{"id":193045,"date":"2021-07-11T10:57:20","date_gmt":"2021-07-11T08:57:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=193045"},"modified":"2021-07-11T10:57:20","modified_gmt":"2021-07-11T08:57:20","slug":"reagim-diplomacia-e-larte-nuk-behet-me-te-degjuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/reagim-diplomacia-e-larte-nuk-behet-me-te-degjuara\/","title":{"rendered":"Reagim: Diplomacia e lart\u00eb nuk b\u00ebhet me t\u00eb d\u00ebgjuara!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Reagim publik prononcimit t\u00eb kryetares s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb gazet\u00ebn\u00a0<a href=\"https:\/\/www.republik.ch\/2021\/07\/07\/wir-wollen-keine-rache-wir-wollen-gerechtigkeit\" data-saferedirecturl=\"https:\/\/www.google.com\/url?q=https:\/\/www.republik.ch\/2021\/07\/07\/wir-wollen-keine-rache-wir-wollen-gerechtigkeit&amp;source=gmail&amp;ust=1626079908246000&amp;usg=AFQjCNGqdxPn1xY_JbGRKkYrTOjMY_1c5Q\">&#8220;REPUBLIK&#8221; t\u00eb Zvicr\u00ebs<\/a>\u00a0n\u00eb lidhje me Marr\u00ebveshjen nd\u00ebrshtet\u00ebrore p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore Zvic\u00ebr \u2013 Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb prishur marr\u00ebveshja nd\u00ebrshtet\u00ebrore mes Kosov\u00ebs dhe Zvicr\u00ebs qytetar\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb qen\u00eb thell\u00ebsisht t\u00eb prekur dhe e kan\u00eb ndier veten t\u00eb diskriminuar dhe t\u00eb pambrojtur. Me k\u00ebt\u00eb rast ka pas thashetheme t\u00eb ndryshme. Shumica me t\u00eb &#8220;nime&#8221; e shum\u00eb pak t\u00eb bazuara n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna e informata objektive. Dikush ka d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb e dikush at\u00eb, dikush k\u00ebshtu e dikush ashtu. P\u00ebr nj\u00eb njeri te zakonsh\u00ebm e dosido kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb normale.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, kur nj\u00eb personalitet publik me mandat shoq\u00ebror, jo \u00e7far\u00ebdo, por vet presidentja e vendit, qe ka nj\u00eb staf te begatsh\u00ebm k\u00ebshilltaresh te deklarohet publikisht p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prek interesat ekzistencial t\u00eb shum\u00eb shtetasve te saj, te \u201eflet me te d\u00ebgjuara&#8221; dhe nga ato t\u00eb d\u00ebgjuara p\u00ebrzgjedh pik\u00ebrisht p\u00ebrflitje q\u00eb kane sh\u00ebrbyer p\u00ebr pretekst t\u00eb diskriminohen rreth 50&#8217;000 qytetar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kane punuar rende ne Zvic\u00ebr dhe jan\u00eb kthyer p\u00ebr te jetuar e kontribuar ne Kosov\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb autogol i d\u00ebmsh\u00ebm dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me diplomaci.<\/p>\n<p>Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr intervist\u00ebn\u00a0 e Kryetares s\u00eb vendit ton\u00eb, Dr. Vjosa Osmani dh\u00ebne gazetares Franziska Tschinderle p\u00ebr gazet\u00ebn &#8220;Republik&#8221; t\u00eb Zvicr\u00ebs. Po citojm\u00eb:<\/p>\n<p><strong><em>Gazetarja<\/em><\/strong><em>: Me rreth 200,000 njer\u00ebz, Zvicra pas Gjermanis\u00eb ka diaspor\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Deri n\u00eb vitin 2019, vlente: vet\u00ebm ata q\u00eb jan\u00eb banor\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs mund t\u00eb marrin pension. Rreth 50,000 njer\u00ebz q\u00eb u kthyen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Kosov\u00eb nuk mor\u00ebn asgj\u00eb. \u00c7far\u00eb mendoni ju p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Presidentja<\/em><\/strong><em>: Nga sa kam d\u00ebgjuar, burokracia kosovare ishte problemi. Proceset jan\u00eb zvarritur shum\u00eb gjat\u00eb. Marr\u00ebveshja e sigurimeve shoq\u00ebrore bartej nga nj\u00eb qeveri kosovare n\u00eb tjetr\u00ebn. Tanim\u00eb ajo ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi. Un\u00eb mund t\u00eb kuptoj njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb mohuar kjo e drejt\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb. Por nuk dua t&#8217;i drejtoj gishtin askujt. Negociata t\u00eb tilla k\u00ebrkojn\u00eb shum\u00eb diplomaci.<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00c7mimi i lart\u00eb i diskriminimit<\/strong><\/p>\n<p>Shtetasit nga Kosova kan\u00eb punuan p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra n\u00eb Zvic\u00ebr dhe kan\u00eb paguan kontributet n\u00eb sigurimet e detyrueshme shoq\u00ebrore, por kur erdhi radha q\u00eb ata t\u00eb marrin nj\u00eb pension t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb ose invaliditeti p\u00ebr t\u00eb kaluar mosh\u00ebn e tyre t\u00eb pensionimit n\u00eb vendin e tyre, ata mbet\u00ebn duarbosh.\u00a0 Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mij\u00ebra e mij\u00ebra njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrgjat\u00eb 10 viteve t\u00eb fundit u diskriminuan financiarisht p\u00ebr shkak se Zvicra n\u00eb vitin 2010 vendosi p\u00ebr t\u00eb mos vazhduar zbatuar Marr\u00ebveshjen e sigurimeve shoq\u00ebrore me ish- Jugosllavin\u00eb n\u00eb raport vet\u00ebm me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Justifikimet e Qeveris\u00eb Federale t\u00eb Zvicr\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin shpesh kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse dhe argumentet e nxjerra dukeshin t\u00eb konstruktuara. Argumenti i fundit ka qen\u00eb: &#8220;Marr\u00ebveshja e sigurimeve shoq\u00ebrore sh\u00ebrben p\u00ebr koordinim t\u00eb sistemeve shtet\u00ebrore. Kontraktimi i tyre ka si parakusht sistemet funksionale t\u00eb dy Shteteve Kontraktuese.&#8221; Me \u00e7ka donin t\u00eb thoshin se n\u00eb Kosov\u00eb nuk funksionin nj\u00eb sistem i till\u00eb.<\/p>\n<p>Argumentet e K\u00ebshillit Federal t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr ne nuk ishin bind\u00ebse, pasi q\u00eb sillnin gjithmon\u00eb arsyetime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Por, edhe fakti se p\u00ebr dallim nga Marr\u00ebveshja e sigurimeve shoq\u00ebrore, Zvicra po n\u00eb vitin 2010 ka lidhur marr\u00ebveshje t\u00eb tjera me Kosov\u00ebn, p\u00ebr shembull at\u00eb p\u00ebr riatdhesim apo kthim t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj, si parakusht p\u00ebr t\u00eb d\u00ebbuar shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs nga Zvicra, \u00a0dhe at\u00eb mbi partneritetin e migracionit, tregon se bashk\u00ebpunimi i dy shteteve kontraktuese funksiononte p\u00ebr mrekulli. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga k\u00ebto marr\u00ebveshje p\u00ebrfitonte m\u00eb s\u00eb shumti Zvicra dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e natyrshme q\u00eb ky shtet t\u00eb shfryt\u00ebzonte n\u00eb maksimum diplomacin\u00eb dhe aktet shtet\u00ebrore p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb Zvicr\u00ebs. Ka narrativ i imponuar nga Zvicra ka has n\u00eb &#8220;mir\u00ebkuptim&#8221; nga pala kosovare edhe p\u00ebr t\u00eb mbuluar gabimet e tyre dhe mosinteresimin p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje vitale p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, p\u00ebr hire t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs shtysa p\u00ebr prishjen e marr\u00ebveshjes n\u00eb fjal\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb mocion parlamentar i Partis\u00eb Popullore Zvicerane (SVP), e cila donte t\u00eb udh\u00ebzonte K\u00ebshillin Federal (Qeverin\u00eb e Zvicr\u00ebs) q\u00eb \u201et\u00eb prish\u00eb t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore me shtetet pasuese t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb mos i ri negociuar ato.&#8221; Fushata e k\u00ebsaj partie me ngjyra ksenofobe kishte arritur kulmin n\u00eb diskriminimin e shtetasve shqiptar t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Qeveria federale, refuzoi ri negocimin e marr\u00ebveshjes me shtetet tjera. P\u00ebrjashtim b\u00ebri tek Kosova.<\/p>\n<p>P\u00ebr shtetasit e Kosov\u00ebs, vendimi n\u00ebnkuptonte se ata do t\u00eb merrnin pensionet e tyre vet\u00ebm n\u00ebse ata kishin vendbanim n\u00eb Zvic\u00ebr. Mir\u00ebpo, shum\u00eb prej tyre kishin ndjekur apelet e autoriteteve zvicerane, t\u00eb cilat pas luft\u00ebs sugjeruan kthimin n\u00eb atdhe madje edhe duke mb\u00ebshtetur ata.<\/p>\n<p>Ne bashk\u00eb me sindikat\u00ebn Unia dhe partner\u00ebt tan\u00eb e kemi cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb veprim si diskriminim selektiv dhe kemi k\u00ebrkuar pand\u00ebrprer\u00eb vazhdimin e zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes ekzistuese deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e nj\u00eb t\u00eb reje.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve kan\u00eb vdekur edhe disa t\u00eb prekur, nd\u00ebrsa grat\u00eb e tyre t\u00eb veja q\u00eb kan\u00eb rritur f\u00ebmij\u00ebt, bashk\u00eb me jetim\u00ebt kan\u00eb mbetur gjithashtu duarbosh. Edhe f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb vijonin shkollimin ishin n\u00eb mesin e viktimave, p\u00ebr shkak se ata nuk vazhduan t\u00eb merrnin shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb apo ato t\u00eb arsimimit.<\/p>\n<p>Situata e t\u00eb prekurve t\u00eb siguruar ka qen\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Ata, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta u ndjen\u00eb t\u00eb braktisur nga t\u00eb dy shtetet dhe \u00e7mimi i k\u00ebtij diskriminimi ishte i lart\u00eb. Marr\u00ebveshja e re nuk ka ofrua kompensim retroaktiv p\u00ebr periudh\u00ebn kohore gati 10 vje\u00e7are n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar marr\u00ebveshje. P\u00ebrderisa veprimtar\u00ebt e m\u00ebrgat\u00ebs son\u00eb me sindikat\u00ebn Unia dhe partner\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb saj ka k\u00ebrkua nga Qeveria Federale nj\u00eb zgjidhje e cila mund\u00ebson p\u00ebrfitimin e pensioneve edhe nga koha kur nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar marr\u00ebveshja, institucionet e Kosov\u00ebs dhe tani s\u00eb fundi edhe zonja presidente as q\u00eb adresojn\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por merret me t\u00eb d\u00ebgjuara si form\u00eb e &#8220;diplomacis\u00eb s\u00eb lart\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Padrejt\u00ebsia nuk merr fund me marr\u00ebveshjen<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre 10 viteve, edhe p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebrkesave t\u00eb shumta t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb d\u00ebmtuar, z\u00ebri i t\u00eb prekurve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar kryesisht nga sindikata Unia e Zvicr\u00ebs dhe aktivist\u00ebt e diaspor\u00ebs son\u00eb atje e k\u00ebtu. Ishte sindikata Unia ajo, e cila u angazhua zyrtarisht dhe p\u00ebrmes fushat\u00ebs politike e veprimeve tjera konkrete t\u00eb luftoj\u00eb panda diskriminimin selektiv e ekskluziv ndaj shtetasve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe bashk\u00eb me partner\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr e Kosov\u00eb dha kontribut t\u00eb duksh\u00ebm e t\u00eb shumansh\u00ebm n\u00eb arritjen e marr\u00ebveshjes s\u00eb re. Unia ka vazhduar t\u00eb kritikon faktin se marr\u00ebveshja e arritur nuk parasheh masa p\u00ebr kompensim t\u00eb t\u00eb prekurve p\u00ebr k\u00ebto dhjet\u00eb vite pa marr\u00ebveshje dhe bashk\u00eb me partner\u00ebt k\u00ebrkon prej t\u00eb dy Qeverive t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr kompensim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb personave t\u00eb prekur.<\/p>\n<p>Ti kthehemi pyetjes nga gazetarja. Pra presidentja e vendit n\u00eb vend se t\u00eb merr seriozisht hallin e t\u00eb prekurve t\u00eb d\u00ebmtuar dhe t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb nga rasti i pyetjes s\u00eb shtruar p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb zgjidhjen p\u00ebr t\u00eb riparuar sadopak d\u00ebmet p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuarit (shtetasit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson), ajo flet se \u00e7ka paska d\u00ebgjuar dhe p\u00ebr diplomaci t\u00eb lart\u00eb.\u00a0 Ky fakt irriton, kur merret parasysh se Kryetarja e shtetit ka qen\u00eb deputete e kuvendit kur \u00ebsht\u00eb debatuar ratifikimi i marr\u00ebveshjes dhe Ministri p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb kolegu i saj i LDK-s\u00eb, Ministri Abrashi.<\/p>\n<p><strong>Injorimi i diaspor\u00ebs ka sistem<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb me presidenten e Kosov\u00ebs, me te cil\u00ebn rast\u00ebsisht na lidh mbiemri i p\u00ebrbashk\u00ebt, nuk kam asgj\u00eb personale. Bile i kam p\u00eblqyer e lavd\u00ebruar veprimet dhe prononcimet e saja disa her\u00eb, p\u00ebrderisa ato kan\u00eb qen\u00eb parimore dhe t\u00eb dinjitetshme p\u00ebr nj\u00eb kryetare shteti.<\/p>\n<p>Mjerisht, brenda nj\u00eb kohe te shkurte 24 or\u00ebsh mu desh te reagoj n\u00eb dy prononcime publike t\u00eb zonj\u00ebs presidente. Dje pasi n\u00eb \u201ep\u00ebrkrahje&#8221; te ushtris\u00eb \u00e7lirimtare t\u00eb Kosoves p\u00ebrzgjodhi t\u00eb filloi me nj\u00eb shembull dhe t\u00eb lavd\u00ebroi nj\u00eb eksponent me biografi t\u00eb dyshimte deri edhe penale e me veprime te d\u00ebshmuara pjes\u00ebtuese t\u00eb U\u00c7K, ne vend se t\u00eb mbetej tek prononcimi i pardjesh\u00ebm i dinjitetshme n\u00eb mbrojtje te pararend\u00ebsit t\u00eb saj. Nd\u00ebrsa tani m\u00eb duhet reaguar pasi kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb fushat\u00eb e betej\u00eb 10 vje\u00e7are ku \u00ebsht\u00eb investuar shum\u00eb koh\u00eb, pun\u00eb, mund, mjete e resurse, p\u00ebr t\u00eb arritur tek marr\u00ebveshja e re me gjith\u00eb mang\u00ebsin\u00eb saj. Kjo nuk guxon t\u00eb mos p\u00ebrfillet, por as edhe angazhimi i madh e as gjith\u00eb ato mjete q\u00eb u kan\u00eb takuar qytetar\u00ebve t\u00eb vendit, t\u00eb cil\u00ebve padrejt\u00ebsisht nuk jua jan\u00eb paguar deri me tani.<\/p>\n<p>Ne vizit\u00ebn e saj n\u00eb Bern\u00eb sa ishte ushtruese e detyr\u00ebs s\u00eb kryetares s\u00eb shtetit, kishte nj\u00eb paraqitje shembullore para opinionit zviceran, p\u00ebr \u00e7ka u vler\u00ebsua shk\u00eblqyesh\u00ebm. N\u00eb kuad\u00ebr te k\u00ebsaj vizite, zonja ushtruese e detyr\u00ebs se kryetares se shtetit takoi edhe \u201ep\u00ebrfaq\u00ebsuesit e diaspor\u00ebs&#8221;. Ne k\u00ebt\u00eb takim, n\u00eb fjal\u00eb fjal\u00ebn time t\u00eb shkurt\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grupimit &#8220;Z\u00ebri progresiv&#8221; dhe shoqat\u00ebs profesionale\u00a0<a href=\"http:\/\/prointegra.ch\/\" data-saferedirecturl=\"https:\/\/www.google.com\/url?q=http:\/\/prointegra.ch&amp;source=gmail&amp;ust=1626079908246000&amp;usg=AFQjCNFpzVNWb8w_A5LYTux4t0Ori5da8Q\">prointegra.ch<\/a>, nd\u00ebr adresimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb shumta kam marr\u00eb si shembull edhe Marr\u00ebveshjen nd\u00ebrshtet\u00ebrore n\u00eb fjal\u00eb duke theksuar edhe pritshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Me pas p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrfunduar n\u00eb harrese gjith\u00eb ato q\u00eb kam theksuar, u kam shkruar me gjer\u00eb p\u00ebr nevojat e p\u00ebrfshirjes se profesionisteve dhe rrjeteve te diaspor\u00ebs edhe ne politikat nd\u00ebrshtet\u00ebrore si ambasadorit te Republik\u00ebs se Kosov\u00ebs ne Zvic\u00ebr ashtu dhe presidenc\u00ebs. Deri m\u00eb tani kan\u00eb kaluar muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb dhe grupimet n\u00eb fjal\u00eb ende nuk kemi marr asnj\u00eb reagim t\u00eb vet\u00ebm, qoft\u00eb edhe formal t\u00eb konfirmimit t\u00eb pranimit te shkres\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Para pak dit\u00ebsh jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike edhe n\u00eb Ueb faqen e Partis\u00eb Socialdemokrate e Zvicr\u00ebs pritjet tona karshi dy vendeve tona \u2013 Zvicr\u00ebs dhe Kosov\u00ebs. Shfryt\u00ebzojm\u00eb nga rasti Ftojm\u00eb presidenten dhe t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit institucional t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosove t\u00eb mos tregohen mosp\u00ebrfill\u00ebs, por t\u00eb marrin seriozisht dhe t\u00eb mos neglizhojn\u00eb preokupimet, nevojat e k\u00ebrkesat tona dhe k\u00ebshtu t\u00eb respektojn\u00eb pik\u00ebs\u00ebpari funksionet dhe detyrat q\u00eb u jep mandati politik, publik e shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Uroj qe kjo t\u00eb jet\u00eb hera e fundit q\u00eb duhet t\u00eb reagohet publikisht karshi prononcimeve t\u00eb presidentes s\u00eb vendit dhe mbetet t\u00eb shpresojm\u00eb n\u00eb maturi e rrezatim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs uniteti\u00a0 sa i p\u00ebrket prononcimeve si n\u00eb raport me opinionin e brendsh\u00ebm ashtu edhe me at\u00eb te jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebtij reagimi n\u00eb vijim po ia bashk\u00ebngjisim edhe 2 materiale t\u00eb vlefshme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me tematik\u00ebn dhe t\u00eb cilat institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs \u00eb Kosov\u00ebs duhet tu sh\u00ebrbejn\u00eb si orientim udh\u00ebrr\u00ebfyes n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrshtet\u00ebrore me Zvicr\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reagim publik prononcimit t\u00eb kryetares s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb gazet\u00ebn\u00a0&#8220;REPUBLIK&#8221; t\u00eb Zvicr\u00ebs\u00a0n\u00eb lidhje me Marr\u00ebveshjen nd\u00ebrshtet\u00ebrore p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore Zvic\u00ebr \u2013 Kosov\u00eb Kur \u00ebsht\u00eb prishur marr\u00ebveshja nd\u00ebrshtet\u00ebrore mes Kosov\u00ebs dhe Zvicr\u00ebs qytetar\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb qen\u00eb thell\u00ebsisht t\u00eb prekur dhe e kan\u00eb ndier veten t\u00eb diskriminuar dhe t\u00eb pambrojtur. Me k\u00ebt\u00eb rast ka pas thashetheme t\u00eb ndryshme. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":193046,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2006],"tags":[],"class_list":{"0":"post-193045","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kosova"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/193045","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=193045"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/193045\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/193046"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=193045"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=193045"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=193045"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}