{"id":185534,"date":"2021-05-30T15:21:44","date_gmt":"2021-05-30T13:21:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=185534"},"modified":"2021-05-30T15:21:44","modified_gmt":"2021-05-30T13:21:44","slug":"analiza-e-fakteve-llalla-mediu-meta-cpo-ndodh-me-proceset-e-reja-te-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/analiza-e-fakteve-llalla-mediu-meta-cpo-ndodh-me-proceset-e-reja-te-drejtesise\/","title":{"rendered":"Analiza e fakteve\/ Llalla, Mediu, Meta, \u00e7\u2019po ndodh me proceset e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Pasi Prokuroria e Tiran\u00ebs vendosi me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb policis\u00eb, pa fakte dhe prova t\u00eb reja, t\u00eb hap\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vrasjeve politike t\u00eb 21 janarit, nj\u00eb pyetje retorike po g\u00eblon n\u00eb aj\u00ebr: \u00e7far\u00eb po ndodh me drejt\u00ebsin\u00eb? Po t\u00eb shikosh kronik\u00ebn e muajit t\u00eb fundit duket sikur prokuroria dhe gjykatat i kan\u00eb futur marshin e pest\u00eb p\u00ebr t\u00eb rikthyer \u00e7\u00ebshtje q\u00eb flinin n\u00eb sirtar\u00eb prej koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>21 janari, G\u00ebrdeci, gjykimi i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, sekuestrimi i pasurive t\u00eb ish gjykat\u00ebsve t\u00eb lart\u00eb dhe kushtetues. Por jo vet\u00ebm kaq. K\u00ebt\u00eb muaj duket se \u00ebsht\u00eb zgjuar edhe Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Brenda pak dit\u00ebsh ajo njoftoi se ka marr\u00eb vendim p\u00ebr konfliktin mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama, lidhur me mos dekretimin e ish kandidatit p\u00ebr minist\u00ebr t\u00eb jasht\u00ebm, Gent Cakaj. Menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas ajo shpalli se do t\u00eb gjykoj\u00eb shum\u00eb shpejt edhe \u00e7\u00ebshtjen e \u00e7dekretimit nga Meta, t\u00eb zgjedhjeve lokale t\u00eb 30 qershorit, q\u00eb p\u00ebrfunduan m\u00eb pas n\u00eb votime moniste.<\/p>\n<p>Po t\u00eb shikosh kalendarin e asj q\u00eb ka ndodhur, p\u00ebrkimet jan\u00eb t\u00eb frikshme. N\u00eb 28 prill SPAK vendosi sekuestrimin e paurive p\u00ebr Fatos Lulo (ish \u2013 gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese), Bashkim Dedja (ish \u2013 Kryetar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese) dhe Shk\u00eblzen Selimi (ish \u2013 gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb).<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia e re sekuestron pasurit\u00eb e tre ish-gjyqtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb 6 maj, Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar,\u00a0 k\u00ebrkoi rihapjen e hetimeve p\u00ebr ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu p\u00ebr shp\u00ebrthimin tragjik t\u00eb G\u00ebrdecit m\u00eb 15 mars 2008.<\/p>\n<p>N\u00eb 20 maj, Gjykata e Posa\u00e7me d\u00ebnoi me 2 vite burg ish-Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Adriatik Llalla, p\u00ebr \u201cfshehje dhe mosdeklarim t\u00eb pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb 27 maj, Prokuroria e Tiran\u00ebs i tha po k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur hetimet p\u00ebr dy nga t\u00eb vrar\u00ebt e 21 janarit vdekjet e t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb mbetur pa autor: Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.<\/p>\n<p>Po ti shtosh k\u00ebsaj axhende t\u00eb ngjashur me ngjarje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb edhe hapjen brenda majit t\u00eb dy gjykimeve p\u00ebr konfliketet president- kryeminist\u00ebr nga Gjykata Kushtetuese, duket qartas q\u00eb ka nj\u00eb zgjim t\u00eb rrufesh\u00ebm t\u00eb institucioneve q\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb letargji prej vitesh. Por, interesant \u00ebsht\u00eb fakti se kjo bresh\u00ebri \u00e7\u00ebshtjesh p\u00ebrkon vet\u00ebm me nj\u00eb dat\u00eb: at\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>E k\u00ebtu problemi fillon e b\u00ebhet shqet\u00ebsues, pasi kaq shum\u00eb p\u00ebrkime v\u00ebshtirv t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme?<\/p>\n<p>A mos kan\u00eb pritur edhe institucionete e reja, t\u00eb sapodala nga reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, pavarura n\u00eb let\u00ebr, rezultatin e 25 prillit p\u00ebr tu v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb? A mos kalendari i tyre i drejt\u00ebsis\u00eb pask\u00ebsh qen\u00eb i lidhur me at\u00eb t\u00eb politik\u00ebs: shohim nj\u00ebher\u00eb kush fiton dhe pastaj vendosim si do veprojm\u00eb?<\/p>\n<p>Natyrisht, \u00e7do njeri me bonsens \u00ebsht\u00eb i bindur se edhe pasurit\u00eb e pajustifikuara t\u00eb gjyqtar\u00ebve duhet t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb sit\u00eb edhe Fatmir Mediu nuk mund ti\u2019a hedhe pa kaluar n\u00eb nj\u00eb proces p\u00ebr G\u00ebrdecin edhe vrasjes s\u00eb dy prej kat\u00ebr viktimave t\u00eb 21 janarit i duhet shkuar deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Por problemi nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu. Shqet\u00ebsues mbetet fakti se e gjith\u00eb kjo stuhi, me goditje t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar, filloi pas 25 prillit dhe fitores s\u00eb rilindjes. Dhe m\u00eb keq akoma t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjestr\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb vijn\u00eb nga radh\u00ebt e kund\u00ebrshtar\u00ebve apo t\u00eb anatemuarve nga fituesit e zgjedhjeve. N\u00ebse opozita, forca t\u00eb tjera t\u00eb pavaruara dhe shoq\u00ebria civile kan\u00eb b\u00ebr\u00eb mbi 50 denoncime n\u00eb SPAK p\u00ebr, korrupsionin, krimet elektorale abuzimet e pushtetit, asnj\u00eb prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj vale t\u00eb vendosjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj ajo q\u00eb po ndodh dit\u00ebt e fundit ngre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legjitime pyetjen: A kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb vendosjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, apo mos val\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur epoka e p\u00ebrdorimit politik t\u00eb saj, nga fituesit e zgjedhjeve.\/LAPSI.AL<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi Prokuroria e Tiran\u00ebs vendosi me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb policis\u00eb, pa fakte dhe prova t\u00eb reja, t\u00eb hap\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vrasjeve politike t\u00eb 21 janarit, nj\u00eb pyetje retorike po g\u00eblon n\u00eb aj\u00ebr: \u00e7far\u00eb po ndodh me drejt\u00ebsin\u00eb? Po t\u00eb shikosh kronik\u00ebn e muajit t\u00eb fundit duket sikur prokuroria dhe gjykatat i kan\u00eb futur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":185535,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-185534","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-uncategorized-sq"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185534","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=185534"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185534\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/185535"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=185534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=185534"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=185534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}