{"id":186949,"date":"2021-06-06T15:16:20","date_gmt":"2021-06-06T13:16:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=186949"},"modified":"2021-06-06T15:16:20","modified_gmt":"2021-06-06T13:16:20","slug":"fatmir-xhafaj-rrefehet-per-here-te-pare-pas-zgjedhjeve-nga-marredheniet-me-ramen-e-veliajn-te-viktimat-e-diversionit-brenda-partise-meta-vinte-te-njesia-10-si-i-forti-i-lagjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/fatmir-xhafaj-rrefehet-per-here-te-pare-pas-zgjedhjeve-nga-marredheniet-me-ramen-e-veliajn-te-viktimat-e-diversionit-brenda-partise-meta-vinte-te-njesia-10-si-i-forti-i-lagjes\/","title":{"rendered":"Fatmir Xhafaj rr\u00ebfehet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas zgjedhjeve; nga marr\u00ebdh\u00ebniet me Ram\u00ebn e Veliajn te \u201cviktimat e diversionit brenda partis\u00eb\u201d: Meta vinte te Nj\u00ebsia 10 si i forti i lagjes"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka folur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas certifikimit zyrtar t\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit ku ai u rendit si m\u00eb i votuari n\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs dhe si i dyti m\u00eb i votuari n\u00eb rang komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>I renditur i 23 si kandidat n\u00eb list\u00ebn e qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs, Xhafaj rr\u00ebfen dinamikat e fushat\u00ebs s\u00eb tij elektorale qysh nga shpallja e list\u00ebs e deri tek shpallja e rezultatit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb intervist\u00ebn ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cTemA\u201d ish ministri i Brendsh\u00ebm p\u00ebrcjell nj\u00eb mesazh p\u00ebr bashk\u00ebpuntor\u00ebt, kritik\u00ebt por edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik.<\/p>\n<p>Deputeti socialist tregon edhe raportet e tij me kryeministrin Edi Rama si dhe kryetarin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb Erion Veliaj.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga intervista:<\/strong><\/p>\n<p>Sa i maksimizoi Xhafaj votat p\u00ebr PS me votat personale n\u00eb rang qarku? Keni mundur t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb bilanc?<\/p>\n<p>Kam ruajtur nj\u00eb database t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personave q\u00eb m\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur dhe premtuar vot\u00ebn dhe kjo me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb plota p\u00ebr \u00e7do qend\u00ebr votimi, si edhe CD me votat konkrete q\u00eb kam marr\u00eb p\u00ebr \u00e7do qend\u00ebr votimi.<\/p>\n<p>Kush d\u00ebshiron ta shoh\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebpritur dhe do t\u00eb ket\u00eb rast t\u00eb marr\u00eb gjithashtu nj\u00eb leksion modest, por t\u00eb dobish\u00ebm organizimi elektoral t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb ekip t\u00ebr\u00ebsisht vullnetar, t\u00eb cil\u00ebt punuan me mua dhe p\u00ebr mua se besonin tek vlerat e mia individuale dhe tek ajo \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj si njeri dhe si politikan. Nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie njer\u00ebzore, shoq\u00ebrore dhe politike e nd\u00ebrtuar, dhe respektuar reciprokisht prej shum\u00eb vitesh t\u00eb karrier\u00ebs sime.<\/p>\n<p>Sa \u00ebsht\u00eb respektuar nga ana juaj kodi etik q\u00eb keni pasur n\u00eb gar\u00ebn brenda jush?<\/p>\n<p>Kam d\u00ebgjuar shum\u00eb \u00e7menduri k\u00ebto dit\u00eb postzgjedhore t\u00eb cilat t\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn m\u00eb shum\u00eb m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur sesa m\u00eb kan\u00eb irrituar. Duan apo nuk duan ata q\u00eb helmin e kan\u00eb n\u00eb maj\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs kur nuhasin sukses, ne ia dol\u00ebm t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb elektorale t\u00eb till\u00eb si\u00e7 e donim, t\u00ebr\u00ebsisht korrekte dhe shum\u00eb rezultative, me nj\u00eb super angazhim njer\u00ebzor dhe kohor.<\/p>\n<p>E them me bindje dhe siguri t\u00eb plot\u00eb se bashk\u00eb me ekipin tim kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb model nga organizimi, angazhimi dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebria. Po nj\u00ebher\u00ebsh edhe si pjes\u00eb skuadr\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs duke qen\u00eb n\u00eb \u00e7do hap tejet korrekt dhe etik me detyrimet e pun\u00ebs n\u00eb ekip. Asnj\u00eb detyr\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga drejtuesit e qarkut nuk mbeti pa u p\u00ebrmbushur n\u00eb koh\u00eb dhe me cil\u00ebsi prej nesh.<\/p>\n<p>Me fakte konkrete kjo. N\u00eb asnj\u00eb rast, e ritheksoj n\u00eb asnj\u00eb t\u00eb vet\u00ebm, prej meje dhe skuadr\u00ebs sime nuk jan\u00eb kontaktuar apo m\u00eb keq akoma angazhuar n\u00eb funksion t\u00eb fushat\u00ebs sime individuale pjes\u00ebtar t\u00eb ekipeve elektorale t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb territor p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur p\u00ebr votat e mia individuale.<\/p>\n<p>Me koleget dhe koleg\u00ebt e mi kam pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie korrekte. Secili ka qen\u00eb i angazhuar t\u00eb maksimizoj\u00eb rezultatin n\u00eb territorin p\u00ebrkat\u00ebs dhe askush prej tyre n\u00eb rastin tim nuk ka ndihmuar me strukturat e veta n\u00eb zon\u00ebn time, n\u00eb zonat e tyre apo kudo gjetk\u00eb n\u00eb territor me mb\u00ebshtetje konkrete ndaj meje. P\u00ebrkundrazi disa prej tyre ishin kujdesur t\u00eb merrnin vota n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb 10.<\/p>\n<p>Gjithsesi e kam konsideruar nj\u00eb gj\u00eb normale dhe brenda loj\u00ebs elektorale t\u00eb konkurimit brenda nesh pavar\u00ebsisht se territori i nj\u00ebsis\u00eb 10 kishte numrin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb zgjedh\u00ebsve nd\u00ebr t\u00eb gjitha ZAZ-t\u00eb e Tiran\u00ebs dhe se d\u00ebmi ndaj meje ishte shum\u00eb m\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb numrit n\u00eb list\u00eb.<\/p>\n<p>A ka pasur ndikim Erion Veliaj dhe ekipi i bashkis\u00eb n\u00eb preferencat p\u00ebr kandidat\u00eb t\u00eb caktuar p\u00ebrfshi dhe ju personalisht? Sa jeni ndihmuar prej tij pasi ju kujtoj se ka pasur edhe aludime n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/p>\n<p>E konsideroj qesharake t\u00eb komentoj thashetheme kafenesh ose zyrave p\u00ebr llogje apo \u201copinionist\u00eb\u201d mediatik\u00eb q\u00eb frym\u00ebzim kan\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr d\u00ebshtimin e tjetrit dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb kryesore t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre kan\u00eb helmin ndaj kujtdo q\u00eb b\u00ebn di\u00e7ka t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi, p\u00ebr t\u00eb sqaruar cilindo q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb r\u00ebn\u00eb pre e k\u00ebtyre spekulimeve, theksoj se pozicionin tim lidhur me zotin Veliaj e kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb prononcimet e mia mediatike gjat\u00eb fushat\u00ebs. E vler\u00ebsoj shum\u00eb p\u00ebrkushtimin e tij dhe ekipit q\u00eb e mb\u00ebshteste p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e shfaqur.<\/p>\n<p>Ishin faktori ky\u00e7 p\u00ebr rezultatin e arritur n\u00eb nivel qarku i cili n\u00eb vler\u00ebsimin tim duhet konsideruar pozitiv, duke pasur n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e ekipit t\u00eb kandidat\u00ebve, shtrirjen e gjer\u00eb t\u00eb territorit, larmin\u00eb sociale t\u00eb votuesve, fokusin e kund\u00ebrshtarit n\u00eb territor etj.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin tim ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr fushatat e organizuara dhe koordinuara m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr sa vite kam un\u00eb deputet n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u2026ndalemi tek bashk\u00ebpunimi dhe mb\u00ebshtetja ndaj jush konkretisht.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket asaj q\u00eb p\u00ebrmendni ju, dua t\u2019ju kujtoj se n\u00eb 30 dit\u00eb fushat\u00eb elektorale z.Veliaj erdhi vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb zon\u00ebn time elektorale dhe q\u00ebndroi jo m\u00eb shum\u00eb se 120 minuta. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebri me shum\u00eb kolege\/\u00eb n\u00eb zona t\u00eb tjera t\u00eb qarkut ku ishte mjaft aktiv me vizitat e tij dhe me mesazhet publike q\u00eb i adresonte qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019i votuar kandidat\u00ebt respektiv.<\/p>\n<p>Ju sjell n\u00eb v\u00ebmendje se p\u00ebr shum\u00eb koleg\u00eb\/e t\u00eb tjer\u00eb ai shkoi disa her\u00eb n\u00eb eventet e tyre publike ku p\u00ebr disa shkoi edhe vete zoti Kryeminist\u00ebr p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb krah tyre. E un\u00eb personalisht nuk e pata k\u00ebt\u00eb fat n\u00eb asnj\u00eb lloj forme, dhe k\u00ebto jan\u00eb fakte publike t\u00eb verifikueshme sado q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u2019i shtremb\u00ebrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket ndonj\u00eb aludimi lidhur me kontributin e z.Veliaj dhe stafit t\u00eb tij me numra konkret n\u00eb rezultatin tim elektoral un\u00eb i neveris k\u00ebta individ\u00eb cilindo qoft\u00eb me nj\u00eb sfid\u00eb publike. Le t\u00eb m\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb fakt t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ta provuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, pra para se t\u00eb flasin le t\u00eb m\u00eb gjejn\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb drejtor apo n\u00ebnpun\u00ebs \u00e7far\u00ebdo t\u00eb bashkis\u00eb q\u00eb ka bashk\u00ebpunuar dhe ka punuar p\u00ebr fushat\u00ebn time jasht\u00eb nj\u00ebsis\u00eb 10, p\u00ebr mbledhje votash individuale plus p\u00ebr mua si kandidat.<\/p>\n<p>E p\u00ebrs\u00ebris, ju lutem nga 16741 votues p\u00ebr nr.23 m\u00eb gjeni ve\u00e7 nj\u00eb rast prej tyre q\u00eb ta pohoj\u00eb k\u00ebt\u00eb aludim apo q\u00eb vot\u00ebn ma ka dh\u00ebn\u00eb jasht\u00eb d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij. P\u00ebrkundrazi, e v\u00ebrteta flet ndryshe dhe asnj\u00eb spekulant nuk mund ta deformoj\u00eb me g\u00ebnjeshtr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Edhe nga sondazhet e b\u00ebra nga ekspert\u00eb t\u00eb pavarur gjat\u00eb fushat\u00ebs dhe q\u00eb u b\u00ebn\u00eb publike n\u00eb media rezultonte qart\u00eb mb\u00ebshtetja preferenciale e votuesve ndaj nr.23 n\u00eb list\u00ebn e Tiran\u00ebs. K\u00ebto jan\u00eb fakte dhe argumente konkrete e publike. T\u00eb tjerat jan\u00eb llafe pazari q\u00eb nuk mund t\u00eb mos mungonin edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb klubet e politik\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb folur p\u00ebr kandidat\u00eb q\u00eb kan\u00eb shpenzuar shuma t\u00eb m\u00ebdha financiare gjat\u00eb k\u00ebsaj fushate. Mund ta dim\u00eb sa ka kushtuar fushata juaj elektorale?<\/p>\n<p>Nuk di t\u00eb them p\u00ebr kandidat\u00ebt e tjer\u00eb pasi nuk e kam ndjekur me holl\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb e mundshme q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet transparenc\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aspekt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pasi ndryshimet e kryera n\u00eb Kodin Zgjedhor e mund\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi mund t\u2019ju p\u00ebrgjigjem me p\u00ebrvoj\u00ebn time personale. Fushata ime ka pasur nj\u00eb kosto fare-fare minimale. E gjitha e paguar kundrejt rregullave nga llogaria ime financiare, t\u00ebr\u00ebsisht brenda kufijve t\u00eb ligjit dhe kryesisht p\u00ebr trajtimin e stafeve, komisionar\u00ebve, v\u00ebzhguesve, dhe artikuj promocional si bluza, kapele, etj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fushat\u00eb e mb\u00ebshtetur t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb vullnetarizmin e socialist\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb apo rrethit tim shoq\u00ebror pa asnj\u00eb p\u00ebrfshirje t\u00eb \u00e7do lloji t\u00eb burimeve njer\u00ebzore apo materiale t\u00eb qeverisjes qendrore apo lokale ose bizneseve t\u00eb caktuara. Kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time nuk kam paguar apo kam dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb premtim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb k\u00ebmbim qoft\u00eb edhe nj\u00eb vot\u00eb t\u00eb vetme, andaj as k\u00ebt\u00eb her\u00eb kjo praktik\u00eb nuk kishte asnj\u00eb gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me moralin tim politik.<\/p>\n<p>Keni ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr akuzuesit dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht p\u00ebr rezultatin e PD e cila tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb spirale kontestimesh t\u00eb rezultatit zgjedhor?<\/p>\n<p>Si\u00e7 e kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb daljet e mia publike gjat\u00eb fushat\u00ebs isha plot\u00ebsisht i bindur se PD ishte humb\u00ebsja kryesore n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Nuk kishte motivim brenda strukturave t\u00eb saj n\u00eb territor e si pasoj\u00eb nuk mund t\u00eb kishte frym\u00eb te votuesit e saj. Ishte nj\u00eb opozit\u00eb pa frym\u00ebzim, me nj\u00eb ekip t\u00eb dob\u00ebt motivues dhe kryesorja pa lidership.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq opozita drejtohet nga nj\u00eb individ d\u00ebshtak n\u00eb politik\u00eb pasi p\u00ebrpos humbjes nuk ka nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ta identifikoj\u00eb si individualitet dhe si politikan n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebn e tij 16 vje\u00e7are, dhe jo m\u00eb pastaj si lider q\u00eb as mund t\u00eb \u00e7ohet n\u00ebp\u00ebr mend.<\/p>\n<p>Vota qytetare ishte nj\u00eb shuplak\u00eb p\u00ebr g\u00ebnjeshtar\u00ebt, shpif\u00ebsit dhe kujtdo q\u00eb politik\u00ebn nuk e merr seriozisht, por e trajton si pla\u00e7k\u00eb q\u00eb mund ta marr\u00ebsh leht\u00eb nj\u00ebher\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vite.\u00a0 Ishte nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebshmi se si mund t\u00eb degradoj\u00eb nj\u00eb forc\u00eb e madhe politike si PD-ja kur kauz\u00ebn e parimeve dhe vlerave, e konverton me konfliktin dhe instrumentin e shpifjes dhe balt\u00ebs.<\/p>\n<p>Ishte mesazh i qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb europianist t\u00eb falsifikuar, \u201ct\u00eb parin kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb shkolluar jasht\u00eb\u201d q\u00eb premtonte t\u00eb dor\u00ebhiqet n\u00ebse d\u00ebshtonte n\u00eb mandatin e par\u00eb t\u00eb qeverisjes, por ama nuk dor\u00ebhiqet edhe pse disfat\u00eb pas disfate e \u00e7oi familjen e demokrat\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb gremin\u00eb.<\/p>\n<p>Ju shpesh gjat\u00eb fushat\u00ebs keni adresuar kritika p\u00ebr rolin e Presidentit Meta p\u00ebr t\u00eb cilin tashm\u00eb nj\u00eb komision hetimi parlamentar ka propozuar shkarkimin e tij. Cili \u00ebsht\u00eb komenti juaj?<\/p>\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebs n\u00eb prononcimet e mia publike dhe n\u00eb media dhe e ritheksoj se edhe gjat\u00eb k\u00ebtij procesi Ilir Meta n\u00eb asnj\u00eb moment nuk ishte n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e funksionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Keqardhje t\u00eb konstatoja gjat\u00eb atyre dit\u00ebve Presidentin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb vinte si i \u201cforti i lagjes\u201d n\u00eb baret dhe restorantet e \u201cMyslym Shyrit\u201d nat\u00ebn e dit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb punuar mbi rrogoz dhe n\u00ebnrrogoz, apo duke shpuar tunele t\u00eb err\u00ebta q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit s\u2019e lidhin dot kurr\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb 10 me partin\u00eb e tij tashm\u00eb t\u00eb shpartalluar.<\/p>\n<p>Vota qytetare e 25 prillit ishte nj\u00eb tjet\u00ebr shuplak\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr LSI-n\u00eb dhe e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr Met\u00ebn n\u00eb rolin e Presidentit n\u00eb detyr\u00eb, p\u00ebr sjelljen e tij jasht\u00eb \u00e7do normaliteti dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie politike, institucionale e njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Shkeljet kushtetuese t\u00eb tij gjat\u00eb k\u00ebtij procesi zgjedhor ishin evidente, mjaftuesh\u00ebm t\u00eb argumentuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendimmarrje t\u00eb Komisionit Hetimor Parlamentar. Kam bindjen se n\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb do t\u00eb jet\u00eb edhe vendimmarrja finale e Kuvendit.<\/p>\n<p>Opozita ka paraqitur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ankimesh p\u00ebr verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb procesit zgjedhor, a keni nj\u00eb koment p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Procesi me dosjet ankimore t\u00eb PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb qesharake q\u00eb besoj se i ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb disa nga jurist\u00ebt normal\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj force politike. Jan\u00eb thjesht ankimime me motive e arsyetime absurde p\u00ebr t\u00eb qepur nj\u00eb lloj alibie si q\u00ebndrim politik p\u00ebr fatin e karriges s\u00eb Lul kryetarit.<\/p>\n<p>P\u00ebr kureshtje kam lexuar dy nga ankimet e prezantuara dhe jam ndjer\u00eb i keqardhur p\u00ebr shkruesit e tyre t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se recituesit mund t\u2019i kuptoj. Asnj\u00eb fakt serioz n\u00eb k\u00ebrkesat e ligjit. T\u00eb kesh fakte dhe t\u2019i trajtosh me imagjinat\u00eb t\u00eb shfrenuar\u00a0 si\u00e7 ka ndodhur shpesh me jurist\u00ebt e PD-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb mund ta ndjek\u00ebsh, por t\u2019i imagjinosh dhe supozosh faktet q\u00eb potencialisht t\u00eb duhen \u00ebsht\u00eb komplet nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Mund ta konsideroj marr\u00ebzi juridike n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.\u00a0 Nd\u00ebrsa n\u00eb sensin e fantazis\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre po m\u00eb \u00e7udit dhe po m\u00eb zhg\u00ebnjen Lul\u00ebzimi k\u00ebsaj here me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e dosjeve. Ai ia ka marr\u00eb dor\u00ebn qysh n\u00eb rini me hartimin e tyre dhe e ka zhvilluar gjith\u00eb k\u00ebto vite me \u00e7imka t\u00eb supozuara brenda e jasht\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij, montime false dhe aktor\u00eb e regjisor\u00eb kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>E skuadr\u00ebn e \u00e7imkave dhe at\u00eb kinematografike i ka mjaft t\u00eb sofistikuar n\u00eb SHQUP. Po mesa shoh edhe frym\u00ebzimi i Lulit si regjisor \u00e7imkash \u00ebsht\u00eb shpallur \u201cnon grata\u201d bashk\u00eb me plakun digjital. Kur vjen e keqja hapi der\u00ebn i thon\u00eb asaj fjale.<\/p>\n<p>Z.Xhafaj, le t\u00eb kthehemi pas n\u00eb koh\u00eb kur ju keni qen\u00eb nj\u00eb nga drejtuesit e nj\u00eb greve urie n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d n\u00eb vitin 2010 me thirrjen \u201cHap kutit\u00eb ose largohu\u201d. Nuk kemi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb k\u00ebtu?<\/p>\n<p>Nuk jemi absolutisht n\u00eb kushte t\u00eb nj\u00ebjta. E para dhe kryesorja sot kutit\u00eb jan\u00eb t\u00eb hapura. Opozita i ka n\u00eb duar CD-t\u00eb e num\u00ebrimit t\u00eb votave dhe mund t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb leht\u00ebsisht si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb provuar alibit\u00eb politike t\u00eb saj n\u00ebse ka fakte reale.<\/p>\n<p>E dyta n\u00eb proces nuk ka asnj\u00eb kontestim serioz nga mij\u00ebra komisioner\u00ebt dhe v\u00ebzhguesit e PD-s\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. K\u00ebsaj i thon\u00eb rojtar\u00ebt nuk pan\u00eb e d\u00ebgjuan gj\u00eb, por pronari e imagjinon hajdutin ose ndryshe si\u00e7 thot\u00eb populli: \u201cI zoti e shet, por tellalli nuk e jep\u201d. E treta mendoj se ka nj\u00eb dallim thelb\u00ebsor midis Edi Ram\u00ebs n\u00eb 2010 dhe Lulzim Bash\u00ebs n\u00eb 2021.<\/p>\n<p>Rama ishte kryetari real i nj\u00eb opozite t\u00eb fort\u00eb, kishte kontestuar me ekipin e tij gjith\u00eb parregullsit\u00eb e procesit zgjedhor dhe vinte pas nj\u00eb karriere t\u00eb suksesshme politike e menaxhimi n\u00eb qeverisjen vendore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Basha \u00ebsht\u00eb kryetari formal i nj\u00eb opozite t\u00eb shpartalluar q\u00eb p\u00ebrmbylli bashk\u00ebadministrimin e nj\u00eb procesi zgjedhor pa asnj\u00eb kontestim legal dhe mbas disa d\u00ebshtimesh rresht k\u00ebrkon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb karrigen e kryetarit t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>A jeni qejfmbetur me Ram\u00ebn p\u00ebr faktin se ju vendosi t\u00eb 23 n\u00eb list\u00eb?<\/p>\n<p>Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb diskutime rreth k\u00ebtij fakti dhe kam d\u00ebgjuar lloj-lloj opinionesh e hamend\u00ebsimesh. Nj\u00eb pjes\u00eb pa baza dhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb motivuara nga d\u00ebshira p\u00ebr gjetur arsyet e k\u00ebsaj vendimmarrje realisht jo fort t\u00eb argumentuar.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e kap\u00ebrcyer dhe nuk mund t\u00eb mbetem peng i numrit n\u00eb list\u00eb. \u00cbsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb par\u00eb p\u00ebrpara, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me sfidat e forta q\u00eb ka shoq\u00ebria shqiptare dhe vet\u00eb mazhoranca aktuale me mandatin e ri.<\/p>\n<p>Edi Ram\u00ebn do t\u00eb gjej mund\u00ebsin\u00eb ta fal\u00ebnderoj p\u00ebr arsyen se duke m\u00eb vendosur t\u00eb 23 n\u00eb list\u00eb ai m\u00eb dha nj\u00eb shans t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb testuar forc\u00ebn time elektorale, besueshm\u00ebrin\u00eb e socialist\u00ebve dhe qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs tek vlerat dhe puna ime shum\u00eb vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Kjo betej\u00eb m\u00eb dha gjithashtu mund\u00ebsin\u00eb t\u2019ju jap nj\u00eb p\u00ebrgjigje qytetare t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb brenda e jasht\u00eb politik\u00ebs, brenda apo jasht\u00eb PS-s\u00eb, t\u00eb udh\u00ebhequr nga lig\u00ebsia apo hakmarrja p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb mund\u00ebm t\u00eb b\u00ebnim me Policin\u00eb e Shtetit gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa b\u00ebr\u00eb dhe gur pa l\u00ebvizur p\u00ebr t\u00eb m\u00eb d\u00ebmtuar personalisht e p\u00ebr t\u00eb cenuar imazhin tim.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se vota e 25 prillit nuk mund t\u00eb kishte p\u00ebr gjithsecilin.<\/p>\n<p>Si e mendon tani marr\u00ebdh\u00ebnien me Kryeministrin?<\/p>\n<p>Nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie normale, pune dhe bashk\u00ebpunimi p\u00ebr sfidat e p\u00ebrbashk\u00ebta. Un\u00eb kam marr\u00eb nj\u00eb mandat si p\u00ebrfaq\u00ebsues i PS dhe jam pjes\u00eb e grupit t\u00eb saj parlamentar kurse Edi Rama \u00ebsht\u00eb kryetari i PS dhe ka marr\u00eb besimin e zgjedh\u00ebsve p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb ri qeveris\u00ebs si Kryeminist\u00ebr i vendit.<\/p>\n<p>Jemi pjes\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs familje politike dhe sh\u00ebrbejm\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin program politik. Besoj fort se ai do ta vler\u00ebsoj\u00eb drejt pesh\u00ebn dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb jep ky besim i ri p\u00ebr mandatin e tret\u00eb qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>Fjalimi i tij para grupit parlamentar e shprehte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. N\u00eb vler\u00ebsimin tim, Edi Rama ka p\u00ebrpara sfida t\u00eb forta personale me k\u00ebt\u00eb mandat q\u00eb mendoj se do t\u00eb ler\u00eb gjurm\u00eb p\u00ebrcaktuese n\u00eb fatin e tij politik, por para s\u00eb gjithash tek PS p\u00ebr dekadat e ardhshme. E ardhmja u takon atyre q\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr t\u00eb sot.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkon paras\u00ebgjithash nj\u00eb sjellje modeste me pushtetin q\u00eb zot\u00ebron dhe p\u00ebrunj\u00ebsi reale para qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjithashtu k\u00ebrkon forc\u00eb reflektimi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar ekipe politike qeveris\u00ebse sa m\u00eb t\u00eb afta n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, me individ\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues, kryesorja t\u00eb pakorruptuar e me integritet individual si kusht p\u00ebr nj\u00eb qeverisje t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme q\u00eb ngjall shpres\u00eb e besim te qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre.<\/p>\n<p>Kujt ja dedikoni k\u00ebt\u00eb fitore tuaj\u00ebn?<\/p>\n<p>Rezultati m\u00eb mbetet mua, kurse fitorja nuk lidhet vet\u00ebm me mua. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr socialist\u00ebt q\u00eb m\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb momente t\u00eb v\u00ebshtira, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ata miq e koleg\u00eb t\u00eb mi brenda e jasht\u00eb politik\u00ebs q\u00eb kan\u00eb besuar dhe m\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb vijim\u00ebsi n\u00eb pun\u00ebn time, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb arrinin t\u00eb shihnin vlerat tek un\u00eb edhe kur makinat e balt\u00ebs pomponin pam\u00ebshirsh\u00ebm llum ndaj meje, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr familjen time q\u00eb shqet\u00ebsohej n\u00eb dit\u00eb e net t\u00eb v\u00ebshtira pa gjum\u00eb duke par\u00eb se si puna ime kishte nj\u00eb kosto aq t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn padrejt\u00ebsisht duhej t\u00eb paguanin edhe ata koston e tyre morale e shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>Po padyshim kjo mb\u00ebshtetje me vot\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh edhe nj\u00eb mb\u00ebshtetje morale e politike p\u00ebr rolin tim n\u00eb reformimin e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr rezultatet e prekshme dhe pun\u00ebn pa kompromis me t\u00eb keqen e \u00e7do lloji gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs si minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, p\u00ebr p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs si ligjv\u00ebn\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i qytetar\u00ebve n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr pun\u00ebn time, por padyshim \u00ebsht\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh edhe nj\u00eb inkurajim i fort\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb e madhe p\u00ebr vazhdimin e betejave t\u00eb nisura.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka folur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas certifikimit zyrtar t\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit ku ai u rendit si m\u00eb i votuari n\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs dhe si i dyti m\u00eb i votuari n\u00eb rang komb\u00ebtar. I renditur i 23 si kandidat n\u00eb list\u00ebn e qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs, Xhafaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":183450,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[312,2734,458],"class_list":{"0":"post-186949","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme","8":"tag-lajme","9":"tag-xhafaj","10":"tag-zjarrtv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/186949","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=186949"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/186949\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/183450"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=186949"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=186949"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=186949"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}