{
    "id": 190348,
    "date": "2021-06-23T18:05:56",
    "date_gmt": "2021-06-23T16:05:56",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=190348"
    },
    "modified": "2021-06-23T18:05:56",
    "modified_gmt": "2021-06-23T16:05:56",
    "slug": "nga-armir-shkurti-pergjigje-me-miresjellje-skender-bratajt",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-armir-shkurti-pergjigje-me-miresjellje-skender-bratajt\/",
    "title": {
        "rendered": "Nga Armir Shkurti\/P\u00ebrgjigje me mir\u00ebsjellje Sk\u00ebnder Bratajt"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Zot\u00ebri i mir\u00eb! Besoj se jeni duke k\u00ebnduar k\u00ebto rreshta pik\u00ebrisht sepse ju shfaq nj\u00eb tjet\u00ebr &#8220;tag&#8221; tek njoftimet n\u00eb facebook?<\/p>\n<p>Prisni!<\/p>\n<p>M\u00eb lexoni me durim, ju lutem, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se dikush tjet\u00ebr na fut n\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb!!<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtyre rreshtave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8221; printscreen&#8221;. Dmth foto e asaj q\u00eb m\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb ekran nga nj\u00eb lajm i botuar n\u00eb nj\u00eb portal. P\u00ebr shkak se aty ndodhet fotoja juaj, automatikisht facebook ju njofton ju. N\u00eb kushtet e GLOBALIZMIT dhe SHOQ\u00cbRIS\u00cb S\u00cb KONTROLLIT, t\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb monitoruar dhe kudo ka programe automatike t\u00eb njohjes s\u00eb fytyrave. Pra, nuk e kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb TAG &#8211; un, por Marku (Zuckerberg)&#8230;.<\/p>\n<p>Por, edhe n\u00ebse do ta kisha b\u00ebr\u00eb un\u00eb, zot\u00ebri, besoj fort se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kosto q\u00eb ju duhej ta kishit marr\u00eb parasysh q\u00eb kur u vesh\u00ebt gjeneral n\u00eb k\u00ebta 15 muaj luft\u00eb.\u00a0\u00a0 Prej m\u00ebse nj\u00eb viti ti je person publik. Ata q\u00eb t\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb till\u00eb kan\u00eb detyr\u00eb t\u00eb t\u00eb sqarojn\u00eb se tashm\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrgatitesh edhe p\u00ebr m\u00eb ekstremet. Dikujt i kan\u00eb nxjerr\u00eb hallatet jasht\u00eb (kur bridhte plazheve n\u00eb rini) nj\u00eb tjetri festimet i veshur si \u00e7up\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb fonde nga bota etj etj&#8230;.<\/p>\n<p>Por n\u00eb rastin e asaj q\u00eb kam botuar un\u00eb, nuk ka asgj\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Madje asgj\u00eb personale. As emri madje! Thjesht kam nxjerr\u00eb titullin e lajmit, me nj\u00eb koment timin. As k\u00ebt\u00eb nuk duhej ta b\u00ebja zot\u00ebri?<\/p>\n<p>N\u00ebse ju keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike, nuk duhet t\u00eb ket\u00eb kritik\u00eb ndaj saj. K\u00ebshtu ju ka th\u00ebn\u00eb Marshall Edi, \u00eb? Ju ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb jeni t\u00eb papreksh\u00ebm?<\/p>\n<p>Zot\u00ebri i mir\u00eb!<\/p>\n<p>Ju, Mira Rakacolli dhe gjith\u00eb \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn establishmentin e sot\u00ebm t\u00eb represionit sanitar,\u00a0 M\u00cb KENI P\u00cbRKEQ\u00cbSUAR JET\u00cbN MUA PERSONALISHT.<\/p>\n<p>Vjet n\u00eb pranver\u00eb un\u00eb humba pun\u00ebn. Nj\u00eb pun\u00eb me t\u00eb huaj, me goxha leverdi. Pun\u00eb e ndershme, me djers\u00eb, 16 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Vjet un\u00eb nuk i pash\u00eb dot f\u00ebmij\u00ebt e mi, q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontinent tjet\u00ebr, p\u00ebr shkak T\u00cb KUFIZIMEVE TUAJA&#8230;. As sivjet nuk do ti takoj. K\u00ebt\u00eb her\u00eb edhe prej pamund\u00ebsis\u00eb ekonomike shkaktuar nga regjimi juaj. Kaq sa p\u00ebr ide\u2026<\/p>\n<p>Sk\u00ebnder!<\/p>\n<p>N\u00ebse je aty ku je, pra n\u00eb drejtim t\u00eb vendit (s&#8217;ka r\u00ebnd\u00ebsi se je aktor veshur me uniform\u00eb gjenerali) e ke detyr\u00eb t\u00eb d\u00ebgjosh\u00eb kritikat. Qofshin edhe idiote, injorante, vulgare etj. E p\u00ebrmban vendi i pun\u00ebs. Ai q\u00eb shtypet edhe do qaj\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb llafin kam. Ti ke firm\u00ebn q\u00eb edhe at\u00eb llaf t\u00eb ma heq\u00ebsh.<\/p>\n<p>Vura re se ishe interesuar p\u00ebr mua. Tre\u00e7erekun e shkrimit ia kishe kushtuar litarit, s\u00ebpat\u00ebs dhe emisionit tim q\u00eb b\u00ebj n\u00eb Zjarr Tv. Dhe ishe marr\u00eb me k\u00ebto hallatet e nuk kishe par\u00eb emisionin Sk\u00ebnder. Ndaj ma lejo t\u00eb ta tregoj.<\/p>\n<p>Po t\u00eb shoh\u00ebsh dekorin, natyrisht e njeh. \u00cbsht\u00eb zyra e Edi Ram\u00ebs. Salla e pikturave. Huri dhe litari jan\u00eb n\u00eb at\u00eb zyr\u00eb dhe un\u00eb mendoj se ato jan\u00eb mjetet me t\u00eb cilat ky regjim i hurit dhe litarit qeveris.<\/p>\n<p>I PA VARUR?<\/p>\n<p>Sepse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb isha gati t\u00eb jepja jet\u00ebn n\u00eb 1990: p\u00ebr lirin\u00eb time. Natyrisht, at\u00eb t\u00eb mendimit dhe fjal\u00ebs si fillim&#8230;<\/p>\n<p>Sk\u00ebnder!<\/p>\n<p>Ja dhe nj\u00eb cv imja.<\/p>\n<p>Jam diplomuar shk\u00eblqyesh\u00ebm n\u00eb gjuh\u00eb dhe let\u00ebrsi fr\u00ebnge. Flas si gjuh\u00eb t\u00eb n\u00ebn\u00ebs edhe italisht e anglishte ve\u00e7 frengjishtes. Kam lexuar dy kamion\u00eb me qitape e kam shkruar dy libra. Nj\u00eb historik dhe nj\u00eb satirik. Jam m\u00eb i vjetri gazetar televiziv ende n\u00eb pun\u00eb ( q\u00eb prej vitit 1992). Duke redaktuar shum\u00eb nga cv ime, t\u00eb njoftoj se jam nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb rrall\u00ebt autor\u00eb\u00a0 dhe interpretues ende gjall\u00eb t\u00eb satir\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ta thash\u00eb k\u00ebt\u00eb, se rripave t\u00eb zinj t\u00eb karates\u00eb u ndalohet t\u00eb p\u00ebrdorin artin e tyre kur ndeshen me honxhobonxho rrug\u00ebs, pasi mund ti len\u00eb top n\u00eb vend. E zotrote kishe kuturisur me nj\u00eb hanxhar t\u00eb ndryshkur ironi\u00e7ke t\u00eb m\u00eb gudulusje. E mua nuk ma lejon etika &#8220;t\u00eb t\u00eb therr&#8221; me sarkaz\u00ebm time. Ndaj p\u00ebrgjigjen ta ktheva zyrtare<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb e fundit, &#8220;gjeneral&#8221;!<\/p>\n<p>Ky rregjim, pasi i provoi t\u00eb t\u00ebra e nuk ia doli, ndaj meje p\u00ebrdor heshtjen. UN\u00cb NUK EKZISTOJ! \u00c7do gj\u00eb q\u00eb un\u00eb them duhet injoruar. Ndyshe un\u00eb marr vler\u00eb. K\u00ebshtuq\u00eb, n\u00ebse deri tani s&#8217;ti kan\u00eb r\u00ebn\u00eb telefonit, prite kur t\u00eb t\u00eb marrin e t\u00eb t\u00eb thon\u00eb: &#8221; Lere mutin! Mos u merr me t\u00eb&#8221;!<\/p>\n<p>Meq\u00eb n\u00eb Cv kam edhe K\u00cbSHILLTAR P\u00cbR MARR\u00cbDH\u00cbNIE ME PUBLIKUN (4 vite madje kam qen\u00eb i nj\u00eb ministri ) po t\u00eb paralajm\u00ebroj t\u00eb kesh\u00eb kujdes me ata q\u00eb punon. Si t\u00eb ngrit\u00ebn &#8211; t\u00eb fundosin. Nga gjeneral gramafoni ( i propagand\u00ebs demek ) mund t\u00eb t\u00eb humbas\u00eb gjende nami. Burs\u00eb shum\u00eb e \u00e7uditshme rilindja.<\/p>\n<p>Pyet veten pse t\u00eb mor\u00ebn nga hi\u00e7i e t\u00eb nxorr\u00ebn teh t\u00eb propagand\u00ebs&#8230;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Zot\u00ebri i mir\u00eb! Besoj se jeni duke k\u00ebnduar k\u00ebto rreshta pik\u00ebrisht sepse ju shfaq nj\u00eb tjet\u00ebr &#8220;tag&#8221; tek njoftimet n\u00eb facebook? Prisni! M\u00eb lexoni me durim, ju lutem, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se dikush tjet\u00ebr na fut n\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb!! N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtyre rreshtave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8221; printscreen&#8221;. Dmth foto e asaj q\u00eb m\u00eb ka dal\u00eb [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2031,
    "featured_media": 190155,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        364,
        231
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-190348",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-koment-opinion",
        "8": "category-lajme"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/190348",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=190348"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/190348\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/190155"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=190348"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=190348"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=190348"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}