{"id":197884,"date":"2021-08-17T11:31:28","date_gmt":"2021-08-17T09:31:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=197884"},"modified":"2021-08-17T11:31:28","modified_gmt":"2021-08-17T09:31:28","slug":"sigal-uniqa-group-austria-sigurimi-privat-i-prones-dhe-shendetit-si-te-mbrosh-veten-dhe-shtetin-nga-kolapsi-financiar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/sigal-uniqa-group-austria-sigurimi-privat-i-prones-dhe-shendetit-si-te-mbrosh-veten-dhe-shtetin-nga-kolapsi-financiar\/","title":{"rendered":"SIGAL UNIQA Group Austria\/ Sigurimi privat i pron\u00ebs dhe sh\u00ebndetit, si t\u00eb mbrosh veten dhe shtetin nga kolapsi financiar\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Bota po kalon nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb jav\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonte rikthimi i frik\u00ebs nga Covid-19 dhe versioni \u201cDelta\u201d q\u00eb po p\u00ebrhapet me shpejt\u00ebsi n\u00eb shum\u00eb vende, njer\u00ebzimi po p\u00ebrballet edhe me fatkeq\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnda natyrore q\u00eb po len\u00eb pas viktima, t\u00eb plagosur dhe d\u00ebme t\u00eb shumta materiale.\u00a0 Rreth 3000 njer\u00ebz raportohet t\u00eb ken\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb Haiti pasi vendi u godit nga nj\u00eb t\u00ebrmet 7.2 ball\u00eb t\u00eb shkall\u00ebs rihter, nd\u00ebrsa mbi 5700 persona kan\u00eb mbetur t\u00eb plagosur. Nd\u00ebrkoh\u00eb shteti i ndodhur n\u00eb Paq\u00ebsor ende po rikuperohet nga shkat\u00ebrrimi q\u00eb la pas t\u00ebrmeti i vitit 2010 ku u vran\u00eb mbi 200.000 persona dhe l\u00ebkundjet e tok\u00ebs shkaktuan d\u00ebme masive n\u00eb infrastruktur\u00ebn dhe ekonomin\u00eb e k\u00ebtij shteti.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb Europ\u00eb, kujtojm\u00eb p\u00ebrmbytjet e m\u00ebdha q\u00eb godit\u00ebn Gjermanin\u00eb, Holand\u00ebn, Belgjik\u00ebn dhe Zvicr\u00ebn duke shkaktuar mbi 200 viktima dhe dhjetra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb zhdukur, kryesisht n\u00eb Gjermani, e cila duhet t\u00eb rikuperoj\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb d\u00ebmesh prej rreth 3 miliard\u00eb eurosh. Nd\u00ebrsa s\u00eb fundmi, \u00ebsht\u00eb Turqia shteti q\u00eb po p\u00ebrballet me p\u00ebrmbytje tragjike q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas deri tani 70 viktima dhe 47 t\u00eb zhdukur.\u00a0Situat\u00eb alarmante paraqitet edhe ajo nga zjarret ku shum\u00eb shtete po p\u00ebrballen me vatra t\u00eb m\u00ebdha flak\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb shkat\u00ebrruar banesa, biznese dhe toka bujq\u00ebsore. K\u00ebtu p\u00ebrfshihet edhe vendi yn\u00eb ku disa vatra zjarri vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb ende aktive, nd\u00ebrsa 2 persona, bashk\u00ebshort\u00eb, humb\u00ebn jet\u00ebn nga zjarri n\u00eb Gjirokast\u00ebr.\u00a0 Por p\u00ebrve\u00e7 fatkeq\u00ebsive natyrore, edhe pandemia e Covid-19 po q\u00ebndron si shpat\u00eb mbi bot\u00ebn me shifrat e infektimeve t\u00eb reja q\u00eb rriten \u00e7do dit\u00eb dhe me frik\u00ebn e nj\u00eb tjet\u00ebr \u201clockdown\u201d-i n\u00eb vjesht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Por sa e gatshme mund t\u00eb jet\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nj\u00eb tjet\u00ebr fatkeq\u00ebsi natyrore?<\/strong><\/p>\n<p>Vendi nuk e ka marr\u00eb ende veten nga t\u00ebrmetet tragjike t\u00eb 2019-\u00ebs, me qytetar\u00eb q\u00eb enden ende zyrave t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar riparimin e banes\u00ebs apo nj\u00eb t\u00eb re.\u00a0Edhe pse qeveria ka rind\u00ebrtuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb objekteve t\u00eb d\u00ebmtuara, s\u00ebrish ka ende shum\u00eb familje q\u00eb presin me syt\u00eb nga qielli.\u00a0Pa harruar k\u00ebtu edhe kostot financiare t\u00eb p\u00ebrmbytjeve q\u00eb godasin thuajse \u00e7do vit vendin, kryesisht n\u00eb zon\u00ebn e n\u00ebnShkodr\u00ebs, Durr\u00ebsit, Fierit apo Vlor\u00ebs.\u00a0T\u00eb gjitha k\u00ebto b\u00ebjn\u00eb q\u00eb fatura q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb qeveria t\u00eb jet\u00eb e lart\u00eb. Ndaj dhe duhet t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb loj\u00eb kompanit\u00eb e sigurimeve.<\/p>\n<p>SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rajon vjen p\u00ebr qytetar\u00ebt me paketat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb sigurimit dhe garanci t\u00eb niveleve europiane. K\u00ebt\u00eb e tregon edhe analiza e fundit e Autoritetit t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Financiare t\u00eb Sigurimeve, sipas s\u00eb cil\u00ebs, aft\u00ebsia paguese e SIGAL UNIQA Group Austria \u00ebsht\u00eb 208.2%, solide dhe n\u00eb tejkalim t\u00eb k\u00ebrkesave ligjore t\u00eb AMF duke ofruar garanci dhe standard europiane p\u00ebr klient\u00ebt e saj. \u201cAMF vler\u00ebson mjaftueshm\u00ebrin\u00eb dhe tejkalimin e k\u00ebrkesave ligjore t\u00eb kapitalit t\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 130% (Deri m\u00eb: 31.12.2020) dhe 208.2% (Deri m\u00eb: 31.03.2021)\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb raportin e AMF.<\/p>\n<p><strong>Por cilat jan\u00eb shifrat e d\u00ebmeve t\u00eb paguara nga SIGAL UNIQA, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00ebrmetet e vitit 2019 dhe rastet e Zjarrit?<\/strong><\/p>\n<p>Qytetar\u00ebve q\u00eb kishin siguruar pron\u00ebn e tyre, SIGAL UNIQA u pagoi mbi 15 milion\u00eb euro d\u00ebme, nd\u00ebrsa sht\u00ebpit\u00eb e d\u00ebmtuara u kthyen n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme n\u00eb koh\u00eb rekord. Sa u p\u00ebrket zjarreve, gjat\u00eb vitit 2020, SIGAL u pagoi 1607 klient\u00ebve t\u00eb saj nj\u00eb d\u00ebm prej rreth 6.3 milion\u00eb eurosh (761,396,553 lek\u00eb). Nd\u00ebrsa p\u00ebr 6-mujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2021, jan\u00eb paguar rreth 2 milion\u00eb euro d\u00ebme (237,224,204 LEK\u00cb). Kinema Millenium n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe Teatri SKAMPA n\u00eb Elbasan u shkat\u00ebrruan plot\u00ebsisht nga zjarri por fal\u00eb sigurimit n\u00eb SIGAL UNIQA u rikthyen n\u00eb pak koh\u00eb n\u00eb identitet dhe me ambjente akoma m\u00eb moderne. SIGAL UNIQA pagoi 500 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kineman\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhje 320 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr Teatrin n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Kompania SIGAL UNIQA ishte n\u00eb gjendje t\u00eb paguaj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb, kjo n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb numrit t\u00eb sigurimeve. K\u00ebt\u00eb fakt e v\u00ebrteton edhe raporti i Autoritetit t\u00eb Mbikqyrjes Financiare, sipas t\u00eb cilit, vler\u00ebsohet mjaftueshm\u00ebria dhe tejkalimi i k\u00ebrkesave ligjore t\u00eb kapitalit t\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 130% (Deri m\u00eb: 31.12.2020) dhe 208.2% (Deri m\u00eb: 31.03.2021). Aft\u00ebsia paguese dhe rezervat teknike jan\u00eb treguesit themelor\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kompani sigurimi, t\u00eb cilat klienti duhet ti shoh\u00eb me v\u00ebmendje para se t\u00eb siguroj\u00eb sh\u00ebndetin, pron\u00ebn, automjetin apo jet\u00ebn. T\u00eb gjitha kritere plot\u00ebsohen nga SIGAL UNIQA, lider n\u00eb tregun e sigurimeve prej 22 vjet\u00ebsh dhe pjes\u00eb e \u201cUNIQA Group\u201d, kompania q\u00eb kryeson tregun e sigurimeve n\u00eb Europ\u00ebn Q\u00ebndrore dhe at\u00eb Juglindore. K\u00ebto jan\u00eb disa prej arsyeve kryesore pse qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb duhet t\u00eb sigurojn\u00eb sh\u00ebndetin dhe pron\u00ebn pran\u00eb kompanive private t\u00eb sigurimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb d\u00ebmin e p\u00ebsuar ta marrin n\u00eb koh\u00ebn e duhur dhe duke mos u sorollatur zyrave t\u00eb shtetit n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb ndihmave.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, vet\u00eb shteti, duke nxitur qytetar\u00ebt t\u00eb sigurojn\u00eb privatisht pron\u00ebn dhe sh\u00ebndetin heq nga vetja nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb madhe financiare.\u00a0N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, qeveria ose do duhet t\u00eb rris\u00eb borxhin publik, si\u00e7 ndodhi pranver\u00ebn e vitit t\u00eb shkuar ku gjat\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb e posa\u00e7me donator\u00ebsh e mbajtur n\u00eb Bruksel, me q\u00ebllim grumbullimin e ndihmave p\u00ebr t\u00eb rikuperuar pasojat e t\u00ebrmetit n\u00eb Shqip\u00ebri, u angazhuan 1,1 miliard euro fonde, nga t\u00eb cilat 295 milion\u00eb jan\u00eb grante dhe pjesa tjet\u00ebr kredi. Pra, kosto e shtuar p\u00ebr ark\u00ebn e shtetit. Madje, n\u00eb projektbuxhetin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, sipas Ministris\u00eb s\u00eb Financave, procesi i Rind\u00ebrtimit do t\u00eb financohet me 28 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2021, nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb edhe 1.5 miliard lek\u00eb parashikohen t\u00eb\u00a0 vijojn\u00eb\u00a0 financimin e bonusit t\u00eb\u00a0 qirave p\u00ebr familjet e pastreha si pasoj\u00eb\u00a0 e t\u00ebrmetit t\u00eb\u00a0 26 N\u00ebntorit 2019. Po jetojm\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe nj\u00eb sigurim privat sh\u00ebndeti apo prone do t\u00eb ishte investimi m\u00eb i mir\u00eb i momentit&#8230;<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-197886\" src=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/si.png\" alt=\"\" width=\"193\" height=\"62\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bota po kalon nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb jav\u00ebt e fundit. Sikur t\u00eb mos mjaftonte rikthimi i frik\u00ebs nga Covid-19 dhe versioni \u201cDelta\u201d q\u00eb po p\u00ebrhapet me shpejt\u00ebsi n\u00eb shum\u00eb vende, njer\u00ebzimi po p\u00ebrballet edhe me fatkeq\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnda natyrore q\u00eb po len\u00eb pas viktima, t\u00eb plagosur dhe d\u00ebme t\u00eb shumta materiale.\u00a0 Rreth 3000 njer\u00ebz [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":197887,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[2338],"class_list":{"0":"post-197884","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-sigal-uniqa-group-austria-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197884","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=197884"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197884\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/197887"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=197884"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=197884"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=197884"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}