{"id":193292,"date":"2021-07-12T18:45:20","date_gmt":"2021-07-12T16:45:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=193292"},"modified":"2021-07-12T18:45:20","modified_gmt":"2021-07-12T16:45:20","slug":"mjeku-nuk-eshte-kriminel-per-50-mije-leke-brataj-ju-qe-ankoheni-pse-jeni-bere-pjese-e-korrupsionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/mjeku-nuk-eshte-kriminel-per-50-mije-leke-brataj-ju-qe-ankoheni-pse-jeni-bere-pjese-e-korrupsionit\/","title":{"rendered":"\u201cMjeku nuk \u00ebsht\u00eb kriminel p\u00ebr 50 mij\u00eb lek\u00eb\u201d, Brataj: Ju q\u00eb ankoheni, pse jeni b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e korrupsionit?"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00a0<\/strong>Mjeku Sk\u00ebnder Brataj ka sqaruar deklarat\u00ebn e b\u00ebr\u00eb pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ku tha se mjek\u00ebt nuk mund t\u00eb quhen kriminel\u00eb sepse marrin 50 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Brataj p\u00ebrmend rastet kur jan\u00eb liruar me arrest sht\u00ebpie, individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb kryer vepra t\u00eb r\u00ebnda, duke rrezikuar apo r\u00ebnd\u00eb duke shkaktuar vdekjen e personave t\u00eb tjer\u00eb, teksa kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb timon.<\/p>\n<p>N\u00eb statusin e tij Brataj p\u00ebrmend edhe rastin e Jehon Bre\u00e7anit, 19-vje\u00e7arit q\u00eb i k\u00ebputi k\u00ebmb\u00ebn t\u00eb res\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, dhe m\u00eb pas u la nga gjykata n\u00ebn mas\u00ebn \u201carrest sht\u00ebpie\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJu t\u00eb gjith\u00eb, ju q\u00eb ankoheni, pse jeni b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e korrupsionit?\u00a0 Pse keni paguar? Ku jeni drejtuar n\u00ebse ju kan\u00eb k\u00ebrkuar lek\u00eb? Sa kall\u00ebzime ka?\u201d, shkruan Brataj nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnvizon se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr ryshfetit dhe legalizimit t\u00eb tij por me sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe mbrojtjen e jet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar dhimbjet e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb<\/p>\n<p>HERONJ APO KRIMINEL! Marr\u00eb shkas nga nj\u00eb intervist\u00eb e imja e tre dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb, ku gazetar apo media p\u00ebr p\u00eblqime, p\u00ebrfitime apo p\u00ebr t\u00eb denigruar si gjithmon\u00eb njer\u00ebzit e pun\u00ebs, i kan\u00eb shtremb\u00ebruar ose shkurtuar sipas d\u00ebshir\u00ebs pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj interviste!<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb dat\u00eb 09.07.2021 disa prej tyre do t\u00eb publikoheshin artikuj si: Brataj i revoltuar: \u201cMjeku s\u2019mund t\u00eb futet n\u00eb burg p\u00ebr 50.000 lek\u00eb, as t\u00eb shihet si kriminel\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMjekut s\u2019mund ti vihen prangat p\u00ebr 500.000 mij\u00eb lek\u00eb!<\/p>\n<p>\u201cShfryhet Brataj, mjeku s\u2019mund t\u00eb futet n\u00eb burg p\u00ebr 50.000 lek\u00eb, as t\u00eb shihet si kriminel!\u201d<\/p>\n<p>\u201cHabit shefi i urgjenc\u00ebs, Brataj: S\u2019mund t\u00eb arrestohet mjeku p\u00ebr 50.000 lek\u201d.<\/p>\n<p>Reflektime!<\/p>\n<p>Shoq\u00ebri e s\u00ebmur\u00eb, shoq\u00ebri sip\u00ebrfaq\u00ebsore, shoq\u00ebri e qytet\u00ebruar, shoq\u00ebri e detyruar apo SHOQ\u00cbRI E POLITIZUAR?\u00a0 Mendoj pak nga t\u00eb gjitha!<\/p>\n<p>Dy muaj sapo kishte filluar pandemia, Shqip\u00ebria dhe pothuajse e gjith\u00eb bota mbushi ballkonet me duartrotikje dhe me lule p\u00ebr ata,\u201dHERONJT\u00cb E HESHTUR\u201d! Ata q\u00eb ishin t\u00eb par\u00ebt q\u00eb ishin t\u00eb terrorizuar p\u00ebr jet\u00ebn e tyre, ata q\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebt e tyre, ata q\u00eb pan\u00eb terror \u00e7do dit\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb me humbjet e jet\u00ebs s\u00eb pacient\u00ebve n\u00eb krah\u00ebt e tyre! Ata q\u00eb ik\u00ebn nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe mor\u00ebn me qera sht\u00ebpi t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb mbrojtur familjar\u00ebt e tyre, disa prej tyre u infektuan u s\u00ebmur\u00ebn, humb\u00ebn jet\u00ebn dhe nuk i pan\u00eb m\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, gruan, burrin, prind\u00ebrit apo miqt\u00eb dhe shok\u00ebt! Ata q\u00eb nat\u00ebn nuk fjet\u00ebn asnj\u00ebher\u00eb, ata q\u00eb \u00ebndrrat i shikonin dhe vazhdojn\u00eb ti shohin vet\u00ebm me Covid, ata q\u00eb edhe sot nuk jan\u00eb mir\u00eb psikologjikisht, ata q\u00eb nuk e harrojn\u00eb dot kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb vit:<\/p>\n<p>NUK JAN\u00cb KRIMINIEL!<\/p>\n<p>Jan\u00eb ata q\u00eb ishin kok\u00eb ulur, t\u00eb detyruar dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb. Jan\u00eb ata q\u00eb kudo shkonin ju i linit radh\u00ebn, jan\u00eb ata q\u00eb i falenderonit dhe i uronit \u201cZoti ja u shp\u00ebrbleft\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>SA SHPEJT\u00cb U B\u00cbM\u00cb KRIMINEL!<\/p>\n<p>Mendoj se kjo shoq\u00ebri \u00ebsht\u00eb e s\u00ebmur\u00eb sepse jeton me thashethemet e momentit, me memorjen e shkurt\u00ebr. Shoq\u00ebri sip\u00ebrfaq\u00ebsore sepse nuk shikon p\u00ebrmbajtjen e problemit, por i mjafton nj\u00eb titull gazete dhe nga k\u00ebto ka plot \u00e7do dit\u00eb. Shoq\u00ebri e qytet\u00ebruar? Nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb k\u00ebrkon fajtor, q\u00eb tregon vet\u00ebm gishtin, k\u00ebnaqet me fatkeq\u00ebsin\u00eb e tjetrit, ka shum\u00eb pik\u00ebpyetje! Nj\u00eb shoq\u00ebri ku intelektuali ka frik\u00eb t\u00eb shprehet sepse masa profilesh fallco do ta denigrojn\u00eb. Intelektual shqiptar, \u00e7far\u00eb pret? Shoq\u00ebri ku pseudointelektual\u00ebt me dy-tre diploma n\u00eb xhep, ku vitet q\u00eb kan\u00eb jetuar u dalin m\u00eb pak se diplomat e tyre, t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb shkenc\u00ebn dhe kultur\u00ebn. Shoq\u00ebri ku analist\u00ebt sipas ngjyr\u00ebs q\u00eb preferojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb biografin\u00eb, madje jan\u00eb profesionist m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ty! Nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb k\u00ebrkon vet\u00ebm nd\u00ebshkim, burg, burg, burg n\u00eb k\u00ebt\u00eb agoni 30 vje\u00e7are ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb pritur!<\/p>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb kaluar abetaren dhe kan\u00eb shkuar te k\u00ebndimi, por pa arritur asnj\u00ebher\u00eb te edukata!<\/p>\n<p>Komente nga e gjith\u00eb bota e internetit, shqiptar\u00eb me fjalor q\u00eb t\u00eb vjen turp ta thuash me mendje, jo m\u00eb ta shkruash! Do m\u00eb falni ju t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb nuk mendoni si k\u00ebto kategori, por sot edhe un\u00eb do ti shkruaj disa nga k\u00ebto komente t\u00eb tyre:<\/p>\n<p>Bastard, krimininel, kurvar, i degjeneruar, hajdut, pis, f\u00eblliq\u00ebsir\u00eb, i biri i kurv\u00ebs! Ti do varur, ti do vrar\u00eb, ti do hequr zvarr\u00eb, ti do djegur, ti do lidhur me litar pas makin\u00ebs!<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ju b\u00ebra? Nuk kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb flas, t\u00eb shpreh mendimin tim professional? K\u00eb vrava p\u00ebr t\u00eb merituar k\u00ebto d\u00ebnime? Sigurisht q\u00eb lista nuk p\u00ebrfundon kurr\u00eb!<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt tuaj, nip\u00ebrit tuaj, \u00e7far\u00eb edukate do t\u00eb marrin? Nj\u00eb p\u00ebrqindje shum\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb qenurit tuaj, jeni modeli i f\u00ebmij\u00ebs, nipit dhe mbes\u00ebs suaj! Prandaj kjo shoq\u00ebri do t\u00eb pres!<\/p>\n<p>N\u00eb media gjat\u00eb gjith\u00eb pandemis\u00eb e kam cituar se si n\u00eb \u00e7do fush\u00eb edhe n\u00eb mjek\u00ebsi ka pasur p\u00ebrfitues. Si mjek, infermier, farmacist apo personel tjet\u00ebr, k\u00ebto jan\u00eb fenomene t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie t\u00eb s\u00ebmur\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart.<\/p>\n<p>Njer\u00ebz t\u00eb indinjuar pa mas\u00eb tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb !!!PSE?<\/p>\n<p>Sepse ti Dr. Sk\u00ebnderi the q\u00eb jam me mjek\u00ebt! Ti the mos arrestoni mjek\u00ebt pa prova! Mos denigroni mjek\u00ebt dhe pastaj i nxirni nga burgu t\u00eb pafajsh\u00ebm! Ata jan\u00eb mjek, jan\u00eb prind\u00ebr, jan\u00eb bashk\u00ebshort\u00eb\/e, jan\u00eb gjysh\u00ebr, jan\u00eb shok, jan\u00eb miq, ata jan\u00eb NJER\u00cbZ si ju! Ti the q\u00eb nj\u00eb person q\u00eb vret kat\u00ebr veta me makin\u00eb n\u00eb rrug\u00eb doli n\u00eb arrest sht\u00ebpie, ti the q\u00eb nj\u00eb person q\u00eb i preu k\u00ebmb\u00ebn me makin\u00eb nj\u00eb 18 vje\u00e7areje n\u00eb trotuar doli me arrest sht\u00ebpie, (normal q\u00eb askush nga k\u00ebta nuk ka paguar!) Ku jeni ju t\u00eb indinjuar nga padrejt\u00ebsit\u00eb?<\/p>\n<p>Ti the q\u00eb si ka mund\u00ebsi q\u00eb p\u00ebr 50.000 lek\u00eb arrestohet mjeku dhe k\u00ebta dalin me arrest sht\u00ebpie!<\/p>\n<p>Ti the: un\u00eb Dr.Sk\u00ebnder Brataj NUK JAM ME RYSHFETIN!<\/p>\n<p>Ti the: nuk jam p\u00ebr legalizimin e ryshfetit, nuk jam p\u00ebr detyrimin e asnj\u00eb pagese.<\/p>\n<p>Ti the: Po, un\u00eb Dr. Sk\u00ebnder Brataj jam me mjek\u00ebt! Jam me sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, jam p\u00ebr mbrojtjen e jet\u00ebs, jam p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar dhimbjen e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve. Jam p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, boll e masakruat sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb!<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb the ti, ju q\u00eb as m\u00eb njihni, as m\u00eb keni par\u00eb dhe as nuk e dini kush jam dhe pse jam kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri pas 25 vitesh?<\/p>\n<p>Ti qytetar q\u00eb lexon nj\u00eb titull gazete dhe m\u00eb ofendon pa pik\u00ebn e edukat\u00ebs!<\/p>\n<p>Ti emigrant q\u00eb ke ikur kur t\u00eb hoq\u00ebn ofiqet e pushtetit dhe k\u00ebrkon q\u00eb luft\u00ebn politike ta b\u00ebsh nga atje ku shpenzon lek\u00ebt e vjedhura!<\/p>\n<p>Ti emigrant q\u00eb m\u00eb shikon me ngjyr\u00ebn e simpatis\u00eb politike, por nuk e njeh fare realitetin shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ti profesionist i indinjuar, q\u00eb mendon se Shqip\u00ebria nuk ec\u00ebn p\u00ebrpara se un\u00eb jam me mjek\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ti pseudopatriot q\u00eb nuk ke kontribuar asnj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr vendin t\u00ebnd m\u00eb b\u00ebn moral p\u00ebr atdheun!<\/p>\n<p>Ti analist q\u00eb paguhesh p\u00ebr t\u00eb m\u00eb baltosur, t\u00eb pakt\u00ebn mos d\u00ebmto, mir q\u00eb nuk punon!<\/p>\n<p>Ti politikan q\u00eb m\u00eb shikon si armik sepse Urgjenca funksionon, por kur kishe nevoj\u00eb e \u00e7ave telefonin tim!<\/p>\n<p>Ti koleg q\u00eb k\u00ebrkon ryshfet, mos guxo. Ti nuk na p\u00ebrfaq\u00ebson ne, ti nuk je si ne t\u00eb tjer\u00ebt, ti je futur aty p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar, jo p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar pacient\u00ebt! Ti nuk je bluz\u00eb e bardh\u00eb!<\/p>\n<p>Ti i pa edukuar, i pa kulturuar nuk shkruhen ata fjal\u00eb t\u00eb ndyra!<\/p>\n<p>Ti q\u00eb zgjedh fotografin\u00eb time dhe e vendos ku dhe kur t\u00eb do qejfi, aty ku jeton, nuk do t\u00eb guxoje kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Ti q\u00eb e do shum\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb tu dogj shpirti p\u00ebr t\u00eb, luaj vendit dhe hajde kontribuo me aq sa mundesh p\u00eb t\u00eb!<\/p>\n<p>Nuk t\u00eb lejoj t\u00eb m\u00eb ofendosh, nuk t\u00eb lejoj t\u00eb m\u00eb prek\u00ebsh familjen, nuk t\u00eb lejoj t\u00eb m\u00eb prek\u00ebsh past\u00ebrtin\u00eb, nuk t\u00eb lejoj t\u00eb m\u00eb prek\u00ebsh mjek\u00ebt, infermier\u00ebt, personelin mjek\u00ebsor. Nuk t\u00eb lejoj sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ata i ke atje n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb, i ke n\u00eb trauma, urgjenc\u00eb, sallat e operacionit, n\u00eb diellin p\u00ebrv\u00eblues duke vaksinuar. Ata i paguajn\u00eb taksat si ty! Ti po shtrihesh plazheve duke b\u00ebr\u00eb komente me pa edukat\u00ebn t\u00ebnde!<\/p>\n<p>Edhe ti, ju, do t\u00eb vini n\u00eb duart e tyre, lerini t\u00eb punojn\u00eb t\u00eb qet\u00eb, lerini t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb jet\u00ebt tuaja dhe familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ju t\u00eb gjith\u00eb, ju q\u00eb ankoheni, pse jeni b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e korrupsionit?\u00a0 Pse keni paguar? Ku jeni drejtuar n\u00ebse ju kan\u00eb k\u00ebrkuar lek\u00eb? Sa kall\u00ebzime ka?<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb familjari juaj duhet t\u00eb kaloj\u00eb para t\u00eb tjer\u00ebve, sigurisht q\u00eb duhet ti b\u00ebj\u00eb vizitat dhe analizat para t\u00eb tjer\u00ebve, sepse ju paguani! T\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb fajin, ti, ju, jo nuk keni faje, sepse paguani! Ju nuk b\u00ebni korrupsion! Ju komentet k\u00ebtu, me dhe pa fytyr\u00eb mund ti b\u00ebni, ju mund ti p\u00ebrgjith\u00ebsoni mjek\u00ebt si KRIMINEL!<\/p>\n<p>Jo, ne nuk jemi kriminel, por jemi MJEK, jemi personel mjek\u00ebsor, jemi pjesa e sh\u00ebndosh\u00eb e mjeksis\u00eb shqiptar q\u00eb jemi p\u00ebr sh\u00ebndetin tuaj! Nuk jemi as heronj as kriminel, jemi njer\u00ebz si ju!<\/p>\n<p>Nuk m\u00eb ulin entuziazmin komentet tuaja me apo pa q\u00ebllim, vazhdoni t\u00eb b\u00ebni komente, disa media i lejojn\u00eb, ose ndoshta disa prej jush jan\u00eb pronar\u00eb apo drejtues t\u00eb tyre!<\/p>\n<p>Ju q\u00eb ju p\u00ebrfshiva k\u00ebtu lart ju them se un\u00eb Dr.Sk\u00ebnder Brataj kam 6 vjet q\u00eb kontribuoj p\u00ebr vendin tim! Un\u00eb jam p\u00ebr t\u00eb kontribuar p\u00ebr SHQIP\u00cbRIN\u00cb!<\/p>\n<p>B\u00ebje dhe ti me vepra, jo me llafe, jo me komente, jo me profile fallco! Dr.Sk\u00ebnder Brataj<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Mjeku Sk\u00ebnder Brataj ka sqaruar deklarat\u00ebn e b\u00ebr\u00eb pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ku tha se mjek\u00ebt nuk mund t\u00eb quhen kriminel\u00eb sepse marrin 50 mij\u00eb lek\u00eb. Brataj p\u00ebrmend rastet kur jan\u00eb liruar me arrest sht\u00ebpie, individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb kryer vepra t\u00eb r\u00ebnda, duke rrezikuar apo r\u00ebnd\u00eb duke shkaktuar vdekjen e personave t\u00eb tjer\u00eb, teksa kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":193293,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-193292","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/193292","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=193292"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/193292\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/193293"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=193292"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=193292"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=193292"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}