{"id":195270,"date":"2021-07-25T13:09:33","date_gmt":"2021-07-25T11:09:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=195270"},"modified":"2021-07-25T13:10:06","modified_gmt":"2021-07-25T11:10:06","slug":"nga-armir-shkurti-njerez-te-dobet-prodhojne-diktatura-te-egra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-armir-shkurti-njerez-te-dobet-prodhojne-diktatura-te-egra\/","title":{"rendered":"Nga Armir SHKURTI: NJER\u00cbZ T\u00cb DOB\u00cbT PRODHOJN\u00cb DIKTATURA T\u00cb EGRA."},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Armir Shkurti<\/strong><\/p>\n<p>Tedi, nj\u00eb djalosh i pash\u00ebm Tirane, u dashurua n\u00eb koh\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs me vajz\u00ebn e nj\u00eb ambasadori t\u00eb nj\u00eb vendi europian. Lidhja e nj\u00eb shqiptari me nj\u00eb t\u00eb huaj qe at\u00ebhere m\u00eb e pamundur sesa vajtja e nj\u00eb shqiptari n\u00eb H\u00ebn\u00eb me mushk\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe ata q\u00eb qen\u00eb martuar me ruska, polake a \u00e7ekosllovake u ndan\u00eb f\u00ebt e f\u00ebt e nuk u pan\u00eb m\u00eb p\u00ebr s\u00eb gjalli, as me grat\u00eb e as me f\u00ebmij\u00ebt. T\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb &#8217;90-\u00ebn.<\/p>\n<p>Imagjino nj\u00ebri q\u00eb bie tani n\u00eb dashuri me t\u00eb bij\u00ebn e nj\u00eb ambasadori prej Per\u00ebndimi!<\/p>\n<p>Tedi qe familje shum\u00eb e ngritur. Familje lufte dhe njer\u00ebz me pozita t\u00eb larta n\u00eb administrat\u00ebn e vendit. U p\u00ebrpoq familja ta ndaj\u00eb djalin nga &#8220;zuska borgjeze&#8221;, por Romeon shqiptar s&#8217;kish Zot ta ndante prej Zhuljet\u00ebs europiane&#8230;.<\/p>\n<p>&#8230;Derisa nj\u00eb dit\u00eb erdhi GAZI i famsh\u00ebm i Deg\u00ebs, i hodhi prangat dhe e plas\u00ebn n\u00eb qeli. Tedi u d\u00ebnua shum\u00eb vite. P\u00ebr tradh\u00ebti! Por kjo nuk shkoi gjat\u00eb. Nj\u00eb m\u00ebngjes djaloshin e gjet\u00ebn t\u00eb vdekur n\u00eb shtratin e burgut. Kishte vrar\u00eb veten!<\/p>\n<p>E di pse?<\/p>\n<p>SEPSE NUK DURONTE DOT Q\u00cb DENONCIMIN IA KISH B\u00cbR\u00cb I ATI!!<\/p>\n<p>Ca thon\u00eb se i ati denoncoi birin thjesht p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb. Ca thon\u00eb se e b\u00ebri p\u00ebr shkak t\u00eb besnik\u00ebris\u00eb ndaj Partis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Kjo ngjarje \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e ndodhur k\u00ebshtu. Thjesht emrat dhe ofiqin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb babait i kurseva.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Ne shqiptar\u00ebt kemi kaluar nga udha ku f\u00ebmija denonconte prindin dhe prindi f\u00ebmij\u00ebn. Nuk po flas pastaj p\u00ebr fqinjin dhe shokun. Nj\u00eb vend 5 shekuj periferik i nj\u00eb perandorie dhe m\u00eb pas n\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb politike, ekonomike, shoq\u00ebrore, prodhoi masivisht njer\u00ebz t\u00eb shtypur, t\u00eb vuajtur e mbi t\u00eb gjitha T\u00cb DEPERSONALIZUAR.<\/p>\n<p>LIRIA edhe sot mbetet nj\u00eb nocion ende i pazbuluar n\u00eb shum\u00eb aspekte t\u00eb tij p\u00ebr shum\u00eb prej nesh. Shkurtimisht, p\u00ebr k\u00ebto motive, njer\u00ebz jo t\u00eb lir\u00eb, pa forc\u00eb e pa dinjitet e k\u00ebrkojn\u00eb shp\u00ebtimin tek &#8220;i forti&#8221;.<\/p>\n<p>Dhe &#8220;i forti i mir\u00eb&#8221; u paraqit Enver Hoxha me &#8220;barazin\u00eb&#8221; e tij, &#8220;lug\u00ebn e floririt&#8221; dhe &#8220;p\u00ebrmbysjen e klasave q\u00eb kishin shfryt\u00ebzuar popullin&#8221;.<\/p>\n<p>Ca nga frika, ca nga bindja, ca nga t\u00eb dyja, shum\u00eb prej nesh zbatuan me zell t\u00eb papar\u00eb gjith\u00eb platform\u00ebn e diktatur\u00ebs, duke vendosur SHTETIN mbi VETVETEN dhe mbi FAMILJEN, duke besuar DIKTATUR\u00cbN E PROLETARIATIT si e MIR\u00cb e madhe q\u00eb na shp\u00ebton nga nj\u00eb e keqe m\u00eb e madhe dhe KUFIZIMIN E LIRIVE si nj\u00eb sakrific\u00eb t\u00eb doemosdoshme p\u00ebr t\u00eb kufizuar edhe LIRIT\u00cb E &#8220;T\u00cb K\u00cbQINJVE&#8221;, madje edhe P\u00cbR T\u00cb NA SHP\u00cbTUAR EDHE VET\u00cb NE NGA SHFAQJET E HUAJA DHE MBETURINAT BORGJEZO &#8211; REVIZIONISTE!<\/p>\n<p>Ne festonim kur arrestoheshin, internoheshin a ekzekutoheshin shqiptar\u00eb prej shqiptar\u00ebve. Sepse SHTETI, t\u00eb cilin kishim v\u00ebn\u00eb BABA, kujdesej p\u00ebr gjith\u00e7ka, me kusht q\u00eb ne t\u00eb ulnim kok\u00ebn t\u00eb bindur, t\u00eb mos mendonim e t\u00eb mos kishim dinjitet individual por identitet MASASH.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrvoj\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb m\u00ebsim, p\u00ebr ne q\u00eb e p\u00ebsuam. Mir\u00ebpo jo! Qenk\u00ebshim po ata qurrash\u00eb pa dinjitet, frikacak\u00eb ndaj liris\u00eb, pa njerzill\u00ebk e fisnik\u00ebri q\u00eb jemi gati ti dor\u00ebzojm\u00eb prap\u00eb SHTETIT vendimmarrjen, sovranitetin, lirit\u00eb, dinjitetin, T\u00cb MENDUARIT, FJAL\u00cbN E LIR\u00cb&#8230; N\u00cb K\u00cbMBIM T\u00cb BUK\u00cbS DHE STABILITETIT!!<\/p>\n<p>N\u00eb 1 vit e gjysm\u00eb rregjim T\u00cb DEKLARUAR DIKTATORIAL, t\u00eb shpallur prej pandemis\u00eb, ky popull ka qen\u00eb m\u00eb i zellsh\u00ebm edhe se n\u00eb diktatur\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbatuar deri edhe kapri\u00e7ot e&#8230; ( vini re! Jo t\u00eb sistemit, si\u00e7 b\u00ebnte Enver Hoxha, por t\u00eb) nj\u00eb cope mishi me dy sy, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Edi Rama!! &#8220;T\u00eb dalin grat\u00eb me f\u00ebmij\u00eb 11 vje\u00e7 t\u00eb diel\u00ebn paradite e burrat t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebt&#8221;! &#8211; tallte menderen ky, dhe masa mishtore q\u00eb urren lirin\u00eb e dinjitetin e vet n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb adhurimin p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit arrogant\u00eb, E ZBATOI!<\/p>\n<p>Kur them me d\u00ebshp\u00ebrim se &#8220;po instalohen vidat e fundit t\u00eb diktatur\u00ebs&#8221;, k\u00ebt\u00eb e kam thjesht nxjerrje dufi e aspak shpres\u00eb semos dikush guduliset dhe \u00e7ohet p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb ball\u00eb k\u00ebsaj gj\u00ebme.<\/p>\n<p>Historia shum\u00ebshekullore e shtypje &#8211; posht\u00ebrimit i zhvilloi k\u00ebtij populli instinktin baz\u00eb t\u00eb mbojetes\u00ebs:<\/p>\n<p>P \u00cb R SH T A T J E N<\/p>\n<p>Nuk mbijeton gjallesa m\u00eb e fort\u00eb, por ajo q\u00eb p\u00ebrshtatet. Dhe n\u00eb shekuj, shqiptari q\u00eb shtetin e ka patur vet\u00ebm SUNDIMTAR, ka mprehur skajsh\u00ebm gjith\u00eb mekanizmat e nevojshme p\u00ebr mbijetes\u00eb: q\u00eb nga servilizmi, hipokrizia, dymendimi , n\u00ebnshtrimi, rryshfeti deri tek spiunll\u00ebku, tradh\u00ebtia e pabesia. &#8220;Secili p\u00ebr vete &#8211; Zoti p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb&#8221;!<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka parath\u00ebn\u00eb Harri Fulc, kur u hoqi gjell\u00ebt e \u00ebmb\u00eblsirat nx\u00ebn\u00ebsve, i la me sup\u00eb e askush s&#8217;protestoi:<\/p>\n<p>&#8220;LUM AI Q\u00cb DO T&#8217;JU QEVERIS\u00cb JU&#8221;!!<\/p>\n<p>NE NDOSHTA NUK E MERITOJM\u00cb LIRIN\u00cb!! AJO PAK Q\u00cb NJOH\u00cbM N\u00cb VITIN 1990 ERDHI SI DHURAT\u00cb. Nuk derdh\u00ebm gjak, nuk sakrifikuam, nuk i ndjem\u00eb dhembjet e lindjes. Ra gjithandej sistemi bolshevik n\u00eb Lindje e ndryshoi me p\u00ebrkujdesjen e Ramiz Alis\u00eb edhe k\u00ebtu.<\/p>\n<p>E, n\u00ebse her\u00ebn e par\u00eb, n\u00eb &#8217;45 &#8211; \u00ebn, u g\u00ebnjyem, qe faji i Enverit. N\u00ebse n\u00eb &#8217;90-\u00ebn, prap\u00eb u g\u00ebnjym, le ta themi se e kemi gjysm\u00eb p\u00ebr gjysm\u00eb me g\u00ebnjeshtar\u00ebt fajin.<\/p>\n<p>Ama, tani n\u00eb 2021 nuk ka m\u00eb byth\u00eb ku t\u00eb rij\u00eb! Tani s&#8217;\u00ebsht\u00eb m\u00eb as gabim, as padije e as faj. TANI \u00cbSHT\u00cb KRIM! Jo ndaj vetes. Se ne ky mut jemi! Ndaj f\u00ebmij\u00ebve!!!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Armir Shkurti Tedi, nj\u00eb djalosh i pash\u00ebm Tirane, u dashurua n\u00eb koh\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs me vajz\u00ebn e nj\u00eb ambasadori t\u00eb nj\u00eb vendi europian. Lidhja e nj\u00eb shqiptari me nj\u00eb t\u00eb huaj qe at\u00ebhere m\u00eb e pamundur sesa vajtja e nj\u00eb shqiptari n\u00eb H\u00ebn\u00eb me mushk\u00eb. Edhe ata q\u00eb qen\u00eb martuar me ruska, polake a [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":195271,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364],"tags":[],"class_list":{"0":"post-195270","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195270","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=195270"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195270\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/195271"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=195270"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=195270"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=195270"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}