{"id":186262,"date":"2021-06-03T07:46:37","date_gmt":"2021-06-03T05:46:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=186262"},"modified":"2021-06-03T07:46:37","modified_gmt":"2021-06-03T05:46:37","slug":"lulzim-basha-qytetareve-qeveria-ka-perballe-nje-pd-me-te-forte-se-ajo-qe-u-fut-ne-zgjedhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/lulzim-basha-qytetareve-qeveria-ka-perballe-nje-pd-me-te-forte-se-ajo-qe-u-fut-ne-zgjedhje\/","title":{"rendered":"Lulzim Basha qytetar\u00ebve: Qeveria ka p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb PD m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se ajo q\u00eb u fut n\u00eb Zgjedhje\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha, dit\u00ebn e djeshme, ka zhvilluar nj\u00eb takim me demokrat\u00ebt e Kamz\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr kreun e k\u00ebsaj force politike. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Basha u shpreh se PD, nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar dhe se po p\u00ebrdoret \u00e7do instrument, p\u00ebr t\u00eb kthyer demokracin\u00eb dhe shpres\u00ebn p\u00ebr njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Fjala e Bash\u00ebs:<\/p>\n<p><em>Shkaku se pse maaskra e 25 prillit jo vet\u00ebm q\u00eb nuk na p\u00ebrgjysmoi por na rriti numerikisht, politikisht dhe moralisht dhe na ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr ta \u00e7uar deri n\u00eb fund misionin q\u00eb kemi marr\u00eb para shqiptar\u00ebve. <\/em><em>Sepse rruga e kund\u00ebrt sot do t\u00eb ishte rruga e barazimit me t\u00eb dhe n\u00eb fakt ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dy hilet q\u00eb ai po p\u00ebrdor. Djall\u00ebzia e par\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb na barazoj\u00eb dhe si mund t\u00eb na barazoj\u00eb, duke na shtrir\u00eb dor\u00ebn e bashk\u00ebpunimit pa kushte. <\/em><em>Pra, pasi ka vjedhur shpres\u00ebn e shqiptar\u00ebve p\u00ebr ndryshim, pasi ka tjet\u00ebrsuar vot\u00ebn e tyre, t\u00eb na b\u00ebj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vjedhjes, pra, t\u00eb na mbylle goj\u00ebn e t\u00eb na ndal\u00eb misionin q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i yni dhe q\u00eb vet\u00ebm ne kemi k\u00ebllqet p\u00ebr ta \u00e7uar deri n\u00eb fund. <\/em><em>Dy gj\u00ebra t\u2019i themi qartas sa i p\u00ebrket q\u00ebndrimit tim, sot si kryetar i Partis\u00eb Demokratike dhe nes\u00ebr me besimin tuaj p\u00ebr t\u00eb vazhduar betej\u00ebn: nj\u00eb, rezultati i 25 prillit, tjet\u00ebrsimi i vullnetit t\u00eb zgjedh\u00ebsve shqiptar\u00eb nuk do t\u00eb njihet dhe nuk do t\u00eb pranohet. <\/em><em>Dhe dy, nuk ka bashk\u00ebpunim me regjimin e Edi Ram\u00ebs, Tom Doshit me shok\u00eb, por ka at\u00eb q\u00eb b\u00ebn \u00e7do qytetar me dinjitet n\u00eb Europ\u00eb, \u00e7do familje politike me dinjitet ka p\u00ebrballje me anti-vlerat, ka betej\u00eb me regjimin deri n\u00eb rr\u00ebzimin e regjimit dhe deri n\u00eb rikthimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend me demokraci dhe me zgjedhje normale.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndaj tani i gjendur p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij realiteti ai po p\u00ebrpiqet dhe do vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb \u00e7do mund\u00ebsi, t\u00eb jemi t\u00eb ndersh\u00ebm me nj\u00ebri-tjetrin. Kjo q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vlerat q\u00eb na distancon me \u00e7do parti tjet\u00ebr, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Ballkan. Ai e ka kthyer partin\u00eb e tij n\u00eb nj\u00eb stall\u00eb lop\u00ebsh. <\/em><em>Ne b\u00ebjm\u00eb gar\u00eb, ne b\u00ebjm\u00eb debat, ne b\u00ebjm\u00eb konkurrenc\u00eb, ne vendosim nj\u00eb an\u00ebtar\u00eb nj\u00eb vot\u00eb, dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb avantazh i padiskutuesh\u00ebm. Po brenda k\u00ebtij avantazhi ka dhe nj\u00eb risk p\u00ebr t\u00eb cilin jam shprehur dhe dua ta p\u00ebrs\u00ebris, n\u00eb kushtet kur me gjith\u00eb masakr\u00ebn zgjedhore ka p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb Parti Demokratike m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb t\u00eb madhe sesa \u00e7\u2019u fut n\u00eb betej\u00ebn e 25 prillit, hileja e dyt\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb na e kthyer k\u00ebt\u00eb proces por ndoshta dhe proceset e tjera, n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr\u00e7arjeje. <\/em><em>Dhe me k\u00ebt\u00eb kam parasysh faktin se dilemat n\u00ebse 25 prilli ishte masak\u00ebr zgjedhore apo fitore e Edi Ram\u00ebs, t\u00eb artikuluar pa thell\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka \u00e7dokush prej jush q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, mund t\u00eb lindin fillesat e nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeje t\u00eb re mes nesh. Sepse si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar dhe po e p\u00ebrs\u00ebris dhe sot, nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dyja. <\/em><\/p>\n<p><em>Kush flet p\u00ebr 2025-\u00ebn, \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar tashm\u00eb. Un\u00eb nuk jam dor\u00ebzuar dhe un\u00eb e di q\u00eb ju s\u2019jeni dor\u00ebzuar. E di dhe Edi Rama, q\u00eb t\u00eb pador\u00ebzuar, t\u00eb bashkuar, t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr arritjet pavar\u00ebsisht prej masakr\u00ebs zgjedhore, por dhe t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar at\u00eb q\u00eb \u00e7far\u00eb kemi ne n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb ecur me hapin e koh\u00ebs, padiskutim q\u00eb ne do t\u00eb posedojm\u00eb akoma n\u00eb mbyllje t\u00eb procesit t\u00eb 13 qershorit, edhe vet\u00ebdijen, edhe vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb mendje ndar\u00eb dhe t\u00eb vendosur p\u00ebr ta \u00e7uar misionin deri n\u00eb fund. Dhe k\u00ebt\u00eb mision nuk e kemi p\u00ebr veten ton\u00eb, se kemi p\u00ebr karriget tona, se kemi p\u00ebr karriget tuaja, e kemi p\u00ebr shqiptar\u00ebt. <\/em><em>Pushteti kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete p\u00ebr ne. Dhe lidershipi im n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb lidershipi privilegji, as p\u00ebr vete dhe as p\u00ebr ju, por sakrificash. E kush m\u00eb mir\u00eb se ju \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitari i k\u00ebtyre sakrificave? S\u00eb fundmi p\u00ebr tam-tamet q\u00eb duan t\u2019i rishkruajn\u00eb historin\u00eb: mund t\u00eb kishin shkuar m\u00eb 25 prill duke u zavrritur si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa simotra tona t\u00eb cilat nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb. Ose duhet t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb xham zmadhues p\u00ebr t\u2019i par\u00eb, n\u00eb kuptimin elektoral t\u00eb fjal\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Ishin betejat dhe sakrificat q\u00eb na b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb, q\u00eb i bind\u00ebn shqiptar\u00ebt se kjo forc\u00eb politike ka mbetur si\u00e7 ka lindur, p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer shqiptar\u00ebve dhe jo vetes. Dhe prandaj na ndoq\u00ebn p\u00ebrkund\u00ebr masakr\u00ebs zgjedhore m\u00eb 25 prill. <\/em><em>25 prilli nuk zgjidhi asgj\u00eb, nj\u00ebsoj si 31 marsi i 91-shit, nuk zgjidhi asgj\u00eb. Jan\u00eb zgjedhje pa zgjidhje. <\/em><em>Ndaj, dua ta them sot k\u00ebtu, e n\u00eb ve\u00e7anti t\u2019i drejtohem brezit t\u00eb ri, sepse q\u00ebndrestar\u00ebt dhe themeluesit e Partis\u00eb Demokratike e din\u00eb fare mir\u00eb, zgjedhje pa zgjidhje prodhojn\u00eb vet\u00ebm zmadhim t\u00eb kriz\u00ebs. \u00cbsht\u00eb detyra jon\u00eb q\u00eb k\u00ebsaj krize t\u2019i japim zgjidhje p\u00ebrmes zgjedhjeve me zgjidhje. <\/em><em>Ka 91-sh, ka dhe 92-sh. 2021-shi nuk \u00ebsht\u00eb fundi i betej\u00ebs ton\u00eb p\u00ebr ndryshim, nuk \u00ebsht\u00eb fillimi i nj\u00eb kat\u00ebrvje\u00e7ari. 2021-shi menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrmbylljes t\u00eb procesit statutor, \u00ebsht\u00eb vazhdimi i betej\u00ebs t\u00eb Partis\u00eb Demokratike duke marr\u00eb me vete t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e regjimi, p\u00ebr demokracin\u00eb dhe p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. <\/em><em>Nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb oferta me t\u00eb cil\u00ebn vij sot para jush, kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa q\u00eb kam p\u00ebr ju. <\/em><em>Ai na do t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, ju dhe un\u00eb e duam Partin\u00eb Demokratike t\u00eb bashkuar e t\u00eb pandar\u00eb. Ai do q\u00eb ta ndalim betej\u00ebn e t\u00eb merremi me veten ton\u00eb, un\u00eb dua ta vazhdoj betej\u00ebn e t\u00eb m\u00ebremi me t\u00eb vetmin kund\u00ebrshtar q\u00eb kemi, armikun e shqiptar\u00ebve, armikun e Shqip\u00ebris\u00eb, armikun e demokracis\u00eb, Edi Ram\u00ebn dhe regjimin e tij. <\/em><em>Deri n\u00eb fund, deri n\u00eb fitore, n\u00eb triumfin e demokracis\u00eb, triumfin e vlerave t\u00eb cilin mund dhe do ta b\u00ebjm\u00eb realitet vet\u00ebm ne dhe vet\u00ebm t\u00eb bashkuar.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha, dit\u00ebn e djeshme, ka zhvilluar nj\u00eb takim me demokrat\u00ebt e Kamz\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr kreun e k\u00ebsaj force politike. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Basha u shpreh se PD, nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar dhe se po p\u00ebrdoret \u00e7do instrument, p\u00ebr t\u00eb kthyer demokracin\u00eb dhe shpres\u00ebn p\u00ebr njer\u00ebzit. Fjala e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":186265,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[3503],"class_list":{"0":"post-186262","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"tag-lajme-zjarr-basha-qeveria-ka-perballe-nje-pd-te-forte-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/186262","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=186262"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/186262\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/186265"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=186262"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=186262"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=186262"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}