{"id":197637,"date":"2021-08-15T12:29:50","date_gmt":"2021-08-15T10:29:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=197637"},"modified":"2021-08-15T12:29:50","modified_gmt":"2021-08-15T10:29:50","slug":"strehimi-i-afganeve-ne-shqiperi-rama-ne-samitin-e-nato-s-isha-une-qe-e-ngrita-kete-shqetesim-kemi-pranuar-kerkesen-nuk-ua-perplas-deren-ne-fytyre-te-panjohurve-qe-kerkojne-mbrojtje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/strehimi-i-afganeve-ne-shqiperi-rama-ne-samitin-e-nato-s-isha-une-qe-e-ngrita-kete-shqetesim-kemi-pranuar-kerkesen-nuk-ua-perplas-deren-ne-fytyre-te-panjohurve-qe-kerkojne-mbrojtje\/","title":{"rendered":"Strehimi i afgan\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, Rama: N\u00eb Samitin e NATO-s isha un\u00eb q\u00eb e ngrita k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim, kemi pranuar k\u00ebrkes\u00ebn, nuk ua p\u00ebrplas der\u00ebn n\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb panjohurve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mbrojtje"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka reaguar n\u00eb lidhje me lajmin q\u00eb po qarkullonn se SHBA i ka k\u00ebrkuar Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb strehoj\u00eb afgan\u00ebt.<\/p>\n<p>Rama me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale shprehet se ka \u00a0qen\u00eb ai q\u00eb n\u00eb Samitin e NATO-s kishte ngritur shqet\u00ebsmin n\u00eb lidhje me jet\u00ebt e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve afgan\u00eb t\u00eb Aleanc\u00ebs pas t\u00ebrheqjes s\u00eb saj nga Afganistani.<\/p>\n<p>Ai nd\u00ebr t\u00eb tjera ka pranuar se ka pasur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga SHBA p\u00ebr t\u00eb strehuar Afganistan\u00ebt teksa shprehet se kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar.<\/p>\n<p>\u201cDhe padiskutim q\u00eb ne nuk do t\u00eb themi jo, e jo thjesht pse na e k\u00ebrkojn\u00eb aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, po sepse ne jemi Shqip\u00ebria! Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e shqiptarit q\u00eb as me Kanun, as me Zakon, e as me Moral po t\u00eb doni, nuk ua p\u00ebrplas der\u00ebn n\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb panjohurve q\u00eb trokasin p\u00ebr mbrojtje. Ne nuk jemi t\u00eb pasur, por s\u2019jemi as pa kujtes\u00eb, as pa zakone, as pa moral dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb nderin ton\u00eb t\u2019u gjendemi t\u00eb tjer\u00ebve,\u00a0 si\u00e7 t\u00eb tjer\u00eb na jan\u00eb gjendur ne, po sidomos t\u00eb mos u kthejm\u00eb kurrizin hallexhinjve t\u00eb huaj, si\u00e7 shpesh na e kthyen ne dikur, kur ishim t\u00eb huaj hallexhinj\u201d shkruan Rama nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb i Ram\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p>HEBRENJT\u00cb, AFGAN\u00cbT, SHQIP\u00cbRIA<\/p>\n<p>Nuk e ka shqiptaria nj\u00eb histori m\u00eb t\u00eb lavdishme p\u00ebr bot\u00ebn, se sa marrja n\u00eb mbrojtje e hebrenjve gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Askush s\u2019ua k\u00ebrkoi gjysh\u00ebrve tan\u00eb ta rrezikonin jet\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar hebrenjt\u00eb, si\u00e7 pakkush b\u00ebri n\u00eb Europ\u00ebn e p\u00ebrpir\u00eb nga flama naziste. Ata e b\u00ebn\u00eb. Pa dallim krahine e feje. Disa syresh e paguan me jet\u00ebn e tyre, po asnj\u00eb hebre p\u00ebr be nuk e dor\u00ebzuan tek nazist\u00ebt. Fal\u00eb nderit t\u00eb tyre shqiptar, Shqip\u00ebria u b\u00eb vendi i vet\u00ebm i Europ\u00ebs q\u00eb pati m\u00eb shum\u00eb hebrenj pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb se sa para nisjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara disa vitesh, ne strehuam n\u00eb Shqip\u00ebri mbi dymij\u00eb njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebrndiqen nga regjimi i ajatollah\u00ebve t\u00eb Iranit. U shp\u00ebtuam jet\u00ebn, duke i t\u00ebrhequr nga i quajturi, Camp Liberty, n\u00eb Irak, ku sulmoheshin prej sh\u00ebrbimit sekret iranian e thereshin t\u00eb gjall\u00eb. Dhe e v\u00ebrteta, ndryshe nga \u00e7\u2019jasht\u00ebnxorri \u00e7isterna e mexhelisit t\u00eb korruptuar mediatik t\u00eb Tiran\u00ebs,\u00a0 \u00ebsht\u00eb se askush nuk na e vuri litarin n\u00eb fyt, p\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p>Qeveria e m\u00ebparshme kishte marr\u00eb mbi nj\u00ebqind syresh prej tyre, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb amerikane dhe nder i kishte b\u00ebr\u00eb vetes e k\u00ebtij vendi. M\u00eb pas ne mor\u00ebm afro treqind t\u00eb tjer\u00eb. Mir\u00ebpo p\u00ebrtej moralit n\u00eb vetvete t\u00eb k\u00ebsaj fabule njer\u00ebzore, ca shqipo mendjefikur e harrojn\u00eb se ne jemi kahera aleat\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, jo vet\u00ebm kur na duhen p\u00ebr hallet tona, si\u00e7 na u desh\u00ebn bombat e tyre p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga spastrimi etnik i Sllobodan Milloshevi\u00e7it; si\u00e7 na u desh z\u00ebri i tyre i superfuqish\u00ebm p\u00ebr ta hapur rrug\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs apo p\u00ebr ta an\u00ebtar\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb NATO; si\u00e7 na duhet gjithnj\u00eb mb\u00ebshtetja e tyre p\u00ebr t\u00eb forcuar pozitat tona komb\u00ebtare e shtet\u00ebrore, po edhe kur ne u duhemi atyre ndonj\u00ebher\u00eb, jo p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar ata si\u00e7 ata na kan\u00eb shp\u00ebtuar ne n\u00eb kthesa historike, por p\u00ebr t\u2019u gjendur n\u00eb krah t\u00eb tyre kur edhe ata, ja q\u00eb ndodh, kan\u00eb\u00a0 nevoj\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb vog\u00ebl prej nesh.<\/p>\n<p>Por ata qindra iranian\u00eb t\u00eb ardhur me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb aleat\u00ebve amerikan\u00eb, u b\u00ebn\u00eb mbi dymij\u00eb jo me insistimin amerikan, po me k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb drejtuar miqve tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj! Po po, e lexuat tamam, pjes\u00ebn e madhe t\u00eb iranian\u00ebve n\u00eb rrezik p\u00ebr jet\u00ebn t\u00eb mbetur n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit e k\u00ebrkuam ne, pas nj\u00eb masakre t\u00eb llahtarshme atje n\u00eb Camp Liberty, ku u vran\u00eb me dhjetra, mes t\u00eb cil\u00ebve plot gra e f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr ta mbyllur k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb, pyetja ime \u00ebsht\u00eb: \u00c7far\u00eb problemi u kan\u00eb krijuar shar\u00ebsve e mallkuesve pa din e as iman t\u00eb rrjeteve sociale, ata njer\u00ebz t\u00eb shkret\u00eb, q\u00eb rrin\u00eb mbyllur dhe jetojn\u00eb me hallin e tyre e me parat\u00eb e tyre, n\u00eb zon\u00ebn e banuar t\u00eb nd\u00ebrtuar po me fondet e tyre diku n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs?<\/p>\n<p>Zero probleme.<\/p>\n<p>Tani le t\u00eb vijm\u00eb tek lajmi i parmbr\u00ebmsh\u00ebm se Amerika k\u00ebrkon t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb Kosov\u00eb, afgan\u00eb t\u00eb shkret\u00eb q\u00eb vet\u00ebm pse u rreshtuan me NATO-n e ndihmuan ushtar\u00ebt tan\u00eb n\u00eb misionin e tyre paqeruajt\u00ebs, rrezikojn\u00eb t\u00eb theren si kafsh\u00eb nga taleban\u00ebt. Menj\u00ebher\u00eb pas daljes s\u00eb lajmit, qysh dje n\u00eb m\u00ebngjes, ka nisur t\u00eb hidhet p\u00ebrpjet\u00eb llumi njer\u00ebzor i rrjeteve sociale, me sharjet e mallkimet e shqipes s\u00eb vet bazike me 100 fjal\u00eb \u2013 edhe ato t\u00eb shkruara p\u00ebr ibret \u2013 me t\u00eb cilat mbron me zjarrin e padijes detin nga greku, dheun nga serbi, ajrin nga armiku imagjinar i radh\u00ebs, duke shp\u00ebrfaqur krejt eg\u00ebrsin\u00eb e injoranc\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb kinse patriotizmi mu si ai i taleban\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt tjetrin, t\u00eb ndryshmin e k\u00ebdo mendon si ai, e konsiderojn\u00eb nj\u00eb armik q\u00eb duhet asgj\u00ebsuar, sakatuar e posht\u00ebruar, vet\u00ebm pse as nuk \u00ebsht\u00eb i verb\u00ebr si ata, as nuk friket nga helmi i kafshimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nuk e di n\u00ebse amerikan\u00ebt i kan\u00eb k\u00ebrkuar edhe Kosov\u00ebs t\u00eb strehoj\u00eb afgan\u00ebt q\u00eb u ekspozuan si miq dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb ushtrive aleate; uroj q\u00eb n\u00eb rast se po, qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb p\u00ebrgjigjet pozitivisht, p\u00ebr nderin e saj e t\u00eb Kosov\u00ebs sigurisht.\u00a0 Por b\u00ebj me dije se n\u00eb Samitin e NATO-s isha un\u00eb q\u00eb e ngrita k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim, p\u00ebr jet\u00ebt e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve afgan\u00eb t\u00eb Aleanc\u00ebs pas t\u00ebrheqjes s\u00eb saj nga Afganistani. Madje iu referova si shembull eksperienc\u00ebs tragjike t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb regjimit komunist n\u00eb vendin ton\u00eb, q\u00eb vrau, burgosi, torturoi, shkat\u00ebrroi \u00e7do armik t\u00eb brendsh\u00ebm pasi triumfoi mbi armiqt\u00eb e jasht\u00ebm dhe mbylli totalisht Shqip\u00ebrin\u00eb, si\u00e7 do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb s\u00eb shpejti tanim\u00eb, taleban\u00ebt me Afganistanin.<\/p>\n<p>Thash\u00eb n\u00eb samit se pas t\u00ebrheqjes s\u00eb ushtrive t\u00eb saj, bashk\u00ebsia e qytet\u00ebrimit demokratik t\u00eb NATO-s nuk mund t\u2019i ler\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e barbar\u00ebve triumfator\u00eb, njer\u00ebzit e ekspozuar si mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb misioneve paqeruajt\u00ebse atje. Dhe n\u00ebnvizova me goj\u00ebn plot, se Shqip\u00ebria ishte e gatshme t\u00eb merrte pjes\u00ebn e saj t\u00eb barr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjitha vendet e NATO-s duhet ta ndajn\u00eb mes tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb bindja ime, jo vet\u00ebm si njeri i nj\u00eb populli q\u00eb ka shp\u00ebtuar hebrenjt\u00eb nga nazist\u00ebt e shekullit t\u00eb XX, po edhe si kryeminist\u00ebr i nj\u00eb vendi q\u00eb i njeh mir\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e medaljes, qoft\u00eb kur t\u00eb l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb duart e nj\u00eb regjimi xhelat\u00ebsh n\u00eb atdheun t\u00ebnd, qoft\u00eb kur k\u00ebrkon nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re si i huaj n\u00eb vendet e t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Esht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb po, se dit\u00ebt e fundit qeveria amerikane i ka k\u00ebrkuar Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb vend tranzit, p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar emigrant\u00ebsh politik\u00eb afgan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt destinacion fundor kan\u00eb Shtetet e Bashkuara. Dhe padiskutim q\u00eb ne nuk do t\u00eb themi jo, e jo thjesht pse na e k\u00ebrkojn\u00eb aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, po sepse ne jemi Shqip\u00ebria! Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e shqiptarit q\u00eb as me Kanun, as me Zakon, e as me Moral po t\u00eb doni, nuk ua p\u00ebrplas der\u00ebn n\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb panjohurve q\u00eb trokasin p\u00ebr mbrojtje. Ne nuk jemi t\u00eb pasur, por s\u2019jemi as pa kujtes\u00eb, as pa zakone, as pa moral dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb nderin ton\u00eb t\u2019u gjendemi t\u00eb tjer\u00ebve,\u00a0 si\u00e7 t\u00eb tjer\u00eb na jan\u00eb gjendur ne, po sidomos t\u00eb mos u kthejm\u00eb kurrizin hallexhinjve t\u00eb huaj, si\u00e7 shpesh na e kthyen ne dikur, kur ishim t\u00eb huaj hallexhinj. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja morale pse ende pa ardhur k\u00ebrkesa e qeveris\u00eb amerikane, ne kemi mikpritur dy k\u00ebrkesa prej dy institucionesh shoq\u00ebrore shum\u00eb t\u00eb respektueshme p\u00ebrtej oqeanit, p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar strehimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe t\u00eb grave aktiviste afgane, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb nga t\u00eb par\u00ebt n\u00eb listat e ekzekutimeve t\u00eb barbar\u00ebve t\u00eb Afganistanit.<\/p>\n<p>Kujt nuk \u00ebsht\u00eb dakord me gjith\u00eb sa thash\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lajm,\u00a0 i them me keqardhje se kjo nuk e ndryshon q\u00ebndrimin tim e t\u00eb shumic\u00ebs qeveris\u00ebse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb e salltanetit t\u00eb atyre q\u00eb hidhen p\u00ebr t\u00eb n\u00eb flak\u00ebn e ndezur nga eg\u00ebrsia dhe padija e kinse patriotizmit, por \u00ebsht\u00eb e amanetit shekullor t\u00eb mikpritjes s\u00eb t\u00eb panjohurve n\u00eb rrezik\ud83c\udde6\ud83c\uddf1<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka reaguar n\u00eb lidhje me lajmin q\u00eb po qarkullonn se SHBA i ka k\u00ebrkuar Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb strehoj\u00eb afgan\u00ebt. Rama me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale shprehet se ka \u00a0qen\u00eb ai q\u00eb n\u00eb Samitin e NATO-s kishte ngritur shqet\u00ebsmin n\u00eb lidhje me jet\u00ebt e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve afgan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":197638,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-197637","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197637","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=197637"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197637\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/197638"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=197637"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=197637"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=197637"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}