{"id":180542,"date":"2021-05-01T09:47:44","date_gmt":"2021-05-01T07:47:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=180542"},"modified":"2021-05-01T09:48:04","modified_gmt":"2021-05-01T07:48:04","slug":"loje-e-rrezikshme-ekspertet-kritikojne-ashper-qeverine-rama-per-zoterimin-e-te-dhenave-personale-te-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/loje-e-rrezikshme-ekspertet-kritikojne-ashper-qeverine-rama-per-zoterimin-e-te-dhenave-personale-te-qytetareve\/","title":{"rendered":"Loj\u00eb e rrezikshme\/ Ekspert\u00ebt kritikojn\u00eb ashp\u00ebr qeverin\u00eb Rama, p\u00ebr zot\u00ebrimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb qytetar\u00ebve\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Qarkullimi i t\u00eb dh\u00ebnave sensitive p\u00ebr 910 mij\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs, ka krijuar nj\u00eb \u201cloj\u00eb\u201d t\u00eb rrezikshme dhe me pasoja t\u00eb pakthyeshme p\u00ebr qytetar\u00ebt \u2013 konsideron Komisioni p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale. Ekspert\u00ebt e IT, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb punuar n\u00eb ngritjen e sistemeve qeveritare, shpjeguan se rrjedhja e t\u00eb dh\u00ebnave ka ndodhur nga disa institucione qeveritare, nd\u00ebrkoh\u00eb zb\u00ebrthyen edhe disa nga rreziqet me t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrballen qytetar\u00ebt. Ylli Manjani, tha se Partia Socialiste ka shkelur t\u00eb gjith\u00eb korniz\u00ebn ligjore, q\u00eb mbron t\u00eb dh\u00ebnat personale q\u00eb nga Kushtetuta. AKSHI shpjegoi se si funksionon siguria n\u00eb e-government.<\/p>\n<p>Blerina Hoxha<\/p>\n<p>P\u00ebrhapja masive e t\u00eb dh\u00ebnave sensitive t\u00eb rreth 910 mij\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb gjith\u00eb korniz\u00ebn ligjore q\u00eb garanton mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale, i ka v\u00ebn\u00eb ata p\u00ebrball\u00eb rrezikut t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb dol\u00ebn nga nj\u00eb databaz\u00eb t\u00eb krijuar nga Partia Socialiste p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, p\u00ebrfshijn\u00eb informacione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr popullsin\u00eb mbi 18-vje\u00e7, si emri, at\u00ebsia, numri i telefonit, kodi postar dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja numri i kart\u00ebs s\u00eb identitetit (e dh\u00ebn\u00eb kjo e pandryshueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn). Komisioni p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale deklaroi se, qarkullimi i t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb \u201cloj\u00eb\u201d t\u00eb rrezikshme dhe me pasoja t\u00eb pakthyeshme p\u00ebr qytetar\u00ebt. Rrjedhja e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr rreth 1 milion qytetar\u00eb renditet nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb rang global t\u00eb viteve t\u00eb fundit, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk ekziston asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rikuperimi, duke i ekspozuar personat e listuar ndaj mashtrimit financiar, vjedhjes s\u00eb identitetit etj. Nj\u00eb ekspert i Teknologjis\u00eb dhe Informacionit, i cili m\u00eb par\u00eb ka punuar n\u00eb ngritjen e sistemeve informatike t\u00eb qeveris\u00eb, shpjegoi se, shumica e dh\u00ebnave ka rrjedhur nga databazat q\u00eb grumbullojn\u00eb informacione p\u00ebr llogari t\u00eb e-Albania. M\u00ebnyra se si jan\u00eb nd\u00ebrtuar sistemet, p\u00ebrfshin shum\u00eb persona dhe institucione n\u00eb informacion, duke e b\u00ebr\u00eb rrjedh\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, por ai parashtroi rrezikun se k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb nj\u00eb burim i madh \u201cushqimi\u201d p\u00ebr abuuesit. Ylli Manjani, politikan i njohur, ekspert i \u00e7\u00ebshtjeve ligjore tha se, partit\u00eb politike nuk kan\u00eb asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb posedojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna personale apo sensitive t\u00eb marra n\u00eb institucionet publike q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i ruajn\u00eb ato. Nr. i ID \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e mbrojtur, q\u00eb gjenerohet nga sh\u00ebrbimi i gjendjes civile. Ky sh\u00ebrbim mund t\u2019ia jap\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb institucioni tjet\u00ebr publik (fjala vjen e-Albania apo Policis\u00eb s\u00eb Shtetit), p\u00ebr nevoja t\u00eb sh\u00ebrbimit publik, apo sh\u00ebrbimeve t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, por asnj\u00eb institucion publik nuk mund t\u2019ua jap\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna organizatave politike, shoqatave apo individ\u00ebve, tha zoti Manjani.<\/p>\n<p>Rreziqet p\u00ebr mashtrim<\/p>\n<p>N\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, vitin e kaluar, ran\u00eb pre e vjedhjes rreth 1.4 milion\u00eb numra identifikimi. Pandemia e kovid-19 zhvendosi shum\u00eb sh\u00ebrbime online, teksa nga ana tjet\u00ebr lul\u00ebzoi mashtrimi, duke p\u00ebrfituar nga paketat e ndihm\u00ebs, sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore, mashtrime financiare etj. Vlera e mashtrimit i ka kaluar 2.5 miliard\u00eb dollar\u00ebt n\u00eb vitin 2020 dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb Departamentit t\u00eb Siguris\u00eb. Numri i mashtrimeve u rrit me trefish n\u00eb raport me 2018. Hajdut\u00ebt q\u00eb vodh\u00ebn identitetin e njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb aplikuan p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb patent\u00eb, pasaporta dhe dokumente t\u00eb l\u00ebshuara nga qeveria, than\u00eb burimet zyrtare. Eksperti i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb TIK, i cili ruajti anonimatin tha se, edhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e ekspozuar nga k\u00ebto lloj mashtrimesh. P\u00ebr shembull, nj\u00eb qytetar q\u00eb nuk ka aplikuar asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb e-Albania. Me numrin e identifikimit n\u00eb dispozicion, mund t\u00eb hapet nj\u00eb profil i rrem\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr aplikime ose t\u00ebrheqje t\u00eb dokumenteve t\u00eb ndryshme me r\u00ebnd\u00ebsi si hipoteka, certifikata dhe dokumente t\u00eb tjera. T\u00eb dh\u00ebnat mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr vjedhjen e identitetit. Me nj\u00eb identitet t\u00eb rrem\u00eb kryhen ose fshihen vepra penale. Me nj\u00eb identitet t\u00eb rrem\u00eb mund t\u00eb merret kredi n\u00eb bank\u00eb. Edhe n\u00eb bot\u00eb, marrja e huave me identitetit t\u00eb rrem\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e p\u00ebrhapur e mashtrimit financiar me t\u00eb dh\u00ebna personale t\u00eb vjedhura.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, sistemi bankar nuk ka p\u00ebrparuar n\u00eb sh\u00ebrbime teknologjike dhe pagesa n\u00eb distanc\u00eb, por vitin e kaluar bankingu n\u00eb distanc\u00eb, sh\u00ebnoi rritje p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb. Rreth nj\u00eb e kat\u00ebrta e pagesave u b\u00eb me mjete elektronike, karta, \u201cMobile banking\u201d, \u201cHome Banking\u201d etj. Por n\u00eb t\u00eb ardhmen, sh\u00ebrbimet dixhitale pritet t\u00eb rriten. Eksperti i TIK tha se, vjedhja e identitetit ndodh kur mashtruesi ka informacion t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr identitetin e dikujt (si emri i tyre, data e lindjes, adresat aktuale ose t\u00eb m\u00ebparshme) p\u00ebr t\u00eb kryer mashtrim n\u00eb identitet. Nga kjo lloj vjedhje nuk shp\u00ebtojn\u00eb as t\u00eb vdekurit. Eksperti tha se vjedhja e identitetit mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb mashtrim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb financave personale dhe dokumente t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si hipoteka etj. Mashtruesit mund t\u00eb p\u00ebrdorin detajet e identitetit p\u00ebr t\u00eb hapur llogari bankare, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kredi n\u00eb emrin tuaj, p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb llogarit\u00eb tuaja, aplikojn\u00eb p\u00ebr kart\u00eb krediti, p\u00ebr ndihma shtet\u00ebrore dhe marrin gjithashtu dokumente me r\u00ebnd\u00ebsi si kontrata telefoni, patenta, dokumente pron\u00ebsie etj.<\/p>\n<p>Si i trajton qeveria t\u00eb dh\u00ebnat tona?<\/p>\n<p>Institucionet publike shqiptare, si kudo n\u00eb bot\u00eb, disponojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna sensitive t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tyre. T\u00eb dh\u00ebnat mbi popullsin\u00eb mbahen nga Regjistri i Gjendjes Civile, q\u00eb administrohet nga Ministria e Brendshme dhe disponon emrat, adresat dhe nr. e identifikimit etj. Fondi i Sigurimeve Sh\u00ebndet\u00ebsore dhe Shoq\u00ebrore disponojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna senstitive, gjithashtu hipoteka etj. K\u00ebto institucione dhe t\u00eb tjera jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura n\u00eb nj\u00eb sistem raportimi online me e-Albania. Eksperti, i cili ka punuar n\u00eb sistemet e TIK t\u00eb qeveris\u00eb, tha se, kur u krijua baza e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbime n\u00eb e-Albania, server\u00ebt ishin t\u00eb lidhura kok\u00eb me kok\u00eb (n\u00eb gjuh\u00ebn teknike informacionet ishin m\u00eb t\u00eb fragmentuara). Por, p\u00ebr t\u00eb rritur sigurin\u00eb n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme, u qend\u00ebrzuan t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb p\u00ebrputhje me arkitektur\u00ebn ESB (Platform\u00ebn unike qeveritare t\u00eb nd\u00ebrveprimit) pran\u00eb AKSHI (shih skem\u00ebn bashk\u00ebngjitur). Kjo do t\u00eb thot\u00eb se tani, informacionet nga t\u00eb gjitha institucionet grumbullohen n\u00eb nj\u00eb ESB, e cila monitorohet dhe mir\u00ebmbahet nga AKSHI. Eksperti tha se, databaza e krijuar nga Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb mbushur me t\u00eb dh\u00ebna nga institucionet dhe e-Albania. Pasi ka p\u00ebrpunuar t\u00eb dh\u00ebnat, ai ka zbuluar se origjina e informacionit \u00ebsht\u00eb e ndryshme. Personat q\u00eb nuk kan\u00eb aplikuar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb e-Albania dhe n\u00eb institucione t\u00eb tjera, nuk jan\u00eb pjes\u00eb e databaz\u00ebs, ose nuk jan\u00eb raportuar me t\u00eb dh\u00ebna, tha ai. Nd\u00ebrveprimi n\u00ebp\u00ebrmjet platform\u00ebs unike qeveritare lejon shk\u00ebmbimin e mesazheve elektronike nd\u00ebrmjet Government Gateway dhe sistemeve t\u00eb brendshme. Infrastruktura mb\u00ebshtet\u00ebse q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer informacion me Platform\u00ebn Qeveritare t\u00eb Nd\u00ebrveprimit \u00ebsht\u00eb DIS (Department Integration Server).<\/p>\n<p>DIS realizon komunikim t\u00eb dyansh\u00ebm, merr k\u00ebrkesa nga Core Government Gateway \/ ESB dhe i d\u00ebrgon drejt sistemeve fundore dhe duke marr\u00eb mbrapsht nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga sistemi fundor e d\u00ebrgon drejt Government Gateway Core \/ ESB. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrgjigjeve, mund t\u00eb marr\u00eb k\u00ebrkesa nga sistemi fundor dhe t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb drejt Government Gateway Core \/ ESB. Eksperti tha se, nga p\u00ebrpunimi i databaz\u00ebs, t\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb marr\u00eb nga disa burime qeveritare, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb detyra ky\u00e7e nga institucionet q\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat. P\u00ebrdorimi i t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetues. Sipas Kodit Zgjedhor, subjektet zgjedhore t\u00eb regjistruara n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, me k\u00ebrkes\u00ebn e tyre dhe pa pages\u00eb, mund t\u00eb marrin nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Gjendjes Civile nj\u00eb kopje elektronike t\u00eb listave t\u00eb zgjedh\u00ebsve, ose ekstraktit t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve zgjedhor\u00eb n\u00eb shkall\u00eb vendi, si dhe sa her\u00eb q\u00eb ato p\u00ebrdit\u00ebsohen dhe publikohen, sipas nenit 51 t\u00eb k\u00ebtij Kodi. Kopja elektronike hartohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb lejoj\u00eb k\u00ebrkime dhe krahasime t\u00eb kryq\u00ebzuara t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>Ylli Manjani, politikan dhe ekspert i njohur i \u00e7\u00ebshtjeve ligjore tha se, n\u00eb parim partit\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb posedojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna personale apo sensitive t\u00eb marra n\u00eb institucionet publike q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i ruajn\u00eb ato. Manjani thot\u00eb se, \u201cpartit\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre publike e politike, mund t\u00eb administrojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna personale e sensitive, por n\u00eb \u00e7do rast, vet\u00ebm p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e tyre dhe t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb vet\u00eb an\u00ebtar\u00ebt i japin me d\u00ebshir\u00ebn e tyre. Kur them t\u00eb dh\u00ebna, kam parasysh edhe ato sensitive\u201d. \u201cFakti q\u00eb ID ime apo e t\u00eb gjith\u00eb jo an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb PS, gjendet n\u00eb zyr\u00ebn e PS-s\u00eb \u00ebsht\u00eb e paligjshme, sepse nuk e kam dh\u00ebn\u00eb un\u00eb, por e kan\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb burim zyrtar, kur ky i fundit kishte detyr\u00eb ta ruante. Alternativa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se k\u00ebt\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, PS e ka vjedhur\u201d \u2013 tha Manjani. T\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb \u00e7do shtetasi garantohen e mbrohen nga Kushtetuta e Republik\u00ebs (neni 35) dhe nga ligji nr. 9887, dat\u00eb 10.03.2008, \u201cP\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale\u201d. Sipas ligjit 9887, \u201cTe\u0308 dh\u00ebna personale\u201d e\u0308shte\u0308 c\u0327do informacion pe\u0308r nje\u0308 person fizik, i cili e\u0308shte\u0308 i identifikuar ose i identifikueshe\u0308m. Elementet, me te\u0308 cilat realizohet identifikimi i nje\u0308 personi, drejtpe\u0308rdrejt apo te\u0308rthorazi, jane\u0308 numrat e identitetit ose faktore\u0308 te\u0308 tjere\u0308 te\u0308 ve\u00e7ant\u00eb fizike\u0308, psikologjike\u0308, ekonomike\u0308, sociale\u0308, kulturore\u0308 etj&#8221;. Gjithashtu, po sipas ligjit 9887, \u201cTe\u0308 dhe\u0308na sensitive\u201d e\u0308shte\u0308 c\u0327do informacion pe\u0308r personin fizik, qe\u0308 ka te\u0308 be\u0308je\u0308 me origjine\u0308n racore ose etnike, mendimet politike, ane\u0308tare\u0308simin ne\u0308 sindikata, besimin fetar apo filozofik, de\u0308nimin penal. Si t\u00eb dh\u00ebnat personale, ashtu edhe ato sensitive, mbrohen n\u00eb ligj. Ligji p\u00ebrcakton rregulla se si k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna mbrohen dhe \u00e7far\u00eb ndodh kur mbrojtja e tyre cenohet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qarkullimi i t\u00eb dh\u00ebnave sensitive p\u00ebr 910 mij\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs, ka krijuar nj\u00eb \u201cloj\u00eb\u201d t\u00eb rrezikshme dhe me pasoja t\u00eb pakthyeshme p\u00ebr qytetar\u00ebt \u2013 konsideron Komisioni p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale. Ekspert\u00ebt e IT, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb punuar n\u00eb ngritjen e sistemeve qeveritare, shpjeguan se rrjedhja e t\u00eb dh\u00ebnave ka ndodhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":180548,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[2802],"class_list":{"0":"post-180542","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-ekspertet-kritikojne-qeverine-rama-zujarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180542","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180542"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180542\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/180548"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180542"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180542"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180542"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}