{"id":191340,"date":"2021-07-01T12:10:38","date_gmt":"2021-07-01T10:10:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=191340"},"modified":"2021-07-01T12:10:38","modified_gmt":"2021-07-01T10:10:38","slug":"majko-dhe-kodheli-do-te-ishin-ne-kuvend-cdo-te-ndodhte-nese-ne-zgjedhjet-e-25-prillit-nuk-do-te-ishte-heresi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/majko-dhe-kodheli-do-te-ishin-ne-kuvend-cdo-te-ndodhte-nese-ne-zgjedhjet-e-25-prillit-nuk-do-te-ishte-heresi\/","title":{"rendered":"Majko dhe Kodheli do t\u00eb ishin n\u00eb Kuvend\/ \u00c7\u2019do t\u00eb ndodhte n\u00ebse n\u00eb Zgjedhjet e 25 Prillit nuk do t\u00eb ishte her\u00ebsi\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese, vendosi dje shfuqizimin e pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 163 t\u00eb Kodit Zgjedhor si t\u00eb papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb disa partive t\u00eb vogla. \u00c7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me her\u00ebsin, q\u00eb edhe pse disa deputet\u00eb kan\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb vota parap\u00eblqyese, nuk jan\u00eb n\u00eb Kuvend, p\u00ebr shkak t\u00eb renditjeve t\u00eb listave nga kryetar\u00ebt. Pika e shfuqizuar thekson:\u00a0<em>\u201cN\u00eb fillim p\u00ebrfitojn\u00eb mandat kandidat\u00ebt q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb num\u00ebr votash parap\u00eblqyese m\u00eb t\u00eb madh se her\u00ebsi q\u00eb del nga pjes\u00ebtimi i numrit t\u00eb votave t\u00eb subjektit me numrin e mandateve t\u00eb fituara nga subjekti, sipas nenit 162 t\u00eb k\u00ebtij Kodi. N\u00eb \u00e7do rast, her\u00ebsi nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 10 000 vota. N\u00eb rast se her\u00ebsi q\u00eb p\u00ebrftohet nga pjes\u00ebtimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb num\u00ebr me mbetje dhjetore, si her\u00ebs merret numri i plot\u00eb m\u00eb i af\u00ebrt\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Sa \u00ebsht\u00eb numri i deputet\u00ebve q\u00eb nuk do t\u00eb ishin m\u00eb deputet\u00eb n\u00ebse vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr shfuqizimin e pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 163 t\u00eb ishte zbatuar nga KQZ n\u00eb dh\u00ebnien e mandateve nga zgjedhjet e 25 prillit? T\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrpunuara nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) tregojn\u00eb se 34 nga 140 deputet\u00eb ose 24% e parlamentit t\u00eb ri nuk do t\u00eb ishin zgjedhur dhe as mandatuar si deputet\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb votave q\u00eb ata kan\u00eb marr\u00eb nga qytetar\u00ebt. ISP ka publikuar list\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve dhe t\u00eb partive politike q\u00eb do t\u00eb humbnin mandatin dhe list\u00ebn e deputet\u00ebve q\u00eb do t\u00eb fitonin mandatin n\u00ebse formula e p\u00ebrcaktuar nga GJK do t\u00eb ishte zbatuar m\u00eb 25 prill 2021. P\u00ebr leht\u00ebsi vler\u00ebsimi tabela pasqyron edhe votat e deputet\u00ebve q\u00eb kan\u00eb fituar mandat p\u00ebr shkak t\u00eb pragut mbi 10 mij\u00eb vota t\u00eb her\u00ebsit, si dhe votat e deputet\u00ebve q\u00eb nuk kan\u00eb arritur t\u00eb fitojn\u00eb mandat edhe pse jan\u00eb m\u00eb t\u00eb votuar nga qytetar\u00ebt. <em>Do humbte Xha\u00e7ka, Dule \u2026 do fitonte Majko, Kodheli, Spahia.<\/em><\/p>\n<p>Midis emrave q\u00eb do t\u00eb humbnin mandatin bien n\u00eb sy ministrja e Mbrojtjes Olta Xha\u00e7ka, kryetari i PBDNJ Dule, numri dy n\u00eb LSI Vasili, deputet\u00eb t\u00eb njohur si Bushka, Felaj apo Bylykbashki, etj. Tabela pasqyron t\u00eb dh\u00ebnat e detajuara bazuar n\u00eb secilin qark. Nga deputet\u00ebt q\u00eb do t\u00eb siguronin mandat parlamentar jan\u00eb edhe emrat e njohur Majko, Kodheli apo Beqja nga PS, Spahia, Dogjani dhe Cara n\u00eb PD, Spahia e K\u00ebrpa\u00e7i n\u00eb LSI. N\u00eb nivel t\u00eb partive politike, PS do t\u00eb duhej t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte 14 deputet\u00eb ose 18% t\u00eb grupit, PD 16 deputet\u00eb ose 27% t\u00eb grupit, LSI 2 nga 4 deputet\u00eb e shprehur n\u00eb 50% t\u00eb grupit dhe PSD 3 nga 4 deputet\u00ebt, pra 67% t\u00eb grupit. N\u00eb total do t\u00eb humbnin mandatin parlamentar duke u z\u00ebvend\u00ebsuar 34 deputet\u00eb ose 24% e numrit total t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb parlamentin e ri, raporton Ora News.<\/p>\n<p><em>\u201cAnaliza t\u00eb tilla statistikore t\u00eb realizuara nga ekspert\u00ebt e Institutit t\u00eb Studimeve Politike (ISP) n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e vendimit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah faktin sesi nj\u00eb praktik\u00eb tashm\u00eb antikushtetuese mund t\u00eb tjet\u00ebrsoj\u00eb vot\u00ebn dhe vullnetin qytetar n\u00eb mas\u00ebn 24% duke sjell\u00eb n\u00eb parlament s\u00eb paku 34 deputet\u00eb m\u00eb pak t\u00eb votuar sesa 34 t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb penalizohen p\u00ebr shkak t\u00eb sistemit zgjedhor t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Kuvendi n\u00eb korrik 2020\u2033,<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb studimin e ISP.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb element\u00eb kritik\u00eb sesi partit\u00eb politike nuk kan\u00eb arritur t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb n\u00eb listat e kandidimit individ\u00eb me mb\u00ebshtetje elektorale, por kan\u00eb p\u00ebrdorur skema e formula taktike q\u00eb sigurojn\u00eb mandate me legjitimitet t\u00eb cunguar. T\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb gjithashtu nj\u00eb baz\u00eb e mir\u00eb referuese p\u00ebr reform\u00ebn e ardhshme elektorale dhe p\u00ebr nevoj\u00ebn jetike t\u00eb partive politike p\u00ebr nj\u00eb sistem karriere dhe merite brenda tyre, p\u00ebrpara paraqitjes s\u00eb list\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare.N\u00eb pritje t\u00eb zbardhjes s\u00eb vendimit N\u00eb natyr\u00ebn e vendimeve t\u00eb GJK aktet e saj, sidomos ato zgjedhore, nuk kan\u00eb fuqi prapavepruese, pra p\u00ebrcaktojn\u00eb rregulla p\u00ebr t\u00eb ardhmen, megjithat\u00eb mbetet p\u00ebr t\u2019u specifikuar vendimi i detajuar dhe pozita ligjore n\u00eb raport me parlamentin e ri.<\/p>\n<p>Me interes n\u00eb zbardhjen e vendimit pritet t\u00eb p\u00ebrcaktohet mbi afatet dhe efektin dhe m\u00eb pas edhe m\u00ebnyra sesi partit\u00eb do ta lexojn\u00eb vendimin n\u00eb kund\u00ebr t\u00eb standardeve t\u00eb zgjedhjeve dhe t\u00eb reformes s\u00eb ardhshme elektorale. Pavar\u00ebsisht se p\u00ebrb\u00ebrja e parlamentit t\u00eb ri nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe efektet e heqjes s\u00eb pragut p\u00ebr her\u00ebsin t\u00eb jet\u00ebsohen n\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare, publiku, media, ekspert\u00ebt dhe vet\u00eb politikan\u00ebt e cenuar nga ky nen, tashm\u00eb antikushtetues, do ta p\u00ebrdorin vendimin e GJK p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim legjitimitetin e nj\u00eb pjese t\u00eb deputet\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebse vendimi do t\u00eb ishte aplikuar n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit, nuk do t\u00eb ishin pjes\u00eb e parlamentit t\u00eb ri 2021-2025.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese, vendosi dje shfuqizimin e pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 163 t\u00eb Kodit Zgjedhor si t\u00eb papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb disa partive t\u00eb vogla. \u00c7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me her\u00ebsin, q\u00eb edhe pse disa deputet\u00eb kan\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb vota parap\u00eblqyese, nuk jan\u00eb n\u00eb Kuvend, p\u00ebr shkak t\u00eb renditjeve t\u00eb listave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":191342,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[4122],"class_list":{"0":"post-191340","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"tag-lajme-zjarr-majko-dhe-kodheli-do-te-ishin-ne-kuvend-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/191340","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=191340"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/191340\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/191342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=191340"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=191340"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=191340"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}