{"id":191677,"date":"2021-07-03T11:57:31","date_gmt":"2021-07-03T09:57:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=191677"},"modified":"2021-07-03T11:57:31","modified_gmt":"2021-07-03T09:57:31","slug":"veliaj-ngriti-flamurin-e-fitores-flet-ylli-manjani-gjykata-i-ka-thene-erionit-ate-projektin-qe-miratoi-fet-e-fet-ne-kkt-ti-pije-lengun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/veliaj-ngriti-flamurin-e-fitores-flet-ylli-manjani-gjykata-i-ka-thene-erionit-ate-projektin-qe-miratoi-fet-e-fet-ne-kkt-ti-pije-lengun\/","title":{"rendered":"Veliaj ngriti flamurin e fitores\/ Flet Ylli  Manjani: Gjykata i ka th\u00ebn\u00eb Erionit at\u00eb projektin q\u00eb miratoi f\u00ebt e f\u00ebt n\u00eb KKT, t\u2019i pij\u00eb l\u00ebngun\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese mbi \u00e7\u00ebshtjen e Teatrit Komb\u00ebtar, ishte dje kryefjala e mediave, jurist\u00ebve e politikan\u00ebve, nd\u00ebrsa fitoren e shpalli dhe kryebashkiaku i Tiran\u00ebs Erion Veliaj, i cili tha se Kushtetuesja e legjitimoi shembjen e godin\u00ebs. Mir\u00ebpo, juristi Ylli Manjani, shprehet se pika 4, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shpall fitoren Veliajt, ajo e vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, nuk \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe me shum\u00eb mund\u00ebsi, kjo \u00ebsht\u00eb dhe arsyeja se pse Gjykata nuk e ka shfuqizuar.<\/p>\n<p>Me shum\u00eb mund\u00ebsi kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb duhet t\u00eb shqyrtohet n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb administrative, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kushtetuesja ka rr\u00ebzuar ligjin special Fusha, si dhe e ka hequr pron\u00ebsin\u00eb e truallit t\u00eb Teatrit nga Bashkia e Tiran\u00ebs. Manjani shkruan mes t\u00eb tjerave:<em>\u00a0Praktikisht, Erioni n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendimi duhet t\u00eb kthej\u00eb mbrapsht me inventar t\u00eb rregullt godin\u00ebn e Teatrit. N\u00ebse k\u00ebt\u00eb godin\u00eb nuk e ka, do t\u2019i duhet ta gjej\u00eb ose ta paguaj\u00eb tull\u00eb p\u00ebr tull\u00eb. Ka vet\u00ebm nj\u00eb shanc t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrgjegj\u00ebsie, n\u00ebse dikush n\u00eb qeveri ja firmos marrjen n\u00eb dor\u00ebzim pa inventar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ky q\u00eb firmos merr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Erionit.<\/em><\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb i Manjanit:<\/strong><\/p>\n<p>Disa miq, bazuar n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb \u201cfitoreje\u201d t\u00eb Erion Velis\u00eb, m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mendim shtes\u00eb nga sa shkrova m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr vendimin e sot\u00ebm t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb sqaroj deliret e Erion Velis\u00eb, as t\u00eb pastroj zhulin mediatik q\u00eb hedh ai p\u00ebr t\u00eb ngat\u00ebrruar opinionin publik me cop\u00ebza fjalish q\u00eb shk\u00ebputen nga nj\u00eb vendim ende i cunguar i Gjykat\u00ebs. Por miqt\u00eb e mi, jo t\u00eb pakt\u00eb q\u00eb m\u00eb shkruajn\u00eb n\u00eb lidhje me pik\u00ebn 4 t\u00eb atij vendimi, i ftoj t\u00eb kuptojn\u00eb se:<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb presim arsyetimin p\u00ebr t\u00eb kuptuar plot\u00ebsisht llogjik\u00ebn e vendimit, ku p\u00ebrfshihet edhe ajo pika 4. Kjo do ishte m\u00eb korrekte. Megjithat\u00eb pika 4, thot\u00eb se gjykata ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn, pra nuk e ka gjykuar pjes\u00ebn se kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vendimit t\u00eb k\u00ebshillit bashkiak. Ndoshta nuk ka gjetur arsye kushtetuese. Ndoshta kjo \u00e7\u00ebshtje nuk ishte kompenc\u00eb e gjykat\u00ebs kushtetetuese (un\u00eb besoj se kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja). Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se vendimi i marre nga ai k\u00ebshill \u00ebsht\u00eb i ligjsh\u00ebm. Debati ligjor mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb vendimi k\u00ebshilli b\u00ebhet gjykat\u00ebn Administrative, pse jo edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Penale, por jo n\u00eb at\u00eb Kushtetuese. Por gjykata Kushtetuese ka th\u00ebn\u00eb se ligji p\u00ebr nd\u00ebrtimin e teatrit me PPP, transferimi i godin\u00ebs n\u00eb bashki jan\u00eb ANTI KUSHTETUESE. Pra kalimi i teatrit te Bashkia \u00ebsht\u00eb nul. Dhe k\u00ebshilli bashkiak dhe Erioni ndjehen t\u00eb \u201cligjsh\u00ebm\u201d se kan\u00eb sh\u00ebmbur nj\u00eb godin\u00eb q\u00eb nuk i takonte atyre p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb?! N\u00ebse k\u00ebt\u00eb e quan fitore, e g\u00ebzoft\u00eb! Por pas qafe e ka.<\/p>\n<p>Praktikisht, Erioni n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendimi duhet t\u00eb kthej\u00eb mbrapsht me inventar t\u00eb rregullt godin\u00ebn e Teatrit. N\u00ebse k\u00ebt\u00eb godin\u00eb nuk e ka, do t\u2019i duhet ta gjej\u00eb ose ta paguaj\u00eb tull\u00eb p\u00ebr tull\u00eb. Ka vet\u00ebm nj\u00eb shanc t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrgjegj\u00ebsie, n\u00ebse dikush n\u00eb qeveri ja firmos marrjen n\u00eb dor\u00ebzim pa inventar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ky q\u00eb firmos merr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Erionit. Gjykata i ka th\u00ebn\u00eb Erionit q\u00eb at\u00eb projektin q\u00eb miratoi f\u00ebt e f\u00ebt n\u00eb KKT, t\u2019i pij\u00eb l\u00ebngun. N\u00ebse nuk mjafton kaq, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u201cfitorja\u201d e Erionit \u00ebsht\u00eb si hapja e negociatave t\u00eb padronit t\u00eb tij, nuk e di \u00e7\u2019tu them m\u00eb shum\u00eb. Por, ju lutem p\u00ebrpiquni t\u00eb kuptoni se Gjykata Kushtetuese nuk ka detyra as t\u00eb shemb\u00eb e as t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb godina; as t\u00eb fus\u00eb njeri n\u00eb burg; as t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e gjykatave t\u00eb tjera n\u00eb vend. K\u00ebtu, n\u00eb kushtetuese pra, flitet p\u00ebr gjykim kushtetues me dy objekte: kushtetushm\u00ebrin\u00eb e normave, pra jo akteve individuale dhe, mosmarr\u00ebveshjet nd\u00ebrmjet pushteteve. Kaq sa ka vendosur ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb, po t\u00eb kemi n\u00eb konsiderat\u00eb se k\u00ebrkesa ka qen\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ligjin e koncensionit (ligji Fusha). E p\u00ebrs\u00ebris: prisni vendimin e zbardhur. Lerini deklaratat delirante q\u00eb dalin nga goja e thar\u00eb nga sikleti. Ky \u00ebsht\u00eb fiks rasti ku dardha e ka bishtin pas\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese mbi \u00e7\u00ebshtjen e Teatrit Komb\u00ebtar, ishte dje kryefjala e mediave, jurist\u00ebve e politikan\u00ebve, nd\u00ebrsa fitoren e shpalli dhe kryebashkiaku i Tiran\u00ebs Erion Veliaj, i cili tha se Kushtetuesja e legjitimoi shembjen e godin\u00ebs. Mir\u00ebpo, juristi Ylli Manjani, shprehet se pika 4, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shpall fitoren Veliajt, ajo e vendimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":161217,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[946],"class_list":{"0":"post-191677","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-flet-ylli-manjani-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/191677","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=191677"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/191677\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161217"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=191677"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=191677"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=191677"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}