{"id":183773,"date":"2021-05-21T14:50:11","date_gmt":"2021-05-21T12:50:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=183773"},"modified":"2021-05-21T14:50:11","modified_gmt":"2021-05-21T12:50:11","slug":"ruaj-jeten-dhe-kuleten-duke-respektuar-kodin-rrugor-policia-e-shtetit-do-te-shtohet-numri-i-forcave-policore-ne-akse-rrugore-ndeshkime-per-shkelesit-e-rregullave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ruaj-jeten-dhe-kuleten-duke-respektuar-kodin-rrugor-policia-e-shtetit-do-te-shtohet-numri-i-forcave-policore-ne-akse-rrugore-ndeshkime-per-shkelesit-e-rregullave\/","title":{"rendered":"\u201cRuaj jet\u00ebn dhe kulet\u00ebn duke respektuar Kodin Rrugor\u201d, policia e shtetit: Do t\u00eb shtohet numri i forcave policore n\u00eb akse rrugore, nd\u00ebshkime p\u00ebr shkel\u00ebsit e rregullave"},"content":{"rendered":"<p>Policia e shtetit, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat lidhur me situat\u00ebn aktuale t\u00eb aksidenteve rrugore, t\u00eb cilat jan\u00eb shtuar vazhdimisht dit\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga zyrtari i Policis\u00eb, tha se do t\u00eb shtohej prania e forcave polcore n\u00eb akset rrogure me t\u00eb gjitha mjetet p\u00ebr t\u00eb verifikuar shkeljet rrugore t\u00eb drejtuesve t\u00eb automjeteve.<\/p>\n<p>Ai shtoi se k\u00ebto masa nuk nd\u00ebrmerreshin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar qytetar\u00ebt por p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur parandalimin e aksidenteve rrugore q\u00eb po shkaktojn\u00eb t\u00eb plagosur dhe viktima t\u00eb shumta.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e Plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><em>Sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe n\u00eb ve\u00e7anti strukturat e Policis\u00eb Rrugore kan\u00eb intensifikuar pun\u00ebn p\u00ebr parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb jet\u00ebs n\u00eb rrug\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb, jav\u00ebt e fundit, kan\u00eb konstatuar dhe nd\u00ebshkuar shum\u00eb drejtues mjetesh q\u00eb kryejn\u00eb sjelle agresive n\u00eb rrug\u00eb, q\u00eb drejtojn\u00eb mjetet pa leje drejtimi, n\u00ebn ndikimin e alkoolit apo n\u00eb gjendje t\u00eb dehur, kryejn\u00eb parakalime t\u00eb gabuara dhe qarkullojn\u00eb me shpejt\u00ebsi tej normave t\u00eb lejuara, si n\u00eb akset rrugore nacionale, ashtu edhe n\u00eb qendrat e banuara, shkelin sinjalistik\u00ebn vertikale dhe horizontale, qarkullojn\u00eb pa rrip sigurimi e kask\u00eb mbrojt\u00ebse dhe p\u00ebrdorin aparatin celular gjat\u00eb drejtimit t\u00eb mjetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Por, pavar\u00ebsisht numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb masave administrative dhe procedimeve penale t\u00eb marra ndaj drejtuesve t\u00eb automjeteve q\u00eb shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, p\u00ebrs\u00ebri vihet re nj\u00eb num\u00ebr i lart\u00eb i shkeljeve t\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit, t\u00eb cilat n\u00eb disa raste kan\u00eb sjell\u00eb si pasoj\u00eb edhe humbjen e jet\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke analizuar situat\u00ebn, nisur dhe nga fakti se jemi n\u00eb fundjav\u00eb dhe fluksi i automjeteve n\u00eb l\u00ebvizje drejt zonave bregdetare apo pikave turistike do jet\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb i madh, Policia e Shtetit n\u00ebn moton \u201cRuaj jet\u00ebn dhe kulet\u00ebn duke respektuar Kodin Rrugor\u201d, do t\u00eb intensifikoj\u00eb pun\u00ebn me q\u00ebllim rritjen e parametrave t\u00eb siguris\u00eb rrugore.<\/em><\/p>\n<p><em>Policia e Shtetit nuk ka asnj\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar apo rritur sasin\u00eb e masave administrative ndaj p\u00ebrdoruesve t\u00eb rrug\u00ebs. I vetmi q\u00ebllim i yni \u00ebsht\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb jet\u00eb, ndaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme kemi punuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve tona.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, kemi synuar n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e baz\u00ebs logjistike t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb Policis\u00eb, por edhe duke b\u00ebr\u00eb propozime e sugjerime te ligjv\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb ndryshuar edhe nene t\u00eb caktuara t\u00eb Kodit Rrugor.<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi, n\u00eb muajin maj 2021, pas nj\u00eb pune e angazhimi t\u00eb shum\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb rrugore n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kodin Rrugor t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u aprovuan ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dispozitave kryesore t\u00eb \u201cNormave t\u00eb Sjelljes\u201d, po jo vet\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00ebp\u00ebrmjet Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb Rrugore ka qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rritur m\u00eb tej parametrat e siguris\u00eb rrugore n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke k\u00ebrkuar q\u00eb \u00e7do drejtues mjeti n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb kujdeset m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tij dhe t\u00eb p\u00ebrdoruesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs, Policia Rrugore informon se do t\u00eb ket\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb shtuar n\u00eb akset rrugore, p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur trafikun, p\u00ebr t\u00eb parandaluar shkeljet dhe aksidentet dhe p\u00ebr t\u00eb informuar dhe ndihmuar \u00e7do p\u00ebrdorues rruge t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb i sigurt n\u00eb destinacionin e tij, dhe nga ana tjet\u00ebr nuk do t\u00eb toleroj\u00eb asnj\u00eb shkelje t\u00eb kodit rrugor.<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em> Policia Rrugore apelon p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e mjeteve t\u00eb mos drejtojn\u00eb mjetet n\u00ebn efektin e alkoolit.<\/em><\/li>\n<li><em> Gjat\u00eb fundjav\u00ebs apo n\u00eb festa, n\u00eb rast se drejtuesit e automjeteve d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb konsumoj\u00eb alkool, Policia Rrugore ju k\u00ebshillon p\u00ebrdorimin e nj\u00eb mjeti taksi q\u00eb n\u00eb \u00e7do rast kushton m\u00eb lir\u00eb!<\/em><\/li>\n<li><em> Vendosni rripin e sigurimit dhe detyroni edhe pasagjer\u00ebt p\u00ebr ta vendosur at\u00eb.<\/em><\/li>\n<li><em> Kur udh\u00ebtoni me motomjete vendoseni ju dhe detyroni pasagjerin t\u00eb vendos\u00eb kask\u00ebn n\u00eb kok\u00eb e jelek\u00ebt fosforeshent\u00eb, q\u00eb t\u00eb b\u00ebheni t\u00eb dalluesh\u00ebm n\u00eb trafik n\u00eb kushtet e err\u00ebsir\u00ebs.<\/em><\/li>\n<li><em> Evitoni parakalimet e gabuara dhe sjelljet agresive n\u00eb rrug\u00eb.<\/em><\/li>\n<li><em> Q\u00ebndroni n\u00eb radh\u00ebn e mjeteve kur ajo krijohet p\u00ebr shkak t\u00eb ngarkes\u00ebs s\u00eb madhe, dalja nga \u201ckolona\u201d mund t\u2019ju kushtoj\u00eb \u201cnj\u00eb fotografi\u201d falas dhe nj\u00eb gjob\u00eb s\u00eb bashku me pezullimin e lejes s\u00eb drejtimit p\u00ebr disa muaj.<\/em><\/li>\n<li><em> Mos drejtoni mjetin me shpejt\u00ebsi tej normave t\u00eb lejuara, \u00e7do shkelje e tejkalim i saj sjell pasoja mbi jet\u00ebn n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, dhe n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb zbraz kulet\u00ebn m\u00eb shum\u00eb.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>Policia Rrugore do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb gjitha mjetet logjistike si kamera, dron\u00eb, radar\u00eb, alkooltestues, makina t\u00eb paloguara dhe me aparate fotografike, p\u00ebr t\u00eb evidentuar dhe dokumentuar \u00e7do shkelje t\u00eb qarkullimit rrugor.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur t\u00eb sigurt n\u00eb destinacion nuk mjafton vet\u00ebm puna e Policis\u00eb, por kontributi i gjithsecilit.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Policia e Shtetit fton qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb denoncojn\u00eb n\u00eb numrin 112 dhe n\u00eb Komisariatin Dixhital, \u00e7do shkelje t\u00eb Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat t\u00eb plot\u00eb dhe nj\u00eb reagim t\u00eb shpejt\u00eb dhe profesional!<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e shtetit, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat lidhur me situat\u00ebn aktuale t\u00eb aksidenteve rrugore, t\u00eb cilat jan\u00eb shtuar vazhdimisht dit\u00ebt e fundit. N\u00eb deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga zyrtari i Policis\u00eb, tha se do t\u00eb shtohej prania e forcave polcore n\u00eb akset rrogure me t\u00eb gjitha mjetet p\u00ebr t\u00eb verifikuar shkeljet rrugore t\u00eb drejtuesve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":183774,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-183773","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183773","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=183773"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183773\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/183774"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=183773"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=183773"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=183773"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}