{"id":195909,"date":"2021-07-29T18:42:21","date_gmt":"2021-07-29T16:42:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=195909"},"modified":"2021-07-29T18:42:21","modified_gmt":"2021-07-29T16:42:21","slug":"mbeshtetet-qendrimi-i-qeverise-se-kosoves-kunder-mini-shengenit-kritikohet-edi-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/mbeshtetet-qendrimi-i-qeverise-se-kosoves-kunder-mini-shengenit-kritikohet-edi-rama\/","title":{"rendered":"Mb\u00ebshtetet q\u00ebndrimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs kund\u00ebr Mini-Shengenit, kritikohet Edi Rama"},"content":{"rendered":"<p>Megjith\u00ebse sot u formalizua marr\u00ebveshja p\u00ebr Mini-Shengenin, e ndryshuar tashm\u00eb n\u00eb Open Balkan, njoh\u00ebsit e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare po e p\u00ebrkrahin Qeverin\u00eb n\u00eb refuzimin kategorik ndaj k\u00ebsaj nisme rajonale. E nj\u00ebjta, po vler\u00ebsohet improvizuese dhe e d\u00ebmshme p\u00ebr vendit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, e konsiderojn\u00eb goditje n\u00ebn brez p\u00ebr Kosov\u00ebn edhe q\u00ebndrimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama n\u00eb forumin e sot\u00ebm n\u00eb Shkup.<\/p>\n<p>Derisa, ekzekutivi thot\u00eb se q\u00ebndrimet e tyre refuzuese ndaj Mini-Shengenit jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, pavar\u00ebsisht firmave t\u00eb vendosura sot t\u00eb krer\u00ebve rajonal\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha thot\u00eb se p\u00ebrkund\u00ebr ndryshimit t\u00eb em\u00ebrtimit, p\u00ebrmbajtja mbetet e nj\u00ebjta, fuqizimi i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se kjo nism\u00eb nuk ka mb\u00ebshtetje nga BE, pasi nuk jan\u00eb ndar\u00eb asnj\u00eb fond financiar, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shton se ekzekutivi duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb Procesin e Berlinit, ku shtat\u00eb vitet e ardhshme jan\u00eb parapar\u00eb 29 miliard\u00eb euro p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>\u201cPjes\u00ebmarr\u00ebsit jan\u00eb duke improvizuar dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst sot u dakorduan t\u00eb ndryshojn\u00eb emrin. Por problemi m\u00eb i vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb emri. Problemi m\u00eb i madh dhe serioz \u00ebsht\u00eb fakti se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj iniciativ\u00eb synohet t\u00eb krijohet nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb politike, e cila do t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb dominim t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor. Kjo \u00ebsht\u00eb e keqja e iniciativ\u00ebs sesa emri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim Kosova ka vepruar drejt, ka vepruar mir\u00eb dhe konsistente, duke th\u00ebn\u00eb se bashk\u00ebpunimi rajonal \u00ebsht\u00eb rruga e duhur p\u00ebrmes Procesit t\u00eb Berlinit, pasi synimi \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE\u2026 Brenda k\u00ebsaj iniciative nuk ka as fonde. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb fondeve p\u00ebr t\u00eb zbatuar zotimet \u00ebsht\u00eb tregues se iniciativa nuk mund t\u00eb ket\u00eb sukses. N\u00ebse e krahasoni si analogji, n\u00eb Procesin e Berlinit jan\u00eb n\u00eb dispozicion 29 miliard\u00eb euro investime p\u00ebr 7 vjet\u00ebt e ardhshme\u2026 Qeveria dhe gjith\u00eb spektri politik duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb q\u00ebndrimin konsistent, pasi synimi \u00ebsht\u00eb bashkimi n\u00eb BE. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij synimi ne duhet t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Procesi t\u00eb Berlinit, nj\u00eb mekaniz\u00ebm rajonal u cili ofron gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim rajonal. Nd\u00ebrsa aventura dhe iniciativa e minishengenit nuk do t\u2019i kontribuoj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb shpreh edhe Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs (KDI), e cila thot\u00eb se Qeveria e Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb pranoj\u00eb iniciativa q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb nismat e dala nga BE-ja, si Procesi i Berlinit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo thot\u00eb se i takon ekzekutivit t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin ekonomik dhe politik t\u00eb k\u00ebsaj nisme, p\u00ebr t\u2019iu bashkangjitur, apo jo.<\/p>\n<p>\u201cI mbetet Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin se si \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb aspektin politik, qoft\u00eb ekonomik. Ka pasur diskutime se as \u00ebsht\u00eb pozitive, apo replikohet nj\u00eb ish Jugosllavi me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb, apo jo. Por ne e dim\u00eb se kjo qeveri ka qen\u00eb kund\u00ebr saj prej fillimi, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb e dina q\u00eb kjo qeveri ka propozuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndryshim t\u00eb CEFTA-as q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizim rajonal p\u00ebr bashk\u00ebpunim ekonomik. Duket q\u00eb Qeveria ka nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim tjet\u00ebr, por mbetet p\u00ebr t\u2019u pa p\u00ebr vler\u00ebsimet politike dhe ekonomike p\u00ebr mospjes\u00ebmarrje n\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb\u2026 Nuk duhet t\u00eb ket\u00eb tendenca t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet nismat q\u00eb jan\u00eb nga BE-ja, pasi ato jan\u00eb nisma q\u00eb ne zyrtarisht edhe duam t\u00eb jemi pjes\u00eb e tyre, pasi e shohim vet\u00ebn n\u00eb BE\u201d, thot\u00eb Krasniqi, p\u00ebr KP.<\/p>\n<p>Nga ekzekutivi, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja Rozafa Kelmendi thot\u00eb KosovaPress se q\u00ebndrimet p\u00ebr iden\u00eb t\u00eb mini-shengenit s\u2019kan\u00eb ndryshuar, pavar\u00ebsisht marr\u00ebveshjes s\u00eb sotme.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimet tona p\u00ebr iden\u00eb e Novi Sadit, t\u00eb ashtuquajtur Mini-Shengen, tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura. Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin ton\u00eb dhe si rrjedhoj\u00eb nuk kemi pasur zyrtarisht ftes\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb takim. P\u00ebr ne i ashtuquajturi Mini-Shengen \u00ebsht\u00eb nism\u00eb pa vizion p\u00ebr rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashk\u00ebpunimit rajonal nga CEFTA n\u00eb SEFTA, sipas modelit t\u00eb EFTA-EEA, nga e cila do t\u00eb p\u00ebrfitonin nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor. Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs u b\u00ebn thirrje qeverive t\u00eb rajonit q\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb p\u00ebrkushtuara ndaj agjend\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve transatlantike\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>E, deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot n\u00eb Shkup se rajoni s\u2019duhet t\u00eb shoh nga e shkuara, por nga e ardhmja, Demush Shasha po i konsideron si goditje n\u00ebn brez p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsi p\u00ebr kombin shqiptar se Shqip\u00ebria po bashk\u00ebpunon m\u00eb shum\u00eb me Serbin\u00eb, sesa me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq \u00ebsht\u00eb se Shqip\u00ebria si vend m\u00eb mik i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrkrahur, marr\u00eb pjes\u00eb dhe promovuar iniciativat rajonale p\u00ebr t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb koordinuar paraprakisht me Kosov\u00ebn. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ironike, fatkeqe ku po shihet se Shqip\u00ebria n\u00eb iniciativat e bashk\u00ebpunimit rajonal ka nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb madh me Serbin\u00eb, sesa me Kosov\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsi dhe takimi i radh\u00ebs ishte nj\u00eb shp\u00ebrfaqje t\u00eb k\u00ebsaj fatkeq\u00ebsie dhe p\u00ebrgjith\u00ebsi nj\u00eb takim pa nj\u00eb p\u00ebrfitim dhe t\u00eb as atyre tri vendeve\u201d, deklaron ai.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb diskutimi rreth 2 vje\u00e7ar, sot kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, presidenti serb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq dhe kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Zoran Zaev n\u00ebnshkruan marr\u00ebveshjen bashk\u00ebpunim n\u00eb p\u00ebrballje e fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore, memorandum bashk\u00ebpunimi p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar importet dhe eksportet dhe l\u00ebvizjen e mallrave, l\u00ebvizje p\u00ebr tregun e lir\u00eb dhe leje t\u00eb q\u00ebndrimin.<strong><em>\/Telegrafi\/<\/em><\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Megjith\u00ebse sot u formalizua marr\u00ebveshja p\u00ebr Mini-Shengenin, e ndryshuar tashm\u00eb n\u00eb Open Balkan, njoh\u00ebsit e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare po e p\u00ebrkrahin Qeverin\u00eb n\u00eb refuzimin kategorik ndaj k\u00ebsaj nisme rajonale. E nj\u00ebjta, po vler\u00ebsohet improvizuese dhe e d\u00ebmshme p\u00ebr vendit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, e konsiderojn\u00eb goditje n\u00ebn brez p\u00ebr Kosov\u00ebn edhe q\u00ebndrimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama n\u00eb forumin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":195877,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2006],"tags":[],"class_list":{"0":"post-195909","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kosova"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195909","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=195909"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195909\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/195877"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=195909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=195909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=195909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}