{"id":178361,"date":"2021-04-19T08:15:27","date_gmt":"2021-04-19T06:15:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=178361"},"modified":"2021-04-19T08:16:04","modified_gmt":"2021-04-19T06:16:04","slug":"vehap-kola-kembana-e-vucic-per-zgjedhjet-ne-shqiperi-vule-sigurie-per-humbjen-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vehap-kola-kembana-e-vucic-per-zgjedhjet-ne-shqiperi-vule-sigurie-per-humbjen-e-rames\/","title":{"rendered":"Vehap Kola: K\u00ebmbana e Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebr Zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri, vul\u00eb sigurie p\u00ebr humbjen e Ram\u00ebs\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Lajmi se Vu\u00e7i\u00e7 \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr fitoren e pritshme t\u00eb opozit\u00ebs, n\u00eb Zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme n\u00eb Shqip\u00ebri, ka ardhur si nj\u00eb konfirmim shtes\u00eb i gjetjeve t\u00eb t\u00eb gjitha sondazheve t\u00eb pavarura. Edhe Vu\u00e7i\u00e7, u \u00ebsht\u00eb referuar sondazheve, q\u00eb ai i quan serioze dhe q\u00eb tregojn\u00eb se dallimi nd\u00ebrmjet PD-s\u00eb dhe PS-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb brenda marzhit t\u00eb gabimit statistikor. Vu\u00e7i\u00e7, \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar nga k\u00ebto sondazhe, sepse kjo do t\u00eb sillte n\u00eb pushtet Lulzim Bash\u00ebn, i cili sipas tij k\u00ebrkon t\u00eb bashkoj\u00eb Kosov\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo rr\u00ebmuj\u00eb e Vu\u00e7i\u00e7, 7 dit\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, na ndihmon t\u00eb kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb disa argumente. S\u00eb pari, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Rama ai q\u00eb e ka ndjer\u00eb humbjen, gj\u00eb q\u00eb e ka nxjerr\u00eb nga shinat e normalitetit disa her\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb fundit. Por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga miqt\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb Ram\u00ebs q\u00eb e ka kuptuar rezultatin e Zgjedhjeve t\u00eb 25 Prillit dhe ndjehet i shqet\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Fakti q\u00eb Presidenti serb shprehet se fitorja e Lulzim Bash\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri prek interesat strategjike t\u00eb Serbis\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht d\u00ebshmi se Rama n\u00eb zyr\u00ebn e Kryeministrit n\u00eb Tiran\u00eb, ka sh\u00ebrbyer si garant i p\u00ebrmbushjes s\u00eb k\u00ebtyre interesave. K\u00ebtu vijm\u00eb tek argumenti i dyt\u00eb, t\u00eb cilin e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm nd\u00ebrhyrja e Vu\u00e7i\u00e7. Fitorja e Zgjedhjeve nga opozita dhe Lulzim Basha, \u00ebsht\u00eb fitore p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Slogani i fushat\u00ebs s\u00eb Bash\u00ebs \u201cShqip\u00ebria Fiton\u201d, gjen k\u00ebshtu p\u00ebrmbushje reale.<\/p>\n<p>Shpeshher\u00eb, gara nd\u00ebrmjet fqinj\u00ebve dhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet tyre zhvillohen sipas parimit t\u00eb loj\u00ebs me shumatore zero. Ve\u00e7an\u00ebrisht, n\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr investime t\u00eb huaja q\u00eb targetojn\u00eb rajonin dhe duan t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga avantazhet q\u00eb ofrojn\u00eb ekonomit\u00eb n\u00eb zhvillim t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, sa her\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria fiton nj\u00eb investim, vendet fqinje e kan\u00eb humbur at\u00eb mund\u00ebsi. Vu\u00e7i\u00e7, \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr vendin e tij. N\u00eb vitet e qeverisjes s\u00eb tij, Serbia ka t\u00ebrhequr miliarda euro investime t\u00eb huaja direkte, ka avancuar ndjesh\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit dhe, me ndihm\u00ebn dhe nd\u00ebrhyrjen e Ram\u00ebs dhe qeveris\u00eb shqiptare, ka kthyer n\u00eb avantazhin e Serbis\u00eb procesin e negociatave me Kosov\u00ebn. Serbia ka fituar nj\u00eb rol qendror n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb pik\u00ebn e kontaktit p\u00ebr BE-n\u00eb dhe ShBA-t\u00eb p\u00ebr rajonin ton\u00eb. Vazhdim\u00ebsia e Ram\u00ebs n\u00eb pushtet, do t\u00eb garantonte edhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e pozit\u00ebs s\u00eb liderit rajonal p\u00ebr Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, fitorja e Bash\u00ebs perceptohet nga Vu\u00e7i\u00e7 si humbje p\u00ebr Serbin\u00eb, sepse duksh\u00ebm president serb dhe Serbia po humbasin nj\u00eb aleat t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Programi qeveris\u00ebs i opozit\u00ebs parashikon nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb fiskale, ekonomike dhe sociale q\u00eb do ta rikthej\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vendin m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr investimet e huaja n\u00eb rajonin ton\u00eb. Shqip\u00ebria ka edhe avantazhin natyror t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb saj ky\u00e7e p\u00ebr transportin dhe resurset natyrore. Popullsia Shqiptare vijon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr popullsit\u00eb m\u00eb t\u00eb reja n\u00eb Europ\u00eb dhe kapitali njer\u00ebzor q\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00ebn qeverisjen Basha do t\u00eb konkurroj\u00eb fuqimisht ekspertiz\u00ebn me kosto t\u00eb favorshme t\u00eb Serbis\u00eb. Si rrjedhoj\u00eb, fitorja e Bash\u00ebs do t\u00eb sjell\u00eb edhe ngjitjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb gar\u00ebn rajonale p\u00ebr kapital t\u00eb huaj, vende pune dhe mir\u00ebqenie.<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7, \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se me humbjen e Ram\u00ebs, Serbia ka humbur n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb interlokutor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb saj n\u00eb Prishtin\u00eb dhe nj\u00eb avokat t\u00eb axhend\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr nj\u00eb Jugosllavi t\u00eb Re n\u00eb Ballkan. Rama nuk ka hezituar as t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb Kosov\u00ebn si planprish\u00ebse n\u00eb Ballkan, si ajo q\u00eb nuk e do bashk\u00ebjetes\u00ebn paq\u00ebsore dhe bashk\u00ebpunimin n\u00eb Ballkan. Nd\u00ebrsa Basha, ka treguar qart\u00ebsisht se ai do t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb loboj\u00eb p\u00ebr njohjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb saj dhe an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb OKB, BE dhe NATO. Prandaj Vu\u00e7i\u00e7 \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht legjitim n\u00eb shqet\u00ebsimin e tij p\u00ebr fitoren e Zgjedhjeve t\u00eb 25 Prillit nga Partia Demokratike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb, k\u00ebsisoj, se nga ardhja n\u00eb pushtet e Lulzim Bash\u00ebs nuk fiton vet\u00ebm Shqip\u00ebria, por fiton edhe Kosova dhe pozita e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan fiton dimensione t\u00eb reja, shum\u00eb m\u00eb t\u00eb konsoliduara dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb favorshme. N\u00eb loj\u00ebn me shumatore zero t\u00eb gar\u00ebs rajonale, nj\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb fiton n\u00ebnkupton nj\u00eb Serbi q\u00eb humbet dhe Vu\u00e7i\u00e7 e ka t\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr. Brenga e nj\u00eb Presidenti serb nga fitorja e t\u00eb djatht\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb kaq e dukshme dhe kaq pakujdesshme. Ajo vet\u00ebm sa hedh drit\u00eb mbi p\u00ebrmas\u00ebn e gjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj fitoreje. K\u00ebmbana e alarmit t\u00eb cil\u00ebs i ra sot Vu\u00e7i\u00e7 n\u00eb Beograd, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb certifikat\u00eb e qart\u00eb e frik\u00ebs dhe panikut q\u00eb ka z\u00ebn\u00eb Ram\u00ebn, nga humbja q\u00eb e pret n\u00eb 25 Prill. Por ajo shpalosi edhe nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb asaj q\u00eb fiton Shqip\u00ebria me fitoren e Lulzim Bash\u00ebs n\u00eb k\u00ebto zgjedhje: Shqip\u00ebria do t\u00eb \u00e7lirohet nga nj\u00eb qeveri q\u00eb e duan fqinj\u00ebt dhe e urren populli i saj. K\u00ebmbana serbe n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb fushat\u00ebs n\u00eb vendin ton\u00eb na ndihmon t\u00eb kuptojm\u00eb potencialet q\u00eb do t\u00eb \u00e7lirohen n\u00eb vendin ton\u00eb me ardhjen e opozit\u00ebs n\u00eb pushtet. Nuk ka mbetur askush q\u00eb t\u00eb mos e dij\u00eb tashm\u00eb se n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit fiton Basha dhe humbet Rama. Por p\u00ebrtej saj, fiton Shqip\u00ebria dhe kjo e trishton Vu\u00e7i\u00e7in. Me shp\u00ebrthimin e tij, Vu\u00e7i\u00e7 shoi \u00e7do dyshim se p\u00ebr k\u00eb duhet t\u00eb votojn\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lajmi se Vu\u00e7i\u00e7 \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr fitoren e pritshme t\u00eb opozit\u00ebs, n\u00eb Zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme n\u00eb Shqip\u00ebri, ka ardhur si nj\u00eb konfirmim shtes\u00eb i gjetjeve t\u00eb t\u00eb gjitha sondazheve t\u00eb pavarura. Edhe Vu\u00e7i\u00e7, u \u00ebsht\u00eb referuar sondazheve, q\u00eb ai i quan serioze dhe q\u00eb tregojn\u00eb se dallimi nd\u00ebrmjet PD-s\u00eb dhe PS-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb brenda marzhit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":178364,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[2500],"class_list":{"0":"post-178361","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-vehap-kola-flet-per-deklaraten-e-vucic-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/178361","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=178361"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/178361\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/178364"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=178361"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=178361"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=178361"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}