{
    "id": 180595,
    "date": "2021-05-01T12:30:21",
    "date_gmt": "2021-05-01T10:30:21",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=180595"
    },
    "modified": "2021-05-01T12:30:21",
    "modified_gmt": "2021-05-01T10:30:21",
    "slug": "ne-pikepyetje-per-mandatin-e-tij-reagon-per-here-te-pare-vasili-cthote-per-ata-qe-kerkojne-largimin-e-bashes-dhe-kryemadhit",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/ne-pikepyetje-per-mandatin-e-tij-reagon-per-here-te-pare-vasili-cthote-per-ata-qe-kerkojne-largimin-e-bashes-dhe-kryemadhit\/",
    "title": {
        "rendered": "N\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr mandatin e tij, reagon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Vasili, \u00e7\u2019thot\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb largimin e Bash\u00ebs dhe Kryemadhit"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>N\u00ebnkryetari i LSI-s\u00eb Petrit Vasili ka reaguar n\u00eb lidhje me zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs, ku LSI mundi t\u00eb fitonte vet\u00ebm 4 mandate deputet\u00ebsh n\u00eb rang vendi, dhe ku prania e tij n\u00eb Kuvendin e ardhsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb pik\u00ebpyetje.<\/p>\n<p>Vasili shprehet se zgjedhjet nuk kan\u00eb mbaruar akoma, dhe se e gjith\u00eb opozita duhet t\u00eb merret me num\u00ebrimin dhe rinum\u00ebrimin e \u00e7do vote, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka dhe nj\u00eb mesazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb largimin e kryetarit t\u00eb PD.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i LSI-s\u00eb thot\u00eb se analizat dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr dor\u00ebheqje duhet t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb koh\u00ebn e duhur, dhe detyrimi q\u00eb kan\u00eb sot t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb faktojn\u00eb manipulimin dhe tjet\u00ebrsimin e votave.<\/p>\n<p>Mandati i Vasilit n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje, dhe n\u00eb dor\u00eb t\u00eb kryetares s\u00eb LSI-s\u00eb Monika Kryemadhi, e cila ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb nd\u00ebrmjet kryeqytetit dhe Fierit, se ku do t\u00eb jet\u00eb deputete.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb i Vasilit:<\/strong><\/p>\n<p><em>Zgjedhjet nuk kane mbaruar, perkundrazi beteja sapo ka filluar! <\/em><em>S\u2019ka asnje aksion tjeter dhe asnje fokus tjeter pervec numerimit dhe rinumerimit te cdo vote, te kalimit ne site te cdo procesverbali dhe te cdo shkelje e manipulimi rilindas.<\/em><\/p>\n<p><em>Partia Demokratike, LSI dhe te gjithe partite e tjera opozitare nuk kane asnje detyre tjeter ve\u00e7 kesaj. Qindra mijra qytetare kane dhene voten dhe cdo vote e tyre duhet te mbrohet me cdo kusht e me cdo mjet nga te gjitha partite e opozites. <\/em><em>Analizat dhe kerkesat per doreheqje nuk e kane kohen sot, por ato do te behen patjeter ne kohen e duhur.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot detyrimi ndaj popullit eshte nje dhe vetem nje: ruajtja e cdo vote dhe demaskimi i masakres mafioze rilindase te zgjedhjeve. <\/em><em>Ky eshte momenti qe ndan perfundimisht te shiturit peng te mafias rilindase, nga ata qe duan veten dhe Shqiperine.<\/em><\/p>\n<p><em>Cdo perfaqesues i LSI dhe cdo demokrat kane vetem nje detyre te shenjte te mbrojne cdo vote dhe te zbardhin gjithshka.<\/em><em>\u00c7do krim zgjedhor i cdo forme do te denoncohet me force, ligjerisht dhe papushim. <\/em><em>Kurre dhe kurre Shqiperia nuk do te behet peng i mafies rilindase!<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/em><\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>N\u00ebnkryetari i LSI-s\u00eb Petrit Vasili ka reaguar n\u00eb lidhje me zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs, ku LSI mundi t\u00eb fitonte vet\u00ebm 4 mandate deputet\u00ebsh n\u00eb rang vendi, dhe ku prania e tij n\u00eb Kuvendin e ardhsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb pik\u00ebpyetje. Vasili shprehet se zgjedhjet nuk kan\u00eb mbaruar akoma, dhe se e gjith\u00eb opozita duhet t\u00eb merret [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2030,
    "featured_media": 180605,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        1454
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-180595",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-politike"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180595",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180595"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180595\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/180605"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180595"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180595"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180595"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}