{"id":183548,"date":"2021-05-20T12:57:39","date_gmt":"2021-05-20T10:57:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=183548"},"modified":"2021-05-20T12:57:39","modified_gmt":"2021-05-20T10:57:39","slug":"gjykata-kushtetuese-u-ben-thirrje-aktoreve-politike-te-mbeshtesin-veprimtarine-e-saj-vendimet-e-marra-jane-te-detyrueshme-per-tu-zbatuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gjykata-kushtetuese-u-ben-thirrje-aktoreve-politike-te-mbeshtesin-veprimtarine-e-saj-vendimet-e-marra-jane-te-detyrueshme-per-tu-zbatuar\/","title":{"rendered":"Gjykata Kushtetuese u b\u00ebn thirrje aktor\u00ebve politik\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin veprimtarin\u00eb e saj: Vendimet e marra jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t\u2019u zbatuar"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka dal\u00eb me nj\u00eb njoftim p\u00ebr mediat gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme, ku shprehte se edhe pse ishte ende e paplot\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb kuorumit t\u00eb saj, po punohej me kapacitet t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb i ka n\u00eb shqyrtim.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb, Gjykata Kushtetuese k\u00ebrkon mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb nga aktor\u00ebt politik\u00eb dhe institcuinal\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket mb\u00ebshtetjes s\u00eb vendimeve t\u00eb marra nga kjo e fundit, pasi k\u00ebto vendime jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t\u2019u zbatuar.<\/p>\n<p>Gjithashtu jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb disa statistika lidhur me \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb Gjykata po trajton, duke theksuar se po punohet me ritmin e duhur ndaj \u00e7\u00ebshtjeve voluminoze, t\u00eb mbartura apo aktuale.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e Plot\u00eb: Njoftim p\u00ebr mediet, dat\u00eb 20 maj 2021<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese, tashm\u00eb funksionale prej janarit t\u00eb vitit 2021, e nd\u00ebrgjegjshme p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb kushtetuese n\u00eb mbrojtjen e vlerave baz\u00eb t\u00eb organizimit shtet\u00ebror dhe t\u00eb lirive themelore t\u00eb individit, vler\u00ebson t\u00eb informoj\u00eb publikun p\u00ebr disa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb saj gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, me bindjen se transparenca dhe informimi i sh\u00ebrbejn\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb besimit reciprok.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb misionit t\u00eb saj p\u00ebr garantimin e ep\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe forcimin e demokracis\u00eb n\u00eb vend, Gjykata, ndon\u00ebse ende e paplot\u00eb dhe n\u00eb kushtet e nj\u00eb kuorumi t\u00eb brisht\u00eb e me p\u00ebrb\u00ebrje t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb re, sapo rifilloi funksionim, u gjend p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm \u00e7\u00ebshtjesh gjyq\u00ebsore dhe veprimtarish t\u00eb reja administrative, q\u00eb buronin nga ndryshimet kushtetuese dhe ligjore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej veprimtarive administrative m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb miratimi i Dokumentit t\u00eb par\u00eb Strategjik t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, si udh\u00ebrr\u00ebfyes institucional p\u00ebr arritjen e standardeve m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb ushtrimin e funksioneve t\u00eb saj me profesionaliz\u00ebm, integritet dhe besueshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, volumit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb pritje p\u00ebr shqyrtim, Gjykata i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me ritmin e duhur dhe q\u00eb prej janarit t\u00eb k\u00ebtij viti ka shqyrtuar 100 k\u00ebrkesa; 25 prej tyre n\u00eb seanc\u00eb plenare, kurse p\u00ebr 75 \u00ebsht\u00eb vendosur moskalimi n\u00eb seanc\u00eb plenare. Nd\u00ebr vendimet e moskalimit, 50 prej tyre jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga kolegjet, nd\u00ebrsa 25 jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Mbledhja e Gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Duke u udh\u00ebhequr nga parimet e kolegjialitetit, pavar\u00ebsis\u00eb dhe paan\u00ebsis\u00eb, t\u00eb sanksionuara n\u00eb Kushtetut\u00eb, Gjykata i ka kushtuar r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe zgjidhjes n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb sa m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve kushtetuese, sidomos p\u00ebrfundimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb mbartura, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur edhe fal\u00eb p\u00ebrkushtimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues. Po ashtu, nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ka pasur edhe administrimi efikas i burimeve njer\u00ebzore dhe materialeve ekzistuese t\u00eb Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb veprimtarin\u00eb e saj Gjykata \u00ebsht\u00eb kujdesur edhe p\u00ebr ruajtjen e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb jurisprudenc\u00ebs kushtetuese, duke iu referuar edhe jurisprudenc\u00ebs s\u00eb GJEDNJ-s\u00eb dhe asaj t\u00eb gjykatave t\u00eb tjera kushtetuese. Po ashtu, ajo i ka kushtuar v\u00ebmendje transparenc\u00ebs n\u00eb vendimmarrje, duke publikuar n\u00eb koh\u00ebn e duhur n\u00eb faqen zyrtare njoftime p\u00ebr publikun dhe median lidhur me vendimet e saj.<\/p>\n<p>Gjykata, gjithashtu, vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi themelore q\u00eb veprimtaria dhe autoriteti i Gjykat\u00ebs t\u00eb mb\u00ebshtetet nga aktor\u00ebt politik\u00eb dhe institucional\u00eb, nga subjektet q\u00eb e v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje, nga mediat dhe publiku i gjer\u00eb. Dh\u00ebnia e besimit prej tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb i sh\u00ebrben ringritjes s\u00eb autoritetit t\u00eb saj, e cila n\u00eb \u00e7do rast shoq\u00ebrohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb shtuar p\u00ebr Gjykat\u00ebn dhe secilin prej gjyqtar\u00ebve, n\u00eb funksion t\u00eb forcimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe demokratizimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Gjykata rithekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka pranimi nga kushdo i forc\u00ebs detyruese t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb saj, bazuar n\u00eb nenin 132 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili parashikon se vendimet e saj jan\u00eb p\u00ebrfundimtare dhe t\u00eb detyrueshme p\u00ebr zbatim.<\/p>\n<p>\u00c7do lloj vendimmarrje e k\u00ebsaj Gjykate, qoft\u00eb nj\u00ebz\u00ebri ose me shumic\u00eb t\u00eb votave, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e nj\u00eb procesi mendimesh e q\u00ebndrimesh t\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues, sipas bindjes s\u00eb brendshme t\u00eb bazuar n\u00eb Kushtetut\u00eb, integritetit dhe paan\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyqtarit kushtetues ndaj \u00e7do ndikimi t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, \u00e7do lloj vendimmarrje n\u00eb kushtet e diversitetit t\u00eb mendimeve e ushqen nj\u00eblloj procesin e pasurimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb jurisprudenc\u00ebs dhe doktrin\u00ebs kushtetuese.<\/p>\n<p>Gjykata \u00ebsht\u00eb besimplot\u00eb se ushtrimi i veprimtaris\u00eb s\u00eb saj b\u00ebhet edhe m\u00eb efektiv n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb besimi reciprok dhe luajal.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka dal\u00eb me nj\u00eb njoftim p\u00ebr mediat gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme, ku shprehte se edhe pse ishte ende e paplot\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb kuorumit t\u00eb saj, po punohej me kapacitet t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb i ka n\u00eb shqyrtim. N\u00eb deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb, Gjykata Kushtetuese k\u00ebrkon mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":183549,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-183548","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183548","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=183548"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183548\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/183549"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=183548"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=183548"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=183548"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}