{"id":187210,"date":"2021-06-08T07:49:20","date_gmt":"2021-06-08T05:49:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=187210"},"modified":"2021-06-08T07:49:20","modified_gmt":"2021-06-08T05:49:20","slug":"bello-e-velaj-akuza-te-renda-ndaj-dritan-lelit-planifikohet-shkarkimi-i-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bello-e-velaj-akuza-te-renda-ndaj-dritan-lelit-planifikohet-shkarkimi-i-tij\/","title":{"rendered":"Bello e Velaj akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj Dritan Lelit\/ Planifikohet shkarkimi i tij\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Dritan Leli dhe Partia Socialiste i kan\u00eb ndar\u00eb rrug\u00ebt, aq sa po planifikohet edhe shkarkimi i tij nga posti i kryebashkiakut t\u00eb Vlor\u00ebs. Refuzimi i tij p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr deputet n\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb socialist\u00ebt t\u00eb nisin akuzat kund\u00ebr tij, shkruan newsbomb.al. Pak dit\u00eb m\u00eb pare, ishte K\u00ebshilli Bashkiak i Vlor\u00ebs, q\u00eb k\u00ebrkoi nj\u00eb mbledhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme me pranin\u00eb e Kryeministrit Rama, pasi sipas tyre kryebashkiaku Leli, nuk po punont\u00eb n\u00eb vigjilje t\u00eb sezonit turistik. Nd\u00ebrkoh\u00eb deputetja e PS-s\u00eb, Vilma Bello, n\u00eb nj\u00eb postim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale ka akuzuar ashp\u00ebr kryebashkiakun e Vlor\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se qyteti po e p\u00ebson nga keqadministrimi i kryebashkiakut.<\/p>\n<p><strong>Postimi i Vilma Bellos:<br \/>\n<\/strong><br \/>\n\u201cDinjiteti i munguar<br \/>\nN\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb keqkuptimet groteske ku cinizmi \u00ebsht\u00eb shitur p\u00ebr dinjitet, mendja e mbyllur \u00ebsht\u00eb tregtuar p\u00ebr forc\u00eb karakteri dhe ku meskiniteti \u00ebsht\u00eb val\u00ebvitur tribunave si shembull q\u00eb ndiqet e adhurohet, nuk jan\u00eb t\u00eb rralla. Nganj\u00ebher\u00eb jan\u00eb rrethanat q\u00eb vendosin. Ndodh q\u00eb etja p\u00ebr ndryshim e zhvillim, nevoja e madhe e p\u00ebrparimit n\u00eb nj\u00eb vend ku, si\u00e7 na e tregon Konica, kan\u00eb g\u00ebluar levantin\u00ebt, njer\u00ebzit-robot\u00eb e ekspert\u00ebt q\u00eb u turren si shushunja burimeve t\u00eb shtetit e popullojn\u00eb zhurmsh\u00ebm zyrat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit (!), t\u2019u jap\u00eb mund\u00ebsi mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb k\u00ebtilla. Kan\u00eb ndodhur e do t\u00eb ndodhin. Ama, pik\u00ebrisht, nevoja jetike p\u00ebr sh\u00ebrbime e p\u00ebrfaq\u00ebsim ua nxjerr shpejt kallajin llojeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, nd\u00ebrsa d\u00ebmi q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pa ndjer\u00eb e n\u00ebn poteren e hijes s\u00eb tyre groteske, \u00ebsht\u00eb i madh. Sot, kur Partia Socialiste dhe Edi Rama kan\u00eb merituar plot\u00ebsisht nj\u00eb mandat historik, q\u00eb do t\u2019ia kthejn\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare si mund\u00ebsi zhvillimi t\u00eb pakrahasueshme me asnj\u00eb nga proceset e derisotme, kjo dukuri kulturore dhe politike levantin\u00ebsh, robot\u00ebsh e njer\u00ebzish-ekspert\u00eb k\u00ebrcet, b\u00ebn zhurm\u00eb n\u00eb pakuptim\u00ebsin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Opozita n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, me kalvarin e saj t\u00eb identitetit, \u00ebsht\u00eb plot e p\u00ebrplot me k\u00ebsisoj kategorish. E dhimbshme, p\u00ebr fat t\u00eb keq p\u00ebr ne socialist\u00ebt, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb kur rast shembullor b\u00ebhet nj\u00ebri prej nesh, kryetari i bashkis\u00eb Vlor\u00eb. Po nj\u00ebsoj e mendoj q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb syresh \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj sa i dhimbsh\u00ebm, aq edhe i panevojsh\u00ebm ky reagim. E do u jepja t\u00eb drejt\u00eb plot\u00ebsisht n\u00ebse do t\u2019i kisha ndjekur vet\u00ebm k\u00ebto koh\u00eb dit\u00ebt e qytetit ton\u00eb, madje, edhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, n\u00ebse do mbetesha lidhur pas nj\u00eb parimi q\u00eb e besoj fort sa edhe mjaft socialist\u00eb: nuk \u00ebsht\u00eb as e leht\u00eb, as fort e dobishme t\u2019i \u201cbiesh me gur\u00eb sht\u00ebpis\u00eb sate\u201d. Por jo, nuk lidhet thjesht e vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb; \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq. Gjykoj q\u00eb nuk mund t\u00eb flasim thjesht p\u00ebr \u201cpun\u00ebt e p\u00ebrditshme\u201d t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb-k\u00ebtij qyteti, pun\u00eb t\u00eb cilat ishin po aty e, madje ca m\u00eb shum\u00eb, edhe m\u00eb par\u00eb. E kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta shoh qytetin sot thjesht si ngjarje t\u00eb s\u00eb tashmes \u2013 nuk e kam par\u00eb k\u00ebshtu asnj\u00eb koh\u00eb; \u00ebsht\u00eb e mbartur nga e ca koh\u00ebve m\u00eb par\u00eb kur kushdo e kujton mir\u00eb (vlonjat\u00ebt edhe m\u00eb mir\u00eb) pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e vazhdueshme p\u00ebr moskryerjen e pun\u00ebve n\u00eb qytet, pun\u00eb q\u00eb sot po nxitohet t\u00eb b\u00ebhen plot, me nj\u00eb ngut jo t\u00eb natyrsh\u00ebm p\u00ebr kujtes\u00ebn ton\u00eb k\u00ebto 6 vite.<\/p>\n<p>Nuk kam parasysh thjesht metodologjin\u00eb e administrimit t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb qytetit, as pik\u00ebpamjet e panjohura t\u00eb kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb (q\u00eb, me durim, e kemi pritur t\u2019i shqiptoj\u00eb), as t\u00eb qenit i paduksh\u00ebm n\u00eb mes t\u00eb shnd\u00ebrrimit kolosal urban q\u00eb ka p\u00ebsuar e po p\u00ebson Vlora. Si\u00e7 e thash\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje rrethanash dhe disa njer\u00ebz kan\u00eb limitet e tyre, sidomos kur shtr\u00ebngohen t\u2019u p\u00ebrgjigjen disa ritmeve n\u00eb vetvete t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb pun\u00ebs e t\u00eb jet\u00ebs. Kjo mund t\u2019i ndodh\u00eb kujtdo. E kam me pakuptim\u00ebsin\u00eb q\u00eb e rrethon. Kulturalisht e politikisht ai nuk e p\u00ebrligj m\u00eb besimin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb. I ka hyr\u00eb nj\u00eb sfide q\u00eb nuk ka asnj\u00eb fije lidhje me dinjitetin, dmth t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb medoemos aty ku jo thjesht nuk mund t\u00eb jap\u00eb m\u00eb, por, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, t\u00eb shtiret e duke u rropatur, pa m\u00eb asnj\u00eb dobi p\u00ebr Vlor\u00ebn. Dikush mund t\u00eb thot\u00eb se \u201cpakuptim\u00ebsia\u201d nuk \u00ebsht\u00eb argument, se kjo mbetet \u00e7\u00ebshtje e vendimmarrjes s\u00eb tij etj., etj. Ashtu qoft\u00eb!<\/p>\n<p>Por, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr cinizmin e nj\u00eb njeriu q\u00eb nuk e \u00e7mon mir\u00ebnjohjen si veti morale dhe as e ushtron p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike si detyrim, \u201cpakuptim\u00ebsia\u201d b\u00ebhet argument! E p\u00ebrs\u00ebris, rrethanat, sa \u00e7\u2019mund t\u00eb jen\u00eb fatlume kur i ke k\u00ebllqet, aq edhe mund t\u00eb t\u00eb zbulojn\u00eb si levantin, robot e ekspert, n\u00eb kuptimin e Konic\u00ebs. N\u00eb sinkron me Bellon, \u00ebsht\u00eb edhe ish-deputeti Fate Velaj, i cili n\u00eb komentin e tij n\u00eb shkrimin e deputetes Bello, thot\u00eb se Dritan Leli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri pa forma dhe dinjitet politik, q\u00eb do t\u00eb ik\u00eb ashtu si\u00e7 erdhi. Sipas tij, Leli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person q\u00eb pas \u00e7do buz\u00ebqeshje fshihte urrejtje, nd\u00ebrsa e cil\u00ebson si nj\u00eb ka\u00e7ak q\u00eb e mban thki\u00ebn mes dh\u00ebmb\u00ebve dhe \u00ebkrkon t\u00eb gjakos\u00eb k\u00ebdo q\u00eb mendon se \u00ebsht\u00eb gjahu i tij.<\/p>\n<p><strong>Komenti i Fate Velaj:<\/strong><br \/>\nT\u00eb them se me p\u00eblqeu kjo analiza jote Vilma, \u00ebsht\u00eb pak. Por, ti mund te trokas\u00ebsh tek dera e atij q\u00eb nuk d\u00ebgjon dhe pret dhe shpreson se nj\u00eb dit\u00eb, ai edhe mund t\u00eb d\u00ebgjoj dhe e hap port\u00ebn por, mos trokit tek dera e atij q\u00eb q\u00ebllimisht nuk do t\u00eb d\u00ebgjoj sepse ai aty \u00ebsht\u00eb, pas der\u00ebs dhe nuk e hap. Dritan Leli ashtu pa forma dhe dinjitet si\u00e7 erdhi, gjysmak dhe tinzar, ashtu dhe do iki. Ishte personi q\u00eb pas buz\u00ebqeshjes, e dukshme jo e sinqert\u00eb, fshihte nj\u00eb urrejtje p\u00ebr \u00e7dok\u00ebnd. Ishte personi q\u00eb erdhi me q\u00ebllim t\u00eb caktuar si ka\u00e7aku q\u00eb thik e mban\u00eb mes dh\u00ebmb\u00ebve dhe k\u00ebrkoi t\u00eb gjakos k\u00ebdo q\u00eb mendon se \u00ebsht\u00eb gjahu i tij por, si\u00e7 e shkruan dhe ti, fatkeq\u00ebsisht, ishte qyteti i Vlor\u00ebs me t\u00eb cilin at\u00eb nuk e ka lidhur kurr\u00eb asgj\u00eb, gjahu i tij. Ai, me an\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb kuqe nga e zeza q\u00eb i shfaqej n\u00ebper fytyr\u00eb, g\u00ebnjeu \u00e7dok\u00ebnd me iden\u00eb se skuqej nga dinjiteti por askush nuk e merrte me mend se ajo nuk ishte e kuqe purpouri por nj\u00eb vishnje intai nga d\u00ebshira p\u00ebr hakmarrje. Ai \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb dhe ora e qyteti q\u00eb gjoja e rregulloi sa hyri n\u00eb bashki me iden\u00eb se me ardhjen e tij qyteti do punonte si ore zvicerane, nuk ju bind dhe i tha \u201cnuk shkoj un\u00eb dhe qyteti sipas or\u00ebs tende, o mavri\u201d. Ishte ai q\u00eb nuk krijoj kurr\u00eb administrat\u00eb apo raporte me grupet e interesit n\u00eb qytet. Ishte personi q\u00eb do mbahet mend p\u00ebr vdekjen klinike q\u00eb i solli kultur\u00ebs s\u00eb qytetit dhe banor\u00ebve t\u00eb saj. Por, ishte personi me apolitik q\u00eb nuk u be kurr\u00eb pjes\u00eb e PS dhe e shihte at\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur shpell\u00ebn e tij t\u00eb err\u00ebt. Por, kur PS i tha se figura e tij po sillte penges\u00ebn me t\u00eb madhe q\u00eb asaj i kishte dal\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt 25 Prillit, ai, mendoi p\u00ebr \u201cBejte\u201d \u201cVjersha\u201d \u201cK\u00ebng\u00eb\u201d e \u201cLegjenda\u201d p\u00ebr veten e tij. Dritan Leli ka menduar vet\u00ebm p\u00ebr bustet e tij imagjinare t\u00eb vendosura n\u00ebp\u00ebr qytet. Ishte personi q\u00eb edhe kur dilte ndonj\u00eb dit\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, k\u00ebrkonte vet\u00ebm vende ku mund t\u00eb vendoste bustin e tij. Ka imagjinuar antologji e botime p\u00ebr bejtet q\u00eb imagjinon se do i shkruhen. Por, historia \u00ebsht\u00eb e urte dhe e duruar. E qet\u00eb dhe e qart\u00eb dhe do vij dita qe Vlora, do \u00e7lirohet dhe nga ky tartakut. Vlora do ja fshij\u00eb emrin nga kujtesa kolektive k\u00ebtij katrani me pak nuanca vishnje. Flm Vilma<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dritan Leli dhe Partia Socialiste i kan\u00eb ndar\u00eb rrug\u00ebt, aq sa po planifikohet edhe shkarkimi i tij nga posti i kryebashkiakut t\u00eb Vlor\u00ebs. Refuzimi i tij p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr deputet n\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb socialist\u00ebt t\u00eb nisin akuzat kund\u00ebr tij, shkruan newsbomb.al. Pak dit\u00eb m\u00eb pare, ishte K\u00ebshilli Bashkiak [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":187212,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[3633],"class_list":{"0":"post-187210","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-planifikohet-shkarkimi-i-lelit-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187210","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=187210"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187210\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/187212"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=187210"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=187210"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=187210"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}