{"id":182640,"date":"2021-05-16T09:22:56","date_gmt":"2021-05-16T07:22:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=182640"},"modified":"2021-05-16T09:22:56","modified_gmt":"2021-05-16T07:22:56","slug":"andi-bushati-rama-nen-driten-e-slloganit-hap-kutite-ose-largohu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/andi-bushati-rama-nen-driten-e-slloganit-hap-kutite-ose-largohu\/","title":{"rendered":"Andi Bushati: Rama n\u00ebn drit\u00ebn e slloganit, \u201chap kutit\u00eb ose largohu\u201d\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Dilema n\u00ebse Shqip\u00ebria zhvilloi Zgjedhje normale, apo 25 Prilli ishte nj\u00eb kasaphan\u00eb elektorale, ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb hulli rutinore, ku detajet teknike dhe piruetat juridike po tentojn\u00eb t\u00eb groposin thelbin e problemit.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb e m\u00eb pak po diskutohet p\u00ebr faktin n\u00ebse u ble apo jo vota dhe vendin e k\u00ebtij debati e ka z\u00ebn\u00eb p\u00ebrplasja e rreme, n\u00ebse duhet t\u00eb jet\u00eb opozita ajo q\u00eb i siguron provat, apo i takon KQZ-s\u00eb dhe organeve t\u00eb saj si KAS, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb transparenc\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Beteja e zhvilluar n\u00eb Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb cil\u00ebs u transmetua live nga televizionet informative, i yshti t\u00eb gjitha mediat e regjimit t\u00eb dalin me tituj trushp\u00eblar\u00ebs: \u201cOpozita nuk ka prova\u201d, \u201cPD i k\u00ebrkon faktet nga KQZ-ja\u201d,\u00a0 \u201cDemokrat\u00ebt nuk mbajn\u00eb dot mbi supe barr\u00ebn e prov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, opozita pretendon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn ndon\u00ebse nuk ka paraqitur asnj\u00eb fakt bind\u00ebs. Ajo ka dh\u00ebn\u00eb shifra dhe fakte p\u00ebr shkeljet skandaloze q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me legalizimet dhe parat\u00eb e rind\u00ebrtimeve nga t\u00ebrmeti. Duke krahasuar periudh\u00ebn para zgjedhore me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, ajo flet p\u00ebr 63 milion\u00eb euro paga t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb shum\u00eb n\u00eb fushat\u00eb, p\u00ebr 2.6 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb ndihm\u00eb ekonomike, p\u00ebr 125 milion\u00eb euro t\u00eb shp\u00ebrndara nga bashkit\u00eb socialiste, ose 89 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 15 muajt e fundit. Por, ajo \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrgjegjshme q\u00eb nuk ka asnj\u00eb fuqi ti marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebtyre dokumentave nga institucionet shtet\u00ebrore, prandaj i \u00ebsht\u00eb drejtuar KQZ-s\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb kompetencat q\u00eb i jep ligji p\u00ebr ti detyruar k\u00ebto institucione t\u00eb vihen n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb hetimit zgjedhor. Pra, k\u00ebtu thelbi i debatit nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ka arritur apo jo ti siguroj\u00eb PD-ja provat e plota, sikurse mundohen ta manipulojn\u00eb mediat e regjimit, por se a do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb transparparenc\u00eb totale p\u00ebr zgjedhjet ashtu sikurse e k\u00ebrkon interesi publik. E n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb historia e kontestimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 2021 i p\u00ebrngjan tep\u00ebr asaj t\u00eb vitit 2009, me ndryshimin e vet\u00ebm se tashm\u00eb pal\u00ebt kan\u00eb k\u00ebmbyer rolet. At\u00ebher\u00eb n\u00eb pushtet ishte Berisha q\u00eb u akuzua se e manipuloi at\u00eb gar\u00eb duke arritur nj\u00eb rezultat rekord p\u00ebr demokrat\u00ebt ndaj dhe PS e drejtuar nga Rama filloi aksionin e hapjes s\u00eb kutive.<\/p>\n<p>Pretendimi i qeveris\u00eb s\u00eb athershme qe nj\u00ebsoj si i k\u00ebsaj t\u00eb sotmes. Opozita nuk ka prova, ajo nuk sjell dot fakte, kutit\u00eb nuk hapen pasi komisioner\u00ebt e PS-s\u00eb i kan\u00eb firmosur vet\u00eb procesverbalet, etj. E gjith\u00eb kjo mori alibish mb\u00ebshtillej pastaj me argumenata politik\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pakice parlamentare anti europiane dhe anti perendimore, q\u00eb drejtohej nga nj\u00eb lider i korruptuar dhe i pazoti si Rama, i cili nuk kish ditur t\u00eb b\u00ebnte aleancat e duhura, madje i ishte shmangur edhe vet\u00eb konkurimit n\u00eb zgjedhje, nga frika se mund t\u00eb humbte edhe bashkin\u00eb edhe pushtetin.<\/p>\n<p>Dhe i gjith\u00eb ky mishmash argumentash, sa tekniko- juridik aq edhe mediatiko- politik, b\u00ebhej vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb: q\u00eb shqiptar\u00ebt mos kuptonin dot se \u00e7far\u00eb kishte n\u00eb kuti. E nj\u00ebjta teknik\u00eb po p\u00ebrdoret edhe sot 12 vite m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb mos zbardhur instrumentat q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur blerjen e vot\u00ebs. Si dikush q\u00eb personalisht ka qen\u00eb pro kauz\u00ebs s\u00eb hapjes edhe pa prova t\u00eb kutive, ndon\u00ebse isha i bindur p\u00ebr t\u00eb gjitha m\u00ebkatet e Ram\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb gjitha gabimet e athershme t\u00eb PS edhe sot nuk mund t\u00eb mos jem p\u00ebr transparenc\u00ebn totale. \u00c7\u2019do para e hedhur n\u00eb zgjedhje duhet t\u00eb hetohet, \u00e7do fond publik q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur duhet t\u00eb shihet me lup\u00eb. Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, m\u00eb duken t\u00eb neveritsh\u00ebm dhe t\u00eb shitur deri n\u00eb vet\u00ebmohim, t\u00eb gjith\u00eb ata koleg\u00eb dhe ato media q\u00eb dje p\u00ebrbetoheshin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb zbardhjes t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, nd\u00ebrsa sot fshihen pas alibive se kush e ka barr\u00ebn e prov\u00ebs. Dhe k\u00ebtu problemi nuk \u00ebsht\u00eb fare te PD-ja apo tek Basha.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ata vrapuan duke k\u00ebnduar drejt k\u00ebsaj thertoreje elektorale, p\u00ebr naivitetin q\u00eb treguan para gar\u00ebs dhe thirrjet qesharake p\u00ebr fitore pas mbylljes s\u00eb saj, ata e meritojn\u00eb disfat\u00ebn q\u00eb korr\u00ebn. Por, nj\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb \u00ebsht\u00eb fati personal i drejtuesve t\u00eb PD dhe krejt tjet\u00ebr gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejta e publikut p\u00ebr t\u00eb kuptuar deri n\u00eb detaje se \u00e7\u2019ndodhi n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Edi Rama dhe shpura e tij i detyrohen shqiptar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrdorin standardin e nj\u00eb dekade m\u00eb par\u00eb p\u00ebr hapjen e kutive, pasi provat gjenden gjithnj\u00eb brenda tyre. Duke vepruar sikurse u soll\u00ebn p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e PS n\u00eb\u00a0 Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve dhe si\u00e7 pritet t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb pas edhe kolegji i kapur zgjedhor, rilindja po jep prov\u00ebn m\u00eb t\u00eb pa kund\u00ebrshtueshme se k\u00ebrkon t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb ky\u00e7ur n\u00eb kutit\u00eb e kadastr\u00ebs, bashkive dhe ministrive shkelje zgjedhore q\u00eb sapo kreu. Nd\u00ebrsa propagandist\u00ebt e saj po d\u00ebshmojn\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb, se nuk kan\u00eb asnj\u00eb mision tjet\u00ebr p\u00ebrpos atij t\u00eb lakeut.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dilema n\u00ebse Shqip\u00ebria zhvilloi Zgjedhje normale, apo 25 Prilli ishte nj\u00eb kasaphan\u00eb elektorale, ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb hulli rutinore, ku detajet teknike dhe piruetat juridike po tentojn\u00eb t\u00eb groposin thelbin e problemit. Gjithnj\u00eb e m\u00eb pak po diskutohet p\u00ebr faktin n\u00ebse u ble apo jo vota dhe vendin e k\u00ebtij debati e ka z\u00ebn\u00eb p\u00ebrplasja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":182642,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[3070],"class_list":{"0":"post-182640","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-andi-bushati-flet-per-zgjedhjet-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182640","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=182640"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182640\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/182642"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=182640"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=182640"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=182640"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}