{"id":193479,"date":"2021-07-13T16:35:51","date_gmt":"2021-07-13T14:35:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=193479"},"modified":"2021-07-13T16:36:16","modified_gmt":"2021-07-13T14:36:16","slug":"seanca-ne-kpa-besim-hajdarmataj-i-kunderpergjigjet-teo-jacobs-i-fyer-nga-komentet-tuaja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/seanca-ne-kpa-besim-hajdarmataj-i-kunderpergjigjet-teo-jacobs-i-fyer-nga-komentet-tuaja\/","title":{"rendered":"Seanca n\u00eb KPA\/ Besim Hajdarmataj i kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet Teo Jacobs: I fyer nga komentet tuaja"},"content":{"rendered":"<p>Ish-shefi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besim Hajdarmataj, i cili punon aktualisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs paraqiti t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA q\u00ebndrimin e tij ndaj pyetjeve t\u00eb paraqitura prej v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs n\u00eb seanc\u00ebn paraardh\u00ebse m\u00eb 8 korrik, lidhur me pasurin\u00eb dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 korrik, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs ngriti pyetje lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e kursimeve t\u00eb Hajdarmatajt si dhe p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara nga ai dhe prokuror\u00ebt e tjer\u00eb kur subjekti ishte drejtues.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Hajdarmataj tha se ishte ndjer\u00eb i fyer nga Jacobs, nd\u00ebrsa shtoi se gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij ishte karakterizuar nga p\u00ebrgjegjshm\u00ebria dhe kurajoja.<\/p>\n<p>Sipas Hajdarmataj, Jacobs kishte b\u00ebr\u00eb komente p\u00ebr familjen dhe m\u00ebnyr\u00ebn e bashk\u00ebjetes\u00ebs \u2013nd\u00ebrsa shtoi se p\u00ebrshtypje duhej t\u00eb b\u00ebnte n\u00ebse ai do t\u00eb kishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese t\u00eb llojit mondan.<\/p>\n<p>Hajdarmataj kund\u00ebrshtoi gjithashtu analiz\u00ebn financiare t\u00eb prezantuar nga Jacobs si t\u00eb palogjikshme.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebzhguesi p\u00ebrdori logjik\u00eb t\u00eb gabuar financiare kur thot\u00eb se sa m\u00eb e ul\u00ebt \u00ebsht\u00eb e ardhura, aq m\u00eb i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb shpenzimi n\u00eb vitin 1997 dhe sa m\u00eb e lart\u00eb \u00ebsht\u00eb e ardhura, aq m\u00eb i ul\u00ebt \u00ebsht\u00eb shpenzimi n\u00eb vitin 2016,\u201d argumentoi Hajdarmataj.<\/p>\n<p>Hajdarmataj solli si shembull deklarimin e kursimit t\u00eb vler\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2016 dhe t\u00eb gjendjes 300 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb rrjedh\u00ebse, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas tij, paga vjetore kishte qen\u00eb 1\u00a0 milion e 888 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPyetjes s\u00eb v\u00ebzhguesit se \u00e7far\u00eb kam bler\u00eb q\u00eb nuk e kam deklaruar, i p\u00ebrgjigjem me faktin se nuk kam patur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shpenzuar asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, sesa shpenzimet p\u00ebr kostot e jetes\u00ebs s\u00eb nj\u00eb kryeqyteti,\u201d tha Hajdarmataj.<\/p>\n<p>Subjekti u ndal edhe n\u00eb konstatimet dhe pyetjet e ngritura nga Jacobs p\u00ebr aspektin profesional. Lidhur me pushimin e procedimit penal t\u00eb vitit 2010 n\u00eb Kurbin, ai pretendoi se kjo \u00e7\u00ebshtje ishte hetuar prej tij pasi kishte qen\u00eb i gatsh\u00ebm kur ishte referuar. Hajdarmataj deklaroi se nuk kishte pasur miq\u00ebsi me nj\u00eb prej personave t\u00eb kall\u00ebzuar dhe se nuk gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>\u201cAs nga v\u00ebzhguesi dhe as nga Komisioneri nuk ka nj\u00eb referim konkret t\u00eb datave ku un\u00eb kam udh\u00ebtuar me k\u00ebt\u00eb person,\u201d pretendoi Hajdarmataj, nd\u00ebrsa shtoi se Jacobs dhe Sina i referohen nj\u00eb denoncimi dhe jo t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sakta t\u00eb TIMS.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk ishte e drejt\u00eb dhe objektive q\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi n\u00eb Aeroportin e Rinasit me individ\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb konsiderohet dhe aludohet si udh\u00ebtim i p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Subjekti paraqiti q\u00ebndrim edhe p\u00ebr konstatimet e Jacobs p\u00ebr tre procedimet penale pran\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, p\u00ebr t\u00eb cilat ai deklaroi se k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr sasi t\u00eb m\u00ebdha cannabis sativa, ishin regjistruar n\u00eb koh\u00ebn kur Hajdarmataj ishte drejtues dhe kishin p\u00ebrfunduar n\u00eb \u201casgj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Hajdarmataj tha se ndjente keqardhje p\u00ebr ato q\u00eb i quajti epitete t\u00eb Jacobs se: \u201c\u00ebsht\u00eb e turpshme\u201d dhe se \u201cishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr letr\u00ebn e banjos\u201d; si dhe p\u00ebr deklarimin e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar lidhur me mosv\u00ebzhgimin e pun\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve vart\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai tha se v\u00ebzhguesi duhet t\u2019i ishte shmangur ngjyrimit t\u00eb fjal\u00ebve, pasi p\u00ebrdorimi i k\u00ebtyre epiteteve sjell deformim t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs sesi pubiku duhet ta perceptoj\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe figur\u00ebn e nj\u00eb gjyqtari apo nj\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>Hajdarmataj sqaroi se dy prej \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb u diskutuan nga Jacobs ishin regjistruar para se ai t\u00eb ishte drejtues n\u00eb ish-Prokurorin\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>P\u00ebr sekuestrimin e 780 kg cannabis sativa n\u00eb vitin 2014, Hajdaramataj tha se ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb vitin 2017 kur ishte drejtues, duke z\u00ebvend\u00ebsuar prokurorin dhe caktuar nj\u00eb grup prokuror\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb vazhduar hetimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb ndar\u00eb \u2013 pasi prokurori i m\u00ebparsh\u00ebm nuk kishte nd\u00ebrmarr\u00eb iniciativ\u00eb p\u00ebr vijuar hetimin. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo \u00e7\u00ebshtje nuk ishte transferuar n\u00eb Shkod\u00ebr, por ishte transferuar hetimi vet\u00ebm individ\u00eb t\u00eb caktuar q\u00eb ishte konkluduar se nuk kishte prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb trafikimit,<\/p>\n<p>Sipas subjektit, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje Krimet e R\u00ebnda kan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim pes\u00eb t\u00eb pandehur dhe e konsideroi t\u00eb pasakt\u00eb konstatimin e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb procedim penal t\u00eb vitit 2015, Hajdarmataj pohoi se kishte nd\u00ebrhyr\u00eb vet\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit p\u00ebr ta deleguar p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, duke argumentuar se sasia e l\u00ebnd\u00ebs narkotike nuk mund\u00ebson klasifikimin si grup t\u00eb strukturuar kriminal, apo si trafikim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, transferimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje nuk kishte q\u00ebllim leht\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb t\u00eb pandehurve, por zbatimin korrekt t\u00eb ligjit. Ai shtoi se t\u00eb pandehurit jan\u00eb d\u00ebnuar nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin e kapjes s\u00eb 11.3 ton cannabis sativa n\u00eb P\u00ebrmet n\u00eb vitin 2017, Hajdarmataj tha se shkaku i kalimit p\u00ebr kompetenc\u00eb te Krimet e R\u00ebnda ishte sasia e madhe t\u00eb drog\u00ebs dhe jo personat e arrestuar, t\u00eb cil\u00ebt ishin kryetari i fshatit dhe elektricisti i zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Hajdarmataj sqaroi se pasi prokurori i \u00e7\u00ebshtjes kreu hetime p\u00ebr tre muaj, e riktheu dosjen n\u00eb P\u00ebrmet. Ai e quajti t\u00eb pavend konstatimin e Jacobs p\u00ebr \u201ckalim t\u00eb topit n\u00eb kuptimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb\u201d dhe tha se duhen analizuar shkaqet ligjore se p\u00ebrse kjo \u00e7\u00ebshtje u rikthye nga erdhi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fjal\u00ebn e tij, v\u00ebzhguesi shpreh opinione se n\u00ebn drejtimin tim, Prokuroria P\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda ishte rikthyer n\u00eb nj\u00eb prokurori jo p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda,\u201d v\u00ebrejti Hajdarmataj, duke e cil\u00ebsuar subjektiv dhe t\u00eb pabazuar k\u00ebt\u00eb konstatim. Ai pretendoi se n\u00eb koh\u00ebn kur Krimet e R\u00ebnda drejtoheshin prej tij kishin arritur rezultate t\u00eb larta, duke vendosur para p\u00ebrgjegj\u00ebsi\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe organizata kriminale me ndikime n\u00eb vendimarrje.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jam i bindur se edhe v\u00ebzhguesi e sheh se rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes time nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkaqe t\u00eb tilla p\u00ebr shkarkimin tim,\u201dtha ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb denoncim i mb\u00ebrritur pran\u00eb Komisionerit Publik, q\u00eb shoq\u00ebrohej me nj\u00eb foto ku pretendohej se ishte edhe prokurori Hajdarmataj, nuk u konsiderua nga Kolegji me argumentin se nuk mund t\u00eb dallohej n\u00ebse ai kishte lidhje me pretendimin e ngritur.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi t\u00eb mbyll\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr Hajdarmatajn dhe t\u00eb caktoj\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs p\u00ebr konkluzionet p\u00ebrfundimtare m\u00eb 16 korrik, ora 10:30.\/BIRN<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-shefi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besim Hajdarmataj, i cili punon aktualisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs paraqiti t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA q\u00ebndrimin e tij ndaj pyetjeve t\u00eb paraqitura prej v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs n\u00eb seanc\u00ebn paraardh\u00ebse m\u00eb 8 korrik, lidhur me pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. M\u00eb 8 korrik, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":193480,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[4304,312,329],"class_list":{"0":"post-193479","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme","8":"tag-hajdarmataj","9":"tag-lajme","10":"tag-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/193479","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=193479"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/193479\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/193480"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=193479"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=193479"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=193479"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}