{"id":195836,"date":"2021-07-29T11:48:52","date_gmt":"2021-07-29T09:48:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=195836"},"modified":"2021-07-29T11:48:52","modified_gmt":"2021-07-29T09:48:52","slug":"samiti-i-shkupit-edi-rama-thumbon-kurtin-cohet-njeri-atje-sdo-presim-konsensus-do-ta-bejme-tani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/samiti-i-shkupit-edi-rama-thumbon-kurtin-cohet-njeri-atje-sdo-presim-konsensus-do-ta-bejme-tani\/","title":{"rendered":"Samiti i Shkupit\/ Edi Rama thumbon Kurtin: \u00c7ohet nj\u00ebri atje, s\u2019do presim konsensus, do ta b\u00ebjm\u00eb tani\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nga Samiti i Shkupit, i organizuar nga kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut Zoran Zaev dhe ku pjes\u00ebmarr\u00ebs ishte edhe Presidenti i Serbis\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, kreu i qeveris\u00eb shqiptare Edi Rama deklaroi se nuk do t\u00eb presin konsensusin e t\u00eb gjitha vendeve n\u00eb rajon, duke \u201cthumbuar\u201d Albin Kurtin q\u00eb \u00ebsht\u00eb kundwr kwsaj nisme\u00a0 por do ta b\u00ebjn\u00eb realitet tani. Gjithashtu, Rama ngriti pyetjen, se p\u00ebr \u00e7far\u00eb mendohet Mali i Zi dhe Bosnja, nd\u00ebrsa p\u00ebr Kosov\u00ebn tha se \u201c<em>jam kund\u00ebr q\u00ebndrimit q\u00eb ka mbajtur<\/em>\u201d. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Edi Rama shpalosi sipas tij edhe arsyet se p\u00ebrse duhet q\u00eb vendet e Ballkanit duhet t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e k\u00ebsaj nisme rajonale.<\/p>\n<p>\u201cDo u drejtohem n\u00eb shqip sipas rregullit t\u00eb vendosur dhe shpresoj q\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb p\u00ebrkthyesi t\u00eb mos jet\u00eb si her\u00ebn tjet\u00ebr q\u00eb ma shkat\u00ebrroi komplet mesazhin dhe uroj q\u00eb sot t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb ardhur jo vet\u00ebm nga Shqip\u00ebria dhe Serbia, por edhe nga Mali i Zi, edhe nga Kosova, edhe nga Bosnja, edhe nga Kroacia, edhe nga Sllovenia edhe nga Greqia. Mozaiku i pjes\u00ebmarrjes \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej tre vendeve tona, dhe besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme pamja e k\u00ebtij mozaiku p\u00ebr t\u00eb kuptuar vler\u00ebn dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj nisme, pasi k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm njer\u00ebzit e sip\u00ebrmarrjes, ata q\u00eb krijojn\u00eb pun\u00eb, t\u00eb ardhura dhe duan t\u00eb shkojn\u00eb m\u00eb tutje.<\/p>\n<p>Rajoni nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet peng i s\u00eb shkuar\u00ebs n\u00eb asnj\u00eb aspekt dhe kush nuk e kupton akoma sesa t\u00eb vegj\u00ebl jemi t\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur ekonomit\u00eb tona, p\u00ebr t\u00eb krijuar m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb, p\u00ebr t\u00eb hapur m\u00eb shum\u00eb perspektiv\u00eb \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, ne nuk duam t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, ne duam t\u00eb projektohemi n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebrmes nj\u00eb nisme q\u00eb nuk shpik asnj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re. Nes\u00ebr si pjes\u00eb e BE-s\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb diskutime n\u00ebse k\u00ebto 4 liri do t\u00eb zbatohen n\u00eb rajonin ton\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb ardhur keq dhe p\u00ebr t\u00eb qeshur kur d\u00ebgjon edhe europian\u00eb q\u00eb pyesin me \u00e7udi, \u00e7far\u00eb po b\u00ebni ju?<\/p>\n<p>Ne nuk mundemi dot t\u00eb lexojm\u00eb shifra, fakte t\u00eb v\u00ebna para syve tan\u00eb, jo nga ekspert\u00ebt e qeverive tona, por nga organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb si Banka Bot\u00ebrore, ku thuhet se n\u00ebse duhet t\u00eb rrisim prodhimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm komb\u00ebtar mund ta rrisim deri n\u00eb 2.5% vet\u00ebm nga integrimi ekonomik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00ebse arrijm\u00eb nivelin e marr\u00ebveshjes europiane t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb rritje 6.7% dhe pse duhet t\u2019ja privojm\u00eb vetes k\u00ebt\u00eb? \u00a0Nuk kemi p\u00ebrse t\u00eb presim q\u00eb integrimin e rajonit. Ne nuk mund t\u00eb presim konsensus nga t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr t\u2019u takuar. \u00c7ohet nj\u00ebri dhe thot\u00eb nuk duhet t\u00eb takohemi apo nuk duhet t\u00eb n\u00ebnshkruajm\u00eb k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb\u201d tha Rama.<\/p>\n<p>Kryeministri Zoran Zaev deklaroi n\u00eb Forumin rajonal Ekonomik n\u00eb Shkup se nisma rajonale mes Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Serbis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrmban kat\u00ebr lirit\u00eb e BE-s\u00eb. Zaev tha se me k\u00ebt\u00eb nism\u00eb synohet leht\u00ebsimi i jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve dhe fuqizimi i bashk\u00ebpunimit rajonal.Presidenti serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 u shpreh se nuk duhet t\u00eb presim nga t\u00eb tjer\u00ebt, referuar BE-s\u00eb, por t\u00eb marrim vet\u00eb fatin ton\u00eb n\u00eb dor\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Samiti i Shkupit, i organizuar nga kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut Zoran Zaev dhe ku pjes\u00ebmarr\u00ebs ishte edhe Presidenti i Serbis\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, kreu i qeveris\u00eb shqiptare Edi Rama deklaroi se nuk do t\u00eb presin konsensusin e t\u00eb gjitha vendeve n\u00eb rajon, duke \u201cthumbuar\u201d Albin Kurtin q\u00eb \u00ebsht\u00eb kundwr kwsaj nisme\u00a0 por do ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":195838,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[4513],"class_list":{"0":"post-195836","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-rama-thumbon-kurtin-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195836","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=195836"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195836\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/195838"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=195836"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=195836"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=195836"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}