{"id":180709,"date":"2021-05-02T18:03:34","date_gmt":"2021-05-02T16:03:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=180709"},"modified":"2021-05-02T18:03:34","modified_gmt":"2021-05-02T16:03:34","slug":"deshtoi-ne-zgjedhje-astrit-patozi-dorehiqet-nga-drejtimi-i-partise-bindja-demokratike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/deshtoi-ne-zgjedhje-astrit-patozi-dorehiqet-nga-drejtimi-i-partise-bindja-demokratike\/","title":{"rendered":"\u201cD\u00ebshtoi\u201d n\u00eb zgjedhje\/ Astrit Patozi dor\u00ebhiqet nga drejtimi i partis\u00eb Bindja Demokratike"},"content":{"rendered":"<p>Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr rezultatin zhg\u00ebnjyes nga zgjedhjet e 25 Prillit dhe ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga drejtimi i partis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale, Patozi sqaron se ka vendosur t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr mosarritjen e objektivave elektorale. Ai shton se ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb betej\u00eb dinjitoze dhe qytetare n\u00eb mesin e nj\u00eb polarizimi ekstrem, q\u00eb erdhi nga eg\u00ebrsia dhe ashp\u00ebrsia e forcave kryesore politike.\u00a0Sipas tij, largimi nga drejtimi i partis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt moral p\u00ebrgjegj\u00ebsie dhe jo nj\u00eb dor\u00ebzim.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimi e tij, Patozi falenderon t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb ndjekur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim dhe shton se i inkurajon q\u00eb t\u00eb vijojn\u00eb edhe m\u00eb fort rrug\u00ebtimin politik pa t\u00eb n\u00eb Bindjen Demokratike.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><em>MARR P\u00cbRGJEGJ\u00cbSIN\u00cb DHE DOR\u00cbHIQEM NGA DREJTIMI I BINDJES DEMOKRATIKE<\/em><\/p>\n<p><em>Duke falenderuar edhe nj\u00eb her\u00eb kandidat\u00ebt, mb\u00ebshtet\u00ebsit dhe t\u00eb gjith\u00eb votuesit e Bindjes Demokratike n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit, kam vendosur t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr mosarritjen e objektivave tona elektorale dhe t\u00eb dor\u00ebhiqem nga drejtimi i partis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Fakti q\u00eb ne b\u00ebm\u00eb nj\u00eb betej\u00eb dinjitoze dhe qytetare, n\u00eb mesin e nj\u00eb polarizimi ekstrem, q\u00eb erdhi nga eg\u00ebrsia dhe ashp\u00ebrsia e forcave kryesore politike, nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast si justifikim p\u00ebr ask\u00ebnd prej nesh, por sidomos p\u00ebr mua q\u00eb udh\u00ebhoqa fushat\u00ebn. E kemi ditur q\u00eb n\u00eb fillim se n\u00eb koh\u00eb lufte njer\u00ebzit nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb muzik\u00eb, por nuk kemi nd\u00ebrmend t\u00eb fshihemi prapa rrethanave t\u00eb v\u00ebshtira dhe t\u00eb pazakonta.<\/em><\/p>\n<p><em>Q\u00eb nga dita e par\u00eb e krijimit t\u00eb partis\u00eb, por sidomos gjat\u00eb k\u00ebsaj fushate, pata fatin dhe privilegjin t\u00eb njoh dhe bashk\u00ebpunoj me njer\u00ebz t\u00eb shk\u00eblqyer, politikan\u00eb me\u00a0 eksperienc\u00eb apo edhe t\u00eb rinj t\u00eb supermotivuar, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb kan\u00eb mbushur me besim se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim, q\u00eb nuk do t\u00eb tretet. Un\u00eb i inkurajoj ata t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb ta vazhdojn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb vendosur k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim politik, i cili ka n\u00eb epiqend\u00ebr respektin p\u00ebr disa vlera dhe parime t\u00eb qen\u00ebsishme si dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer vendit dhe interesit publik.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk mendoj se \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u2019u dekurajuar, sepse ne i kemi ditur dhe marr\u00eb parasysh v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb k\u00ebtij projekti politik. Askush prej nesh nuk kishte keqkuptimin se rezultati do t\u00eb arrihej me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb sopat\u00ebs dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk e kishim menduar se Bindja Demokratike ishte projektuar p\u00ebr vet\u00ebm nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje. Ndryshe, do t\u00eb kishte qen\u00eb e pandershme dhe e padenj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata shqiptar\u00eb, q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn dhe i besuan asaj.<\/em><\/p>\n<p><em>Dor\u00ebheqja ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt moral p\u00ebrgjegj\u00ebsie, por kurr\u00ebrr\u00ebsesi dor\u00ebzim. E kemi shpallur q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb themelimit se Bindja Demokratike nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri, as nj\u00eb grup personash, e aq m\u00eb pak pron\u00eb apo nd\u00ebrmarrje biznesi e dikujt. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide e bukur p\u00ebr t\u00eb ndryshuar m\u00ebnyr\u00ebn e drejtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pasi ne mendojm\u00eb se ajo keqqeveriset p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb kapur, q\u00eb ka mbyllur t\u00eb gjitha shtigjet e konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndaj un\u00eb do t\u00eb vijoj t\u00eb mbetem nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i palodhur i k\u00ebsaj ideje, si njeri politik dhe qytetar i angazhuar, sepse jam i bindur q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb atdhe m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb pak t\u00eb korruptuar, m\u00eb t\u00eb jetuesh\u00ebm, dhe me nj\u00eb qeveri q\u00eb sh\u00ebrben dhe nuk sundon.<\/em><\/p>\n<p><em>I uroj fat dhe sukses Bindjes Demokratike n\u00eb sfidat e radh\u00ebs, si nj\u00eb projekt serioz q\u00eb, sipas meje, ka p\u00ebr q\u00ebllim ndryshimin strukturor t\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, i cili ka qen\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim dhe duhet t\u00eb vijoj\u00eb mbetet s\u00ebrish n\u00eb dispozicion t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritjes t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs dhe t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr rezultatin zhg\u00ebnjyes nga zgjedhjet e 25 Prillit dhe ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga drejtimi i partis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale, Patozi sqaron se ka vendosur t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr mosarritjen e objektivave elektorale. Ai shton se ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb betej\u00eb dinjitoze dhe qytetare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":180710,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-180709","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180709","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180709"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180709\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/180710"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180709"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180709"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180709"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}