{"id":180454,"date":"2021-04-30T16:16:02","date_gmt":"2021-04-30T14:16:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=180454"},"modified":"2021-04-30T16:16:02","modified_gmt":"2021-04-30T14:16:02","slug":"llogaria-juaj-u-kreditua-me-1-mije-dollar-derguesi-i-parave-ishte-buxheti-i-shtetit-si-i-bleu-bashkia-e-durresit-votat-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/llogaria-juaj-u-kreditua-me-1-mije-dollar-derguesi-i-parave-ishte-buxheti-i-shtetit-si-i-bleu-bashkia-e-durresit-votat-qytetareve\/","title":{"rendered":"\u201cLlogaria juaj u kreditua me 1 mij\u00eb dollar\u201d- D\u00ebrguesi i parave ishte buxheti i shtetit\/Si i bleu Bashkia e Durr\u00ebsit votat qytetareve"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dat\u00ebn 22 prill n\u00eb telefonin e qytetares B.M nga Durr\u00ebsi mb\u00ebrriti nj\u00eb mesazh nga banka. Mesazhi shkruante: Llogaria juaj u kreditua me 1 mij\u00eb dollar\u00eb. D\u00ebrguesi i parave ishte buxheti i shtetit, m\u00eb sakt\u00eb programi i granteve t\u00eb rind\u00ebrtimit nga t\u00ebrmeti. T\u00eb nes\u00ebrmen qytetarja u paraqit n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr \u00e7ekun e d\u00ebrguar nga qeveria, nd\u00ebrsa pas dy dit\u00ebsh shkoi t\u00eb votoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ky i qytetares BM nuk ishte nj\u00eb rast i izoluar, por nj\u00eb fenomen n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. I nj\u00ebjti mesazh u ka mb\u00ebrritur mij\u00ebra familjeve durrsake, dy deri n\u00eb tre dit\u00eb para zgjedhjeve. MCN ka mundur t\u00eb siguroj\u00eb dokumentet ekskluzive si dhe t\u00eb gjurmoj\u00eb qindra transferta bankare nga qeveria n\u00eb llogarit\u00eb e familjeve. K\u00ebto q\u00eb shihni n\u00eb ekran jan\u00eb vet\u00ebm disa prej transfertave nga buxheti n\u00eb llogarit\u00eb e familjeve nga datat 19 deri n\u00eb 23 prill. Parat\u00eb kesh t\u00eb derdhura nga buxheti n\u00eb llogari t\u00eb familjeve t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb jav\u00ebn e fundit para zgjedhjeve ishin finalizimi i nj\u00eb operacioni t\u00eb mir\u00ebkoordinuar me arkitekte Bashkin\u00eb e Dur\u00ebsit.<\/p>\n<p>Parat\u00eb kesh t\u00eb derdhura nga buxheti n\u00eb llogari t\u00eb familjeve t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb jav\u00ebn e fundit para zgjedhjeve ishin finalizimi i nj\u00eb operacioni t\u00eb mir\u00ebkoordinuar me arkitekte Bashkin\u00eb e Dur\u00ebsit. N\u00eb dat\u00ebn 4 shkurt, kryetarja e komanduar e Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Emirjana Sako dhe k\u00ebshilli bashkiak i k\u00ebtij qyteti miratuan me urgjenc\u00eb list\u00ebn e par\u00eb me 806 familje, t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrfitonin mbi 2 milion\u00eb euro transferta kesh nga qeveria si kompensim p\u00ebr d\u00ebmet e t\u00ebrmetit.<\/p>\n<p>N\u00eb 14 prill, Bashkia miratoi dhe nj\u00eb tjet\u00ebr list\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb madhe me 1351 familje t\u00eb tjera, t\u00eb cilave n\u00eb dit\u00ebt e fundit para zgjedhjeve iu derdh\u00ebn 4 milion\u00eb euro kesh n\u00eb llogarit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Madje jo vet\u00ebm kaq, por p\u00ebrmes disa vendimeve t\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit, bashkia e Durr\u00ebsit ka ndryshuar kategorin\u00eb e d\u00ebmtimit p\u00ebr qindra familje durrsake, duke i ngjitur nga DS1 n\u00eb DS2 apo nga DS2 n\u00eb DS3, \u00e7ka rrit automatikisht dhe vler\u00ebn e parave q\u00eb ato p\u00ebrfitojn\u00eb nga qeveria. Por megjith\u00ebse Durr\u00ebsi ishte epiqendra e transfertave kesh t\u00eb rind\u00ebrtimit, ky ishte nj\u00eb operacion n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare, q\u00eb p\u00ebrfshinte disa qarqe t\u00eb vendit dhe q\u00eb koordinohej nga qeveria n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes m\u00eb shum\u00eb se 20 vendimeve t\u00eb miratuara n\u00eb periudh\u00ebn nga 3 shkurti deri n\u00eb 14 prill, K\u00ebshilli i Ministrave, i hapi rrug\u00ebn ligjore vetes t\u00eb derdh\u00eb miliona euro n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb familjeve q\u00eb ishin prekur nga t\u00ebrmeti i ndodhur nj\u00eb vit e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto dokumente konfidencial\u00eb t\u00eb siguruar nga MCN, tregojn\u00eb se p\u00ebrmes programit t\u00eb granteve\u00a0 t\u00eb rind\u00ebrtimit, n\u00eb muajt mars dhe prill qeveria transferoi plot 40 milion\u00eb euro kesh n\u00eb llogarit\u00eb e mij\u00ebra familjeve n\u00eb Durr\u00ebs, Shijak, Kamz\u00eb, Vor\u00eb, Rrogozhin\u00eb, Kavaj\u00eb, Mirdit\u00eb, Lezh\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjitha zonat e prekura nga t\u00ebrmeti.<\/p>\n<p>Fenomeni ka qen\u00eb aq masiv sa q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb operacioni m\u00eb i madh i ndikimit t\u00eb vot\u00ebs n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb i regjistruar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Jo me para informale, por drejtp\u00ebrdrejt me parat\u00eb e buxhetit t\u00eb shtetit, pra me parat\u00eb e taksave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka n\u00eb rrug\u00eb ligjore dhe gjith\u00e7ka n\u00ebn hund\u00ebn e opozit\u00ebs. Kjo e fundit madje, sh\u00ebtiste n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri autokolonat e militant\u00ebve. Por nd\u00ebrsa opozita jetonte me \u00ebndrr\u00ebn e saj euforike p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet, qeveria ishte duke realizuar n\u00eb heshtje operacionin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb ndikimit t\u00eb vot\u00ebs, rezultati i t\u00eb cilit u pa n\u00eb 25 prill.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dat\u00ebn 22 prill n\u00eb telefonin e qytetares B.M nga Durr\u00ebsi mb\u00ebrriti nj\u00eb mesazh nga banka. Mesazhi shkruante: Llogaria juaj u kreditua me 1 mij\u00eb dollar\u00eb. D\u00ebrguesi i parave ishte buxheti i shtetit, m\u00eb sakt\u00eb programi i granteve t\u00eb rind\u00ebrtimit nga t\u00ebrmeti. T\u00eb nes\u00ebrmen qytetarja u paraqit n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr \u00e7ekun e d\u00ebrguar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":180455,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[2791,384,312,2759,329],"class_list":{"0":"post-180454","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi","10":"tag-blerje","11":"tag-durres","12":"tag-lajme","13":"tag-votat","14":"tag-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180454","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180454"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180454\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/180455"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180454"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180454"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180454"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}