{"id":189088,"date":"2021-06-17T13:41:55","date_gmt":"2021-06-17T11:41:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=189088"},"modified":"2021-06-17T13:41:55","modified_gmt":"2021-06-17T11:41:55","slug":"deklarata-e-vatres-sali-berisha-mik-i-shba-se-akuzat-ndaj-tij-jane-pa-baza-dhe-pa-prova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/deklarata-e-vatres-sali-berisha-mik-i-shba-se-akuzat-ndaj-tij-jane-pa-baza-dhe-pa-prova\/","title":{"rendered":"Deklarata e \u201cVatr\u00ebs\u201d: Sali Berisha mik i SHBA-s\u00eb, akuzat ndaj tij jan\u00eb pa baza dhe pa prova\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Federata Pan\u2013Shqiptare e Amerik\u00ebs, Vatra, e ka ndjekur me shqet\u00ebsim t\u00eb madh shpalljen e dr. Sali Berish\u00ebs, person \u201cnon grata\u201d, nga kreu i Departamentit t\u00eb Shtetit Amerikan. Kjo p\u00ebr ar\u00ebsye se n\u00eb fundin e viteve \u201990 ishte dr. Sali Berisha ai q\u00eb u ngrit kund\u00ebr regjimit komunist i cili kishte burgosur dhe internuar me mij\u00ebra shqiptar\u00eb, thjesht dhe vet\u00ebm pse ne, t\u00eb af\u00ebrmit e tyre, kishim ikur nga diktatura dhe ishim vendosur k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb. Ishte dr. Sali Berisha, q\u00eb iu priu protestave t\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb dhjetorin e vitit 1990 e m\u00eb pas luftoi me guxim e trim\u00ebri p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e regjimit gjakatar komunist dhe vendosjen e demokracis\u00eb. Ishte lidershipi i dr. Sali Berish\u00ebs q\u00eb e ktheu Shqip\u00ebrin\u00eb nga vendi m\u00eb armiq\u00ebsor ndaj Amerik\u00ebs n\u00eb popullin m\u00eb mik t\u00eb saj. Sot, shumica absolute e shqiptar\u00ebve e shohin Amerik\u00ebn si vendin e tyre t\u00eb dyt\u00eb, m\u00eb t\u00eb dashur n\u00eb bot\u00eb. Ishte dr. Sali Berisha, si lider i opozit\u00ebs demokratike t\u00eb asaj kohe ai, q\u00eb priti Sekretarin e Shtetit James Baker n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb mase qindramij\u00ebshe, n\u00eb Marsin e vitit 1991, kur u ri-vendos\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike, t\u00eb nd\u00ebprera prej vitit 1939.<\/p>\n<p>Ishte po ai q\u00eb, n\u00eb detyr\u00ebn e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb vitin 1992, shkeli p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. Aty, ai mori mb\u00ebshtetje nga Presidenti George H Bush p\u00ebr mos \u2013 prekjen e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs nga Miloshevi\u00e7i si dhe statusin e Kombit m\u00eb t\u00eb Favorizuar n\u00eb Treg\u00ebti me Amerik\u00ebn. Ishte po ai, q\u00eb u prit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb edhe nga Presidenti Clinton n\u00eb vitin 1995. N\u00eb vitin 1997 ai doli n\u00eb opozit\u00eb dhe pas 8 viteve, n\u00eb vitin 2005, ai u kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ai arriti t\u00eb nd\u00ebrpriste rrug\u00ebt e trafiqeve t\u00eb paligjshme, t\u00eb instalonte shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, t\u2019i jepte hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb plot\u00eb shtypit dhe sip\u00ebrmarrjes s\u00eb lir\u00ebdhe t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb infrastruktur\u00eb moderne n\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanit\u00eb amerikane, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e rr\u00ebnuar nga komunizmi. Mbi t\u00eb gjitha ai arriti t\u00eb plot\u00ebsont\u00eb t\u00eb gjitha kushtet q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhej an\u00ebtare e organizat\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe politike ushtarake, NATO \u2013 s. Antar\u00ebsimin e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb e deklaroi vet\u00eb Presidenti Amerikan George W Bush, n\u00eb Tiran\u00eb, me dat\u00ebn 10 qershor 2008. Ai e ruajti miq\u00ebsin\u00eb edhe me Presidentin Barack Obama dhe Sekretaren e Shtetit zonj\u00ebn Hillari Clinton, e cila e vizitoi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur ai ishte Kryeminist\u00ebr, n\u00eb 100 vjetorin e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Gjat\u00eb termit t\u00eb dyt\u00eb si KM t\u00eb dr. Berish\u00ebs, shqiptar\u00ebt p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mor\u00ebn statusin e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb n\u00eb zon\u00ebn evropiane Shengen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria hapi negociatat p\u00ebr antar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor demokratik, t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm, t\u00eb cilit ai vet\u00eb i kishte prir\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra, ai i humbi zgjedhjet e vitit 2013 dhe b\u00ebri kalimin e but\u00eb t\u00eb pushtetit nga qeveria e partis\u00eb s\u00eb tij demokratike tek ajo socialiste. Q\u00eb prej asaj dite, ai nuk ka mbajtur asnj\u00eb post ekzekutiv. Asnj\u00eb nga antar\u00ebt e familjes s\u00eb tij nuk kan\u00eb mbajtur ndonj\u00ebher\u00eb poste n\u00eb zyra qeveritare, n\u00eb asnj\u00eb qeveri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Si opozitar, ai u kthye n\u00eb z\u00ebrin e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb atij populli duke denoncuar vazhdimisht keqb\u00ebrjet dhe korrupsionin galopant t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb sotme socialiste. Q\u00eb n\u00eb vitin 2013 qeveria socialiste vazhdon t\u00eb q\u00ebndroje n\u00eb pushtet,bazuar n\u00eb element\u00ebt anti demokratike si\u00e7 jan\u00eb manipulimi dhe vjedhja masive e votave, (2017, 2019, 2021)trafikun e qenieve njer\u00ebzore, zgjedhjet pa opozit\u00eb, ndarjen e paras\u00eb publike me oligark\u00ebt, kontrollin e mediave dhe drejt\u00ebsis\u00eb, etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb v\u00ebn\u00eb re nga organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet\u00eb Departamentin e Shtetit Amerikan, i cili raporton \u00e7do vit r\u00ebnje drastike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb list\u00ebn e vendeve m\u00eb t\u00eb korruptuara n\u00eb bot\u00eb. Kund\u00ebrshtari m\u00eb i vendosur i t\u00ebr\u00eb k\u00ebtyre keqb\u00ebrjeve ka qen\u00eb vet\u00eb dr. Sali Berisha, tanim\u00eb n\u00eb opozit\u00eb dhe n\u00eb pension.<\/p>\n<p>Federata Pan \u2013 Shqiptare e Amerik\u00ebs, rreth s\u00eb cil\u00ebs mblidhen qindra mij\u00ebra shqiptaro \u2013 amerikan\u00eb, e kan\u00eb konsideruar dr. Sali Berish\u00ebn si mikun e tyre t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, si njeriun q\u00eb e hapi Shqip\u00ebrin\u00eb ndaj per\u00ebndimit dhe n\u00eb ve\u00e7anti ndaj Amerik\u00ebs; Tek dr. Berisha neve kemi par\u00eb mikun e Amerik\u00ebs dhe p\u00ebr sa koh\u00eb ai ka qen\u00eb n\u00eb pushtet mikun e t\u00eb gjithe president\u00ebve me radh\u00eb, Geroge H. Bush, Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama. Ne shqiptaro\u2013amerikan\u00ebt t\u00eb mbledhur rreth Vatr\u00ebs, kemi ngelur t\u00eb habitur nga shpallja non\u2013grata e dr. Sali Berish\u00ebs, pasi deri n\u00eb at\u00eb dit\u00eb tek ai ne kemi par\u00eb njeriun m\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Ballkan. Kemi par\u00eb njeriun q\u00eb b\u00ebri aq shum\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u00a0 dhe p\u00ebr kombin shqiptar, e\u00a0 n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr Kosov\u00ebn. Koh\u00ebt e fundit ai ishte angazhuar n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb pakompromis kund\u00ebr t\u00ebr\u00eb atyre q\u00eb po p\u00ebrgatisnin ndarjen territoriale t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn ai e konsideroi si nj\u00eb hapje t\u00eb \u201cKutis\u00eb s\u00eb Pandor\u00ebs\u201d n\u00eb Ballkan. Rreziku q\u00eb mbarte kjo inisiative lobesh anti\u2013shqiptare u vertetua me urdh\u00ebrin ekzekutiv q\u00eb l\u00ebshoi Presidenti Biden, pak dit\u00eb m\u00eb pare, dhe q\u00eb shkon plot\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb vije me kund\u00ebrshtimin q\u00eb dr. Sali Berisha u b\u00ebnte planeve t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Shpallja \u201cnon grata\u201d e dr. Sali Berish\u00ebs p\u00ebr ne vatran\u00ebt\u2013shqiptaro\u2013amerikan\u00eb, ka me vete shum\u00eb pik\u00ebpyetje. Natyrishit, si shtetas amerikan\u00eb, neve kemi arsye t\u00eb besojm\u00eb tek shteti yn\u00eb k\u00ebtu. Megjithat\u00eb, n\u00eb situat\u00ebn kur nuk jepen argumenta dhe evidenca mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb bazuar ky vendim, kjo na b\u00ebn t\u00eb mendojm\u00eb se m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb mas\u00eb e marr\u00eb bazuar n\u00eb principe amerikane, ajo \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00ebn trysni grupesh lobiste p\u00ebr interesa t\u00eb caktuara. Ne dyshojm\u00eb se ato interesa nuk jan\u00eb as n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs tone dhe as n\u00eb dobi t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ton\u00eb. Akuzat ndaj nj\u00eb miku t\u00eb shqiptaro\u2013amerikanev\u00eb e ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb vatran\u00ebve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dr. Berisha, pas tet\u00eb vitesh n\u00eb pension dhe pa asnj\u00eb baz\u00eb ligjore, pa asnj\u00eb evidenc\u00eb apo prove konkrete, pa asnj\u00eb akt padi t\u00eb ngritur n\u00eb jet\u00ebn e tij, na kan\u00eb shqet\u00ebsuar pa mas\u00eb.<\/p>\n<p>Antar\u00ebt e Federat\u00ebs Pan\u2013Shqiptare VATRA, kudo q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, do t\u2019u k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb popullit amerikan, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ata kan\u00eb votuar, q\u00eb t\u00eb ngren\u00eb k\u00ebt\u00eb problem me t\u00eb drejt\u00ebn e tyre q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar shpjegime administrat\u00ebs s\u00eb z. Biden t\u00eb argumentojn\u00eb me fakte v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e akuzave q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb till\u00eb kaq ekstreme. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt ata duhet t\u00eb lirojn\u00eb dr.Berish\u00ebn nga barra e nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie morale, e cila nuk i p\u00ebrket vet\u00ebm atij dhe nuk i nderon as ata q\u00eb e kan\u00eb aplikuar at\u00eb, n\u00ebse nuk kan\u00eb fakte. N\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga ana e autoriteteve, mbetemi besimplot\u00eb se kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb sqarohet n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt. L\u00ebshuar nga Bordi Drejtues i Federat\u00ebs Pan\u2013Shqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs\u2013Vatra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Federata Pan\u2013Shqiptare e Amerik\u00ebs, Vatra, e ka ndjekur me shqet\u00ebsim t\u00eb madh shpalljen e dr. Sali Berish\u00ebs, person \u201cnon grata\u201d, nga kreu i Departamentit t\u00eb Shtetit Amerikan. Kjo p\u00ebr ar\u00ebsye se n\u00eb fundin e viteve \u201990 ishte dr. Sali Berisha ai q\u00eb u ngrit kund\u00ebr regjimit komunist i cili kishte burgosur dhe internuar me mij\u00ebra [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":189090,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[3866],"class_list":{"0":"post-189088","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-sali-berisha-mik-i-shba-se-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/189088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=189088"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/189088\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/189090"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=189088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=189088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=189088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}