{"id":185579,"date":"2021-05-30T22:25:03","date_gmt":"2021-05-30T20:25:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=185579"},"modified":"2021-05-30T22:25:03","modified_gmt":"2021-05-30T20:25:03","slug":"nga-stefan-capaliku-kafja-e-madhe-toke-e-zane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-stefan-capaliku-kafja-e-madhe-toke-e-zane\/","title":{"rendered":"NGA STEFAN \u00c7APALIKU \u2013 Kafja e Madhe \u2013 Tok\u00eb e zan\u00eb\u2026!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Stefan \u00c7APALIKU<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e di mir\u00eb se kujt i duhet drejtue njeriu q\u00eb ka frik\u00eb se do t\u00eb d\u00ebnohet p\u00ebr m\u00ebkatin e heshtjes. Zotit?! Po kush e di adresen e tij? Lutu! Lutu, m\u00eb thot\u00eb nj\u00eb za nga brenda dhe Zoti do e d\u00ebgjoj\u00eb lutjen tande dhe ka me t\u00eb \u00e7lirue prej k\u00ebtij m\u00ebkati. Ti do flas\u00ebsh. Do kesh\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shkarkohesh, t\u2019i drejtohesh atyne q\u00eb e kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb q\u00eb ta zgjidhin hallin q\u00eb ke.<\/p>\n<p>Po kush jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb e kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb ta zgjidhin hallin q\u00eb kam? Kryeministri?!! Ministria e Kultur\u00ebs, Kryetarja e Bashkis\u00eb, Deputet\u00ebt e Shkodr\u00ebs, Qytetar\u00ebt ndoshta?!!! Nuk e di. E vetmja gja q\u00eb di asht se Kafja e Madhe, monumenti ma konsakral, memoria e qytetit, legjenda e tij urbane, vendi i takimit dhe i v\u00ebzhgimit, po na shkat\u00ebrrohet.<\/p>\n<p>A doni ju o shkodran\u00eb t\u2019ju prishet para sysh, n\u00eb vitin 2016, Kisha dhe Xhamia e shpirtit tuej qytetar? N\u00ebse jo, mbrojeni! A doni ju o shqiptar\u00eb q\u00eb qyteti i Shkodr\u00ebs, p\u00ebrjet\u00ebsisht i njohun si djepi i kultur\u00ebs, t\u00eb mbes\u00eb pa djepin e vet, Kafen e Madhe? N\u00ebse jo, mbrojeni!<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1920, ngrehin\u00ebn e Kafes s\u00eb Madhe e kishte fillue s\u00eb nd\u00ebrtuemi Familja Ashiku dhe p\u00ebr rrethana t\u00eb panjohuna prej meje Ashik\u00ebt ia shit\u00ebn familjes Luka. Lukajt e blen\u00eb godin\u00ebn t\u00eb pap\u00ebrfundueme. Mir\u00ebpo edhe Lukajt ia dhan\u00eb godin\u00ebn n\u00eb paj\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tyre Filomen\u00ebs, e cila u martue me Gulielmin. Zotni Gulielmi p\u00ebr rast\u00ebsi kishte edhe ai mbiemrin Luka, edhe pse s\u2019kishte t\u00eb bante fare me farefisin e s\u00eb shoqes. Mir\u00ebpo edhe \u201c\u00c7ifti i lumtur Luka\u201d nga ana e vet solli n\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm vajza (Njena syresh u martue me nj\u00eb pinjoll t\u00eb familjes Mozali).<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 1945 Kafja e Madhe, si t\u00eb gjitha objektet e tjera treg\u00ebtare t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, kaloi n\u00eb duart e shtetit, duke ruejt\u00eb jo vet\u00ebm destinacionin si bar, restorant dhe hotel, por bukur mir\u00eb edhe fam\u00ebn e vet. Madje n\u00eb vitin 1960 u shpall monument kulture, status juridik ky q\u00eb n\u00eb dijenin\u00eb time nuk i \u00ebsht\u00eb heq\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Madje n\u00eb vitin 2007 i asht riforcue klasi.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb g\u00ebzimit t\u00eb statusit \u201cMonument kulture\u201d Kafja e Madhe pati nj\u00eb restaurim mjaft profesional n\u00eb vitin 1987-1988 dhe shk\u00eblqeu edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb varf\u00ebrin\u00eb e thell\u00eb t\u00eb atyre viteve.<\/p>\n<p>Pas viteve t\u00eb and\u00ebrrta 1990 godina u dha me qira nga pronar\u00ebt e vet t\u00eb shumt\u00eb tashma. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb e shkurt\u00ebr 1992-1997. N\u00eb fillim u shnd\u00ebrrua n\u00eb sallon lojnash fati e mandej s\u00ebrish n\u00eb nj\u00eb restorant, q\u00eb nuk t\u00eb grishte. Ma von\u00eb Kafja e Madhe pati edhe nj\u00eb vernisazh tjet\u00ebr edhe ma t\u00eb shkurt\u00eb e edhe ma t\u00eb palavdish\u00ebm n\u00eb vitet 2001-2003.<\/p>\n<p>Mandej historia e saj mbyllet me nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr zjarrvumje, e finalizueme prej nj\u00eb Happy End-i, nga komshit\u00eb zjarrfik\u00ebs. Tani, sigurisht q\u00eb Kafja e Madhe \u00ebsht\u00eb e dikujt. Atij q\u00eb e posedon i urojm\u00eb q\u00eb ta g\u00ebzoj\u00eb, por duke e kujtue, s\u00ebrish me dashamirsi, se po aq sa asht e tij, po kaq asht edhe e jona, me t\u00eb vetmin ndryshim q\u00eb ne k\u00ebndej nuk k\u00ebrkojm\u00eb hise.<\/p>\n<p>Dhe kjo jo vet\u00ebm sepse jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb ku e mira private me at\u00eb publike bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00eb paqe, por edhe sepse n\u00eb at\u00eb vend kemi lan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rand\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb. Dikush madje ka lan\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn, dikush nj\u00eb pjes\u00eb, dikush kujtimet, dikush ka lan\u00eb vendin e takimit, q\u00eb ia ka nd\u00ebrrue rrug\u00ebn, dikush tjet\u00ebr do q\u00eb ta ket\u00eb aty vendtakimin e vet\u2026<\/p>\n<p>2.<\/p>\n<p>Aty ngjit\u00eb me Kafen e Madhe, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr bar, n\u00eb Kafe Adriatik, q\u00eb u pat shemb\u00eb p\u00ebr me nd\u00ebrtue nj\u00eb pallat, pat ndej\u00eb Migjeni. Dhe a e dini pse? Se ishte i vetmi vend nga ku mund ta kundroje Kafen e Madhe nga jasht\u00eb pa ia trazue vem\u00ebndjen askujt. I ulur n\u00eb nj\u00eb cep, ashtu kamb\u00eb p\u00ebrmbi kamb\u00eb, me filxhanin e personalizuem t\u00eb kafes, p\u00ebr shkak t\u00eb tuberkolozit, Migjeni e pat thirr\u00eb Shkodr\u00ebn \u201cDashnorja e shekujve\u201d.<\/p>\n<p>Pah\u2026 cfar\u00eb metaforet! Prej andej ai, ashtu asocial, v\u00ebrente hymje-daljet e njer\u00ebzve prej shtres\u00ebs s\u00eb mesme dhe t\u00eb lart\u00eb, \u201cStudentit n\u00eb shpi\u201d, t\u00eb huejve, diplomat\u00ebve, ushtarak\u00ebve, intelektual\u00ebve, por edhe malcuerve dhe katunduc\u00ebve, q\u00eb ia mbushnin mandej vrapit p\u00ebr t\u00eb shit\u00eb mend se kishin qen\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr e se e kishin thek\u00eb nga nj\u00eb gastare n\u00eb Kafe t\u00eb Madhe. K\u00ebshtu atbot\u00eb funksiononte Kafja e Madhe. E thjesht\u00eb. Intime. Me nj\u00eb mobilim t\u00eb rand\u00eb. E paqme. Serioze. Nj\u00eb Dionis (Baku), i gdhendun para, mbi nj\u00eb harkad\u00eb e posht\u00eb nj\u00eb ballkoni. (Thoshin dikur se arkitekti Kol\u00eb Idromeno, pat realizue autoportretin e vet t\u00eb zg\u00ebrdhim prej pijes e pleqnis\u00eb). Nj\u00eb \u00e7ift kolonash, imitacion dorik. Harkada. Grila.<\/p>\n<p>E gjitha, vendos\u00eb n\u00eb harmoni me rrug\u00ebn, q\u00eb pat konceptue vet\u00eb Idromeno. Ky konstruksion i stilit austro-hungarez, me gjas\u00eb identik me lokalet e Vjen\u00ebs t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Habsburg\u00ebve, kishte n\u00eb qend\u00ebr nj\u00eb hap\u00ebsin\u00eb t\u00eb madhe, mbush\u00eb me pasqyra, nj\u00eb seri tavolinash, nj\u00eb bilardo majtas, banakun n\u00eb qend\u00ebr, djathtas t\u00eb cilit rrinte orkestra, nj\u00eb \u00e7et\u00eb muzikant\u00ebsh t\u00eb talentuem, q\u00eb njihnin me dhamb\u00eb e dh\u00ebmbadh klientat e gjithmonsh\u00ebm. Ja si na e p\u00ebrshkruen Primo Shllaku k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb n\u00eb nj\u00eb tregim t\u00eb vetin t\u00eb quejtun \u201cMuzikant\u00ebt\u201d:<\/p>\n<p>Kafja hapet gjithmon\u00eb n\u00eb or\u00ebn gjasht\u00eb fiks. Ora e murit troket gjasht\u00eb her\u00eb kur akrepi i madh ende s\u2019ka shkue te dymb\u00ebdhjeta. Tingujt e saj mbushin lokalin dhe vibrojn\u00eb gjat\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha skutat e tij. Mandej askush s\u2019e ndigjon ma or\u00ebn e lokalit. Kur mbushet me klient\u00eb, kafja pushtohet prej t\u00eb folunave njerzor\u00eb dhe un\u00eb s\u2019e ndigjoj ma gongun e saj melodioz.<\/p>\n<p>Na jemi nji orkest\u00ebr e vog\u00ebl. Vendin e kemi n\u00eb ball\u00eb, djathtas, kur hyn. Pak para nesh fillojn\u00eb tavolinat. Kur b\u00e2jm\u00eb pushimet, rrall\u00ebher\u00eb na q\u00ebllon t\u00eb ulemi n\u00eb to. Prandej pushimet i kalojm\u00eb n\u00eb karrigat tona t\u00eb orkestr\u00ebs. Ulim veglat p\u00ebrtok\u00eb, shihemi n\u00eb pasqyr\u00ebn e madhe q\u00eb kemi mbas shpine, rregullojm\u00eb flok\u00ebt e, gjithsesi, nuk mbetemi pa e gjet\u00eb nji tem\u00eb bisede. Due t\u00eb them se del njeni prej nesh q\u00eb hap nji bised\u00eb, e cila zgjat sa pushimi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Mandej fillon prap muzika dhe na pothuejse gjithnji e kemi t\u00eb vshtir\u00eb me mbajt\u00eb mend se p\u00ebr \u00e7ka ishim tue bisedue n\u00eb pushimin e maparsh\u00ebm. Kurr nuk ka ndodh\u00eb q\u00eb n\u00eb nji pushim mes pjes\u00ebsh muzikore na t\u00eb kemi hap\u00eb nji tem\u00eb bisede e q\u00eb orari i muzik\u00ebs ta ket\u00eb nd\u00ebrpre e mandej ta kemi vazhdue prap. Bisedat tona ishin tamam t\u00eb bame p\u00ebrmas\u00eb t\u00eb pushimeve tona. Ato ishin t\u00eb sakta, t\u00eb kronometrueme dhe s\u2019lypnin kurr koh\u00ebn e dy pushimeve p\u00ebr t\u2019u zhvillue.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam fitue krejt padashje nji zakon. I v\u00ea sh\u00eaj gjithmon\u00eb njeriut t\u00eb par\u00eb q\u00eb futet n\u00eb lokal, kur ai hapet n\u00eb or\u00ebn gjasht\u00eb. Deri n\u00eb or\u00ebn gjasht\u00eb e gjys\u00ebm lokali ka ende vende. Zanat e klient\u00ebve ndigjohen ose edhe nuk ndigjohen fare. Lokali ka hapsin\u00eb. Q\u00ebllon bile q\u00eb un\u00eb e ndigjoj gongun te ora gjasht\u00eb e gjys\u00ebm, i cili bie kur akrepi i madh s\u2019ka shkue ende te gjashta. Mandej, si pa kuptue, salla mbushet, bota gumzhin.<\/p>\n<p>Kamarier\u00ebt nd\u00ebrtojn\u00eb rrug\u00ebt e tyne ma t\u00eb \u00e7uditshme kryq e t\u00ebrthuer tavolinave e mrekullisht dancojn\u00eb mes nji bote q\u00eb, prej ktu ku jam un\u00eb, s\u2019\u00e2sht ve\u00e7 nji rromuj\u00eb q\u00eb s\u2019i kapet filli. Na jemi njerz q\u00eb punojm\u00eb me vesh dhe, kur zukatja e lokalit b\u00e2het gati nji send i kapsh\u00ebm n\u00eb ajrin e saj, na e ndjejm\u00eb se \u00e2sht ora e jon\u00eb. Pak akordime, dy-tri cijzje t\u00eb violin\u00ebs, trompisti fryn bulsh\u00eejt\u00eb, bateristi rregullon brushat, nxeh ajrin e daulles s\u00eb madhe dhe shikimet tona q\u00eb takohen si gota t\u00eb nji dollie t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritun, na fillojm\u00eb zanatin ton\u00eb, muzik\u00ebn. Aso kohe fotograf\u00ebt e famsh\u00ebm t\u00eb qytetit, Marub\u00ebt, Pici e Jakova na kan\u00eb d\u00ebshmue se fasada e saj ishte velari ma i mrekulluesh\u00ebm p\u00ebr me ba foto eksterieri, si\u00e7 asht edhe rasti i k\u00ebsaj foto historike t\u00eb vitit 1938, ku kan\u00eb dal\u00eb miqt\u00eb Asdreni me Lasgush Poradecin, Lola Gjok\u00ebn e Tafta Tashko Ko\u00e7on t\u00eb mir\u00ebpritun prej shkodranit Ernest Koliqi.<\/p>\n<p>3.<\/p>\n<p>Mbas Lufte asaj kafe nuk i munguen klient\u00ebt e vet simpatik\u00eb. Fillimisht v\u00ebllez\u00ebnit letrar\u00eb Arshi e Muzafer Pipa; fill m\u00eb pas Qemal Dra\u00e7ini e Ramadan Sokoli; Zef Zorba e Ernest Perdoda etj, etj, thua se rruga p\u00ebr n\u00eb burg kalonte nga Kafja e Madhe. Si duket te Kafja e Madhe punonte pa pra farka e madhe e kalitjes qytetare. Sigurisht q\u00eb aso kohe Kafja e Madhe do t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e mbushun edhe me spijun\u00eb t\u00eb sigurimit, t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb mbasdites e gjithnj\u00eb e ma t\u00eb lang\u00ebt nd\u00ebr or\u00ebt e vona t\u00eb dark\u00ebs.<\/p>\n<p>Asht interesant sesi n\u00eb periudh\u00ebn e komunizmit nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e barcaletave kund\u00ebr sistemit e kishin origjin\u00ebn te Kafja e Madhe. Shum\u00eb syresh nisnin me fjalin\u00eb: \u201dIshin njiher\u00eb tue pi te Kafja e Madhe Filani me Fistekun\u2026\u201d ose \u201cU takuen nji dit\u00eb para Kafes s\u00eb Madhe nj\u00eb katundar me nj\u00eb qytetar..\u201d. Dhe kjo ndodhte jo thesht\u00eb se te Kafja e Madhe ti mundeshe me takue Tef\u00eb Palushin me Bik Pep\u00ebn apo Mergim Muj\u00ebn me Nexhon apo Paulin Selimin me Tano Banushin apo\u2026 (M\u00eb fal o Zot se nuk mund t\u2019i permendi t\u00eb tan\u00eb ngaq\u00eb asht artikull gazete e jo rr\u00ebfim n\u00eb kish\u00eb), por sepse \u201canonimati\u201d i Kafes s\u00eb Madhe ishte gjithmon\u00eb autori me \u201cA\u201d t\u00eb madhe. Te Kafja e Madhe p\u00ebrshembull kam ndej\u00eb me Pjet\u00ebr Gjinin. Aty ai m\u00eb ka tregue sesi u pat ngat\u00ebrrue me Dom Ndre Mjed\u00ebn mbasi kish botue poem\u00ebn \u201cMalcori n\u00eb Paris\u201d, q\u00eb Dom Ndreut ia kishte \u00e7ue t\u00eb tan\u00eb dreqnit p\u00ebrpjet\u00eb.<\/p>\n<p>Ne kena tan\u00eb jet\u00ebn q\u00eb mundohena me e naltue malcorin ton\u00eb e ti me nji vjersh\u00eb po don me na e p\u00ebrbalt\u00eb?!!! i pat b\u00ebrtit\u00eb ai Pjetrit t\u00eb shkret\u00eb. E po aty kam pa duke fol\u00eb p\u00ebr dram\u00ebn e ardhshme edhe Serafin Fankun me Fadil Kraj\u00ebn si dhe futbollistat e \u201cVllaznis\u00eb\u201d duke pi fshehtazi ndonj\u00eb birr\u00eb. N\u00eb ato fillime t\u00eb viteve \u201990 mb\u00ebshtet\u00eb nd\u00ebr kolona t\u00eb saj e kemi and\u00ebrrue Shqipnin si t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. Aty p\u00ebrpara saj ishim gati me u rrah\u00eb me gjithkend q\u00eb do kish guxue me than\u00eb se, Prite Zot, viti 2016 jo vet\u00ebm q\u00eb kishte me na gjet\u00eb jasht\u00eb Evrope, por edhe pa Kafen e Madhe.<\/p>\n<p>4.<\/p>\n<p>T\u00eb dashtun bashk\u00ebqytetar\u00eb t\u00eb mi e t\u00eb nderuem zotni q\u00eb jua p\u00ebrmenda \u201cFundksionet\u201d n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij shkrimi, mos ta lam\u00eb Kafen e Madhe, se po e lam\u00eb at\u00eb kemi lan\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb. N\u00ebse duem t\u00eb jetojm\u00eb si njer\u00ebz pa kujtes\u00eb dhe t\u00eb udh\u00ebhiqena prej motos \u201cLe ta bajm\u00eb Shkodr\u00ebn si Librazhdin\u201d, at\u00ebhere PO: JUA LUMSHA! \/Gazeta Mapo, Tiran\u00eb, m\u00eb 8 Shkurt 2016\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Stefan \u00c7APALIKU Un\u00eb nuk e di mir\u00eb se kujt i duhet drejtue njeriu q\u00eb ka frik\u00eb se do t\u00eb d\u00ebnohet p\u00ebr m\u00ebkatin e heshtjes. Zotit?! Po kush e di adresen e tij? Lutu! Lutu, m\u00eb thot\u00eb nj\u00eb za nga brenda dhe Zoti do e d\u00ebgjoj\u00eb lutjen tande dhe ka me t\u00eb \u00e7lirue prej k\u00ebtij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":185580,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[364],"tags":[],"class_list":{"0":"post-185579","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-koment-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185579","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=185579"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185579\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/185580"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=185579"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=185579"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=185579"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}