{"id":197402,"date":"2021-08-13T08:15:27","date_gmt":"2021-08-13T06:15:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=197402"},"modified":"2021-08-13T08:15:27","modified_gmt":"2021-08-13T06:15:27","slug":"berisha-pse-baton-stanishiqin-e-quaj-argat-in-chef-i-trojkes-famezeze-rama-thaci-haxhia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/berisha-pse-baton-stanishiqin-e-quaj-argat-in-chef-i-trojkes-famezeze-rama-thaci-haxhia\/","title":{"rendered":"Berisha: Pse Baton Stanishiqin e quaj \u2018argat in chef\u2019 i trojk\u00ebs fam\u00ebzeze Rama-Tha\u00e7i-Haxhia"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar shkrimin e analistit nga Kosova, Veton Surroi.<\/p>\n<p>Ky i fundit e quan Baton Haxhiun si bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb Sh\u00ebrbimit Sekret Serb.<br \/>\nPse Baton Stanishiqin e quaj \u2018argat in chef\u2019 i trojk\u00ebs fam\u00ebzeze Rama-Tha\u00e7i-Haxhia!<\/p>\n<p>Sepse midis t\u00eb treve ai ishte m\u00eb i besuari i t\u00eb besuarve, nj\u00ebri nga 4 konfident\u00ebt personal t\u00eb vet Jovica Stanishiq, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb e kam quajtur Baton Stanishiq.<\/p>\n<p>Lexoni tani shkrimin e publicistit t\u00eb njohur se \u00e7far\u00eb ka pohuar vet n\u00eb Hag\u00eb, Baton Stanishiq lidhur me statusin e tij si agjent i sh\u00ebrbimeve serbe!\u2019, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb shkrimi:<\/p>\n<p>Veton Surroi: Baton Haxhia bashk\u00ebpun\u00ebtor i sh\u00ebrbimit sekret serb<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb do ta zbulonim, vet\u00ebm pas lufte, t\u00eb gjith\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb a tjet\u00ebr e kishim njohur bashk\u00ebpun\u00ebtorin e Sh\u00ebrbimit sekret serb. Dhe, kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb riaktualizohej brenda strukturave shtet\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kur personi n\u00eb fjal\u00eb do ta k\u00ebrkonte shtet\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ka e bashkon Goran Bregoviqin me nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vendimin e V.Intzkos p\u00ebr gjenocid dhe aktgjykimin e J.Stanishiqit, shef i Sh\u00ebrbimit sekret serb? Nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i deritanish\u00ebm e i af\u00ebrt i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka bashk\u00ebpunuar me Sh\u00ebrbimin sekret serb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ky konstatim nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e konspiracioneve t\u00eb r\u00ebndomta mbi \u2018spiunll\u00ebkun\u2019 t\u00eb k\u00ebtij apo atij personi. Bashk\u00ebpun\u00ebtori i deritanish\u00ebm i af\u00ebrt i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb k\u00ebt\u00eb e ka pranuar publikisht n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Ish-Jugosllavin\u00eb n\u00eb Hag\u00eb. Ka pranuar se Sh\u00ebrbimi sekret serb i ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb t\u00eb hapet nj\u00eb proces negociatash me nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb respektuar shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmanget negociata me dr.Rugov\u00ebn, figur\u00eb prij\u00ebse e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e nj\u00ebkoh\u00ebsisht q\u00eb prej pozicionit t\u00eb dr.Rugov\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi t\u00eb vendit t\u00eb kalohet n\u00eb pozicion t\u00eb \u2018Republik\u00ebs s\u00eb tret\u00eb\u2019 brenda \u2018RFJ-s\u00eb\u2019. Bashk\u00ebpun\u00ebtori k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e ka zbatuar.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb do ta zbulonim, vet\u00ebm pas lufte, t\u00eb gjith\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb a tjet\u00ebr e kishim njohur bashk\u00ebpun\u00ebtorin e Sh\u00ebrbimit sekret serb. Dhe, kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb riaktualizohej brenda strukturave shtet\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kur personi n\u00eb fjal\u00eb do ta k\u00ebrkonte shtet\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. At\u00ebbot\u00eb, e n\u00eb kund\u00ebrshtim me procedurat ligjore, do t\u00eb shmanget informata mbi bashk\u00ebpunimin me Sh\u00ebrbimin sekret serb dhe do t\u00eb jepej shtet\u00ebsia nga presidenti n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb kaluara t\u00eb k\u00ebsaj vere t\u00eb nxeht\u00eb do t\u00eb zhvillohen tri procese, q\u00eb do t\u00eb m\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar rastin e bashk\u00ebpun\u00ebtorit. I pari \u00ebsht\u00eb vendimi i Valentin Intzkos, tashm\u00eb ish-kryeadministrator nd\u00ebrkomb\u00ebtar i BeH-s\u00eb, q\u00eb t\u00eb shpall\u00eb mohimin e gjenocidit n\u00eb BeH si vep\u00ebr penale. I dyti \u00ebsht\u00eb shpallja e aktgjykimit t\u00eb Jovica Stanishiqit, shef i dikursh\u00ebm i Sh\u00ebrbimit sekret serb (q\u00eb i k\u00ebrkoi favore bashk\u00ebpun\u00ebtorit) me t\u00eb cilin veprimtaria e tij n\u00eb luft\u00ebn e Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs trajtohet si vep\u00ebr e nd\u00ebrmarrjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale t\u00eb shtetit t\u00eb tij, Serbis\u00eb. Dhe i treti \u00ebsht\u00eb zallamahia rreth ftes\u00ebs q\u00eb Goran Bregoviqi, nj\u00eb figur\u00eb prij\u00ebse e rokut jugosllav t\u00eb viteve \u201880 dhe tashm\u00eb figur\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e muzik\u00ebs, t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Festivalin e Birr\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Valentin Intzko tregoi se kishte imponuar ligjin mbi mohimin e gjenocidit n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb thjesht\u00eb, sepse vet\u00ebm tash u b\u00eb i plotfuqish\u00ebm aktgjykimi i Radovan Karaxhiqit, ish-prij\u00ebs i serb\u00ebve t\u00eb BeH-s\u00eb, me t\u00eb cilin ai gjykohej, mes tjerash, edhe p\u00ebr gjenocidin n\u00eb Srebrenic\u00eb. Pra, ndon\u00ebse vepra e gjenocidit qe kryer m\u00eb 1995, vet\u00ebm m\u00eb 2021 \u00ebsht\u00eb e mundur, me d\u00ebnimin e Karaxhiqit q\u00eb kjo vep\u00ebr penale \u00ebsht\u00eb sanksionuar si e till\u00eb, rrjedhimisht mohimi i saj p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr tjet\u00ebr penale, sipas tradit\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb evropiane t\u00eb nd\u00ebrtuar pas gjykimeve t\u00eb Nyrembergut n\u00eb Gjermanin\u00eb pas-naziste. Kjo \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr identitetin e Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs, shtet n\u00eb t\u00eb cilin pasardh\u00ebsit e Radovan Karaxhiqit, t\u00eb shp\u00ebrblyer me Republik\u00ebn serbe, nd\u00ebrtojn\u00eb politik\u00ebn e tyre mbi mohimin e gjenocidit. P\u00ebr ta, gjenocidi n\u00eb Srebrenic\u00eb ishte pjes\u00eb e luft\u00ebs, \u2018ku t\u00eb gjith\u00eb vran\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb ishin p\u00ebrgjegj\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb ishin viktima\u2019.<\/p>\n<p>Gjykimi i Jovica Stanishiqit tregoi se nuk ishin t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs e as t\u00eb gjith\u00eb viktima. Ai u d\u00ebnua sepse, ndon\u00ebse nuk ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr vrasjet n\u00eb BeH, ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs sepse qe n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale, q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim d\u00ebbimin me dhun\u00eb t\u00eb boshnjak\u00ebve mysliman\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e veta dhe vendosjen e mbisundimit serb n\u00eb ato territore. Kjo nd\u00ebrmarrje e p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale, sipas aktgjykimit, kishte mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb organizative t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe Goran Bregoviqi, nj\u00eb simbol i muzik\u00ebs s\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, i ftuar n\u00eb Festivalin e Kor\u00e7\u00ebs nxiti f\u00ebrkimin e radh\u00ebs e bukur intensiv politik e kulturor n\u00eb diskurset publike t\u00eb Kosov\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb t\u00eb folmen shqipe u ravij\u00ebzua konfrontimi i argumentit mbi t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb ftojn\u00eb figura kulturore q\u00eb nuk e kalojn\u00eb nj\u00eb provim imagjinar moral (e t\u00eb till\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb) mbi q\u00ebndrimin ndaj luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb (apo n\u00ebse t\u00ebhollohet, edhe ndaj Milosheviqit, Bosnj\u00ebs, etj.).<\/p>\n<p>T\u00eb tri proceset kan\u00eb nj\u00eb em\u00ebrtim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrfunduar e vones\u00ebs p\u00ebr ta pranuar k\u00ebt\u00eb. Ligji p\u00ebr mohimin e gjenocidit n\u00eb BeH nxori n\u00eb pah at\u00eb q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte shtyll\u00eb morale e nd\u00ebrtimit t\u00eb BeH-s\u00eb para nj\u00eb \u00e7erekshekulli. Pra, q\u00eb n\u00eb vitin 1996 do t\u00eb duhej t\u00eb ishte e qart\u00eb se shtylla morale e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit demokratik t\u00eb BeH-s\u00eb do t\u00eb ishte q\u00eb nuk mund t\u00eb mohohet gjenocidi, ashtu si\u00e7 nuk \u00ebsht\u00eb e paramendueshme sot q\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb demokraci shembullore evropiane n\u00eb Gjermani e q\u00eb t\u00eb mos mb\u00ebshtetet mbi shtyll\u00ebn morale t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb gjenocidit. Fakti q\u00eb kjo b\u00ebhet m\u00eb 2021 tregon se lufta n\u00eb BeH, p\u00ebrfshir\u00eb gjenocidin, vazhdon n\u00eb inversionin e Von Clauze\u00ebitzit, q\u00eb thoshte se lufta \u00ebsht\u00eb vazhdimi i politik\u00ebs me mjete t\u00eb tjera, vazhdim i luft\u00ebs me mjete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Dhe, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr Serbin\u00eb. D\u00ebnimi i J.Stanishiqit nxori n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb at\u00eb q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb, e cila n\u00eb padin\u00eb e BeH-s\u00eb p\u00ebr gjenocid n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb kishte konstatuar se Serbia nuk ishte p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr organizim e ekzekutim, por ishte p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mosveprim p\u00ebr ta penguar at\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Serbia u d\u00ebnua, n\u00ebp\u00ebrmjet Stanishiqit, p\u00ebr nd\u00ebrmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale n\u00eb Kroaci e BeH, pra shteti kishte nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr t\u00eb ndihmuar krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb pika t\u00eb ndryshme ndaj kroat\u00ebve dhe boshnjak\u00ebve mysliman\u00eb.<\/p>\n<p>Goran Bregoviqi hyn n\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim si nj\u00eb artist i Sarajev\u00ebs, i ikur n\u00eb Beograd gjat\u00eb luft\u00ebs e pastaj edhe n\u00eb vende t\u00eb Evrop\u00ebs. Ka mundur, por nuk e ka b\u00ebr\u00eb, t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb masakr\u00ebn q\u00eb i b\u00ebhet qytetit t\u00eb tij t\u00eb lindjes nga ana e forcave serbe. Nuk ka mundur t\u00eb kontrolloj\u00eb se k\u00ebng\u00ebt e tij do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr nj\u00ebsitet paramilitare q\u00eb do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Gjakov\u00eb dhe nga altoparlant\u00ebt do t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb momentin dramatik t\u00eb vendimit t\u00eb ekzekutimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, grave e burrave t\u00eb atij qyteti.<\/p>\n<p>Debati rreth pjes\u00ebmarrjes s\u00eb Goran Bregoviqit n\u00eb Festivalin e Birr\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb real, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. \u00c7do artist nga kudo do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb festival birre dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb fare \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se luft\u00ebrat e ish-Jugosllavis\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebrfunduar. Po, Sllovenia \u00ebsht\u00eb vend i pavarur dhe an\u00ebtar i BE-s\u00eb. Dhe po, Kroacia \u00ebsht\u00eb gjithashtu vend an\u00ebtar i BE-s\u00eb, por p\u00ebr Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb vend i cili ka spastruar pothuajse t\u00eb gjith\u00eb serb\u00ebt nga andej.<\/p>\n<p>Dhe, kjo \u00ebsht\u00eb politika serbe e pothuajse nj\u00eb dhjet\u00ebvjet\u00ebshi t\u00eb kaluar e nj\u00eb dhjet\u00ebvjet\u00ebshi n\u00eb ardhje. P\u00ebr Serbin\u00eb luft\u00ebrat nuk kan\u00eb p\u00ebrfunduar, sepse Serbia u nis n\u00eb luft\u00eb duke deklaruar se serb\u00ebt nuk mund t\u00eb jen\u00eb pakic\u00eb. Pra, nuk mund t\u00eb jen\u00eb pakic\u00eb n\u00eb BeH, Mal t\u00eb Zi, Kosov\u00eb; rrjedhimisht, nuk mund t\u00eb thuhet se lufta ka p\u00ebrfunduar derisa t\u00eb arrihet q\u00eb serb\u00ebt t\u00eb jen\u00eb popull shumic\u00eb a me t\u00eb drejt\u00eb shumice.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn, t\u00eb tejndieshme ndaj \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me serb\u00ebt e Serbin\u00eb, Bregoviqi \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb argument se si Serbia nuk e kupton at\u00eb q\u00eb Kosova ende nuk po arrin ta shpreh\u00eb, se lufta p\u00ebr t\u00eb nuk ka p\u00ebrfunduar, se Kosova ende po jeton n\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb zyrtare, q\u00eb p\u00ebrpiqet ta shikoj\u00eb Ballkanin nga racionaliteti i nj\u00eb Evrope t\u00eb shekullit XXI t\u00eb aspiruar sot nga parisien\u00ebt, lisbonasit dhe talinasit, Kosova \u00ebsht\u00eb ai kush\u00ebriri i varf\u00ebr i fshatit q\u00eb ta p\u00ebrkujton prejardhjen, dhe k\u00ebshtu pengon q\u00eb ti ta adhurosh G.Bregoviqin dhe bendin e tij, t\u00eb cilin banor\u00ebt e Prishtin\u00ebs p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e pan\u00eb n\u00eb sall\u00ebn 25 Maji, m\u00eb 1975, pak a shum\u00eb kur n\u00eb burg futej Todi Lubonja, sepse n\u00eb festivalin e k\u00ebng\u00ebs q\u00eb ai kishte organizuar n\u00eb RTSH k\u00ebng\u00ebt q\u00eb u k\u00ebnduan nuk ishin brenda kutit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Debati n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit q\u00eb ndan n\u00eb shumic\u00eb shqiptar\u00ebt m\u00eb duket temporal. Pra, Shqip\u00ebria zyrtare nuk pranon se kjo luft\u00eb nuk ka p\u00ebrfunduar e Kosova zyrtare nuk po arrin q\u00eb t\u2019ia shpjegoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, se lufta po vazhdon me mjete t\u00eb tjera. Nd\u00ebrkoh\u00eb Shqip\u00ebria dhe Kosova zyrtare madje legjitimuan nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb Sh\u00ebrbimit sekret serb: n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e sfer\u00ebs publike, pse nuk b\u00ebka Goran Bregoviqi?<\/p>\n<p>Goran Bregoviqi, si\u00e7 ka qejf ta quaj\u00eb veten, muziktar i dasmave dhe vdekjeve, k\u00ebshtu b\u00ebhet nj\u00eb viktim\u00eb kolaterale, b\u00ebhet k\u00ebng\u00ebtari i luft\u00ebrave t\u00eb pap\u00ebrfunduara. Bashk\u00ebpun\u00ebtori i Sh\u00ebrbimit sekret, p\u00ebr dallim, mbetet pjes\u00ebmarr\u00ebs aktiv i atyre luft\u00ebrave.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ky debat \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb nj\u00eb makroplan evropian: BE-ja dhe SHBA-ja po p\u00ebrpiqen q\u00eb nga viti 1999 ta bindin veten dhe t\u00eb tjer\u00ebt se luft\u00ebrat n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor kan\u00eb p\u00ebrfunduar, por nuk po sh\u00ebnojn\u00eb shum\u00eb sukses. Bashk\u00ebpun\u00ebtori dhe Bregoviqi po tregojn\u00eb se gjendja \u00ebsht\u00eb ndryshe.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar shkrimin e analistit nga Kosova, Veton Surroi. Ky i fundit e quan Baton Haxhiun si bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb Sh\u00ebrbimit Sekret Serb. Pse Baton Stanishiqin e quaj \u2018argat in chef\u2019 i trojk\u00ebs fam\u00ebzeze Rama-Tha\u00e7i-Haxhia! Sepse midis t\u00eb treve ai ishte m\u00eb i besuari i t\u00eb besuarve, nj\u00ebri nga 4 konfident\u00ebt personal t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":197403,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-197402","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-uncategorized-sq"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=197402"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197402\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/197403"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=197402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=197402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=197402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}