{"id":179209,"date":"2021-04-23T17:39:48","date_gmt":"2021-04-23T15:39:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=179209"},"modified":"2021-04-23T18:52:03","modified_gmt":"2021-04-23T16:52:03","slug":"ish-presidenti-alfred-moisiu-mesazh-per-zgjedhjet-e-25-prillit-dilni-masivisht-dhe-mos-e-jepni-voten-per-kandidate-qe-nuk-e-meritojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ish-presidenti-alfred-moisiu-mesazh-per-zgjedhjet-e-25-prillit-dilni-masivisht-dhe-mos-e-jepni-voten-per-kandidate-qe-nuk-e-meritojne\/","title":{"rendered":"Ish-Presidenti Alfred Moisiu mesazh p\u00ebr zgjedhjet e 25 Prillit: Dilni masivisht dhe mos e jepni vot\u00ebn p\u00ebr kandidat\u00eb q\u00eb nuk e meritojn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ish-Presidenti i vendit Alfred Moisiu, p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate drejtuar qytetar\u00ebve t\u00eb republik\u00ebs k\u00ebrkon daljen masive drejt kutive t\u00eb votimit dhe dh\u00ebnien e vot\u00ebs p\u00ebr kandidat\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e meritojn\u00eb.<\/p>\n<p>Moisiu shprehet se ndihet i shqet\u00ebsuar n\u00eb lidhje me klim\u00ebn e tensionuar politike dhe u b\u00ebn thirrje aktor\u00ebve politik t\u00eb distancohen nga dhuna.<\/p>\n<p>Gjithashtu ish-Presidenti i b\u00ebn apel qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos e shesin vot\u00ebn, dhe organeve ligjzbatuese p\u00ebr t\u00eb zbardhur ngjarjet e r\u00ebnda t\u00eb pak dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb:<\/strong>\u00a0<em>T\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb t\u00eb mi! T\u00eb nderuar shqiptar\u00ebt e mi! V\u00ebllez\u00ebr dhe motra!<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk kisha nd\u00ebrmend t\u00eb flisja, por r\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtyre zgjedhjeve, p\u00ebrgjegj\u00ebsia qytetare dhe klima e tensionuar p\u00ebrpara zgjedhjeve m\u00eb nxiti tju drejtohem me k\u00ebt\u00eb mesazh.<\/em><\/p>\n<p><em>Si ish President, si qytetar aktiv dhe si nj\u00eb prej jush q\u00eb jetoni me ndershm\u00ebri dhe me shpres\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, dua t\u00eb shpreh shqet\u00ebsimin e thell\u00eb dhe papajtueshm\u00ebrin\u00eb me klim\u00ebn e tensionit artificial dhe ta panevojsh\u00ebm, p\u00ebr incidentet e dhunshme dhe rastet e shkeljes s\u00eb rregullave demokratike n\u00eb prag t\u00eb votimit t\u00eb 25 prillit.<\/em><\/p>\n<p><em>Pasnes\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb shkojm\u00eb pran\u00eb kutive t\u00eb votimit, p\u00ebr t\u00eb shprehur vullnetin politik dhe t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese dhe qytetare. K\u00ebto zgjedhje nuk jan\u00eb t\u00eb parat, por t\u00eb dhjetat prej 1990, \u00e7far\u00eb tregon se ne kemi p\u00ebrvoj\u00eb me Zgjedhjet dhe sot do t\u00eb duhej t\u00eb ishim nj\u00eb model p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme. Fatkeq\u00ebsisht, zhvillimet paraelektorale tregojn\u00eb se jo vet\u00ebm nuk kemi nxjerr\u00eb m\u00ebsime, por po p\u00ebrs\u00ebrisim t\u00eb nj\u00ebjtat gabime t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. Shqip\u00ebria sot duhet t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nga shembulli i Kosov\u00ebs, nj\u00eb shtet i ri q\u00eb b\u00ebri dy procese zgjedhore brenda nj\u00eb viti dhe na ofroi nj\u00eb leksion demokracie. Ata b\u00ebn\u00eb zgjedhje t\u00eb drejta, t\u00eb lira, pa incidente, t\u00eb gjith\u00eb njoh\u00ebn rezultatin dhe partit\u00eb fituese dhe humb\u00ebse mor\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e rezultatit.<\/em><\/p>\n<p><em>Disa incidente t\u00eb dhunshme, t\u00eb realizuara nga militant\u00eb t\u00eb partive politik\u00eb n\u00eb disa qytete t\u00eb vendit, jan\u00eb t\u00eb papranueshme, t\u00eb d\u00ebmshme dhe meritojn\u00eb distancimin e plot\u00eb t\u00eb politik\u00ebs dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Partit\u00eb nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb institucionet e shtetit, partit\u00eb nuk mund t\u00eb na marrin hap\u00ebsir\u00ebn publike dhe t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs, partit\u00eb nuk mund ta kthejn\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb pik\u00ebn zero p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebllimeve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtet me \u00e7do kusht apo p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtet me \u00e7do kusht. Jeta dhe e drejta e \u00e7do qytetari ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb pavar\u00ebsisht bindjeve politik\u00eb. Raportimet p\u00ebr presione p\u00ebr vot\u00ebn apo premtime absurde ekonomike, p\u00ebr trafikim t\u00eb vot\u00ebs apo k\u00ebrc\u00ebnime, p\u00ebr forca sigurie t\u00eb partive politik\u00eb apo gjuha k\u00ebrc\u00ebnuese dhe denigruese e politikan\u00ebve ndaj nj\u00ebri tjetrit, jan\u00eb gjithashtu nj\u00eb realitet q\u00eb duhet refuzuar dhe q\u00eb penalizon t\u00eb ardhmen e vendit, shtetin dhe shoq\u00ebrin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke qen\u00eb nj\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebsit m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, kam pritur dhe pres q\u00eb institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb japin drejt\u00ebsi, t\u00eb ken\u00eb kurajon p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe vendosur p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb \u00e7do individ\u00eb q\u00eb shkel ligjin, pavar\u00ebsisht rangut politik dhe ekonomik. Apeli im p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb, o sot o kurr\u00eb, ndryshe heshtja e saj do t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebfajtore p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar. Shqip\u00ebria nuk meriton t\u00eb jet\u00eb delja e zez\u00eb e Ballkanit, ne duhet t\u00eb tregojm\u00eb se shteti e institucionet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb forta sesa partit\u00eb, se interesi shtet\u00ebror e komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh sesa \u00e7do interes tjet\u00ebr politik para dhe pas 25 prillit. N\u00ebse ka individ\u00eb q\u00eb duan t\u00eb dalin mbi Kushtetut\u00ebn dhe ligjin, drejt\u00ebsia dhe ligji duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjigjia zyrtare, vota qytetare duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjigjia morale.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb dashur qytetar\u00eb. K\u00ebshilla dhe apeli im \u00ebsht\u00eb, ruani qet\u00ebsin\u00eb, mos u frik\u00ebsoni dhe u dor\u00ebzoni n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb paqt\u00eb, m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb integruar. Dilni masivisht n\u00eb zgjedhje me 25 prill dhe kryeni me dinjitet detyr\u00ebn tuaj qytetare dhe kushtetuese, mos lejoni ta shisni vot\u00ebn dhe as ta jepni p\u00ebr kandidat\u00eb q\u00eb nuk ju meritojn\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ju faleminderit!<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-Presidenti i vendit Alfred Moisiu, p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate drejtuar qytetar\u00ebve t\u00eb republik\u00ebs k\u00ebrkon daljen masive drejt kutive t\u00eb votimit dhe dh\u00ebnien e vot\u00ebs p\u00ebr kandidat\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e meritojn\u00eb. Moisiu shprehet se ndihet i shqet\u00ebsuar n\u00eb lidhje me klim\u00ebn e tensionuar politike dhe u b\u00ebn thirrje aktor\u00ebve politik t\u00eb distancohen nga dhuna. Gjithashtu ish-Presidenti i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":179210,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-179209","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/179209","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=179209"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/179209\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/179210"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=179209"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=179209"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=179209"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}