{"id":187072,"date":"2021-06-07T11:44:24","date_gmt":"2021-06-07T09:44:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=187072"},"modified":"2021-06-07T11:44:24","modified_gmt":"2021-06-07T09:44:24","slug":"edi-oga-a-do-te-vazhdojne-te-largohen-vazhdimisht-shqiptaret-nga-memedheu-per-fatin-tone-te-keq-e-ardhmja-e-ketij-vendi-varet-nga-vullneti-i-nje-njeriu-te-vetem-i-cili-duam-sduam-ne-ka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/edi-oga-a-do-te-vazhdojne-te-largohen-vazhdimisht-shqiptaret-nga-memedheu-per-fatin-tone-te-keq-e-ardhmja-e-ketij-vendi-varet-nga-vullneti-i-nje-njeriu-te-vetem-i-cili-duam-sduam-ne-ka\/","title":{"rendered":"Edi Oga: A do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb largohen vazhdimisht shqiptar\u00ebt nga m\u00ebm\u00ebdheu? P\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb keq, e ardhmja e k\u00ebtij vendi varet nga vullneti i NJ\u00cb njeriu t\u00eb vet\u00ebm, i cili, duam s\u2019duam ne, ka n\u00eb dor\u00eb kaq shum\u00eb p\u00ebr fatet tona dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptaris\u00eb! Zoti i ndri\u00e7oft\u00eb mendjen!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Edi Oga<\/p>\n<p>Duket sikur ky dhjet\u00ebvje\u00e7ar do t\u00eb jet\u00eb dekada vendimtare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt! Pyetjet madhore q\u00eb historia shtron p\u00ebrpara atdheut por edhe kombit ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fillim mij\u00ebvje\u00e7ari, jan\u00eb k\u00ebto: A do t\u00eb b\u00ebhet Shqip\u00ebria pjes\u00eb e familjes evropiane? A do t\u00eb b\u00ebhet Shqip\u00ebria shtet sovran? A do t\u00eb b\u00ebhet Shqip\u00ebria nj\u00eb demokraci funksionale? A do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb largohen vazhdimisht shqiptar\u00ebt nga m\u00ebm\u00ebdheu? A do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen shqiptar\u00ebt e larguar me popullsi aziatike dhe afrikane? A do vazhdoj\u00eb t\u00eb quhet Shqip\u00ebri kjo tok\u00eb, pask\u00ebtaj?<\/p>\n<p>N\u00ebse Shqip\u00ebria zhduket, edhe sa koh\u00eb do t\u00eb flitet shqip, p\u00ebrpara sesa edhe ajo, gjuha m\u00eb e vjet\u00ebr e Evrop\u00ebs, t\u00eb zhduket p\u00ebrfundimisht? Ky q\u00eb lexuat, duket si p\u00ebrshkall\u00ebzim letrar pesimist dhe gjysm\u00ebpatetik. Duket si pjes\u00eb e shk\u00ebputur nga ndonj\u00eb ese maturanti ambicioz por skolastik. Duket si retorik\u00eb e analist\u00ebve gjitholog\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb ndryshim nga ne normal\u00ebt, din\u00eb edhe p\u00ebrgjigjen p\u00ebr secil\u00ebn nga pyetjet. Me argumentet p\u00ebrkat\u00ebs. Madje edhe me data dhe afate. Askush nuk mund t\u2019i jap\u00eb p\u00ebrgjigje sot k\u00ebtyre pyetjeve madhore, por gjithkush duhet t\u00eb jet\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb to jan\u00eb aty! Jan\u00eb \u00e7eshtje q\u00eb jan\u00eb shtruar p\u00ebr zgjidhje!<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb rradh\u00eb apo ndryshe, kjo ka pak r\u00ebnd\u00ebsi! Rrjedha e koh\u00ebs do t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr secil\u00ebn nga k\u00ebto \u00e7eshtje jetike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptarin\u00eb. Sigurisht, \u00e7do shqiptar q\u00eb ndjehet i till\u00eb, e do vendin e tij, e do prosperitetin dhe begatin\u00eb e tij, e do gjuh\u00ebn e tij. \u00c7do individ i lindur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend do t\u00eb kishte preferuar ta nd\u00ebrtonte k\u00ebtu jet\u00ebn, n\u00eb tok\u00ebn q\u00eb na lan\u00eb t\u00eb par\u00ebt, e si nj\u00eb detyrim hyjnor e tok\u00ebsor i p\u00ebrjetsh\u00ebm, t\u2019ua linte stafet\u00ebn e jet\u00ebs brezave trash\u00ebgimtar\u00eb! A do t\u00eb jet\u00eb e mundur kjo? A kemi gj\u00eb n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr veten ton\u00eb?<\/p>\n<p>Ne jemi vend i vog\u00ebl dhe gjithnj\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb kan\u00eb vendosur p\u00ebr ne. Po ne vet\u00eb, a jemi t\u00eb sigurt q\u00eb po p\u00ebrpiqemi dhe po b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr sovranitetin, p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb gjeo-politike, prosperitetin ekonomiko-kulturor t\u00eb vendit ton\u00eb? N\u00ebse flet nj\u00eb nga nj\u00eb me secilin prej nesh, t\u00eb gjith\u00eb i kemi idet\u00eb e qarta p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e \u00e7eshtjeve q\u00eb jan\u00eb shtruar p\u00ebr zgjidhje, por nj\u00eb nga nj\u00eb ne nuk kemi asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb. D\u00ebshirat, entusiazmi, euforia apo klithmat tona patriotike, nuk kan\u00eb asnj\u00eb pesh\u00eb. Nuk d\u00ebgjohen nga askush. E vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb z\u00ebri yn\u00eb individual t\u00eb d\u00ebgjohet, \u00ebsht\u00eb delegimi politik i fuqis\u00eb son\u00eb personale. Medet, gjithnj\u00eb diskutime t\u00eb tilla p\u00ebrfundojn\u00eb tek politika dhe qeverisja q\u00eb ajo prodhon. P\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb keq, e ardhmja e k\u00ebtij vendi do t\u00eb varet kryesisht nga ata q\u00eb ne kemi zgjedhur t\u00eb vendosin p\u00ebr ne. Madje varet nga vullneti i NJ\u00cb njeriu t\u00eb vet\u00ebm, i cili, duam s\u2019duam ne, ka n\u00eb dor\u00eb kaq shum\u00eb p\u00ebr fatet tona dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptaris\u00eb!<\/p>\n<p>Zoti i ndri\u00e7oft\u00eb mendjen!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Edi Oga Duket sikur ky dhjet\u00ebvje\u00e7ar do t\u00eb jet\u00eb dekada vendimtare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt! Pyetjet madhore q\u00eb historia shtron p\u00ebrpara atdheut por edhe kombit ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fillim mij\u00ebvje\u00e7ari, jan\u00eb k\u00ebto: A do t\u00eb b\u00ebhet Shqip\u00ebria pjes\u00eb e familjes evropiane? A do t\u00eb b\u00ebhet Shqip\u00ebria shtet sovran? A do t\u00eb b\u00ebhet Shqip\u00ebria nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":187074,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366],"tags":[3616],"class_list":{"0":"post-187072","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"tag-lajme-zjarr-nga-edi-oga-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187072","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=187072"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187072\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/187074"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=187072"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=187072"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=187072"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}