{
    "id": 186085,
    "date": "2021-06-02T10:07:17",
    "date_gmt": "2021-06-02T08:07:17",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=186085"
    },
    "modified": "2021-06-02T10:07:17",
    "modified_gmt": "2021-06-02T08:07:17",
    "slug": "kim-mehmeti-listat-e-zeza-te-dashi-it-dhe-delet-e-mbikqyrura-nga-sigurimsat-e-rilindjes",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/kim-mehmeti-listat-e-zeza-te-dashi-it-dhe-delet-e-mbikqyrura-nga-sigurimsat-e-rilindjes\/",
    "title": {
        "rendered": "Kim Mehmeti: Listat e zeza t\u00eb DASHI-it dhe \u201cdelet\u201d e mbikqyrura nga \u201csigurimsat\u201d e Rilindjes\u2026"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p><strong>Nga Kim Mehmeti<\/strong><\/p>\n<p>Koh\u00ebt e pas zgjedhjeve parlamentare jan\u00eb si ato t\u00eb pas p\u00ebrmbytjeve, e kur uji q\u00eb t\u00ebrhiqet, l\u00eb pas vetes ose humus q\u00eb tok\u00ebn e b\u00ebn\u00eb m\u00eb pjellore, ose mbeturinat e mbledhura vite me radh\u00eb, e q\u00eb at\u00eb e helmojn\u00eb. Pra n\u00eb vendet ku funksionojn\u00eb institucionet e shtetit, zgjedhjet e radh\u00ebs, vet\u00ebm e forcojn\u00eb shtetin, e n\u00eb ato si \u2018Shqip\u00ebrit\u00eb\u2019 tona, ato jan\u00eb kapak i grop\u00ebs septike, e ku jan\u00eb derdhur uj\u00ebrat e zeza politike t\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit. Shqip\u00ebria e sotme e jeton periudh\u00ebn pas zgjedhore, e t\u00eb cilat zgjedhje, p\u00ebrpos me mosnjohjen e tyre nga ana e opozit\u00ebs, me shum\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr dallojn\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebparshmet. Dhe n\u00ebse me hi\u00e7gj\u00eb tjet\u00ebr, dallojn\u00eb p\u00ebr nga qart\u00ebsia se ato i fiton paraja, forca, krimi dhe \u2018Sigurimsat\u2019 e rr\u00ebgjimit, t\u00eb cil\u00ebt \u2018Sigurimsa\u2019 aq hapur nuk i kishte p\u00ebrdorur as xhaxhi Enver.<\/p>\n<p>Dhe tani kur pritet p\u00ebrb\u00ebrja e re qeveritare, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurte: \u2018patronazhist\u00ebt\u2019, apo \u2018Sigurimsat\u2019 e \u2018Rilindjes\u2019,\u00a0 do vazhdojn\u00eb veprimtarin\u00a0 e vet, duke e thelluar n\u00eb ne frik\u00ebn se jemi e do mbetemi t\u00eb mbik\u00ebqyrur e t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebrpos dashnoreve tona, regjimi do e di edhe numrin e k\u00ebpuc\u00ebve q\u00eb mbajm\u00eb, edhe at\u00eb thuajse sa p\u00ebr t\u00eb na e b\u00ebr\u00eb gati veshmbathjen e burgut. Pra, \u00e7ka do q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb sot e tutje, Shqip\u00ebria duhet ta di se e drejton mend\u00ebsia q\u00eb mbrohet nga populli, e q\u00eb nuk e mbron shtetin e popullin.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrpos zgjedhjeve q\u00eb i fituan ata q\u00eb shtetin e blen nga votuesit, Shqip\u00ebris\u00eb i arrit\u00ebn edhe listat e zeza t\u00eb DASH-it. E t\u00eb cilat tregojn\u00eb se p\u00ebrderisa je \u2018dele\u2019, t\u00eb cil\u00ebn e qethin \u2018Sigurimsat\u2019 e \u2018Rilindjes\u2019, mos i kritiko as projektet e pasuksesshme q\u00eb i finanson DASHI-i, si p\u00ebr shembull at\u00eb t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, q\u00eb nuk iu lejua Maqedonis\u00eb\u00a0 nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt\u00a0 me arsyetimin se ajo kishte d\u00ebshtuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Por sido q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb puna me zgjedhjet e fundit parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe me listat e DASH-it, duhet p\u00ebrs\u00ebritur me qindra here se n\u00ebse ne shqiptar\u00ebt vet\u00eb do e kishim b\u00ebr\u00eb \u2018list\u00ebn e zez\u00eb\u2019 t\u00eb burr\u00ebshtetasve q\u00eb e pla\u00e7kit\u00ebn shqiptarin\u00eb, e t\u00eb cil\u00ebve, do duhej t\u2019ua ndalonim t\u00eb kandidonin n\u00eb zgjedhje e t\u00eb dilnin nga \u2018Shqip\u00ebrit\u00eb\u2019 tona pa ne e kthyer t\u00eb vjedhur\u00ebn, shum\u00eb pak politikan\u00eb t\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit do mbeteshin jasht\u00eb asaj liste.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb krye t\u00eb asaj liste do duhej t\u00eb ishin ata q\u00eb e rr\u00ebnuan Teatrin Komb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ata q\u00eb e ringjall\u00ebn \u2018Sigurimin\u2019 e Enverit. Pra ata q\u00eb Tiran\u00ebn e b\u00ebn\u00eb lavatri\u00e7e ku lahet pisll\u00ebku q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke e kalbur Shqip\u00ebrin\u00eb, ku nd\u00ebrtohen kulla t\u00eb larta q\u00eb at\u00eb e \u00e7ojn\u00eb drejt qiellit, por duke ia shkulur rr\u00ebnj\u00ebt e t\u00eb shkuar\u00ebs shqiptare. Por ja, ngaq\u00eb u treguam popull i paaft\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur vetveten nga t\u00eb vet\u00ebt edhe na ndodh q\u00eb \u2018lista e zez\u00eb\u2019 amerikane t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb ta harrojm\u00eb \u2018librin e zi\u2019 t\u00eb vjedhjes zgjedhore t\u00eb 25 prillit n\u00eb Shqip\u00ebri. Ku ta dish, mbase edhe ai \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i listave t\u00eb zeza q\u00eb na vijn\u00eb nga p\u00ebrtej oqeani?!<\/p>\n<p>Dhe ku ta dish, mbase edhe s\u2019mund t\u2019u ndodh asgj\u00eb m\u00eb e mir\u00eb \u2018deleve\u2019 politike q\u00eb i qeth kushdo q\u00eb ka g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb t\u00eb mprehta, apo atyre q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb demokraci me dy t\u00eb pafytyr\u00eb q\u00eb e mbivotojn\u00eb t\u00eb ndershmin, me nj\u00eb t\u00eb pasur q\u00eb e p\u00ebrcakton vullnetin politik t\u00eb mija t\u00eb varf\u00ebrve, me nj\u00eb t\u00eb pushtetsh\u00ebm q\u00eb i n\u00ebnshtron dhe i detyron ta votojn\u00eb qindra hallexhinj\u2026., dhe atyre q\u00eb assesi ta kuptojn\u00eb se\u00a0 politika i zgjidh problemet q\u00eb vet\u00eb ajo i shkakton dhe se, nga politika s\u2019mund t\u00eb pasurohet ai q\u00eb e mbron, por ai q\u00eb e shet at\u00eb q\u00eb i takon popullit!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Nga Kim Mehmeti Koh\u00ebt e pas zgjedhjeve parlamentare jan\u00eb si ato t\u00eb pas p\u00ebrmbytjeve, e kur uji q\u00eb t\u00ebrhiqet, l\u00eb pas vetes ose humus q\u00eb tok\u00ebn e b\u00ebn\u00eb m\u00eb pjellore, ose mbeturinat e mbledhura vite me radh\u00eb, e q\u00eb at\u00eb e helmojn\u00eb. Pra n\u00eb vendet ku funksionojn\u00eb institucionet e shtetit, zgjedhjet e radh\u00ebs, vet\u00ebm e [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2016,
    "featured_media": 186087,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        3365,
        3366
    ],
    "tags": [
        3479
    ],
    "class_list": {
        "0": "post-186085",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-analize",
        "9": "category-koment",
        "10": "tag-lajme-zjarr-mehmeti-listat-e-zeza-te-dashi-it-zjarr-tv"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/186085",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=186085"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/186085\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/186087"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=186085"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=186085"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=186085"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}