{"id":185984,"date":"2021-06-01T16:55:42","date_gmt":"2021-06-01T14:55:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=185984"},"modified":"2021-06-01T16:55:42","modified_gmt":"2021-06-01T14:55:42","slug":"a-do-te-bashkepunoje-me-kryeministrin-rama-lulzim-basha-flet-hapur-dhe-zbulon-vendimin-qe-ka-marre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/a-do-te-bashkepunoje-me-kryeministrin-rama-lulzim-basha-flet-hapur-dhe-zbulon-vendimin-qe-ka-marre\/","title":{"rendered":"A do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me kryeministrin Rama? Lulzim Basha flet hapur dhe zbulon vendimin q\u00eb ka marr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryedemokrati Lulzim Basha nga Lushnja deklaroi se opozita nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb bashk\u00ebpunim, me at\u00eb q\u00eb vodhi shpres\u00ebn e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Basha theksoi se PD dhe populli shqiptar do jen\u00eb t\u00eb vendosur, deri n\u00eb rr\u00ebzimin e regjimit Rama \u2013 Doshi.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Fjala e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cDua ta nis me nj\u00eb fal\u00ebnderim nga zemra p\u00ebr gjithsecilin prej jush, p\u00ebr themeluesit, p\u00ebr q\u00ebndrestar\u00ebt, p\u00ebr drejtuesit e strukturave t\u00eb Partis\u00eb Demokratike k\u00ebtu n\u00eb deg\u00ebn e Lushnj\u00ebs, p\u00ebr zonjat e Lidhjes Demokratike t\u00eb Gruas, p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat e forumit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktivist\u00ebt dhe an\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb anemban\u00eb p\u00ebr sakrific\u00ebn, p\u00ebr pun\u00ebn vet\u00ebmohuese, p\u00ebr p\u00ebrkushtimin e madh n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe t\u00eb paprecedent\u00eb t\u00eb 30 viteve pluraliz\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Vij k\u00ebtu me nj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb madhe ndaj jush. Dhe natyrisht q\u00eb jam i lumtur q\u00eb ndodhem mes jush, ndon\u00ebse nuk jam i lumtur q\u00eb ndodhemi n\u00eb rrethana t\u00eb tjera nga ato q\u00eb na donte zemra ne dhe shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Fal, pra, k\u00ebtij turi kam patur mund\u00ebsin\u00eb jo vet\u00ebm t\u2019ju takoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb t\u00eb ngarkuara p\u00ebr demokrat\u00ebt, p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vendin, jav\u00eb t\u00eb nj\u00eb shoku dhe tronditje t\u00eb thell\u00eb, por po k\u00ebshtu t\u2019ju shpreh se me fjal\u00ebt me q\u00ebndrimet tuaja mbushem me krenari. P\u00ebr forc\u00ebn dhe fuqin\u00eb e shpirtit tuaj q\u00eb e demonstroni n\u00eb momente t\u00eb tilla t\u00eb v\u00ebshtira, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt edhe sekreti i besimit q\u00eb qytetar\u00ebt e Lushnj\u00ebs pat\u00ebn tek Partia Demokratike, pat\u00ebn tek shqiptar\u00ebt dhe po k\u00ebshtu q\u00eb si drejtues i k\u00ebsaj force politike, i l\u00ebnduar si\u00e7 jam dhe si\u00e7 jeni thell\u00ebsisht n\u00eb zemrat tona, prap\u00eb se prap\u00eb padrejt\u00ebsia dhe masakra e 25 prillit nuk na ka mposhtur por na ka b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb vazhduar ball\u00eblart\u00eb luft\u00ebn deri n\u00eb fitore, deri n\u00eb largimin e k\u00ebtij regjimi, deri n\u00eb triumfin e demokracis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Sikurse ball\u00eblart\u00eb t\u2019ju gjej, pavar\u00ebsisht se t\u00eb zem\u00ebruar e t\u00eb m\u00ebrzitur, sepse jam i bindur se edhe ju jeni m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr. Se ajo q\u00eb kemi arritur s\u00eb bashku pavar\u00ebsisht rrethanave, \u00ebsht\u00eb fryt i sakrific\u00ebs, i p\u00ebrkushtimit dhe i vlerave tona.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">I vlerave q\u00eb i bashk\u00ebndajm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb familje politike, i vlerave unike t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb 30 vite, q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb nga dy arsyet kryesore pse shqiptar\u00ebt na besuan dhe na ndoq\u00ebn jo thjesht n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb, por nj\u00eb masak\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet zgjedhore. Jo thjesht dhe vet\u00ebm p\u00ebr hir t\u00eb fitores ton\u00eb, jo p\u00ebr pushtetin ton\u00eb, por p\u00ebr hir t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe aspirat\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr ndryshim q\u00eb b\u00ebm\u00eb t\u00eb mundur k\u00ebtu n\u00eb Lushnje, sikund\u00ebr dhe n\u00eb Divjak\u00eb, sikund\u00ebr n\u00eb Mallakast\u00ebr apo n\u00eb Roskovec, n\u00eb Patos dhe n\u00eb Fier, \u00e7eljen e shpres\u00ebs n\u00eb zemrat e njer\u00ebzve ku ishte fikur prej koh\u00ebsh dhe q\u00eb b\u00ebm\u00eb t\u00eb mundur nj\u00eb rezultat dhe numrat e votave n\u00eb kutit\u00eb e num\u00ebrimit nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb n\u00eb 30 vite.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Dhe ndon\u00ebse masakra zgjedhore e 25 prillit e ka ndalur p\u00ebrkoh\u00ebsisht projektin ton\u00eb t\u00eb ndryshimit dhe aspirat\u00ebn komb\u00ebtare p\u00ebr ndryshim, nga kjo masak\u00ebr e projektuar p\u00ebr ta prer\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb, n\u00eb fakt kemi dal m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb vendosur sesa hym\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">N\u00eb nj\u00eb betej\u00eb, sakrificat e s\u00eb cil\u00ebs nuk mund t\u00eb tregohen por q\u00eb un\u00eb i di, i mbani n\u00eb trupin tuaj, n\u00eb shpirtin tuaj, n\u00eb zemrat tuaja, n\u00eb mendjet tuaja p\u00ebr t\u00eb cilat do t\u2019u jem p\u00ebrjet\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe sot dua vet\u00ebm t\u2019ju them vet\u00ebm se sa t\u00eb kem frym\u00eb nuk do t\u00eb l\u00eb gj\u00eb pa b\u00ebr\u00eb q\u00eb mundi juaj mos t\u00eb shkoj d\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Miqt\u00eb e mi jet\u00ebt tona sh\u00ebnohen nga momente t\u00eb ve\u00e7anta, disa momente jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta sesa momentet e tjera. Dhe jam i bindur q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej atyre momenteve. P\u00ebr gjithsecilin prej nesh, p\u00ebr kujtes\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr vet\u00ebdijen ton\u00eb, e di q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej k\u00ebtyre momenteve p\u00ebr mua. Sepse pavar\u00ebsisht prej rrethanave, n\u00eb k\u00ebto takime ajo q\u00eb gjej, \u00ebsht\u00eb forc\u00eb dhe frym\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb vazhduar dhe p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. E dini dhe e di q\u00eb bashk\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb beteja t\u00eb m\u00ebdha k\u00ebto vite. Ju e dini q\u00eb lidershipi im s\u2019ju ka dh\u00ebn\u00eb privilegje por vet\u00ebm sakrifica. Dhe disa prej betejave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb pluralizmit jan\u00eb zhvilluar n\u00eb k\u00ebto vite, i kemi zhvilluar s\u00eb bashku. Por ka qen\u00eb pik\u00ebrisht nd\u00ebrthurja e sakrificave dhe betejave q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb s\u00eb bashku, \u00e7el\u00ebsi i faktit q\u00eb sot pas nj\u00eb masakre zgjedhore t\u00eb p\u00ebrmasave si ajo e 25 prillit, ne nuk jemi m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt por m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Fakti q\u00eb ka d\u00ebshmuar shqiptar\u00ebve se p\u00ebrmes k\u00ebtyre sakrificave dhe betejave ne nuk jemi njer\u00ebzit e privilegjeve p\u00ebr veten ton\u00eb, por jemi njer\u00ebzit q\u00eb i prim\u00eb betejave p\u00ebr fatin e tyre dhe familjeve t\u00eb tyre.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore pse na ndoq\u00ebn n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb i ngjan pothuajse pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr beteje epike t\u00eb pluralizmit 1991-shit, ku nj\u00ebsoj si at\u00ebher\u00eb ne dol\u00ebm pa asnj\u00eb pushtet, p\u00ebrve\u00e7 pushtetit m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb t\u00eb fal Zoti q\u00eb \u00ebsht\u00eb pushteti i moralit, i zemr\u00ebs s\u00eb past\u00ebr, i q\u00ebllimeve fisnike dhe t\u00eb drejta karshi qytetar\u00ebve, karshi shqiptar\u00ebve, karshi Shqip\u00ebris\u00eb, karshi atdheut ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Dol\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb me program, me vizion, me ofert\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr nj\u00eb kund\u00ebrshtari i cili p\u00ebrdori gjith\u00e7ka n\u00eb arsenalin e shtetit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh me partin\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe influenc\u00ebn e krimit t\u00eb organizuar dhe parat\u00eb e derdhura lum nga ai dhe oligark\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\"> V\u00ebllez\u00ebr dhe motra ishte ky bashkim i madh zemrash n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb i demokrat\u00ebve dhe pastaj fronti m\u00eb i gjer\u00eb opozitar q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb 30 vite arsyeja q\u00eb e shtyu edhe kund\u00ebrshtarin politik t\u00eb kryente vjedhjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb 30 vite, masakr\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb zgjedhore n\u00eb 30 vite.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Tani pas k\u00ebsaj masakre ka r\u00ebn\u00eb nj\u00eb perde e hekurt momentalisht mbi Shqip\u00ebrin\u00eb. Nga ato perde q\u00eb e rendisin vendin ton\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb nuk ka lidhje me demokracin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Dikush prej jush mund ta kujtoj\u00eb se me k\u00ebt\u00eb paralajm\u00ebrim u jam drejtuar edhe qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb para zgjedhjeve. Sot prap\u00eb si n\u00eb 1991 apo 2001 jemi n\u00eb nj\u00eb moment ku ka zgjedhje, por kur zgjedhjet nuk sjellin zgjidhje.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Nuk ka zgjidhje sepse vullnetit t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkonin ndryshim m\u00eb 25 prill i \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb nj\u00eb pakic\u00eb kriminel\u00ebsh, nj\u00eb pakic\u00eb e p\u00ebrbindshme, nj\u00eb pakic\u00eb e p\u00ebrbindshme, nj\u00eb pakic\u00eb q\u00eb nd\u00ebrthur interesat politike, korruptive, ekonomike dhe kriminale q\u00eb me forc\u00ebn e krimit, korrupsionit dhe parave q\u00eb u vidhen shqiptar\u00ebve, arriti p\u00ebrkoh\u00ebsisht indiferenc\u00eb t\u00eb votave t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndalur ndryshimin p\u00ebrkoh\u00ebsisht.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Si\u00e7 e dini k\u00ebsaj radhe diferenca ishte e barabart\u00eb me numrin e votave q\u00eb mblodhi dh\u00ebndri dhe djali i nj\u00eb prej ortak\u00ebve t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Ishte m\u00eb e vog\u00ebl se gjysma e votave t\u00eb nxjerra t\u00eb pavlefshme prej nj\u00eb nga qindra hilet q\u00eb p\u00ebrdori si\u00e7 ishte shkurtimi i listave dhe heqja e emrit t\u00eb kandidat\u00ebve nga listat. Tani para nesh ka nj\u00eb detyr\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se gjithsecili prej nesh dhe m\u00eb e madhe se Partia Demokratike. Nj\u00eb detyr\u00eb q\u00eb na e ka ngarkuar ky moment historik dhe q\u00eb shpeshher\u00eb na e kan\u00eb ngarkuar shqiptar\u00ebt dhe sa her\u00eb na e kan\u00eb ngarkuar shqiptar\u00ebt ne kemi ditur ta mbajm\u00eb at\u00eb detyr\u00eb me dinjitet e t\u2019i dalim asaj n\u00eb krye. Detyra jon\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj pakice t\u00eb p\u00ebrbindshme kriminel\u00ebsh, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj pakice t\u00eb p\u00ebrbindshme t\u00eb korruptuarish q\u00eb duan ta mbajn\u00eb vendin peng, \u00ebsht\u00eb t\u00eb organizojm\u00eb dhe t\u00eb udh\u00ebheqim shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt donin ndryshimin me 25 prill dhe e duan at\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb sot.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Po ashtu \u00ebsht\u00eb detyra jon\u00eb q\u00eb n\u00eb kushtet ku ndodhemi mos t\u00eb biem n\u00eb grack\u00ebn apo loj\u00ebn tin\u00ebzare dhe cinike t\u00eb atyre q\u00eb e konsiderojn\u00eb demode, t\u00eb vjetruar q\u00ebndrimin ton\u00eb ndaj kriminalizimit t\u00eb politik\u00ebs, asaj q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb instrumenti i vet\u00ebm i kund\u00ebrshtarit prej 8 vitesh.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Sikund\u00ebr duhet t\u00eb refuzojm\u00eb me p\u00ebr\u00e7mim p\u00ebrmbysjen e vlerave q\u00eb tregojn\u00eb me dashje apo pa dashje ata q\u00eb vjedhin zgjedhjeve e quajn\u00eb sukses dhe hajdutin njeri t\u00eb suksessh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Ne nuk e kemi pasur kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb model. Absolutisht kemi pasur gabimet tona, si n\u00eb qeverisje ashtu edhe n\u00eb opozit\u00eb. Por ky nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb modeli yn\u00eb, ky nuk \u00ebsht\u00eb modeli im, ky nuk \u00ebsht\u00eb vizioni im dhe jam i bindur q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vizioni i asnj\u00ebrit prej jush k\u00ebtu n\u00eb sall\u00eb, i asnj\u00eb demokratik dhe demokrate, lushnjare dhe shqiptare.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Dhe n\u00ebse ata q\u00eb zhvilluan luft\u00ebn totale kund\u00ebr demokracis\u00eb duke p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha instrumentet e mundshme t\u00eb partis\u00eb-shtet, t\u00eb oligarkis\u00eb, t\u00eb krimit t\u00eb organizuar p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar zgjedhjet p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb imperative t\u00eb jemi tani n\u00eb luft\u00eb totale duke p\u00ebrdorur tashm\u00eb \u00e7do instrument p\u00ebr t\u00eb kthyer demokracin\u00eb dhe zgjedhjet e ndershme n\u00eb vend.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Ndaj, sa m\u00eb takon mua arsyeja, motivi dhe objektivi q\u00eb m\u00eb sjell para jush p\u00ebr t\u2019ju k\u00ebrkuar besimin tuaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb: t\u00eb p\u00ebrdorim \u00e7do mjet, t\u00eb angazhohemi n\u00eb \u00e7do form\u00eb, n\u00eb \u00e7do forum t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm, t\u00eb marrim mbi supe \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb mundshme t\u00eb \u00e7montojm\u00eb regjimin Rama-Doshi me kompani, se emrat e tyre nuk mbarojn\u00eb po t\u2019i marrim me radh\u00eb dhe ta \u00e7ojm\u00eb vendin sa m\u00eb par\u00eb drejt zgjedhjeve q\u00eb do t\u00eb sjellin zgjidhje.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Motra dhe v\u00ebllez\u00ebr si\u00e7 shumica prej jush e din\u00eb dhe si\u00e7 t\u00eb rinjt\u00eb e kan\u00eb d\u00ebgjuar prej baballar\u00ebve dhe n\u00ebnave t\u00eb tyre, 30 vite m\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria u ngrit nga hiri i nj\u00eb diktature t\u00eb pakrahasueshme me asnj\u00eb regjim tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb dhe po ashtu si 30 vite m\u00eb par\u00eb ne hym\u00eb n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb, pa asnj\u00eb pushtet por vet\u00ebm me pushtetin moral dhe me besimin tek vlerat themelore t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm. Nuk e di n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb e fatit apo tek\u00eb e historis\u00eb, apo nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb rindezur edhe nj\u00ebher\u00eb zemrat e drobitura t\u00eb demokracis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Megjithat\u00eb ne kemi nj\u00eb detyr\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb nuk mund ta shmangim, as t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sikur nuk e shohim sepse jemi ne trash\u00ebgimtar\u00ebt e betej\u00ebs q\u00eb hodhi komunizmin, jemi ne trash\u00ebgimtar\u00ebt e l\u00ebvizjes s\u00eb Dhjetorit q\u00eb solli pluralizmin, jemi ne q\u00eb e nis\u00ebm dhe demokracia filloi me ne dhe k\u00ebt\u00eb moment jemi ne shpresa e vetme e shqiptar\u00ebve p\u00ebr demokraci, p\u00ebr zgjedhje t\u00eb v\u00ebrteta dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar vendin nga ky regjim.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">N\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e qart\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 viteve p\u00ebr demokrat\u00ebt dhe p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne nuk jemi dor\u00ebzuar kurr\u00eb edhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira kur sfidat dukeshin t\u00eb pakap\u00ebrcyeshme dhe fati yn\u00eb i pasigurt. Nuk jemi dor\u00ebzuar sepse kemi besuar n\u00eb vlera dhe sepse kemi vazhduar rrug\u00ebn t\u00eb bashkuar\u201d.<\/em>\u00a0\u2013 tha Basha.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryedemokrati Lulzim Basha nga Lushnja deklaroi se opozita nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb bashk\u00ebpunim, me at\u00eb q\u00eb vodhi shpres\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Basha theksoi se PD dhe populli shqiptar do jen\u00eb t\u00eb vendosur, deri n\u00eb rr\u00ebzimin e regjimit Rama \u2013 Doshi. Fjala e plot\u00eb: \u201cDua ta nis me nj\u00eb fal\u00ebnderim nga zemra p\u00ebr gjithsecilin prej jush, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":185695,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-185984","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185984","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=185984"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185984\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/185695"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=185984"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=185984"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=185984"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}