{"id":185356,"date":"2021-05-29T13:12:04","date_gmt":"2021-05-29T11:12:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=185356"},"modified":"2021-05-29T13:12:29","modified_gmt":"2021-05-29T11:12:29","slug":"kjo-zemerate-duhet-te-jete-burimi-i-forces-tone-basha-me-demokratet-ne-mat-dhe-burrel-te-mos-hedhim-poshte-ate-qe-kemi-ndertuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kjo-zemerate-duhet-te-jete-burimi-i-forces-tone-basha-me-demokratet-ne-mat-dhe-burrel-te-mos-hedhim-poshte-ate-qe-kemi-ndertuar\/","title":{"rendered":"Kjo zem\u00ebrat\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb burimi i forc\u00ebs ton\u00eb\/ Basha me demokrat\u00ebt n\u00eb Mat dhe Burrel: T\u00eb mos hedhim posht\u00eb at\u00eb q\u00eb kemi nd\u00ebrtuar\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e sotme, Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar nj\u00eb takim me demokrat\u00ebt e Matit dhe Bulqiz\u00ebs, ku krahas demaskimit t\u00eb panipulimit \u00a0t\u00eb zgjedhjeve 25 Prillit, k\u00ebrkoi unifikimin e t\u00eb djatht\u00ebve p\u00ebr t\u00eb vijuar rrug\u00ebn n\u00eb sjelljen e ndryshimit. Basha u shpreh se zem\u00ebrata duhet t\u00eb jet\u00eb burim i forc\u00ebs s\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt nuk duhet t\u00eb hedhin posht\u00eb at\u00eb q\u00eb kan\u00eb krijuar, por t\u00eb vijojn\u00eb betej\u00ebn ndaj qeveris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fjalimi i mbajtur n\u00eb Mat<\/strong><\/p>\n<p><em>Mir\u00eb se ju gjej\u00eb zonja dhe zot\u00ebrinj. Mir\u00eb se ju gjej\u00eb v\u00ebllez\u00ebr dhe motra matjan\u00eb. S\u00eb pari\u00a0 dua tju fal\u00ebnderoj nga zemra q\u00eb ndodhemi s\u00eb bashku n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb plot nj\u00eb muaj pas nj\u00eb beteje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, t\u00eb paprecedent\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb pabarazis\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb historin\u00eb 30 vjecare t\u00eb pluralizmit. Padiskutim, ju demokrat\u00ebt e Matit, demokrat\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb Partia Demokratike u fut n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces e vet\u00ebdijshme q\u00eb po futej n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb pabarabart\u00eb. Nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb nuk kishte asnj\u00eb lidhje me rregullat e demokracis\u00eb. Ne u fut\u00ebm n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtari politik i cili e trajtoi procesin zgjedhor si nj\u00eb maask\u00ebr elektorale t\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb detaje nga momenti i par\u00eb deri n\u00eb momentin e fundit. <\/em><em>I cili p\u00ebrdori kund\u00ebr qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe n\u00eb ve\u00e7anti demokrat\u00ebve\u00a0 t\u00eb gjith\u00eb arsenalin e shtetit, t\u00eb buxhetit, t\u00eb parave t\u00eb korrupsionit, t\u00eb bandave kirminale dhe t\u00eb favoreve tjera t\u00eb cilat ju i dini fare mir\u00eb dhe nuk ka nevoj\u00eb t\u2019i rreshtoj k\u00ebtu, q\u00eb nga tolerimi me kusht i rritjes s\u00eb bim\u00ebv\u00eb narkotike, tek tolerimi me kusht i nd\u00ebrtimeve pa leje, tek legalizimet p\u00ebr vota, tek blerja e mjerimit q\u00eb ka mbjell\u00eb n\u00eb sofrat Matjane p\u00ebr nj\u00eb\u00a0 grusht parash e gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. Po k\u00ebshtu shoh n\u00eb syt\u00eb tuaj zem\u00ebrat\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb padrejt\u00ebsi q\u00eb n\u00eb fakt nuk iu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm demokrat\u00ebve por Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve. <\/em><em>Por kjo zem\u00ebrat\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb dhe burim i forc\u00ebs ton\u00eb. Mund\u00a0 t\u00eb themi se pavar\u00ebsisht t\u00eb gjith\u00eb asaj q\u00eb ka ndodhur, shkrirjes s\u00eb shtetit me partin\u00eb, si\u00e7 e thot\u00eb edhe raporti paraprak i OSBE-ODIHR, roli i krimit t\u00eb organizuar, ku u hoq nj\u00eb Tom erdh\u00ebn tre Toma, u hoq nj\u00eb Aqif, erdh\u00ebn dy Aqifa e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Ku mbet\u00ebn\u00a0 tre t\u00eb pandehurit e dosjes 339, t\u00eb cil\u00ebt mbajn\u00eb peng negociatat e antar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. <\/em><em>Beteja ishte dizenjuar p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar jo thjesht\u00eb vullnetin e shqiptar\u00ebve por shpirtin e Partis\u00eb Demokratike. Pavar\u00ebsisht prej pak\u00ebnaq\u00ebsive dhe mosmarr\u00ebveshjeve, pavar\u00ebsisht prej pik\u00ebpamjeve t\u00eb ndryshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb t\u00eb kemi n\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb hapur t\u00eb debatit si\u00e7, \u00ebsht\u00eb partia jon\u00eb, jemi ne q\u00eb prap\u00eb se prap\u00eb kemi mbi supe misionin e ndryshimit q\u00eb mor\u00ebm para shqiptar\u00ebve dhe e \u00e7uam me 25 prill n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kulminante ndon\u00ebse jo finale t\u00eb betej\u00ebs ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb v\u00ebshtira ku gjendet Shqip\u00ebria,\u00a0 pas nj\u00eb procesi q\u00eb s\u2019i dha asnj\u00eb p\u00ebrgjigje pyetjeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shqiptar\u00ebve, sepse t\u00eb vetmit q\u00eb mund t\u2019i jepnim p\u00ebrgjigje ishim ne, ishit ju q\u00eb dol\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb me forc\u00ebn e zemrave tona si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb nga 91-shi pa asnj\u00eb pushtet, p\u00ebrve\u00e7 pushtetit t\u00eb shpirtit, t\u00eb vlerave dhe t\u00eb mendjes ton\u00eb nj\u00ebsoj si qytetar\u00ebt, bashk\u00eb me qytetar\u00ebt dhe p\u00ebr qytetar\u00ebt. Pavar\u00ebsisht prej t\u00eb gjitha k\u00ebtyre di\u00e7ka \u00ebsht\u00eb dhe mbetet p\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb dhe shqiptar\u00ebt s\u2019kan\u00eb askund tjet\u00ebr ku ta k\u00ebrkojn\u00eb, matjan\u00ebt s\u2019kan\u00eb kurrkund tjet\u00ebr ku ta k\u00ebrkojn\u00eb. Misioni i ndryshimit mbetet misioni i demokrat\u00ebve, mbetet misioni i Partis\u00eb Demokratike. <\/em><em>E pra v\u00ebllez\u00ebr dhe motra kjo diferenc\u00eb midis p\u00ebrqasjes ton\u00eb dhe p\u00ebrqasjes s\u00eb kund\u00ebrshtarit b\u00ebri t\u00eb ndodhte di\u00e7ka q\u00eb n\u00eb\u00a0 kushte t\u00eb tjera mund t\u00eb konsiderohej mrekulli. Q\u00eb\u00a0 pavar\u00ebsisht shum\u00ebfishimit t\u00eb terrorit dhe masakr\u00ebs zgjedhore jo vet\u00ebm q\u00eb nuk na e ul\u00ebn dot kok\u00ebn, por p\u00ebrkundrazi sot jemi edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, edhe m\u00eb t\u00eb vendosur p\u00ebr ta \u00e7uar k\u00ebt\u00eb betej\u00eb deri n\u00eb fund, sepse p\u00ebr demokrat\u00ebt e Matit, t\u00eb Klosit, Dibr\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb vendit kurr\u00eb s\u2019ka qen\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm numri i her\u00ebve q\u00eb kemi r\u00ebn\u00eb, e r\u00ebnd\u00ebsishme ka qen\u00eb fuqia me t\u00eb cil\u00ebn kemi ditur t\u00eb ngrihemi e t\u00eb frym\u00ebzojm\u00eb qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb na ndjekur n\u00eb ato beteja dhe ato objektiva ku s\u2019ka asnj\u00eb forc\u00eb tjet\u00ebr politike tjet\u00ebr t\u2019i drejtoj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Keni q\u00ebndruar n\u00eb krahun tim n\u00eb shum\u00eb prej k\u00ebtyre betejave, n\u00eb nj\u00eb 8-vje\u00e7ar t\u00eb mbushur me sfida po ku ne nuk jemi zvarritur, as kemi b\u00ebr\u00eb kompromis me t\u00eb keqen, p\u00ebrkundrazi jemi p\u00ebrballur. Lidershipi im nuk ka qen\u00eb lidership kriminel\u00ebsh, ka qen\u00eb nj\u00eb lidership sakrificash. Ndaj, k\u00ebtu dua t\u00eb ndalem p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast dhe t\u2019ju siguroj q\u00eb nuk ka fjal\u00eb n\u00eb fjalorin e pasur t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe q\u00eb mund t\u00eb shpreh\u00eb p\u00ebrmasat e v\u00ebrteta t\u00eb mir\u00ebnjohjes q\u00eb ndjej n\u00eb shpirtin tim p\u00ebr sakrific\u00ebn tuaj si dhe t\u2019ju them se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sakrific\u00eb dhe vet\u00ebmohim, sa t\u00eb kem frym\u00eb, nuk do t\u00eb resht t\u00eb b\u00ebj asgj\u00eb n\u00eb dor\u00ebn time, nuk do t\u00eb l\u00eb asgj\u00eb pa b\u00ebr\u00eb derisa \u00e7do pik\u00eb djerse e sakrific\u00ebs tuaj, t\u00eb shp\u00ebrblehet. Por me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt, me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb na kan\u00eb ngarkuar demokrat\u00ebt kudo q\u00eb ndodhen, at\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ndryshimin, jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019ju k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn tuaj. Jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019ju k\u00ebrkuar ta vazhdojm\u00eb bashk\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje, ta vazhdojm\u00eb bashk\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb! Natyrisht, t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se sa m\u00eb shum\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, duke u nisur nga un\u00eb dhe sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, aq m\u00eb shpejt do t\u2019ia shkurtojm\u00eb dit\u00ebn regjimit.<\/em><\/p>\n<p><strong>Fjalimi i mbajtur n\u00eb Bulqiz\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><em>Ta vazhdojm\u00eb bashk\u00eb betej\u00ebn krah nj\u00ebri-tjetrit, me besimin e madh, mos t\u00eb hedhim posht\u00eb at\u00eb q\u00eb kemi nd\u00ebrtuar s\u00eb bashku dhe kjo \u00ebsht\u00eb ftesa ime ndaj \u00e7dokujt q\u00eb e ka zemr\u00ebn apo mendjen t\u00eb turbulluar, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos gjej\u00eb arsye apo t\u00eb krijoj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar at\u00eb q\u00eb keni nd\u00ebrtuar dhe kemi nd\u00ebrtuar s\u00eb bashku deri m\u00eb sot, fal\u00eb sakrific\u00ebs s\u00eb gjith\u00ebsecilit prej jush. Ndaj, t\u00eb diskutojm\u00eb nga af\u00ebr shqet\u00ebsimet, mendimet, kritikat, rrug\u00ebdaljet, nga ana tjet\u00ebr, le t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb se kjo gar\u00eb e ka dhe nj\u00eb disavantazh. E ka dhe nj\u00eb disavantazh dhe disavantazhi q\u00eb e njohim fare mir\u00eb ne k\u00ebtu, un\u00eb, ju, e njeh dhe kund\u00ebrshtari yn\u00eb. Disavantazhi \u00ebsht\u00eb q\u00eb pas k\u00ebsaj q\u00ebndrese t\u00eb gjat\u00eb, ku kemi faktuar vendosm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, dor\u00ebzimi p\u00ebrball\u00eb atyre q\u00eb e konsiderojn\u00eb 25 prillin, fitore t\u00eb Ram\u00ebs dhe jo nj\u00eb masak\u00ebr zgjedhore, mund t\u00eb jap\u00eb shkak nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeje t\u00eb re n\u00eb gjirin ton\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb ne nuk mund ta lejojm\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja se pse n\u00eb K\u00ebshilli Komb\u00ebtar, si\u00e7 e din\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar ishin k\u00ebtu, para se t\u00eb niste ky proces, i b\u00ebra nj\u00eb thirrje: \u201cNdani mendjen, \u00ebsht\u00eb fitore e Edi Ram\u00ebs, kjo pun\u00eb nuk b\u00ebhet k\u00ebshtu.\u201d At\u00ebher\u00eb, un\u00eb e jap dor\u00ebheqjen k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. <\/em><em>Por n\u00eb qoft\u00eb se jemi t\u00eb gjith\u00eb, si\u00e7 jemi d\u00ebshmitar\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb maask\u00ebr zgjedhore e nje regjimi, at\u00ebher\u00eb ejani t\u00eb vazhdojm\u00eb betej\u00ebn deri n\u00eb fund drejt nj\u00eb stacioni final q\u00eb \u00ebsht\u00eb r\u00ebzimi regjimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb fitorja e demokracis\u00eb dhe e Partis\u00eb Demokratike.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e sotme, Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar nj\u00eb takim me demokrat\u00ebt e Matit dhe Bulqiz\u00ebs, ku krahas demaskimit t\u00eb panipulimit \u00a0t\u00eb zgjedhjeve 25 Prillit, k\u00ebrkoi unifikimin e t\u00eb djatht\u00ebve p\u00ebr t\u00eb vijuar rrug\u00ebn n\u00eb sjelljen e ndryshimit. Basha u shpreh se zem\u00ebrata duhet t\u00eb jet\u00eb burim i forc\u00ebs s\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt nuk duhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":185358,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[3394],"class_list":{"0":"post-185356","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-basha-me-demokratet-ne-mat-dhe-burrel-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185356","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=185356"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185356\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/185358"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=185356"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=185356"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=185356"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}