{"id":180412,"date":"2021-04-30T13:00:28","date_gmt":"2021-04-30T11:00:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=180412"},"modified":"2021-04-30T13:00:28","modified_gmt":"2021-04-30T11:00:28","slug":"ndricim-mehmeti-godet-me-analizen-e-tij-votuam-apo-zgjodhem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ndricim-mehmeti-godet-me-analizen-e-tij-votuam-apo-zgjodhem\/","title":{"rendered":"Ndri\u00e7im Mehmeti godet me analiz\u00ebn e tij: Votuam apo zgjodh\u00ebm?"},"content":{"rendered":"<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje, dilem\u00eb, pandehm\u00eb, hipotez\u00eb, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimit q\u00eb e sheh. Ka shum\u00eb njer\u00ebz, q\u00eb nuk u b\u00ebn ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje, madje n\u00eb sinqeritetin, padijen dhe mosnjohjen e ndryshimit mes votimit dhe zgjedhjes, thon\u00eb: \u201cKu \u00ebsht\u00eb ndryshimi mes votimit dhe zgjedhjes?!\u201d Pas 30 e kusur vitesh, un\u00eb s\u00eb paku prisja q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb zgjidhnin dhe jo t\u00eb votonin. P\u00ebrse mendoj se n\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb dukshme, n\u00eb mendimin tim modest, njer\u00ebzit votuan por nuk zgjodh\u00ebn? Sepse ne jetojm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe do t\u00eb ishim t\u00eb pasinqert\u00eb, t\u00eb pandersh\u00ebm, thell\u00ebsisht hipokrit\u00eb q\u00eb t\u00eb thoshim se ne zgjodh\u00ebm e jo votuam. Por m\u00eb shum\u00eb se fjal\u00ebt le t\u2019i referohemi fakteve. N\u00eb pak dit\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri ndodh\u00ebn \u00e7udira. U legalizuan me dhjet\u00ebra e qindra sht\u00ebpi, pavar\u00ebsisht se \u201ckalor\u00ebsi i mbrojtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore\u201d- Lame, na tha se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr biseda t\u00eb vitit 2017. E ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb faji i t\u00eb ngratit Lame.<\/p>\n<p>Me legalizimet \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta u mor\u00ebn vet\u00eb ministrat, der\u00eb m\u00eb der\u00eb: Balluku, Ahmetaj, Denaj, Manastirliu e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, sipas zonave u ishin caktuar. P\u00ebr \u201cnevoja emergjente\u201d, administrata lokale dhe ajo qendrore u mbush dingas me 90 mij\u00eb punonj\u00ebs m\u00eb shum\u00eb. Me nj\u00eb shum\u00ebzim t\u00eb thjesht\u00eb me 2, 180 mij\u00eb vet\u00eb u lumturuan brenda pak dit\u00ebsh, e nd\u00ebrsa kishin vite q\u00eb prisnin maj\u00eb divanit a duke gjerbur nj\u00eb kafe qyl apo me list\u00eb n\u00eb klubin e lagjes. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta duhet t\u00eb shlyenin borxhin duke votuar bamir\u00ebsin e madh: Hyqymetin. Pale fermer\u00ebt. Kishin aplikuar p\u00ebr karburant q\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb vitin 2020 e ndoshta dhe m\u00eb her\u00ebt, po aha, gj\u00eb nuk dukej n\u00eb horizont. Befas n\u00eb dat\u00eb 24 prill ora 24.00, zogu i trokiti tek dritarja dhe iu dha haberin: \u201cNes\u00ebr ende pa u gdhir\u00eb, \u00e7oniu, lahuni, rruhuni, hidhni livando n\u00eb gjith\u00eb trupin e vrap tek zyrat e komun\u00ebs p\u00ebr naft\u00eb falas p\u00ebr t\u00eb t\u00ebr\u00eb, nga 30 deri n\u00eb 300 qillo p\u00ebr kok\u00eb sipas nevoj\u00ebs. Traktor e zetor nuk keni, ama Benz-in e nipit a t\u00eb kush\u00ebririt e mbani me buk\u00eb p\u00ebr nja dy muaj rresht\u201d.<\/p>\n<p>U paguan e u lan\u00eb listat e dyqaneve. Dyqanxhinjt\u00eb po aq hallexhinj sa ata q\u00eb u kishin shkruar emrat me borxhet e pafundme, u ngaz\u00ebllyen dhe shpall\u00ebn nj\u00eb dit\u00eb fest\u00eb familjare, p\u00ebr t\u00eb fal\u00ebnderuar Hyqymetin, q\u00eb u kujdes e vuri dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr nga data 18-25 prill 2021. Madje n\u00eb muajin prill, si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr ndryshuan gj\u00ebra q\u00eb vet\u00eb i Plotfuqishmi nuk i ka menduar. Iftari p\u00ebr besimtaret mysliman\u00eb, sipas Hyqymetit, duhej shtruar dy her\u00eb: nj\u00ebher\u00eb kur e kishte vaktin me t\u00eb drejt\u00ebn dhe zakonin fetar e nj\u00ebher\u00eb pas or\u00ebs 12.00 t\u00eb nat\u00ebs me urdh\u00ebr qeveritar. Makinat e gjetura plot me ushqime, pat\u00ebn justifikim iftarin n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs dhe madje na prek\u00ebn shum\u00eb kur shp\u00ebrndar\u00ebsit e \u201ck\u00ebsaj mir\u00ebsie, u ndien t\u00eb fyer n\u00eb dinjitetin e tyre fetar\u201d. Po sh\u00ebrbimi i nat\u00ebs p\u00ebr plakat e pleqt\u00eb? Hyqymeti vendosi nj\u00ebz\u00ebri, q\u00eb shp\u00ebrndarja e pensionit do t\u00eb rriste shum\u00eb moralin dhe do t\u00eb ishte mir\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin e pensionist\u00ebve, sikur t\u00eb b\u00ebhej nga ora 23.45 e nat\u00ebs deri n\u00eb 4.50 t\u00eb m\u00ebngjesit.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt madje muajin e fundit, Policia Bashkiake sidomos k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb , ishte fshehur e nuk dukej gj\u00ebkundi. Ta lije makin\u00ebn si t\u00eb doje, ku t\u00eb doje e kur t\u00eb doje, nuk e gjeje m\u00eb flet\u00ebn e gjob\u00ebs n\u00eb xham. P\u00ebrkundrazi, me plot fines\u00eb t\u00eb vinin flet\u00ebn plot shk\u00eblqim \u201cVotoni nr.12\u201d. Kreu i qeveris\u00eb si n\u00eb \u00e7do vend demokratik, nuk na b\u00ebri asnj\u00eb bilanc. Shau, u tall, ofendoi k\u00ebdo, pa asnj\u00eb dallim. Premtoi gj\u00ebra q\u00eb vet\u00ebm ai i kupton, me bindjen e thell\u00eb se njer\u00ebzia nuk do t\u00eb zgjidhnin, por do t\u00eb votonim. Ne votuam pasi edhe ata q\u00eb mburren si analist\u00eb apo ekspert\u00eb t\u00eb komunikimit na than\u00eb \u201cdo t\u2019ia jepja vot\u00ebn numrit dy t\u00eb x partie, edhe pse nuk e njoh fare\u201d. A e kishim mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjidhnim dhe p\u00ebrse nuk u shfryt\u00ebzua si e till\u00eb? Padyshim q\u00eb mendoj se po. Kishte parti me programe, me plane pune, me premtime pse jo, q\u00eb mund dhe duhet t\u00eb kishim peshuar, n\u00ebse ia vlenin ose jo. Mundet q\u00eb dikush t\u00eb thot\u00eb: \u201cI b\u00ebn qejfin vetes. Nuk kishte programe dhe as premtime t\u00eb qen\u00ebsishme dhe prandaj votuam e nuk zgjodh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse jemi kaq t\u00eb mpreht\u00eb n\u00eb gjykim, n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte programe t\u00eb partive opozitare, at\u00ebher\u00eb elektorati i k\u00ebtij kalibri do t\u00eb kishte dy rrug\u00eb t\u00eb njohura dhe aspak t\u00eb shpikura sot: Bojkoton dit\u00ebn e ashtuquajtur t\u00eb zgjedhjeve ose i jepte fuqi partive t\u00eb panjohura e q\u00eb mund t\u00eb ngjallnin entuziaz\u00ebm. N\u00eb fakt nuk ndodhi as nj\u00ebra e as tjetra. Pra, ne nuk zgjodh\u00ebm. Thjesht votuam njeriun q\u00eb mori timonin i vet\u00ebm, i ankohej vetes, b\u00ebnte opozit\u00eb me veten, nuk p\u00ebrfillte asnj\u00eb kund\u00ebrshtar, mori gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend prej pushteteve e deri tek parat\u00eb nga xhepat tan\u00eb. Ne nuk zgjodh\u00ebm jo se nuk kishim alternativ\u00eb, por se na p\u00eblqeu m\u00eb s\u00eb shumti t\u00eb votonim, ndoshta edhe p\u00ebr faktin se pas kaq vitesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale, por q\u00eb ia vlen t\u00eb studiohet, u vel\u00ebm deri n\u00eb alivani prej liris\u00eb, na humbi d\u00ebshira p\u00ebr ndryshim, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb llogaridh\u00ebnie, p\u00ebr protest\u00eb kund\u00ebr paudh\u00ebsive, hajdutll\u00ebkut n\u00eb rritje, keqtrajtim ndaj f\u00ebmij\u00ebve dhe grave. Pra, programi nuk vlejti asnj\u00eb grosh, ndon\u00ebse u shpalos m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebher\u00eb me iden\u00eb dhe besimin e plot\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit do t\u00eb gjenin veten aty, por p\u00ebrs\u00ebri, ne votuam dhe nuk zgjodh\u00ebm. Mos e ka fajin vet\u00ebm populli apo ne jemi t\u00eb pakuptuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb? Nuk mund t\u00eb them asnj\u00ebr\u00ebn e as tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Ama dy gj\u00ebra i di mir\u00eb: Na duhet shum\u00eb shpejt, reflektim dhe analiz\u00eb, e cila k\u00ebrkon koh\u00ebn e vet. E q\u00eb t\u00eb jem i drejt\u00eb me vet\u00ebn e publikun, ka shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thell\u00eb, jo thjesht me thirrjet p\u00ebr dor\u00ebheqje; t\u00eb flasim hapur p\u00ebr arsyet e p\u00ebrse erdh\u00ebm deri k\u00ebtu; t\u2019i lem\u00eb m\u00ebnjan\u00eb, evropian\u00ebt e t\u00eb tjer\u00eb se ata kan\u00eb kusuret e ta dhe t\u00eb v\u00ebm\u00eb gishtin mbi plag\u00eb p\u00ebr ta sh\u00ebruar dhe jo ta mbulojm\u00eb e t\u00eb mahiset; t\u00eb shohim nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb sy e t\u00eb v\u00ebm\u00eb pikat mbi i e pastaj kollaj ajo pun\u00eb se kush do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb karrigen e kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs. Por, m\u00eb duhet t\u00eb them pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje dhe hezitim, se \u00ebsht\u00eb koha e madje dhe \u00ebsht\u00eb tejkaluar, q\u00eb t\u00eb diskutojm\u00eb s\u00eb pari si shoq\u00ebri, pa asnj\u00eb kompleks se m\u00eb k\u00eb jemi apo si do t\u00eb na etiketojn\u00eb: N\u00eb 25 prill 2021, votuam apo zgjodh\u00ebm?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje, dilem\u00eb, pandehm\u00eb, hipotez\u00eb, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimit q\u00eb e sheh. Ka shum\u00eb njer\u00ebz, q\u00eb nuk u b\u00ebn ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje, madje n\u00eb sinqeritetin, padijen dhe mosnjohjen e ndryshimit mes votimit dhe zgjedhjes, thon\u00eb: \u201cKu \u00ebsht\u00eb ndryshimi mes votimit dhe zgjedhjes?!\u201d Pas 30 e kusur vitesh, un\u00eb s\u00eb paku prisja q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":180414,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[2784],"class_list":{"0":"post-180412","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-mehmeti-godet-me-analizen-e-tij-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180412","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180412"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180412\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/180414"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180412"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180412"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180412"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}