{"id":196596,"date":"2021-08-04T15:42:42","date_gmt":"2021-08-04T13:42:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=196596"},"modified":"2021-08-04T15:42:42","modified_gmt":"2021-08-04T13:42:42","slug":"gelanda-shkurtaj-kater-rebuse-dhe-nje-i-padeshiruar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gelanda-shkurtaj-kater-rebuse-dhe-nje-i-padeshiruar\/","title":{"rendered":"Gelanda SHKURTAJ\/ Kat\u00ebr rebuse dhe nj\u00eb i pad\u00ebshiruar"},"content":{"rendered":"<p>Nga<strong> Gelanda \u00a0SHKURTAJ<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-196597\" src=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/ZJARR-TV-14-300x251.jpg\" alt=\"\" width=\"185\" height=\"155\" srcset=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/ZJARR-TV-14-300x251.jpg 300w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/ZJARR-TV-14-768x644.jpg 768w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/ZJARR-TV-14-696x583.jpg 696w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/ZJARR-TV-14-501x420.jpg 501w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/ZJARR-TV-14.jpg 940w\" sizes=\"auto, (max-width: 185px) 100vw, 185px\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb maji kur fati politik i vendit ishte n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur, bijt\u00eb e shqipes, q\u00eb edhe k\u00ebsaj radhe syt\u00eb i ngrit\u00ebn nga qielli, prisnin nj\u00eb mesazh, nj\u00eb drit\u00eb, nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfim. Dhe ja u erdhi, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb pa koh\u00eb, si rrufe n\u00eb qiell t\u00eb past\u00ebr.<\/p>\n<p>U gjet m\u00eb n\u00eb fund fajtori dhe nd\u00ebshkimi i tij do t\u00eb \u201chap\u00eb susamin\u201d, e fati i lum\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb puth\u00eb tok\u00ebn e Arbrit. Koka q\u00eb k\u00ebrkohet ka emrin e liderit historik t\u00eb PD-s\u00eb, i cili me t\u00eb gjitha drit\u00eb-hijet e karrier\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb politike, ka pasur si askurr\u00eb e askund, partner\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb krah\u00eb, asgj\u00eb m\u00eb pak apo m\u00eb shum\u00eb sesa vet\u00eb demokracit\u00eb q\u00eb i k\u00ebrkojn\u00eb kok\u00ebn sot. Madje edhe at\u00ebher\u00eb, kur Shqip\u00ebria digjej e votat vidheshin, kur njer\u00ebzit gjakoseshin bulevardeve e kur anijet mbyteshin me shqiptar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin shp\u00ebtim. Miletit shqiptar i thuhej se ai ishte \u201cburr\u00eb shteti e njeri kombi\u201d e t\u00eb kompleksuarit shqiptar\u00eb deri n\u00eb kock\u00eb nga burgjet e komunizmit e deri n\u00eb syt\u00eb nga shk\u00eblqimi verbues i per\u00ebndimit, heshtnin (!).<\/p>\n<p>Diplomacin\u00eb e rafinuar t\u00eb tipit \u201cgodas kur dua dhe jo kur duhet\u201d (\u201csi kofini pas t\u00eb vjeli\u201d thot\u00eb nj\u00eb proverb shqiptar) ka mote q\u00eb e ka kuptuar edhe mileti k\u00ebsaj ane deti, por nuk do t\u2019ia dij\u00eb m\u00eb. Ka nj\u00eb postulat q\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb drejt\u00ebsi e vonuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi e mohuar. N\u00eb fakt pyesin veten njer\u00ebzia sot, se kujt i duhet moshyrja n\u00eb per\u00ebndim e Berish\u00ebs? Atij q\u00eb ylli politik tashm\u00eb i ka per\u00ebnduar? Vall\u00eb ky fakt do t\u00eb kthej\u00eb t\u00eb mbyturit e Otrantos apo do t\u00eb fshij\u00eb varf\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve? Apo do t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb t\u00eb ardhmen e hajnave t\u00eb sotsh\u00ebm t\u00eb vot\u00ebs dhe t\u00eb pasuris\u00eb publike?<\/p>\n<p>Tanim\u00eb, konflikti ka nj\u00eb em\u00ebr dhe nj\u00eb personazh, i cili me dinjitet dhe me nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor do t\u00eb \u00e7oj\u00eb ose jo drejt\u00ebsin\u00eb e tij deri n\u00eb fund. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb Gjykat\u00eb, nj\u00eb proces dhe nj\u00eb vendim. P\u00ebrtej \u00e7do verdikti apo lobimi, nj\u00eb lider historik ka dhe do t\u00eb ket\u00eb padyshim nj\u00eb histori, e cila do ta gjykoj\u00eb dhe ndjek\u00eb nga pas.<\/p>\n<p><strong>REBUSI \u201cBERISHA \u2013 BASHA \u2013 PER\u00cbNDIM I LARG\u00cbT\u201d PACTA SUNT SERVANDA (!) VERSUS REBUS SIC STANTIBUS (!)<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb citate latine q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e kontrat\u00ebs por edhe m\u00eb gjer\u00eb p\u00ebrkufizojn\u00eb dy antagonizma t\u00eb fort\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb nj\u00eb pakti social. E para tregon se nj\u00ebher\u00eb q\u00eb lidhet, pakti mbart forc\u00ebn e ligjit midis pal\u00ebve; e dyta m\u00ebton t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb t\u00eb par\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb se ka edhe kushte q\u00eb mundet t\u00eb mbivendosen e ta ndryshojn\u00eb paktin apo kontrat\u00ebn sociale. Duke qen\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet humane n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi asnj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb lineare, rebus sic stantibus gjithmon\u00eb minon pacta sunt servanda, pra paktin e dh\u00ebn\u00eb dhe zot\u00ebsia e avokat\u00ebve, t\u00eb djallit apo jo, k\u00ebrkon q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb\u00a0kusht paqeje t\u00eb pranuar dhe t\u00eb n\u00ebnshkruar nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Eureka! Fati i Shqip\u00ebris\u00eb sot gjendet vet\u00ebm n\u00eb mesazhin e koduar: ju demokrat\u00eb, edhe pse t\u00eb votuar anemban\u00eb vendit me nj\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrrmuese, edhe pse t\u00eb mundur nga tjet\u00ebrsimi i certifikuar i votave, meritoni t\u00eb keni v\u00ebmendjen ton\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb Pacta sunt servanda: \u201cpa Berish\u00ebn po p\u00ebrkrahje, me Berish\u00ebn jo p\u00ebrkrahje\u201d. Kjo quhet demokraci? Apo sovranitet? Apo \u00e7far\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb vendin e shqiponjave, ku sovranin e kan\u00eb ushtruar kancelarit\u00eb, edhe kur i rrinin n\u00eb krah\u00eb, e dinin fare mir\u00eb se lideri n\u00eb fjal\u00eb nuk e ka l\u00ebn\u00eb kurr\u00eb karrigen edhe n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, kur Shqip\u00ebria digjej e t\u00ebra, jo m\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment ku p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i votuar me vullnet t\u00eb pacenuar t\u00eb zgjedh\u00ebsve dhe ka nj\u00eb mb\u00ebshtetje shum\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb baz\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb topi n\u00eb fush\u00eb i ka mbetur liderit Basha, ku ky i fundit do t\u00eb duhet t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb jet\u00eb midis rebus sic stantibus (k\u00ebshtu jan\u00eb faktet), apo fatit t\u00eb demokrat\u00ebve q\u00eb drejton p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Parlament, n\u00ebn pacta sunt servanda (respektojm\u00eb paktin me t\u00eb huajt). Q\u00ebndrimi ose jo n\u00eb aren\u00ebn politike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb legjitime e kujtdo, e cila mundet dhe duhet t\u00eb hiqet vet\u00ebm dhe vet\u00ebm me t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs, t\u00eb pakt\u00ebn ky \u00ebsht\u00eb leksioni q\u00eb demokracit\u00eb na m\u00ebsuan. Dashamir\u00ebsia diplomatike, e cila e gjen t\u00eb udh\u00ebs \u201ct\u2019i bjer\u00eb pragut q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb porta\u201d (nj\u00eb tjet\u00ebr proverb shqiptar ky), e ka kufirin aty ku vihen n\u00eb pik\u00ebpyetje sovraniteti dhe parimet demokratike t\u00eb nj\u00eb shteti, qofshin ato edhe t\u00eb gabuara edhe primitive, por autoktone dhe shqiptare.<\/p>\n<p><strong>REBUSI \u201cBASHA \u2013 BERISHA \u2013 PD \u2013 KUSH DO TA B\u00cbJ\u00cb KTHES\u00cbN\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>Opozita demokratike shqiptare, e b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb \u201ckasht\u00eb e koqe\u201d (sipas nj\u00eb tjet\u00ebr proverbi shqiptar), ka krijuar brenda gjirit t\u00eb saj disa grupe refraktare. Midis tyre, p\u00ebr fatin e k\u00ebsaj partie, maxhoranca jan\u00eb idealist\u00ebt dhe ata q\u00eb nuk kan\u00eb tradhtuar idealin q\u00eb n\u00eb zanafill\u00eb, p\u00ebrtej xhepave apo privilegjeve personale. N\u00eb shpur\u00ebn e kritik\u00ebve t\u00eb fort\u00eb kund\u00ebr Bash\u00ebs, nj\u00ebra kategori p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga pjesa me pushtetin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb harkun 2005-2013, por e nginjur deri n\u00eb fyt dhe e zhg\u00ebnjyer deri n\u00eb palc\u00eb, sepse humbi privilegjet e pushtetit q\u00eb vet\u00ebkorruptoi, ajo proklamoi me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb se n\u00eb zgjedhjet e ardhshme do t\u00eb fundoste PDn\u00eb, dhe n\u00eb fakt mori rreth 5000 vota. Tjetri grup \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga disa satelit\u00eb t\u00eb PDs\u00eb, q\u00eb nd\u00ebrgjegjja komb\u00ebtare i \u00e7oi n\u00eb mexhlisin shqiptar n\u00eb aleanc\u00eb me pozit\u00ebn drejtuese, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e demokracis\u00eb. Pas zgjedhjeve edhe k\u00ebta largpam\u00ebs vizionar\u00eb dol\u00ebn diku me rreth 1000 vota n\u00eb favor t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Por nuk jan\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto, \u00ebsht\u00eb edhe ai grupi i tret\u00eb, i cili heshtur dhe me kurajo nuk tradhtoi partin\u00eb, por i dha asaj nj\u00eb shans t\u00eb fundit t\u2019iu njihte atyre atributet, deri n\u00eb prov\u00ebn e kund\u00ebrt. Dhe ja, fati e vuri PD-n\u00eb n\u00eb sprov\u00eb: zgjedhjet e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, e k\u00ebtu ndodhi qameti i qameteve: \u201chapu qiell\u201d k\u00ebta nuk u fut\u00ebn n\u00eb K\u00ebshill Komb\u00ebtar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion t\u00eb pleqnar\u00ebve PD-ist\u00eb ku kishin dh\u00ebn\u00eb kontributet e tyre nd\u00ebr vite, plot repera, showgirls dhe k\u00ebng\u00ebtare!<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto grupe jan\u00eb n\u00eb unison me nj\u00ebri-tjetrin kund\u00ebr lidershipit t\u00eb PDs\u00eb, vet\u00ebm kur thon\u00eb: s\u00eb pari, sepse votat u zhduk\u00ebn pasi ky nuk doli t\u00eb gjakoset n\u00eb bulevard q\u00eb ata t\u00eb merrnin karrigen e merituar. S\u00eb dyti, sepse lideri aktual dhe lideri historik jan\u00eb dy oponime, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk nxor\u00ebn asnj\u00eb fjal\u00eb kur ata i pasuan nj\u00ebri-tjetrit trash\u00ebgimin\u00eb e stafet\u00ebs politike. K\u00ebto ngjajn\u00eb me dhimbjet e atyre q\u00eb qajn\u00eb edhe sot Enverin, se fajin e kishte Nexhmija. Por mbi t\u00eb gjitha, ideali m\u00eb i fort\u00eb q\u00eb i bashkon \u00ebsht\u00eb lufta e pareshtur q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta PD-ist\u00eb t\u00eb indinjuar b\u00ebjn\u00eb nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Po, po! Ku? N\u00eb sheshin e luft\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjakshme ku k\u00ebrkojn\u00eb me forc\u00eb vjedhjen e vot\u00ebs, mu aty, n\u00eb sheshin e betej\u00ebs q\u00eb boti nga maja e Amerik\u00ebs iu ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion: \u201cFacebook\u201d-un (!).<\/p>\n<p>Mu aty hahen, ng\u00ebrdheshen, k\u00ebrc\u00ebnohen, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mbushur plot merita e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkuar p\u00ebr xhelozi a smir\u00eb nga lidershipi demokrat, p\u00ebr vlerat e larta dhe sakrificat e pamohueshme n\u00eb parti, duke nisur nga pasurit\u00eb milionere e deri tek em\u00ebrimet e panum\u00ebrta nepotike.<\/p>\n<p><strong>REBUSI \u201cQUO VADIS\u201d SHQIP\u00cbRI?<\/strong><\/p>\n<p>Ne jemi mir\u00eb, asnj\u00eb gj\u00eb nuk na shqet\u00ebson, n\u00ebn\u00ebmadhja Shqip\u00ebri ec\u00ebn krenare e ball\u00eblart\u00eb. E vetmja gj\u00eb q\u00eb nuk e ka l\u00ebshuar kurr\u00eb \u00ebsht\u00eb krenaria dhe vaniteti bosh, edhe kur nuk ka buk\u00eb, edhe kur nuk ka shpres\u00eb, por partin\u00eb e ka t\u00eb fort\u00eb. Ja p\u00ebr shembull n\u00eb aren\u00ebn e brendshme jemi t\u00eb qart\u00eb se ku po shkojm\u00eb: n\u00eb shtator do t\u00eb mblidhet mexhlisi, me opozit\u00eb ose jo, vendimet sido q\u00eb t\u00eb jen\u00eb, do t\u00eb ken\u00eb zot, me vul\u00ebn e njom\u00eb t\u00eb petrit\u00ebve t\u00eb vot\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb that\u00eb t\u00eb diplomacis\u00eb dashamir\u00ebse shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, v\u00ebllez\u00ebrve Kosovar\u00eb po iu jepet m\u00eb n\u00eb fund ajo \u00e7far\u00eb k\u00ebrkuan me gjak e me mund prej shekujsh. Lufta e tyre p\u00ebr pavar\u00ebsi do t\u00eb kaloj\u00eb tanim\u00eb nga Ballkani i shqyer, q\u00eb iu mungonte kaq shum\u00eb e q\u00eb do t\u2019ju jap\u00eb shpres\u00ebn se gjaku i pathar\u00eb i martir\u00ebve t\u00eb \u201899-\u00ebs do t\u00eb kujtohet bash si atyre t\u00eb Tivarit n\u00eb \u201845-\u00ebn.<\/p>\n<p>Ne ecim krenar\u00eb dhe t\u00eb lumtur, ne nuk luftojm\u00eb pasi jemi paq\u00ebsor\u00eb, jo se jemi frikacak\u00eb, tek e fundit i ka ditur gjithmon\u00eb t\u00eb gjitha, partia dhe diplomacia, ne duhet t\u00eb flem\u00eb rehat. Ah p\u00ebr fat, nga Covid-i nuk iku njeri n\u00eb 24 or\u00ebt e fundit (!). Varianti \u201cDelta\u201d mund t\u2019ia l\u00ebr\u00eb vendin atij \u201cAlfa\u201d, po tek e fundit imunitetin e tuf\u00ebs e b\u00ebm\u00eb, eja t\u00eb rr\u00ebk\u00ebllejm\u00eb nj\u00eb got\u00eb. Nj\u00eb lajm: pati disa aksidente, shum\u00eb vdiq\u00ebn, po \u00e7\u2019pun\u00eb kan\u00eb me ne? Nj\u00eb dram\u00eb: dy nga t\u00eb p\u00ebrputhurit u ndan\u00eb. Nj\u00eb \u00e7udi: modelja aq e njohur e ekranit do t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebn\u00eb, ndofta do t\u00eb jet\u00eb gjitarja e par\u00eb q\u00eb i ka ndodhur? T\u00eb gjitha k\u00ebto na shoq\u00ebrojn\u00eb tek ecim n\u00ebn ajrin plot oksigjen me cic\u00ebrimat kok\u00eb\u00e7ar\u00ebse t\u00eb zogjve n\u00eb pyllin orbital t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fillim gushti p\u00ebrv\u00eblues \u201821.\/<em>Panorama.al<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gelanda \u00a0SHKURTAJ N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb maji kur fati politik i vendit ishte n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur, bijt\u00eb e shqipes, q\u00eb edhe k\u00ebsaj radhe syt\u00eb i ngrit\u00ebn nga qielli, prisnin nj\u00eb mesazh, nj\u00eb drit\u00eb, nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfim. Dhe ja u erdhi, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb pa koh\u00eb, si rrufe n\u00eb qiell t\u00eb past\u00ebr. U gjet m\u00eb n\u00eb fund fajtori dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":139992,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-196596","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/196596","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=196596"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/196596\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139992"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=196596"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=196596"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=196596"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}