{"id":192801,"date":"2021-07-09T15:47:30","date_gmt":"2021-07-09T13:47:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=192801"},"modified":"2021-07-09T15:47:30","modified_gmt":"2021-07-09T13:47:30","slug":"qe-te-mos-degjojme-me-kerkese-per-hapje-te-pd-se-nga-fatbardh-kadilli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/qe-te-mos-degjojme-me-kerkese-per-hapje-te-pd-se-nga-fatbardh-kadilli\/","title":{"rendered":"Q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebgjojm\u00eb m\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr Hapje t\u00eb PD-s\u00eb-Nga Fatbardh Kadilli\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Hapja e partis\u00eb demokratike, mbetet nj\u00eb refren i p\u00ebrs\u00ebritur aq shpesh, sa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb lodh\u00ebs n\u00eb ligj\u00ebrimin e demokrat\u00ebve dhe t\u00eb atyre q\u00eb flasin p\u00ebr PD. A \u00ebsht\u00eb e mbyllur PD q\u00eb duhet t\u00eb hapet? Kush e mbyll dhe pse e mbyll? Fakti q\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr hapje t\u00eb PD \u00ebsht\u00eb e vjet\u00ebr dhe e p\u00ebrs\u00ebritur flet vet\u00eb. Mbyllja \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Edhe pse shpesh ka pasur cik\u00ebl dhe frym\u00eb hapje, PD po aq shpesh hyn n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb kund\u00ebrt, tkurret.<\/p>\n<p>Dy jan\u00eb arsyet q\u00eb un\u00eb gjej nd\u00ebr shkaqet e k\u00ebtij proces \u2018\u00e7il e mbyll\u2019. E para ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vet\u00ebdijen misionare t\u00eb PD. Q\u00eb nga krijimi tek PD \u00ebsht\u00eb ngulitur bindja q\u00eb ka misionin p\u00ebr t\u00eb luftuar t\u00eb keqen. Kjo vet\u00ebdije prej misionari ushqen nj\u00eb mend\u00ebsi sektare. Misioni k\u00ebrkon misionar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebrkon m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt. Gara p\u00ebr t\u00eb provuar kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri, m\u00eb i denji \u00e7on rregullisht n\u00eb luft\u00eb dhe konkurrenc\u00eb t\u00eb brendshme jo racionale. Mjedisi b\u00ebhet leht\u00ebsisht acid dhe dallimet b\u00ebhen t\u00eb papajtueshme. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cen q\u00eb buron nga nj\u00eb virtyt dhe si i till\u00eb moralisht amnistohet. Arsyeja e dyt\u00eb e mbylljes ciklike \u00ebsht\u00eb po ashtu nj\u00eb cen, por q\u00eb buron nga nj\u00eb tjet\u00ebr cen. Mbyllja ka ardhur gjithnj\u00eb kur Kryetari ka dashur ta kontrolloj\u00eb PD. Sa her\u00eb q\u00eb kemi humbur kemi p\u00ebsuar tkurrje q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb siguruar pushtetin e Kryetarit t\u00eb radh\u00ebs. Qoft\u00eb ky Berisha, apo Basha. Ata q\u00eb kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje apo kan\u00eb pasur rezerva dhe kan\u00eb menduar ndryshe jan\u00eb detyruar t\u00eb largohen, ose jan\u00eb vet\u00eblarguar. Rezultati ka qen\u00eb mbyllje. K\u00ebto ndarje nga loja politike n\u00eb qend\u00ebr jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb deri posht\u00eb n\u00eb deg\u00eb, atje ku plag\u00ebt nga p\u00ebrplasja p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb t\u00eb preferuarit n\u00eb qend\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb sh\u00ebrohen.<\/p>\n<p>Ironikisht, mbylljet jan\u00eb pasuar me hapjen e radh\u00ebs, t\u00eb drejtuar po nga vet\u00eb Kryetari q\u00eb e mbylli. E ka b\u00ebr\u00eb Berisha, e ka b\u00ebr\u00eb dhe Basha. Kur kan\u00eb menduar q\u00eb u nevojiten edhe ata q\u00eb larguan, kan\u00eb iniciuar me buj\u00eb \u2018hapjen\u2019. E kan\u00eb b\u00ebr\u00eb duke u sjell\u00eb si ata q\u00eb kan\u00eb \u00e7el\u00ebsat e sht\u00ebpis\u00eb. Kan\u00eb ushqyer jo gabimisht bindjen se \u00ebsht\u00eb Kryetari q\u00eb e b\u00ebn hapjen dhe se hapje quhet rikthimi n\u00eb tribun\u00ebn e partis\u00eb t\u00eb dikujt qe ka ikur, ose sjellja n\u00eb tribun\u00eb e dikujt q\u00eb duket interesant dhe i p\u00eblqyer p\u00ebr stin\u00ebn politike. Kjo arsye e dyt\u00eb e ka kthyer qarkun \u2018\u00e7il e mbyll\u2019, n\u00eb nj\u00eb rreth me cen. Nga ky rreth me cen nuk dalim dot po nuk pranuam q\u00eb ceni m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht n\u00ebnshtrimi dhe pranimi i paternalizmit t\u00eb kryetarit p\u00ebr ta hapur ose mbyllur partin\u00eb, sipas nevojave t\u00eb tij politike. Ky \u00ebsht\u00eb d\u00ebmi m\u00eb i madh q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb PD pasi ka prekur ADN e saj origjinale. I ka hequr thelbin e saj si l\u00ebvizje popullore dhe e ka kthyer n\u00eb nj\u00eb bashkim njer\u00ebzish q\u00eb mb\u00ebshtesin kryetarin liderin.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky grup njer\u00ebzish beson verb\u00ebrisht q\u00eb kontributi i tyre \u00ebsht\u00eb regjistruar dhe do t\u00eb respektohet nga kryetar. Gabimisht e besojn\u00eb kryetarin si hipoteka ku \u00ebsht\u00eb regjistruar sa her\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb protest\u00eb, sa her\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb komisionerin, grupet mb\u00ebshtet\u00ebse, mbledhje, etj, etj. Aspak gabimisht kryetari e ushqen iden\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb hipoteka e kontributeve t\u00eb tyre duke ua th\u00ebn\u00eb me z\u00eb te lart\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. E gjith\u00eb karriera e atyre q\u00eb militojn\u00eb n\u00eb PD nd\u00ebrtohet jo n\u00eb beteja politike, por n\u00eb raportin q\u00eb kan\u00eb me kryetarin. Nga kjo synojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen kryetar\u00eb seksionesh, grup seksionesh dhe deg\u00ebsh. Pra, mbyllja jo vet\u00ebm pak\u00ebson, por edhe deformon duke e \u00e7uar n\u00eb mpirje l\u00ebnd\u00ebn njer\u00ebzore dhe nervin politik.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb ta shp\u00ebrthejm\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth me cen. \u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb korrigjojm\u00eb deformimin dhe t\u00eb kthehemi n\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb origjina e PD. Ne duhet t\u00eb \u00e7lirojm\u00eb struktur\u00ebn ton\u00eb. Ta orientojm\u00eb tek p\u00ebrfshirja, tek zgjerimi, tek aktivizmi, tek betejat politike q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet l\u00ebvizje popullore.\u00a0 Nuk mjafton forcimi i rolit t\u00eb an\u00ebtarit n\u00ebp\u00ebrmjet primareve. Ne duhet t\u2019i kthejm\u00eb an\u00ebtarit edhe nism\u00ebn dhe frym\u00ebzimin\u00a0q\u00eb ai vet\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb struktura sa m\u00eb fleksib\u00ebl, sa me elastike. N\u00eb PD kemi nj\u00eb seksion p\u00ebr \u00e7do qend\u00ebr votimi. Garat n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel baz\u00eb mbartin shum\u00eb ngarkesa emocionale dhe shkaktojn\u00eb shum\u00eb ndarje. Kapja e drejtimit t\u00eb seksionit ka qen\u00eb q\u00ebllim i individ\u00ebve q\u00eb e duan at\u00eb pushtet t\u00eb \u2018vog\u00ebl\u2019 p\u00ebr ta p\u00ebrdorur p\u00ebr vete, si prov\u00eb t\u00eb kontributit. Kjo gar\u00eb \u00ebsht\u00eb deformuar edhe nga nd\u00ebrhyrja shpesh arrogante nga lart, nga ata qe kan\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebhen kryetar t\u00eb deg\u00ebve. K\u00ebta kan\u00eb ndikuar q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb seksioneve t\u00eb zgjidhen kryetar\u00ebt q\u00eb i duan si mb\u00ebshtetje. K\u00ebto gara kan\u00eb shkaktuar ndarje, m\u00ebnjanime, p\u00ebrjashtime dhe shum\u00eb fiktivitet.<\/p>\n<p>Kjo s\u00ebmundje sh\u00ebrohet n\u00ebse ne b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb ndryshim.\u00a0 Le t\u2019i japim gjithkujt q\u00eb ka nj\u00eb mb\u00ebshtetje prej t\u00eb pakt\u00ebn 5 persona mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb seksionin e tij. K\u00ebshtu garantohet hap\u00ebsira e gjithkujt q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb karriere politike, q\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb PD me profilin e tij, me mb\u00ebshtetjen e tij, me kauzat e tij. Po t\u2019i shtojm\u00eb k\u00ebtij ndryshimi edhe lejimin dhe nxitjen e forumeve horizontale q\u00eb jan\u00eb bashkime mbi baza ngjashm\u00ebrie dhe p\u00ebrkat\u00ebsie, at\u00ebhere u kemi dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr aktivitet politik dhe karrier\u00eb edhe personave me profil t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb kan\u00eb ndikim dhe aktivitet p\u00ebrtej territorit t\u00eb nj\u00eb qendre votimi apo grupi qendrash votimi. Kjo i jep fund kapjes s\u00eb struktur\u00ebs nga ata q\u00eb duan tu shkruhet emri n\u00eb \u2018hipotek\u00ebn\u2019 e kryetarit. Kjo fut gar\u00ebn reale n\u00eb struktur\u00eb. Kjo gar\u00eb ka nj\u00eb mat\u00ebs, zot\u00ebsin\u00eb, rezultatin. Kjo jo vet\u00ebm kthen ata q\u00eb kan\u00eb ikur, kjo sjell ata q\u00eb s\u2019kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo na b\u00ebn parti e par\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo e zgjeron partin\u00eb. Askush nuk largohet. Gjithkush b\u00ebn \u2018partin\u00eb\u2019 e vet n\u00eb \u00e7do nivel. Kjo b\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb debat p\u00ebr preferencat e kryetarit, p\u00ebr preferenca t\u00eb deputetit, p\u00ebr preferencat e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb etj. Kjo b\u00ebn q\u00eb askush t\u00eb mos ndihet jo i mir\u00ebpritur dhe as i pa trajtuar nga strukturat. Krijo struktur\u00ebn ku ndihesh mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00eb. Nuk do ket\u00eb m\u00eb as debat shterp p\u00ebr fraksionet. B\u00ebj fraksionin t\u00ebnd. Askush nuk t\u00eb pengon. Askush nuk t\u00eb shpall kryetar. B\u00ebhu vet\u00eb. Askush nuk t\u00eb shpall as deputet, as kryetar bashkie. Garo! Fito mb\u00ebshtetjen e an\u00ebtar\u00ebve. Fito. Kjo i jep fund debatit p\u00ebr hapje dhe mbyllje. Nuk ka m\u00eb kryetar q\u00eb t\u00eb largon. Kjo e b\u00ebn partin\u00eb ftuese, e b\u00ebn nj\u00eb mjedis ku \u00e7dokush q\u00eb ka nj\u00eb identitet politik t\u00eb b\u00ebj hapin q\u00eb do. T\u00eb krijoj\u00eb forumin e tij me njer\u00ebz q\u00eb e mb\u00ebshtesin. Kjo b\u00ebn q\u00eb \u00e7dokush q\u00eb ka synime dhe pretendime p\u00ebr karrier\u00eb t\u00eb sjell\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj, t\u00eb shtoj\u00eb mb\u00ebshtetjen.\u00a0 Q\u00eb ky ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb funksionoj\u00eb nuk mjafton vet\u00ebm t\u00eb rregullohet me statut. \u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb k\u00ebto struktura t\u00eb jen\u00eb t\u00eb garantuara, t\u00eb mbrojtura nga autoritarizmi i Kryetarit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrben ndarja e drejtimit politik nga drejtimi administrativ i partis\u00eb. Q\u00eb cel\u00ebsat e partis\u00eb t\u00eb mos i ket\u00eb kryetari. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrben krijimi i nj\u00eb K\u00ebshilli t\u00eb Urt\u00ebsh q\u00eb t\u00eb jen\u00eb garant q\u00eb strukturat q\u00eb krijohen t\u00eb mbrohen dhe respektohen. Q\u00eb an\u00ebtar\u00ebsia t\u00eb jet\u00eb e verifikuar. Pastaj nuk do ta d\u00ebgjojm\u00eb m\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr hapje.<\/p>\n<p>\u00a9 SYRI.net<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hapja e partis\u00eb demokratike, mbetet nj\u00eb refren i p\u00ebrs\u00ebritur aq shpesh, sa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb lodh\u00ebs n\u00eb ligj\u00ebrimin e demokrat\u00ebve dhe t\u00eb atyre q\u00eb flasin p\u00ebr PD. A \u00ebsht\u00eb e mbyllur PD q\u00eb duhet t\u00eb hapet? Kush e mbyll dhe pse e mbyll? Fakti q\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr hapje t\u00eb PD \u00ebsht\u00eb e vjet\u00ebr dhe e p\u00ebrs\u00ebritur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":184185,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[3792],"class_list":{"0":"post-192801","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"tag-lajme-zjarr-fatbardh-kadilli-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192801","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=192801"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192801\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184185"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=192801"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=192801"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=192801"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}