{"id":184952,"date":"2021-05-27T09:29:17","date_gmt":"2021-05-27T07:29:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=184952"},"modified":"2021-05-27T09:29:59","modified_gmt":"2021-05-27T07:29:59","slug":"leter-e-hapur-nga-arian-starova-i-nderuar-sekretar-blinken-sado-ta-pergojojne-figuren-e-berishes-ai-ka-mbeshtetjen-e-gjysmes-se-popullsise-duan-apo-nuk-duan-kundershtaret-e-tij-berisha-ka-hyre-d","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/leter-e-hapur-nga-arian-starova-i-nderuar-sekretar-blinken-sado-ta-pergojojne-figuren-e-berishes-ai-ka-mbeshtetjen-e-gjysmes-se-popullsise-duan-apo-nuk-duan-kundershtaret-e-tij-berisha-ka-hyre-d\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr e hapur nga Arian Starova\/ I nderuar Sekretar Blinken! Sado ta p\u00ebrgojojn\u00eb figur\u00ebn e Berish\u00ebs, ai ka mb\u00ebshtetjen e gjysm\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb, duan apo nuk duan kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij, Berisha ka hyr\u00eb dhe do mbetet n\u00eb Historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Pas hedhjes s\u00eb \u201cbomb\u00ebs morale\u201d t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, n\u00eb 19 maj,\u00a0kund\u00ebr Berish\u00ebs dhe familjes s\u00eb tij nj\u00eb pjes\u00eb e mediave shqiptare dhe e t\u00eb ftuarve t\u00eb saj t\u00eb larmish\u00ebm jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb \u201cviktimave\u201d dhe t\u00eb \u201ct\u00eb d\u00ebnuarve\u201d. Sepse nuk ka as viktima, as t\u00eb d\u00ebnuar ligjor\u00eb. As Berisha dhe familja e tij nuk jan\u00eb t\u00eb till\u00eb. Nd\u00ebr m\u00eb zellshmit spikatin kund\u00ebrshtar\u00ebt e Berish\u00ebs dhe t\u00eb forcave politike t\u00eb djathta, ku p\u00ebrfshihen njer\u00ebz gjithfar\u00ebsh, besnik\u00ebt e pandryshuesh\u00ebm t\u00eb regjimit t\u00eb p\u00ebrmbysur komunist, ushtria e socialist\u00ebve t\u00eb partis\u00eb dhe institucioneve shtet\u00ebrore vendore dhe qendror\u00eb dhe klient\u00ebt e p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb p\u00ebrfitimeve prej shumic\u00ebs s\u00eb sotme qeveris\u00ebse. Por jan\u00eb edhe njer\u00ebzit e thyer nga demagogjia e dendur dhe e gjat\u00eb kund\u00ebr Berish\u00ebs dhe politik\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, si edhe njer\u00ebzit qejfmbetur prej gabimeve t\u00eb qeverisjeve t\u00eb djathta. E gjith\u00eb kjo turm\u00eb njer\u00ebzore \u201cnoton\u201d n\u00eb nj\u00eb \u201cdet\u201d me g\u00ebnjeshtra q\u00eb prej vitit 1997, kur Partia Socialiste organizoi revolucionin komunist n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, le t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb arsyetojm\u00eb. A \u00ebsht\u00eb Berisha udh\u00ebheq\u00ebs politik, i cili nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb gabim? Sigurisht q\u00eb jo. Ai ka folur shum\u00eb her\u00eb, duke i pranuar gabimet e veta dhe opinioni publik e ka d\u00ebgjuar. N\u00eb vitin 2013 i humbi zgjedhjet, u largua si Kryeminist\u00ebr dhe dha dor\u00ebheqjen prej drejtimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Nd\u00ebrkoh\u00eb, fushata e shpifjeve kund\u00ebr tij e nisur n\u00eb vitin 1997 ka vazhduar me \u00e7do mjet edhe pas vitit 2013 dhe ende vazhdon. Jo vet\u00ebm e kan\u00eb quajtur t\u00eb korruptuar, por e kan\u00eb akuzuar paturp\u00ebsisht edhe p\u00ebr varsje. M\u00eb qesharakja prej tyre n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte akuza se paska dashur t\u00eb \u201cbombardoj\u00eb Vlor\u00ebn\u201d n\u00eb vitin 1997!!! Dhe n\u00ebse Departamenti i Shtetit tani e ka cil\u00ebsuar si t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb SHBA, sepse sipas informacioneve t\u00eb OJQve, mediave dhe qeveris\u00eb shqiptare, ai ka \u201cfavorizuar pasurimin e aleat\u00ebve t\u00eb tij dhe t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes\u201d, \u201c\u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime korruptiv\u00eb\u201d, \u201cka shp\u00ebrdoruar fondet publike dhe proceset publik\u00eb\u201d dhe ka shp\u00ebrdoruar besimin e publikut shqiptar ndaj institucioneve\u201d, kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb mbetet p\u00ebr t\u2019u v\u00ebrtetuar nga drejt\u00ebsia shqiptare. Berisha e b\u00ebri veprimin e tij, k\u00ebrkoi t\u00eb sqarohet e v\u00ebrteta e shpifjeve ndaj tij n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb studioje avokatie franceze [sepse ajo shqiptare ende ka probleme. Pra, deri tani vendimi i Departamentit t\u00eb Shtetit mbetet nj\u00eb veprim n\u00eb rrafshin moral. Gjithsesi, edhe si veprim i till\u00eb, ai nuk u shmanget disa kund\u00ebrshtive dhe p\u00ebrdorimit\u00a0t\u00eb standardeve t\u00eb ndrysh\u00ebm vler\u00ebsues.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb merren p\u00ebr fakte vler\u00ebsues ato \u00e7ka thuhen n\u00eb media kur dihet se me median ka probleme serioze n\u00eb Shqip\u00ebri?! E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe informacionet e marra prej institucioneve qeveritare shqiptare, t\u00eb cilat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb politizuara kundrejt opozit\u00ebs dhe udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb saj?! P\u00ebrse pik\u00ebrisht tani dhe jo menj\u00ebher\u00eb pas largimit t\u00eb Berish\u00ebs prej pushtetit dhe partis\u00eb?! P\u00ebrse as pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb tij nuk jan\u00eb d\u00ebnuar moralisht m\u00eb par\u00eb?! P\u00ebrse Shqip\u00ebria u pranua n\u00eb NATO n\u00eb vitin 2009 dhe iu hoq\u00ebn vizat Schengen n\u00eb prag t\u00eb vitit 2011, kur dihet se si NATO edhe BE jan\u00eb tejet t\u00eb ndjeshme ndaj korrupsionit?! P\u00ebrse n\u00eb raste t\u00eb tjera t\u00eb mir\u00ebnjohura t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor nuk kemi par\u00eb e as d\u00ebgjuar nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb till\u00eb moral?! Veprimi d\u00ebnues moral i Departamentit t\u00eb Shtetit ka shp\u00ebrfillur edhe disa t\u00eb v\u00ebrteta historike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb tridhjet\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit, t\u00eb cilat lidhen edhe me Sali Berish\u00ebn. Orientimi strategjik i Shqip\u00ebris\u00eb drejt SHBA-s\u00eb dhe institucioneve euroatlantik\u00eb [an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO dhe p\u00ebrparimi drejt BE-s\u00eb], bashk\u00ebpunimi shum\u00eb i ngusht\u00eb me SHBA p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet themelore t\u00eb zhvillimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb paqes e siguris\u00eb rajonale t\u00eb Ballkanit, zhvillimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe ndjenjave popullore proamerikane etj. jan\u00eb vet\u00ebm pjesa m\u00eb e dukshme e politikave t\u00eb ndjekura n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebrgjat\u00eb tridhjet\u00eb vjet\u00ebve, Berisha u shnd\u00ebrrua n\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsin-simbol t\u00eb proceseve dhe reformave demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sado ta p\u00ebrgojojn\u00eb figur\u00ebn e tij, ai edhe sot ka mb\u00ebshtetjen e t\u00eb pakt\u00ebn gjysm\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb politikisht vepruese. Duan apo nuk duan kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij, ai ka hyr\u00eb dhe do t\u00eb mbetet n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se populli shqiptar ka mbi nj\u00ebqind vjet q\u00eb ushqen ndjenja t\u00eb fuqishme miq\u00ebsie kundrejt SHBAs\u00eb, miq\u00ebsi e cila ka ardhur duke u rritur dhe forcuar, madje fshehurazi edhe n\u00ebn komuniz\u00ebm. Ndryshe prej popujve t\u00eb tjer\u00eb, shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb mb\u00ebshtetjen amerikane ta v\u00ebshtrojn\u00eb gjithnj\u00eb si \u201cky\u00e7in e art\u00eb\u201d t\u00eb zgjidhjes s\u00eb problemeve t\u00eb vendit dhe t\u00eb kombit t\u00eb tyre q\u00eb prej dit\u00ebve t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr pavar\u00ebsi n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Prandaj, veprimi i Departamentit t\u00eb Shtetit nuk ndikon p\u00ebr mir\u00eb edhe n\u00eb ndjenjat dhe mend\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare. Aq m\u00eb shum\u00eb kur t\u00eb metat serioze t\u00eb qeverisjes s\u00eb sotme u kujtojn\u00eb shqiptar\u00ebve regjimin e vjet\u00ebr totalitar.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb koment i fundit. Un\u00eb nuk mund ta di sakt\u00ebsisht se si \u00ebsht\u00eb ka qen\u00eb e mundur q\u00eb Departamenti Amerikan i Shtetit t\u00eb marr\u00eb at\u00eb vendim kundrejt Berish\u00ebs dhe familjes s\u00eb tij. Nj\u00eb gj\u00eb e mendoj si t\u00eb sigurt, t\u00eb pakt\u00ebn faktin q\u00eb \u00ebsht\u00eb nxituar dhe ka gabuar. Fatmir\u00ebsisht, nuk jam m\u00eb i vet\u00ebm n\u00eb arsyetimin tim. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb menduar se k\u00ebshtu t\u00eb mund t\u2019u dal\u00eb frika njer\u00ebzve t\u00eb \u201cdrejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re\u201d dhe t\u00eb filloj\u00eb nd\u00ebshkimi i \u201cpeshqve t\u00eb m\u00ebdhenj\u201d, p\u00ebrs\u00ebri kan\u00eb gabuar, sepse kan\u00eb ngat\u00ebrruar edhe radh\u00ebn e veprimeve, edhe \u201cpeshqit\u201d q\u00eb jan\u00eb shtuar aq shum\u00eb n\u00eb akuariumet institucionale duke shp\u00ebrdoruar pasurit\u00eb q\u00eb u p\u00ebrkasin taksapaguesve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>I nderuar Sekretar Blinken!<\/p>\n<p>Opozita e sotme shqiptare v\u00ebrtet ka b\u00ebr\u00eb disa veprime t\u00eb r\u00ebnda shp\u00ebrfill\u00ebse kundrejt sistemit politik neoliberal demokratik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por kjo nuk mund ta p\u00ebrligj\u00eb harres\u00ebn e Departamentit t\u00eb Shtetit kundrejt nj\u00eb regjimi q\u00eb investon p\u00ebr \u201czbukurimin\u201d e nj\u00eb Shqip\u00ebrie vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fshehur korrupsionin gjigant dhe narkokartelet q\u00eb po tronditin \u00e7do jav\u00eb sigurin\u00eb e familjeve shqiptare me vrasjet e tyre. Drejt\u00ebsia e re shqiptare e shum\u00ebd\u00ebshiruar nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb veproj\u00eb duke e pag\u00ebzuar me \u201cgjakun\u201d e \u201ckurbaneve\u201d t\u00eb gabuar, sepse do t\u00eb b\u00ebhet e vjet\u00ebr q\u00eb dit\u00ebn e saj t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas hedhjes s\u00eb \u201cbomb\u00ebs morale\u201d t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, n\u00eb 19 maj,\u00a0kund\u00ebr Berish\u00ebs dhe familjes s\u00eb tij nj\u00eb pjes\u00eb e mediave shqiptare dhe e t\u00eb ftuarve t\u00eb saj t\u00eb larmish\u00ebm jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb \u201cviktimave\u201d dhe t\u00eb \u201ct\u00eb d\u00ebnuarve\u201d. Sepse nuk ka as viktima, as t\u00eb d\u00ebnuar ligjor\u00eb. As Berisha dhe familja e tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[3330],"class_list":{"0":"post-184952","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"tag-lajme-zjarr-leter-e-hapur-nga-arian-starova-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/184952","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=184952"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/184952\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=184952"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=184952"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=184952"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}