified_gmt":"2021-04-17T14:43:15","slug":"nga-ylli-dylgjeri-copeza-mendimesh-per-patronazhistet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-ylli-dylgjeri-copeza-mendimesh-per-patronazhistet\/","title":{"rendered":"Nga Ylli Dylgjeri \/Cop\u00ebza mendimesh p\u00ebr patronazhist\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<p>N\u2019da\u00e7 merreni me t\u00eb qeshur, n\u2019da\u00e7 merreni seriozisht, un\u00eb po shkruaj disa cop\u00ebza mendimesh analize nga kjo historia me databaz\u00ebn e PS-s\u00eb dhe patronazhist\u00ebt e saj.<\/p>\n<ol>\n<li>Patronazhisti \u00ebsht\u00eb dhe ka vepruar si sigurimsi i dikursh\u00ebm \u2013 oficer operativ, i cili p\u00ebrndiqte nj\u00eb num\u00ebr shtetasish. Me k\u00ebt\u00eb rrjet patronazhist\u00ebsh Rilindja na riktheu fuqiplot\u00eb Sigurimin e Shtetit, mbas 30 vjet q\u00eb e konsideronim veten regjim demokratik, qoft\u00eb dhe hibrid. Caktoi p\u00ebr secilin nga ne p\u00ebrndjek\u00ebsin e mendimit politik individual,operativin-sigurims-komisar politik, t\u00eb cilit i ka dh\u00ebn\u00eb em\u00ebrtimin patronazhist.<\/li>\n<li>Baza e t\u00eb dh\u00ebnave personale, e krijuar me sakt\u00ebsi n\u00eb detaje, tregon p\u00ebrfundimisht q\u00eb zyrat e shtetit i jan\u00eb n\u00ebnshtruar partis\u00eb ose m\u00eb sakt\u00eb sektit rilindas.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb mund\u00ebsi, edhe sikur t\u00eb kesh n\u00eb dispozicion nj\u00eb ushtri specialist\u00ebsh, t\u00eb mbledh\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb regjistrin e votuesve t\u00eb dh\u00ebna aq t\u00eb sakta.<\/p>\n<p>Ato jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb ne i kemi dor\u00ebzuar n\u00eb zyrat e shtetit apo platformat shtet\u00ebrore sa her\u00eb jan\u00eb k\u00ebrkuar, duke besuar q\u00eb me k\u00ebt\u00eb informacion nuk luhet. Sot<\/p>\n<p>ato i kemi sheshit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Ky veprim \u00ebsht\u00eb jo thjesht keqb\u00ebrje elektorale, por nj\u00eb krim ndaj secilit qytetar. Normalisht \u00ebsht\u00eb kryer krim aq her\u00eb sa persona ka t\u00eb regjistruar n\u00eb listat e votuesve. Me k\u00ebt\u00eb rast doli n\u00eb drit\u00eb fakti q\u00eb e dinim prej koh\u00ebsh se Rilindja vjedh \u00e7do gj\u00eb q\u00eb i del p\u00ebrpara dhe q\u00eb u rikthye fuqiplot\u00eb regjimi i partis\u00eb-shtet.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li>Tek shqyrtuam secili nga ne preferencat politike dhe prirjen nga 2013 sot, vum\u00eb re se kishte mjaft pasakt\u00ebsi. Shum\u00eb vet\u00eb t\u00eb rrethit shoq\u00ebror apo familjar q\u00eb kan\u00eb votuar rregullisht at\u00eb q\u00eb ne e quajm\u00eb opozit\u00eb sot jan\u00eb sh\u00ebnuar ose si votues t\u00eb PS, ose me preferenc\u00eb PS. Ky \u201cgabim\u201d n\u00eb realitet na b\u00ebn t\u00eb kuptojm\u00eb ca gj\u00ebra t\u00eb thjeshta:<\/li>\n<\/ol>\n<p>3.1 Patronazhist\u00ebt si\u00e7 duket punojn\u00eb me norm\u00eb apo me plan, si para 90-\u00ebs, dhe t\u00eb shkret\u00ebt ndoshta n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb arritur planin kan\u00eb sh\u00ebnuar edhe kuturu preferenc\u00eb PS. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhen m\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb qeshim.<\/p>\n<p>3.2\u00a0 Patronazhist\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrrmuese t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb institucionet e shtetit i kan\u00eb sh\u00ebnuar votues t\u00eb PS-s\u00eb. A tregon kjo q\u00eb administrata \u00ebsht\u00eb totalisht e politizuar, apo tregon dhun\u00eb psikologjike mbi punonj\u00ebsin e administrates, q\u00eb t\u00eb mos guxoj\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb vot\u00ebn. Edhe me k\u00ebt\u00eb qeshim kur na kujtohen zgjedhjet lokale t\u00eb 2019, kur punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs nga frika u paraqit\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb qendra votimi, por edhe ata si populli nuk e votuan Rilindjen, prandaj doli partia e dyt\u00eb n\u00eb vend \u201cvota e pavlefshme\u201d.<\/p>\n<p>3.3\u00a0 Patronazhist\u00ebt nuk punojn\u00eb vet\u00ebm. Preferencat politike nuk i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb interviste n\u00eb telefon t\u00eb kryer me ne, duke u paraqitur qoft\u00eb nga PS, qoft\u00eb si kompani sondazhesh. Preferencat duksh\u00ebm jan\u00eb sh\u00ebnuar sipas analizave t\u00eb thashethemeve apo llafeve q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb parti spiunat e r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb lagjeve apo t\u00eb shkall\u00ebs, ose edhe t\u00eb qendrave t\u00eb pun\u00ebs, ku edhe nj\u00eb fjal\u00eb e th\u00ebn\u00eb kund\u00ebr Rilindjes, edhe n\u00ebse je me PS, t\u00eb klasifikon si socialist t\u00eb pasigurt apo me preferenca t\u00eb tjera. Apo nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi e shprehur p\u00ebr opozit\u00ebn edhe nga votues t\u00eb rregullt e t\u00eb konsoliduar t\u00eb saj, krijon shpres\u00ebn se ai individ nuk do ta votoj\u00eb m\u00eb opozit\u00ebn. E duke qen\u00eb se ne elektorati i opozit\u00ebs jemi elektorati me mendjen e lir\u00eb dhe gjuh\u00ebn e zgjidhur, q\u00eb nuk ia p\u00ebrtojm\u00eb t\u00eb shajm\u00eb edhe partin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn votojm\u00eb apo militojm\u00eb, m\u00eb ndodh q\u00eb shum\u00eb nga t\u00eb njohurit e mi votues solid\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs m\u00eb shfaqen sikur e kan\u00eb dredhur dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb votues t\u00eb PS-s\u00eb. Pra, p\u00ebrfundimisht jemi t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebn p\u00ebrgjim t\u00eb vazhduesh\u00ebm nga patronazhist\u00ebt dhe rrjeti i tyre, nj\u00ebsoj si n\u00eb koh\u00ebn e Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb qeshim p\u00ebrs\u00ebri, sepse nuk ul\u00ebrasim dot, pasi nuk kemi institucione t\u00eb pavarura drejt\u00ebsie e mbrojtjeje t\u00eb dinjitetit t\u00eb individit q\u00eb duhet ta trajtojn\u00eb ul\u00ebrim\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li>Populli shqiptar, jo patronazhist, e shfaqi p\u00ebrs\u00ebri tiparin e tij modern t\u00eb zhvler\u00ebsimit t\u00eb \u00e7do posht\u00ebrsie t\u00eb k\u00ebtij vendi me humor e sarkaz\u00ebm. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk v\u00ebm\u00eb re asnj\u00eb ndjesi apo veprim hakmarr\u00ebs ndaj patronazhist\u00ebve, por kemi mprehur n\u00eb kulm t\u00eb tallur\u00ebn. E nisur nga kjo ngjarje a nuk do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ishin hapur edhe dosjet e v\u00ebrteta, jo ato t\u00eb p\u00ebrpunuara, t\u00eb Sigurimit q\u00eb p\u00ebrpara 30 vjet\u00ebsh?<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, patronazhistat duhet ta dini se pun\u00ebdh\u00ebnsit tuaj jemi ne, jo Rilindja e Naltlig\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tij, sepse po t\u00eb mos ishim ne, opozitar\u00ebt mendje lir\u00eb e gjuh\u00ebzb\u00ebrthyer, nuk do t\u00eb ishit as ju hijet e skutave.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u2019da\u00e7 merreni me t\u00eb qeshur, n\u2019da\u00e7 merreni seriozisht, un\u00eb po shkruaj disa cop\u00ebza mendimesh analize nga kjo historia me databaz\u00ebn e PS-s\u00eb dhe patronazhist\u00ebt e saj. Patronazhisti \u00ebsht\u00eb dhe ka vepruar si sigurimsi i dikursh\u00ebm \u2013 oficer operativ, i cili p\u00ebrndiqte nj\u00eb num\u00ebr shtetasish. Me k\u00ebt\u00eb rrjet patronazhist\u00ebsh Rilindja na riktheu fuqiplot\u00eb Sigurimin e Shtetit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":159353,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231,235],"tags":[312,287,329],"class_list":{"0":"post-178194","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme","8":"category-vendi","9":"tag-lajme","10":"tag-ylli-dylgjeri","11":"tag-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/178194","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=178194"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/178194\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159353"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=178194"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=178194"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=178194"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}